”Allahun e madhëron ç’gjendet në qiej dhe në Tokë! Ai është Ngadhënjyesi, i Urti!
{EL-SAFF 1}
Ajeti tregon, së pari , madhështinë dhe krenarinë e Allahut të Lartësuar. Ai është Ngadhënjyesi, paratë Cilit janë nënshtruar të gjitha krijesat. Çdo gjë që ndodhet në qiell dhe në Tokë i bën tesbih Atij, duke e lavdëruar dhe duke iu lutur për nevojat e tyre. Allahu është i Urti, që ka përcaktuar dhe ligjëruar çdo gjë me urtësi.
Shkëputur nga Tefsiri i Abdurrahman ibn Nasir El sa’dij.