13:1 – Elif, Lamë, Mimë, Ra. Këto ajete të kësaj kaptine dhe e tërë ajo që tu shpall ty nga Zoti yt, janë realitet, por shumica e njerëzve nuk besojnë.
13:2 – All-llahu është Ai që ngriti qiejt pa ndonjë shtyllë. Ju i shihni ato. Ai u vendos mbi Arsh dhe nënshtroi diellin e hënën që çdo njëri udhëton deri në një afat të caktuar; Ai rregullon çështjen (e gjithësisë), sqaron argumentet, që të jeni të bindur për takimin (pas ringjalljes) me Zotin tuaj.
13:3 – Dhe ai është, i cili tokën e shtriu, dhe në të krijoi kodra e lumenj dhe prej secilit frut bëri dy lloj (çift), bëri që nata ta mbulojë ditën. Vërtet, në gjithë këtë ka fakte për njerëzit që thellë mendojnë.
13:4 – E në tokë, copa sipërfaqesh, te ngjitura njëra me tjetrën, kopshte të hardhisë, të bmjella (të llojllojshme) dhe hurma (bimë këto) që janë të degëzuara në shumë trupa dhe jo të degëzuara (nga një filiz) e të gjitha jiten nga një ujë, dhe Ne shijen në ngrënie të frutave të tyre e kemi dalluar njërën prej tjetrës. Edhe kjo dëshmon për argumente për njerëzit e mençur.
13:5 – E nëse ti (Muhammed) çuditesh (përse të përgënjeshtrojnë), është edhe më e çuditshme thënia e tyre: A do të kemi krijimtë ri pasi të jemi bërë dhe? këta janë ata që mohuan Zotin e tyre, ata që do të ndëshkohen me pranga në qafë. Pra këta janë banues të zjarrit ku do të qëndrojnë përgjithmonë.
13:6 – E ata prej teje këkojnë ngutje zbatimit të së keqes para të së mirës edhe pse para tyre pati aso dënimesh (por nuk kanë marrë mësim). Ska dyshim se Zoti yt u fal njerzve mëkatet e tyre, por ska dyshim se Zoti yt është edhe ndëshkues i rreptë.
13:7 – Ata, të cilët nuk besuan thonë: Pse të mos i ketë zbritur atij (Muhammedit) ndonjë argument (mrekulli praktike) nga Zoti i tij? Ti je vetëm qortues. çdo popull pati udhëzues (pejgamber).
13:8 – All-llahu e di se çbart çdo grua, dhe (e di) çka pakësojnë e çka shtojnë mitrat. te Ai është çdosend me masë të caktuar.
13:9 – Ai është që di të fshehtëndhe të dukshmen, Ai është i madhëruari e i latrësuari.
13:10 – Për të është njësoj (në dijen e Tij) si ai që fsheh prej jush thënien, si ai që e shpreh haptazi, si ai që vepron fshehtas natën (në errësirë të natës) dhe si ai që vepron haptazi ditën.
13:11 – Ai (njeri) ka përcjellës një pas një, para tij dhe prapa tij, që me urdhërin e All-llahut e ruajnë atë. All-llahu nuk e prish gjendjen e një populli (nuk ua largon të mirat) për derisa ata ta ndryshojnë veten e tyre. Po, kur All-llahu vendos ta ndëshkojë një popull, atë nuk ka kush që ta zbrapsë. Ata, (njerëzit) nuk kanë mbrojtës tjetër pos Tij.
13:12 – Ai është që ju shfaq vetëtimën trishtuese (nga ndonjë fatkeqësi), por edhe shpresëdhënëse (për shi), dhe formulon re të dendura.
13:13 – Ndërkaq, murmurima madhëron (Zoti një) me falënderimin (që i takon) e Tij, (e madhërojnë) edhe engjëjt nga droja ndaj Tij. E Ai dërgon rrufetë dhe me ato godt kë të dojë. Ndërsa idhujtarët polemizojnë rreth All-llahut, e ai është ndëshkues i rreptë.
13:14 – Lutje e vërtetë është vetëm ajo drejtuar Atij, e ata që u luten të tjerë pos Tij, ata nuk u përgjigjen atyre asgjë tjetër (gjendja e tyre është) vetëm si e aij që shtrin duart (prej së largu) kah uji, që ai (uji) nuk do ti arrijë (sepse uji është send i vdekur e nuk e kupton për etjen e tij). E lutja e jobesimtarëve (drejtuar pos Zotit) nuk është tjetër vetëm se dështim (kotësi).
13:15 – Gjithçka ka në qiej e në tokë i bën sexdhe vetëm All-llahut me dëshirë ose me dhunë, (i bëjnë sexhde) ëshë hijet e tyre në mëngjes e mbrëmje.
13:16 – Thuaj: Kush është Zoti (Krijuesi) i qiejve e i tokës? Thuaj: All-llahu! Thuaj: A keni pranuar pos tij zota që nuk kamë mundësi ti sjellin as dobi as dëm vetvetes? Thuaj: A është i barabartë i verbëri me atë që sheh, ose, a janë të njëjta errësirat me dritën? A mos i bënë All-llahut shokë (idhuj) e edhe zota krijuam si krijoi Ai dhe atyre u është bërë i ngjashëm (i paqartë) krijimi (e nuk po dinë se ciliështë krijim i Zotit, e cili i idhujve)? Thuaj: All-llahu është krijues i çdo sendi, Ai është i vetmi ngadhënjyes!
13:17 – Ai e lëshon ujin (shiun) nga qielli e sipas madhësisë së tyre rrjedhin përrocka, kurse vele bart mbi vete shkumë të fryer lart. Shkuma e ngjashme është edhe ajo kur shkrihet (metal) në zjarr për të përfituar ndonjë stoli ose ndonjë mjet. Kështu, All-llahu sqaron shembullin e të së vërtetës dhe të pavërtetës. Për sa i përket shkumës (së ujit apo të metaleve), ajo hidhet si mbeturinë, ndërsa ajo që u sjell dobi njerëzve, ajo mbetet në tokë. Kësisoj All-llahu i sjell shembujt.
13:18 – Atyre që i janë përgjegjur Zotit të tyre u takon shpërblimi më i mirë, ndërsa ata që nuk iu përgjigjen Atij, ata do të japin si kompensim, sikur të ishte e tyre aqë shumë sa e gjithë pasuria tokësore edhe një herë aq. Ata kanë llogarinë më të rëndë, vendstrehimi i tyre është Xhehennemi që është shtrat i keq.
13:19 – A është i njejtë ai që e di se ajo që tu shpall ty nga Zoti yt është e vërtetë, si ai që është i verbër? Vetëm njerëzit e arsyeshëm që kanë mendje të shëndoshë e kuptojnë të vërtetën.
13:20 – Ata janë, të cilët e zbatojnë besën e dhënë All-llahut dhe nuk e thyejnë zotimin.
13:21 – Dhe ata që e mbajnë lidhjen për të cilën All-llahu ka urdhëruar të mbahet, që frikësohen nga Zoti i tyre dhe nga llogaria e rëndë e përgjegjësisë.
13:22 – Edhe ata që patën durim (ndaj të këqiave) për të fituar kënaqësinë e Zotit të tyre dhe që e falën namazin, dhe nga ajo me çka Ne i furnizuam ata kanë dhënë fshehtas e haptas dhe me të mirë e largojnë të keqen. Të tillët kanë përfundim më të mirë.
13:23 – (përfundimi i mirë është) Xhennete të Adnit (vende të përjetshme) ku do të hyjnë ata, edhe prindërit, gratë dhe fëmijët e tyre të cilët kanë qenë vepërmirë ata do ti vizitojnë engjëjt duke hyrë në secilën derë.
13:24 – (u thonë) Selamun alejkum, me durimin tuaj gjetët shpëtimin; sa ërfundim i lavdishëm është ky vend.
13:25 – E ata që e thyejnë besën e dhënë All-llahut pasi u patën zotuar, e këpusin atë për të cilën All-llahu ka urdhëruar të jetë e pakëputur, bëjnë shkatërrime në tokë, ata janë të mallkuar dhe ata kanë përfundim të keq.
13:26 – All-llahu i ofron furnizim me bollëk atijqë do dhe ia kufizon (atij ë do). Po ata (jobesimtarët) janë të gëzuar me jetën e kësaj bote. e jeta e kësaj bote ndaj botës tjetër nuk është tjetër vetëm se një përjetim (i shkurtër).
13:27 – E ata që nuk besuan (idhujtarët mekas) thonë: Përse nuk iu shpall (Muhammedit) ndonjë mrekulli nga Zoti i tij? Thuaj: (Iu shpall Kurani, por ju u verbuat) All-llahu e le të humbur atë që do, kurse atë që pendohet nga të këqiat e shpie në rrugë të drejtë.
13:28 – Ata që besuan dhe me të përmendur All-llahun, zemrat e tyre qetësohen; pra ta dini se me të përmendur All-llahun zemrat stabilizohen.
13:29 – Ata janë të cilët besuan dhe bënë vepra të mira, ata janë të lumtur dhe kanë ardhmëri të mirë.
13:30 – Kështu, Ne të dëguam te një popull, para të cilit kauluan shumë popuj, e që tju komunikosh atë që Ne të shpallëm ty, sepse ata jnë duke mohuar Mëshiruesin (Zotin). Thuaj: Ai (Rrahmani) është Zoti im, nuk ka zot tjetër pos Atij. Vetëm Atij i jam mbështetur dhe vetëm te Ai është e ardhmja ime.
13:31 – Sikur të ishte ndonjë Kuran që me të do të ecnin malet, që me të do të plasej toka, që me të do të flisnin të vdekurit (është ky)? Jo, (ata nuk besojë) se e tërë çështja i takon vetëm All-llahut. A nuk e kanë të qartë atë që besuan se, sikur të donte All-llahu, do ti drejtonte në rrugë të drejtë të gjithë njerëzit, por ata që nuk besuan e për shkak të asaj që bënë, do ti godas vazhdimish fatkeqësi e kohës ose do ta rrehojë (fatkeqësia) vendin e tyre, derisa të vijë urdhëri i All-llahut (e të triumfojë islami). All-llahu nuk e thenë premtimin.
13:32 – edhe me të dërguarit para teje kanë bërë tallje. Porse Unë atyre që nuk besuan u pata dhënë afat, pastaj i ndëshkova (me dënim), e çfarë ishte dënimi Im!
13:33 – A është Ai që përcjell secilin njeri se çvepron (sikur idhujt që nuk kuptojnë asgjë)? e ata i përshkruajnë All-llahut shokë. Thuaj: Përshkruani realitetin e tyre! A ju po e njoftoni Atë për atë (shok) kinse Ai nuk po ditka se çka në tokë, apo vetëm po i emërtoni me fjalë (e ata as që ekzistojnë)? Jo, por ata që nuk besuan u duket e mirë dredhia e tyre, ndaj janë larguar nga rruga e drejtë, dhe atë që All-llahu e le të humbur, për te nuk ka udhëzues.
13:34 – Ata kanë dënim në jetën e kësaj bote , e ska dshim se dënimi i botës tjetër është shumë i rënrë. Ata nuk ka kush ti mbrojë prej ndëshkimit të All-llahut.
13:35 – Shembulli (atributi) i Xhennetit që u është premtuar të devotshëmve është: që nën (palatet) të rrjedhin lumenj, që ushqimi në të dhe hija në të është e përhershme. ai është përjetim i lumtur i atyre që i shin ruajtur,e pëfundimi i jobesimtarëve është zjarri.
13:36 – Ata të cilëve Ne u dhamë shallje, gëzohen me atë që tu shpall ty, e ka prej grupacioneve (të besimeve të ndryshme) që mohojnë një pjesë të tij (të Kuranit). Thuaj: Unë jam urdhëruar që të adhuroj vetëm All-llahun, e mos ti bëj shok Atij. Unë vetëm te Ai thërras (njerëzit) dhe vetëm te ai është kthimi im!
13:37 – Dhe ashtu, Ne e shpallëm atë (Kuranin) kushtetutë në arabishte. e nëse ti pasi të kanë ardhur argumente të qarta, shkon pas dëshirave të tyre, ti nuk ke prej All-llahut as ndihmë as mbrojtje.
13:38 – Ne dërguam edhe para teje të dërguar dhe atyre u mundësuam të kenë gra e fëmijë. Asnjë të dërguari nuk i takoi të sjellë ndonjë mrekulli vetëm me lejen e All-llahut. Për secilin afat ekziston evidencë e caktuar.
13:39 – All-llahu shlyen (nga ajo evidencë) çka të dojë, e edhe forcon (çka të dojë). Vetëm te Ai është baza e librit (Levhi Mahfudhi).
13:40 – Ne mund të mundësojmë ty ta shohësh atë (dënimin) që u premtojmë atyre, ose ta marrin (shpirtin) ty. Obligim yti është vetm kumtimi, kurse Jona është llogaria.
13:41 – A nuk shohin ata se Ne i sjellim pakësimin e tokës (së tyre) nga të gjitha anët e saj. All-llahu gjykon, e ska kusj që mund ti kundërvihet gjykimit të Tij. Ai ndërmerr masë të shpejtë.
13:42 – Edhe ata (jobesimtarët) para tyre (idhujtarëve) bënë intrigë, po e gjithë intriga është e nënshtruar dëshirës së All-llahut, Ai e di se çka vepron secili njeri, e mohuesit do të kuptojnë se kujt do ti takojë ardhmëri e lumtur.
13:43 – E ata që mohuan thonë: Ti nuk je i dërguar! Thuaj: Mjafton që All-llahu është dëshmitarë midis meje dhe midis jush dhe (është dëshmitar) ai që ka njohuri të librit (të shpalljeve).
Postimi i radhës
114. EL NAS
En Nas (mekase) 6 ajete Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshiruesit! Thuaj: “Mbështetem te …