26:1 – Ta, Sinë, Mimë.
26:2 – Këto janë ajete të librit të (të Kuranit) qartë!
26:3 – A mos do të mbysësh ti veten (Muhammed) pse ata nuk bëhen besimtarë?!
26:4 – Silur të duam Ne, do të zbritnim një argument (mrekulli) nga qielli mbi ta, e që qafat e tyre do ti rrinin përulur atij.
26:5 – Atyre nuk u vjen asnjë këshillë e re nga Mëshiruesi, e që ata mos tia kthejnë shpinën.
26:6 – Vërtet, ata përgënjeshtruan, por atyre do tu vijë kobi i asaj me të cilën talleshin.
26:7 – A nuk e shikuan ata tokën se sa shumë loje bimësh të dobishme bëmë të mbijnë në të?
26:8 – Vërtet, në këto ka fakte (të forta), por megjithatë, shumica e tyre nuk kanë qenë besimtarë.
26:9 – e ska dyshim se Zoti yt është Ai i Gjithfuqishmi (ti ndëshkojë) po edhe i Mëshirshmi.
26:10 – (Përkujto) Kur Zoti yt e thirri Musain: Të shkosh te ai popull zullumqarë!
26:11 – Populli i faraonit, a nuk janë duke u frikësuar (dënimit)?
26:12 – Ai (Musai) tha: Zoti im, kam frikë se do të trajtojnë si gënjeshtarë.
26:13 – Do të më shtrëngohet krahrori (shpirti) im dhe nuk do të më leshohet gjuha ime (të flas rrjedhshëm), anaj dërgoje (bëre pejgamber) Harunin.
26:14 – Madje unë kam një faj ndaj tyre, e kam frikë se do të më mbysin (për hakmarrje)!
26:15 – Ai (All-llahu) tha: Kurrsesi (nuk do të mbysin), po shkoni ju të dy me argumentet Tona. Ne jemi me ju vështrues tuaj (ju dëgjojmë dhe ju ndihmojmë).
26:16 – Shkoni dhe faraonit thoni: Ne jemi të dërguar nga Zoti i të gjitha botëve.
26:17 – Ti lejosh beni israilët të vijnë me ne!
26:18 – Ai (faraoni) tha: A nuk të rritëm ty si fëmijë në mesin e tonë, ku i kalove disa vjet të jetës sate.
26:19 – Dhe ti e bëre atë punën tënde që e bëre, prra ti je mohues (i të mirave që ti bëmë).
26:20 – (Musai) Tha: E bëra atë, atëherë kur isha i pavetëdijshëm.
26:21 – Andaj, edhe ika prej jush kur u frikësova nga ju, e Zoti im më dhuroi dhe më bëri nga të dërguarit.
26:22 – Më përmend atë të mirë që më bëre mua, e ti robërove beni israilët!
26:23 – (Faraoni) Tha: E cili është ai zot i botëve (që ju dërgoj)?
26:24 – Ai i tha: Zoti i qiejve dhe i tokës dhe çka ndërmjet tyre, nëse bindeni!
26:25 – Ai (faraoni) atyre që ishin përreth, u tha: A nuk e dëgjoni?!
26:26 – Ai (Musai) tha: Zoti juaj dhe i prindërve tuaj të parë!
26:27 – (Faraoni) Tha: Vërtet, i dërguari juaj që u është dërguar juve, me siguri është i çmendur!
26:28 – (Musai) Tha: Zot i lindjes dhe i perëndimit dhe çka ndërmjet tyr. po qe se kuptoni!
26:29 – (faraoni) Tha: Nëse ti beson zot tjetër pos meje, do të gjendesh në mesin e të burgosurve!
26:30 – (Musai) Tha: A edhe nëse të sjell ndonjë argument të qartë!
26:31 – Ai tha: Sille pra, nëse thua të vërtetën?
26:32 – Atëherë, (Musai) e hodhi shkopin e vet, i cili u shndërrua në gjarpër të vërtetë.
26:33 – Nxori dorën prej xhepit, kur qe, ajo në sy të shikuesve flakëronte nga bardhësia.
26:34 – (faraoni) Parisë që e rrethonte, u tha: Vërtet, ky qenka magjistar shumë i aftë!
26:35 – Që me magjinë e vet dëshiron tju dëbojë nga toka juaj, e çmë propozoni mua?
26:36 – Paria) Shtyje atë dhe vëlain e tij (çështjen e tyre) për më vonë, e ti dërgo nëpër qytete tubues.
26:37 – Që ti sjellin të gjithë magjistarët e dijshëm këtu.
26:38 – Dhe, magjistarët u tubuan në kohën e ditës së caktuar.
26:39 – Edhe popullit iu tha: Ejani e tubohuni,
26:40 – Ashtu që ti përkrahin magjistarët, nëse ata triumfojnë.
26:41 – E kur erdhën magjistarët i thanë faaonit: A do të ketë shpërblim për ne, nëse dalim ngadhnjimtarë?
26:42 – Ai tha: Po, bile ju do të jeni atëherë prej më të afërmve!
26:43 – Musai atyre u tha: Hidhnie atë që keni për ta hedhur!
26:44 – E ata i hodhën litarët dhe shkopinjtë e tyre duke thënë: Për hir të madhërisë së faraonit, ne me sifuri do të jemi ngadhënjyes!
26:45 – Atëherë edhe Musai e hodhi shkopin e vet, i cili menjëherë gëltiset gjithë çka kishin improvizuar ata.
26:46 – Atëherë magjistarët ranë në sexhde (u përulën).
26:47 – E thanë: Ne i besuam Zotit të botëve,
26:48 – Zotit të Musait e të Harunit!
26:49 – Ai (faraoni) tha: I besuat atij, para se tju lejoja unë?! Ska dyshim se ai (Musai) është prijësi juaj që ua mësoi juve magjinë, e keni për të marrë vesh më vonë. Unë do tua shkurtoi (do tua prejë) duart dhe këmbët tuaja të anës së kundër (klithi) dhe që të gjithëve do tu gozhdoj.
26:50 – Ata (magjistarët) thanë: Ska rëndësi, ne kthehemi Zotit tonë,
26:51 – Meqë ne jemi besimtarët e parë, shpresojmë se Zoti ynë do të na i falë mëkatet tona!
26:52 – Ne e urdhëruam (përmes shpalljes) Musain: Të udhëtosh natan me robërit e Mij dhe se ju do të ndiqeni (prej faraonit).
26:53 – E faraoni dërgoi nëpër qytete për të tubuar njerëz,
26:54 – (Duke u thënë se) Ata janë një grup i vogël (të cilët ikën me Musain).
26:55 – Dhe se me të vërtetë, ata na kanë zemëruar (dhe ikën pa lejen tonë).
26:56 – E me të vërtetë, ne duhet të jemi syçelë.
26:57 – Dhe Ne (u mbushëm mendjen e) i nxorëm prej kopshteve e burimeve,
26:58 – prej pasurisë në depo dhe prej vendbanimeve të bukura.
26:59 – Ja ashtu, Ne ua bëmë atë trashëgim beni israilëve.
26:60 – E ata (të faraonit) i arritën (beni israilët) në kohën e lindjes së diellit.
26:61 – Dhe kur u panë dy grupet, shokët e Musait Thanë: Me siguri na zunë!
26:62 – Ai (Musai) tha: Kurrsesi, me mua është Zoti im, Ai do të më udhëzojë.
26:63 – Ndërsa Ne Musait i thamë: Meshkopin tënd bjeri detit. Deti u nda dhe çdo pjesë u bë si kodër e madhe.
26:64 – E Ne i afruam atje të tjerët (ata të faraonit).
26:65 – Dhe Ne e shpëtuam Musain dhe të gjithë ata që ishin me të.
26:66 – Kurse të tjerët i përmbytëm në ujë.
26:67 – Vërtet, në këtë (ngjarje) ka fakte, por megjithatë shumica nuk besuan.
26:68 – Nuk ka dyshim se Zoti yt është i gjithfuqishëm dhe i mëshirshëm.
26:69 – Lexoju (nga ajo që të shpallëm ty Muhammed) atyre ngjarjen e Ibrahimit.
26:70 – Kur i tha babait të vet dhe popullit të vet: çka jeni duke adhuruar?
26:71 – Ata i thanë: Adhurojmë idhuj, vazhdimisht u jemi besnikë atyre!
26:72 – Ai i tha: A ju dëgjojnë ata juve kur të luteni?
26:73 – Ose, a u sjellin juve dobi apo dëm?
26:74 – Ata thanë: Jo, por kështu i gjetëm se bënin edhe prindërit tanë!
26:75 – Ai tha: A po shihni se çpo adhuroni?
26:76 – Ju dhe prindërit tuaj të mëparshëm,
26:77 – Në të vërtetë, ata (që adhuroni ju) janë armiq të mij. përveç Zotit të botëve (nëse përveç idhujve adhuroni edhe Atë).
26:78 – Zoti që më krijoi, Ai më udhëzon mua,
26:79 – Dhe Ai që më ushqen dhe më jep të pijë,
26:80 – Dhe kur të sëmurem A më shëron,
26:81 – Ai më bën të vdesë e mandej më ngjall,
26:82 – Ai te i cili kam shpresë se do të mi falë mëkatet e mia në ditën e gjykimit.
26:83 – Zoti im, më dhuro mua urtësi dhe më bashko me të mirët!
26:84 – Më bën përkujtim të mirë ndër ata që vijnë pas,
26:85 – Më bn prej trashëgesve të Xhennetit të begatshëm,
26:86 – Dhe fale babaim tim, se ai vërtet ishtë nga ata të humburit,
26:87 – E mos më turpëro në ditën kur do të ringjallen.
26:88 – Ditën kur nuk bën dobi as malli, as fëmijët.
26:89 – (bën dobi) Vetëm kush i paraqitet Zotit me zemër të shëndoshë.
26:90 – E Xhenneti u afrohet atyre që ishin të devotshëm.
26:91 – Ndërsa Xhehennem u dëftohet atyre që ishin të humbur.
26:92 – Dhe atyre u thuhet: Ku janë ata që i adhuronit ju,
26:93 – Pos All-llahut? Ata, a mund tju ndihmojnë juve o vetes?
26:94 – E ata (idhujt) dhe adhuruesit e tyre, njëri mbi tjetrin hudhën në të,
26:95 – Dhe të gjithë ushtria (ithtarët) r djallit.
26:96 – E duke u grindur mes vete në të, ata thonë:
26:97 – Pasha All-llahun, njëmend ne kemi qenë krejtësisht të humbur,
26:98 – Kur juve (idhuj) u kemi barazuar me Zotin e botëve.
26:99 – Neve nuk na humbi kush tjetër vetëm se kriminelët (prijësit).
26:100 – E tash për ne nuk ndonjë ndihmës (ndërmjetësues).
26:101 – Nuk ka as ndonjë mik të sinqertë.
26:102 – E, sikur të mnud të kthehemi (dynja) edhe njëherë,, do të bëheshim besimtarë.
26:103 – Në këtë (që u përmend) ka argumente të bindshme, po shumica e tyre nuk besuan.
26:104 – Është e vërtetë se Zoti yt është i gjithëfuqishëm dhe i mëshirshëm.
26:105 – Edhe populli i Nuhut gënjeu të dërguarit.
26:106 – Kur vëllai i tyre (nga gjaku), Nuhu u tha: A nuk jeni kah frikësoheni?
26:107 – Unë jam për ju pejgamber besnik.
26:108 – Keni frikë (dënimit të) All-llahut e më dëgjoni mua.
26:109 – Unë për këtë nuk kërkoj prej jush ndonjë shpërblim, shpërblimi për mua është vetëm prej Zotit të botëve.
26:110 – Pra (edhe njëherë u them) frikësohuni prej All-llahut e më dëgjoni mua!
26:111 – Ata thanë: E si të besojmë ty, kur ty të besojnë të ultit?
26:112 – Ai tha: Unë nuk dijë se çpunuan ata (që ju u thoni të ulët).
26:113 – Përgjegjësia e tyre, nëse kuptoni, është vetëm para Zotit tim.
26:114 – E unë nuk do ti përzë besimtarët.
26:115 – Unë nuk jamë tjetër, por vetëm sa tu tërheq vërejtjen haptas.
26:116 – Ata i thanë: O Nuh! Nëse nuk heq dorë (nga ajo që mëson), do të gurëzohesh (do të mbytesh me gurë).
26:117 – Ai tha: O Zoti im, populli im më pandeh gënjeshtar.
26:118 – Pra Ti me drejtësinë tënde gjyko ndërmjet meje dhe atyre dhe më shpëto mua dhe besimtarët që janë me mua!
26:119 – Andaj Ne e shpëtuam atë dhe të gjithë ata që ishin me të në anijen e mbushur plot.
26:120 – Mandej i mbytëm në ujë ata që betën pas tyre.
26:121 – Edhe në këtë (ngjarje) ka argumente, po shumica e tyre nuk ishin besimtarë.
26:122 – Ska dyshim se Zoti yt është i plotfuqishëm i mëshirshëm.
26:123 – Edhe populli Ad nuk i besoi të dërguarit.
26:124 – Kur vëllai i tyre, Hudi u tha: A nuk frikësoheni?
26:125 – Unë për ju jam i dërguar besnik.
26:126 – Andaj, keni frikë (dënimit të) All-llahut dhe më dëgjoni mua.
26:127 – Unë nuk kërkoj për këtë ndonjë shpërblim prej jush, e shpërblimi është vetëm prej Zotit të botëve.
26:128 – A në çdo bregore ngritni ndonjë shtëpi (ndërtesë) sa për lojë?
26:129 – Dhe a i ndërtoni pallatet e fortifikura që të jeni përgjithmonë?
26:130 – E kur rrëmbeni, rrëmbeni mizorisht.
26:131 – Pra, kinie frikë All-llahun dhe në dëgjoni mua!
26:132 – Kinie frikë Atë që u pajisi me çka e dinit vet.
26:133 – U pajisi me mjete gjallërimi e me djem.
26:134 – Me kopshte e me burime uji.
26:135 – Vërtet, unë i frikësohem dënimit tuaj në një ditë të madhe.
26:136 – Ata thanë: Për ne është krejt një, si na këshillove, si nuk na këshillove!
26:137 – Kjo (që na këshillon ti) nuk është tjetër vetëm se traditë (mitesh) të popujve të lashtë.
26:138 – Se ne nuk kemi për tu dënaur.
26:139 – Dhe ashtu ata e trajtuan atë (Hudin) gënjeshtarët, e Ne atëhere i shkatërruam. Edhe ky është një fakt, po shumiza e tyre nuk besuan.
26:140 – Vëretet, Zoti yt është i plotfuqishëm i mëshirshëm.
26:141 – Edhe kabilja Themud nuk i besoi të dërguarit.
26:142 – Kur vëllai i tyre, Salihu u tha: A nuk frikësoheni?
26:143 – Unë për ju jam i dërguar besnik.
26:144 – Andaj, kinie frikë (dënimin e) e All-llahut dhe mua më dëgjoni!
26:145 – Unë nuk kërkoj për këtë ndonjë shpërblim prej jush, shpërblimi im është vetëm prej Zotit të botëve.
26:146 – A jeni të sigurt se do të mbeteni në këtë që jeni (përgjithmonë)?
26:147 – Në kopshte e në burime.
26:148 – Edhe në të mbjella, e me hurma me frutat e tyre të freskët.
26:149 – Dhe ju me mjeshtëri po ndërtoni shtëpi nëpër kodra shkëmbore.
26:150 – Pra, kini frikë All-llahun e më dëgjoni mua.
26:151 – E mos shkoni pas atyre që janë të pa frenuar (që e teprojnë me vepra të këqia).
26:152 – Të cilët në tokë bëjnë shkatërrime, nuk bëjnë mirë.
26:153 – Ata i thanë: Ti je vetëm i magjepsur.
26:154 – Ti nuk je tjetër vetëm se njeri sikurse edhe ne, e nëse e thua të vërtetën, sille pra ndonjë argument!
26:155 – Ai tha: Ja, kjo është devja, kjo do të pijë (ujë) në një ditë të caktuar, kurse ju në një ditë tjetër (jo për një ditë).
26:156 – Dhe kësaj të mos i bëni ndonjë të keqe, se do tju godasë dënimi i ditës së madhe!
26:157 – Po ata e therrën atë, madje u penduan (nga frika).
26:158 – Por ata i zuri ai dënimi i premtuar. Edhe në këtë ka argument, por shumica e tyre nuk u bënë besimtarë.
26:159 – Vërtet Zoti yt është i plotfuqishëm i mëshirshëm.
26:160 – Populli i Lutit të dërguarit i konsideroi gënjeshtarë.
26:161 – Kur vëllai i tyre, Luti i tha: A nuk i frikësoheni (All-llahut)?
26:162 – Unë jam i dërguar i juaj, jam i besueshëm!
26:163 – Pra, kini frikë (dënimin) All-llahun dhe më dëgjoni mua!
26:164 – Unë krkoj për këtë ndonjë shprblim prej jush, shpërblimi im është te Zot i botëve.
26:165 – (Të mjerët ju) A shkoni pas meshkujve të kësaj bote.
26:166 – E gratë tuaja i leni anash, të cilat Zoti juaj i krijoi për ju! Por ju jeni një popull që kaloni çdo kufij!
26:167 – Ata i thanë: O Lut, nëse nuk pushon (nga kjo që na thua), me siguri do të jesh i dëbuar prej nesh!
26:168 – Ai tha: Unë jam kundër veprimit tuaj!
26:169 – Zoti im, më shpëto mua dhe familjen time nga ajo që ëjnë ata!
26:170 – Ne e shpëtuam atë dhe tërë familjen e tij,
26:171 – Përpos një plake (gruas së tij) që mbeti me atë (në dënim).
26:172 – E më pas i zhdukëm ata të tjerët.
26:173 – E Ne u lëshuam atyre një shi të jashtëzakonshëm (gurë nga qielli), e sa i keq ishte ai shi për ata të cilëve iu pat tërhequr vërejtja.
26:174 – Edhe në këtë kishte argument (për të mbledhur mend), po shumica e tyre nuk qenë besimtarë.
26:175 – E Zoti yt, padyshim është Ai i plotfuqishmi dhe i mëshirëshëmi.
26:176 – Edhe populi i Ejkës të dërguarit i konsiderojnë gënjeshtarë.
26:177 – Kur Shuajbi atyre u tha: a nuk ruheni?
26:178 – Unë jam i dërguar te ju, jam i besueshëm!
26:179 – Pra kini frikë (dënimin nga) All-llahun dhe më dëgjoni mua!
26:180 – Unë nuk kërkoj për këtë ndonjë shprblim prej jush, shpërblimi im është prej Zotit të botëve!
26:181 – Plotësoni matjen, e mos u bëni prej atyre që lënë mangu!
26:182 – Dhe matni me peshojë (terezi) të saktë (precize).
26:183 – Dhe ata leni mangu sendet e njerëzve, e mos bëni shkatërrime në tokë.
26:184 – Frikësohuni Atij që u krijo juve dhe breznitë e para.
26:185 – Ata thanë: Sdyshim se ty të ka zënë magjia!
26:186 – Ti nuk je tjetër, por njeri si edhe ne, dhe ne nuk të konsiderojmë tjetër vetëm se gënjeshtarë!
26:187 – E nëse je nga të vërtetit, atëherë lëshoje mbi ne një copë nga qielli (si dënim)!
26:188 – Ai tha: Zoti im e di më së miri për atë që ju veproni!
26:189 – Dhe ata e përgënjeshtruan ate, andaj i goditi dënimi i hijes. Vërtet, ai ishte dënimi i një dite të llahtarshme.
26:190 – Edhe në këtë (ngjarje) ka argumente, po shumica e tyre nuk u bënë besimtarë.
26:191 – E Zoti yt, pa dyshim është Ai i plotfuqishmi dhe i mëshirshmi.
26:192 – E edhe ai (kurani) është shpallje (zbritje) e Zotit të botëve.
26:193 – Atë e solli shpirti besnik (Xhibrili).
26:194 – (E solli) në zemrën tënde, për të qenë ti prej atyre që tërheqin vërejtjen (pejgamber).
26:195 – (Të shpallëm) Me gjuthëtë kulluar arabe.
26:196 – Dhe se ai (Kurani) është i përmendur edhe në librat e mëparshëm.
26:197 – A nuk ishte për ata (për jobsimtarët mekas) argument, se atë e dinin dijetarët (ulemaja) e beni israilëve?
26:198 – E sikur tia shpallin atë (Kuranin) ndonjë joarabi,
26:199 – e ai tua lexonte atyre, ata nuk do ti besonin atij.
26:200 – Dhe kështu, Ne u futëm atë (dyshimin) në zemrat kriminelëve,
26:201 – E ata nuk i besojnë atij (Kuranit) derisa ta shohin dënimin e dhembshëm,
26:202 – Dhe tju vijë befas, duke mos e hetuar.
26:203 – e atëherë të thonë: A thua do të na jepet afat?
26:204 – E si ata kërkojnë shpejtimin e dënimit tonë (kur ithanë pejgamberit sillnie dënimin).
26:205 – Po më thuaj se edhe nëse Ne u jpim të jetojnë vite me rradhë,
26:206 – e pastaj tu vijë atyre ajo me çka u tërhiqet vërejtja,
26:207 – çka do tu vlejë atyre ajo jetë që gëzuan?
26:208 – Ne nuk kemi ndëshkuar asnjë fshat (vendbanim), e ai të mos ketë pasur pejgamber.
26:209 – Që ju përkujtojë (përfundimin e punës së keqe). Ne nuk bëmë të padrejtë.
26:210 – Atë (Kuranin) nuk e sollën djajt (si fallin falltorëve).
26:211 – Atyre as nuk u takon e as që kanë mundësi.
26:212 – Pse ata jnë të penguar edhe për ta dëgjuar!
26:213 – Pra, përpos All-llahut, mos lut zot tjetër e të bëhesh prej të dënuarëve.
26:214 – Dhe tërhiqju vërejtjen farefisit tënd më të afërt.
26:215 – E të jeshë i butë ndaj besimtarëve që të pranuan ty.
26:216 – E nëse ata (jobesimtarët) të kundërshtojnë, ti thuaj: Unë jam i pastër nga ajo që punoni ju.
26:217 – Dhe mbështetu në të plotfuqishmin, Mëshiruesin.
26:218 – I cili të sheh kur të ngritesh në këmbë.
26:219 – (E të sheh) Edhe lëvizjen tënde në mesin e atyre që falen.
26:220 – Në të vërtetë, Ai është dëgjuesi, i dijshmi.
26:221 – A tu tregojj unë se kujt i vijnë djajt?
26:222 – Ata i vijnë çdo gënjeshtari mëkatari.
26:223 – (U vijnë) Dhe hedhin dëgjimin, shumica e tyre gënjejn.
26:224 – E për sa u përket poeteve (që Muhammedi nuk është i tillë), ata i ndjekin të humbrit (nga e vërteta).
26:225 – A nuk sheh se ata hidhen në çdo anë (sa lavdërojnë, sa përqeshin).
26:226 – Dhe ata janë që flasin atë çka nuk punojnë.
26:227 – Me përjashtim të atyre që besuan, bënë vepra të mira,që e përmendën shumë All-llahun dhe që u mbrojtën pasi që atyre iu bë e padrejtë. E ata që bënë zullum do ta kuptojnë se çpërfundim i shkojnë (çdënim të ashpër ose çvendi në Xhehennem do ti nënshtrohen).
Postimi i radhës
114. EL NAS
En Nas (mekase) 6 ajete Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshiruesit! Thuaj: “Mbështetem te …