36:1 – Ja, Sinë!
36:2 – Pasha Kuranin e pacenueshëm në urtësinë e tij të lartë.
36:3 – Ska dyshim se ti (Muhammed) je prej të dërguarve.
36:4 – Je në një rrugë të drejtë.
36:5 – (Kurani është) Zbritje e plotfuqishmit, e Mëshiruesit.
36:6 – Për tia tërhequr një populli, që të parët e tyre nuk u është tërhequr, e për atë shkak ata janë të hutuar.
36:7 – Për Zotin tashmë ka marrë fund (thënia) shumicës së tyre, andaj ata edhe nuk besojnë.
36:8 – Ne u kemi varë në qafat e tyre pranga e ato u arrijnë deri në nofulla, andaj ata mbesin me koka lart.
36:9 – Ne u kemi vënë edhe para tyre pendë edhe mbrapa tyre pendë dhe ua kemi mbuluar sytë, prandaj ata nuk shohin.
36:10 – Dhe për ata është e njejtë, a ua tërhoqe vërejtjen a nuk ua tërhoqe, ata nuk besojnë.
36:11 – Ti ia tërheq vërejtjen vetëm atij që e përvetson Kuranin dhe i frikësohet Mëshiruesit dhe kur është vetëm (i papashëm prej njerëzve), pra jepi myzhde atij prë falje dhe shpërblim të mirë.
36:12 – Vërtet, Ne i ngjallim të vdekurit dhe i shkruajmë veprat; gjurmët e tyre dhe çdo gjë kemi regjistruar në librin e ruajtur (lehvi mahvudh).
36:13 – Përmendju atyre një shembull të banorëve të fshatit, kur atyre u patë ardhur të dërguarit.
36:14 – Kur Ne dërguam te ata dy, e ata i përgënjeshtruan që të dy, atëherë i përforcum me një të tretë dhe u thanë: Ne jemi të dërguar te ju.
36:15 – Ata (fshatarët) thanë: Ju nuk jeni tjetër, vetëm se njerëz sikurse ne dhe se All-llahu nuk u ka shpallur asgjë; ju nuk jeni tjetër vetëm se rrenacakë.
36:16 – Ata thanë: Zoti ynë e di se me të vërtetë ne jemi të dërguar te ju.
36:17 – Dhe nuk jemi të aobliguar për tjetër, përveç tju kumtojmë ashtu qartë.
36:18 – Ata (fshatarët) thanë: Ne parandiejmë kob me ju dhe nëse nuk tërhiqeni, ne do tju gyrëzojmë dhe do të përjetoni ndëshkim të idhët prej nesh.
36:19 – Ata (të dërguarit) thanë: Fati i keq është i juaji, a pse u këshilluat, a (na kërcënoheni)? Jo, por ju jeni popull i shfrenuar!
36:20 – Dhe prej skajit më të largët të qytetit erdhi një njeri qëngutej e tha: O populli im, dëgjoni të dërguarit!
36:21 – Dëgjoni atë që nuk kërkon prej jush ndonjë shpërblim dhe janë udhërrëfyes!
36:22 – E, çkam unë që të mos e adhuroj atë që më krijoi dhe, te Ai ktheheni.
36:23 – A mos do të pranoj zota tjerë pos Tij, e nëse do Mëshiruesi të më godasë me ndonjë të keqe, ndërmjetësimi i tyre nuk do të më vlejë asgjë,e as që do të më shpëtjnë.
36:24 – Unë do të jem atëherë në një humbje të hapët.
36:25 – Unë i kam besuar Zotit tuaj, pra më dëgjoni!
36:26 – Atij i është thënë: Hyn në Xhennet! e ai tha: Ah, sikur ta dinte populli im,
36:27 – për çka më fali Zoti im dhe më bëri prej të nderuarve!
36:28 – Pas tij, Ne nuk zbritëm ndonjë ushtri nga qieeli kundër popullit të tij, e as që ishte vendimi yni të zbresim tjetër,
36:29 – përveç një britmë të tmerrshme, kur qe, ata të ftohur (të vdekur).
36:30 – O sa dëshprim i madh për robërit që nuk u erdhi ndonjë i dërguar, vetëm se ata u tallën me të.
36:31 – A nuk e panë ata se sa gjenerata kemi zhdukur para tyre dhe ata nuk u kthyen.
36:32 – Dhe të gjithë, të tubuar, do të paraqiten pranë Nesh.
36:33 – Dhe për ata është argument (për fuqinë e Zotit) toka e vdekur, të cilën Ne e ngjallim, nxjerrim prej saj drith nga i cili ata hanë.
36:34 – Dhe në të Ne u kemi bërë kpshte hurmash e rrushi dhe në të u kemi dhënë burime (uji).
36:35 – Ashtu që ata të hanë nga ata fruta dhe nga çka prodhojnë vetë duart e tyre. A i gëzojnë këto dhe nik falënderojnë.
36:36 – I pastër nga të metat është Ai që krijoi të gjitha llojet (çiftet) nga çka mban toka, nga vetë ata dhe nga çka ata nuk dinë.
36:37 – Për ata është argument edhe nata, prej të cilës largojmë ditën, kurse ata mbesin në terr.
36:38 – Edhe dielli udhëton për në kufirin e vet (në cakun përfundimtar). Ai është (udhëtim) përcaktim i ngadhnjyesit, të dijshmit.
36:39 – Edhe hënës i kemi caktuar (pozicionet) derisa të kthehet në trajtën e harku (rrem i hurmës së tharë).
36:40 – As dielli nuk mund ta arrijë hënën, e as nata para ditës po secili noton në një galaksion.
36:41 – Argument për ta është edhe ajo se Ne pasardhësit e tyre (të Ademit) i vartëm në anije të mbushur përplot.
36:42 – Dhe ngjashëm me të, u krijuam atyre diçka që ti hipin.
36:43 – E sikur të duam Ne, i i përmbytim ata, e nuk ka efekt as lutja e tyre dhe as që do të shpëtonin.
36:44 – Përveç nga mëshira Jonë ndaj tyre, dhe që të përjetojnë të mirat deri në një kohë të caktuar.
36:45 – E kur u thuhet atyre: Kini frikë asaj që ngjau para jush dhe asaj çka do tju ngjajë më vonë, e që të mëshiroheni (ata nuk dëgjojnë).
36:46 – Nuk ka asnjë argument që u erdhi atyre nga argumentet e Zotit, e që ata nuk ia kthyen shpinën.
36:47 – Dhe kur u thuhej: Jepni nga ajo që All-llahu u begatoi, ata që nuk besuan, besimtarëve u thanë: A ta ushqejmë atë që sikur të donte All-llahu do ta ushqente? Ju nuk jeni tjetër vetëm se të humbur qartë!.
36:48 – Dhe thoshin: Po qe se jeni të vërtetë, kur do të jetë ai premtim?
36:49 – (All-llahu u përgjigjet) Nuk janë duke pritur tjetër vetëm se një britmë që i rrëmben ata kur janë duke u zënë mes vete.
36:50 – E nuk do të mund të lënë as porosi (vasijet-testament) as të kthehen në familjet e tyre.
36:51 – Dhe i fryhet Surit, kur qe, duke u ngutur prej varrezave paraqiten te Zoti i tyre.
36:52 – E thonë: Të mjerët ne! Po kush na ngriti prej ku ishim të shtrirë në varre? E, kjo është ajo që premtoi Zoti dhe vëtetuan të dërguarit.
36:53 – Ajo nuk është tjetër, përveç një zë i fuqishëm dhe ata të gjithë të paraqitur para Nesh.
36:54 – Sot pra, akujt nuk i bëhet e padrejtë diçka dhe nuk shpërbleheni me tjeër vetëm për atë që vepruat.
36:55 – Ata të Xhennetit tash janë të angazhuar me kënaqësi.
36:56 – Ata dhe shoqet e tyre janë nën hijet të mbështetur në kolltukë.
36:57 – Aty kanë pemë dhe çka të duan.
36:58 – Kanë Selam, thënie e Zotit mëshirues!
36:59 – E tash, ju kriminelë, ndahuni!
36:60 – O bijtë e Ademit (kriminelë), po a nuk u dërgova porosinë që të mos e dëgjoni djallin, se me të vërtetë ai është armiku juaj i hapët!?
36:61 – *Ju porosita) Të më adhuroni Mua, se kjo është rruga e sigurt!
36:62 – Vërtet, ai ka humbur shumë njerëz prej jush, a nuk mblodhët mend?
36:63 – Ky është Xhehennemi që juve u premtohe.
36:64 – Hyni tash në të, për shkak se mohuaat çdo të vërtetë!
36:65 – Sot Ne ua mbyllim gojët e atyre, Neve na flasin duart e tyre, kurse këmbët e tyre dëshmojën për atë që punuan.
36:66 – E sikur të duam Ne do tua verbonim ytë e tyre, e ata do ta mësynin rrugën, po si do të dhihnin?
36:67 – Dhe sikur të duam, do ti kishim gjymtuar ata në vend, e nuk do tëmund të shkoninas para as prapa.
36:68 – E atij që i japim të jetojë gjatë, e kthejmë prapa në krijimin e tij. A nuk janë duke menduar?
36:69 – Ne as nuk ia mësuam atij (Muhammedit) poezinë, e as që i takon ajo atij, ai (Kurani) nuk është tjetër vetëm se këshillë dhe Kuran i qartë.
36:70 – Për tia tërhequr vërejtjen ati që është gjallë (me mend e zemër) dhe dënimi të bëhet meritë për jobesimtarët.
36:71 – A nuk e shohin ata se nga ajo që Ne vetë e shpikëm, u krijuam atyre kafshët që i kanë.
36:72 – Dhe ua bëmë ato që tu biden atyre, e disave prej tyre u hipnin, ndërsa prej disave ushqehen.
36:73 – Ata kanë edhe dobi të tjera në to, e edhe pinë (qumësht) prej tyre. A nuk duhet falënderojnë?
36:74 – Po, shkojnë e në vend të All-llahut adhurojnë zota të tjerë me shpresë se do të ndihmohen prej tyre.
36:75 – Ata nuk mund tu ndihmojnë atyre, por këta (idhujtarët) u janë bërë ushtri e gatshme e tyre.
36:76 – E ty mos të brengosin thëniet e tyre, Ne dimë çka mbajnë ata fshehtë dhe çka publikojnë.
36:77 – A nuk mendon njeriu se Ne e krijuam atë prej një pike uji (fare), kur qe, ai kundërshtarë i rreptë.
36:78 – Ai na solli Neve shembull, e harroi krijimin e vet e tha: Kush i ngjall eshtrat duke qenë ata të kalbur?
36:79 – Thuaj: I ngjall Ai që i krijoi për herë të parë, e Ai është shumë i dijshëm për çdo krijim.
36:80 – Ai që prej drurit të gjelbër ju bëri zjarrin, e ju prej tij ndezni.
36:81 – A nuk është i fuqishëm Ai, që kerijoi qiejt e tokën, të krijojë njerëz sikundër që i krijoi ata? Po Ai është krijuesi, i dijshmi.
36:82 – Kur Ai dëshiron ndonjë send, urdhëri i Tij është vetëm ti thotë: Bëhu! Ai menjëherë bëhet.
36:83 – I lartë është Ai ë në dorën e Tij është pushteti mbi çdo send dhe vetëm te Ai ktheheni.
Postimi i radhës
114. EL NAS
En Nas (mekase) 6 ajete Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshiruesit! Thuaj: “Mbështetem te …