38:1 – Sad. Pasha Kuranin që është përplot përkujtime (është i famshëm dhe ska dyshim se është mrekulli).
38:2 – Por ata që nuk besuan janë në kryeneçsi e kundërshtim.
38:3 – Sa gjenerata para tyre i kemi asgjësuar, të cilët lutën për shpëtim, po nuk ishte koha e shpëtimit.
38:4 – Ata (idhujtarët) habiten, ngase u erdhi pejgamberi nga mesi i tyre, e mosbesimtarët thanë: Ky është magjistar, rrenës.
38:5 – A mendon ai ti bëjë zotat Një Zot? Vërtet, kjo është gjë shumë e çuditshme!
38:6 – Paria nga mesi i tyre shkoi duke i thënë njëri-tjetrit: vazhdoni të jeni të qëndrueshëm në adhurimin e zotave tuaj, pse kjo është një gjë e kurdisur.
38:7 – Ne nuk kemi dëgjuar diçka të këtillë në popullin (në fenë) e fundit; kjo nuk është tjetër, pos një trillim!
38:8 – A mos atij, nga mesi ynë, iu zbrit Kurani? Jo, por ata janë në dyshimndaj Kuranit Tim, por për shkak se ende nuk e kanë shijuar dënimin Tim.
38:9 – A mos ata i kanë depotë e mëshirës së Zotit tënd, Ngadhënjyesit, Dhuruesit!
38:10 – A mos është i tyre pushteti i qiejve e i tokës dhe çka ka ndërmjet tyre? Pra, le të rreken me shkaqet (deri në qiell e të komandojnë)!
38:11 – (Ata janë) Një ushtri e grupacioneve që është aty, ajo është e thyer.
38:12 – Përgënjedhtruan para tyre populli i Nuhut, Adi dhe Firavni i ngrehinave të mëdha.
38:13 – (Përgënjeshtruan) Edhe Themudi, edhe populli i Lutit dhe banorët e Ejkes. Ato ishin grupacione (kundërshtare)
38:14 – Secili prej tyre përgënjeshtroi të dërguarit, andaj i gjeti dënimi Im.
38:15 – Po edhe këta nuk janë duke pritur tjetër vetëm se një ushtimë që nuk ka të përsëritur.
38:16 – Ata edhe thanë: Zoti ynë, ngutna pjesën tonë para ditës së përgjegjësisë (të gjykimit)!
38:17 – Ti duro ndaj asaj që thonë ata, dhe përkujtorobin Tonë Davudin, të fuqishmin (në fe e trup), vërtet ai gjithnjë i drejtohej All-llahut.
38:18 – Ne ia nënshtruam kodrat që së bashku që së bashku me të bënin tesbihë mbrëmje e mëngjes,
38:19 – Edhe shpezët e tubuara, të gjitha, vetëm Atij i ishin drejtuar.
38:20 – Ne ia forcuam edhe sundimin atij, i dhamë mençuri dhe aftësi në gjykime.
38:21 – A të ka arritur lajmi i palëve ndërgjykuese, kur kaluan prej së larti në dhomën ku lutej.
38:22 – Kur hynë te Davudi, ai u frikësua prej tyre, po ata i thanë: Mos ke frikë, ne jemi dy palë në kundërshtim që i kemi bërë padrejtë njëri-tjetrit, ndaj gjyko me drejtësi mes nesh e mos shmang, dhe udhëzona në rrugë të drejtë.
38:23 – Ky miku im i ka nëntëdhjetë e nëntë dele, ndërsa un ë kam vetëm një dhe dhe më ka thënë: Ma ler mua ta posedoj atë! Dhe më rëndoi e më mundi me fjalë!
38:24 – Ai (Davudi) tha: Ai ka bërë padrejtë ndaj teje me kërkimin e deles tënde (për tia bashkuar) te delet e veta. Është e vërtetë se shumica prej otakëve i bëjnë padrejtë njëri-tjetrit, me përjashtim të atyre që kanë besuar dhe punuar vepra të mira, por të tillë janë pak! e Davudi mendoi se Ne kemi vënë në sprovë atë, andaj kërkoi falje nga Zoti i vet, ra i përkulur dhe u pendua.
38:25 – Ne atë ia falë, atijdhe ai është i afërt te Ne dhe ka përfundim (ardhmëri) të mirë.
38:26 – O Davud: Ne të kemi bërë sundimtar në tokë, e ti pra gjyko me drejtësi mes njerëzve, e mos shko pas dëshirave se ato ë shmangin prej rrugës së All-llahu. Ata që largohen prej rrugës së All-llahut i pret dënim i rëndë për shkak se e harruan ditën e përgjegjësisë.
38:27 – Ne nuk e krijuam qiellin e as tokën dhe çka ka në mes tyre, pa qëlllim (shkel e shko), ai është mendim i atyre që nuk besuan, pra dënimi me zjarr është mjerim për ata që nuk besuan.
38:28 – A mos do ti barazojmë ata që besuan dhe bënë vepra të mira me ata që bënë shkatërrime në tokë, apo do ti konsiderojnë njësoj si të ruajturit prej të këqiave, si ata që janë mëkatarë?
38:29 – (Ky është) Libër i begatshëm, Ne ta shpallëm ty këtë, që ti studiojnë argumentet e tij dhe që të marrin mësim prej tij ata që kanë mend.
38:30 – Ne Davudit i falëm Sulejmanin, rob shumë i mirë dhe shumë i kthyer nga Zoti.
38:31 – Kur në një parambrëmje iu shfaqën atij kuaj që, kur ishin të ndalur, rrinin gatitu në tri këmbë, e ishin edhe shumë të shpejtë.
38:32 – E ai tha: Unë i dhashë përparësi dashurisë së kuajve, ndaj Zotit tim, derisa (dielli) e fsheh dhe perëndoi.
38:33 – Mi ktheni ata mua! Atëherë filloi tu mësjojë këmbëve e qafave.
38:34 – Ne e sprovuam Sulejmanin dhe e mbajtëm në postin e tij si një trup, e pastaj u rikthye n gjendjen në jendjen e parë.
38:35 – Tha: Zoti im, më fal (gabimin), më dhuro asi pushteti që askush pas meje nuk do të ketë; vërtet, Ti je dhuruesi më i madh.
38:36 – Ne ia nënshtruam erën që, sipas urdhërit të tij, ajo të ecën lehtë dhe nga të dëshirojë ai.
38:37 – Ndërsa djajtë (ia nënshtruam) për çdo ndërtim dhe zhytje në ujë.
38:38 – Dhe të tjerët (djaj) që ishin të lidhur në panga.
38:39 – Ky është shpërblimi Ynë, e ti dhuro ose mos dhuro, për këtë nuk përgjigjesh.
38:40 – Ai vërtet ka vend të lartë te Ne dhe ardhmëri të mirë.
38:41 – Përkujto edhe robin tonë Ejubin, kur me lutje iu drejtua Zotit të vet: Djalli më ka goditur me mundim e dhembje!
38:42 – Bjeri me këmbën tënde tokës! Ky është (ujë) i ftohtë, lahesh dhe pi.
38:43 – E nga mëshira Jonë dhe mësim për ata që kanë menduar, Ne ia falëm familjen e tij dhe po aq sa ishin ata.
38:44 – E, merre me dorën tënde njëdeng thupra dhe bjeri me të, e mos e thyej betimin! Vërtet, Ne e gjetëm atë të durueshëm. Sa rob shumë i mirë ishte ai dhe i kthyer te Zoti.
38:45 – Përkujto robërit tanë Ibrahimin, Is-hakun, Jakubin që ishin të fortë në zbatimin e detyrave dhe largpamës në fe.
38:46 – ne i pajisëm ata me një virtyt të posaçëm, me përkujtim ndaj botës tjetër.
38:47 – Ska dyshim se ata ishin te Ne prej të zgjedhurve më të mirë.
38:48 – Përkujto Ismajlin, Eljesan, Dhelkiflin, që të gjithë prej të zgjedhurve.
38:49 – Ky është një përkujtim. E është e sigurt se ata që janë të ruajtur, kanë një ardhmëri të mirë.
38:50 – Xhennetet e Adnit janë me dyer të hapura për ata.
38:51 – Aty do të jenë të mbështetur në kolltukë dhe të kërkojnë emë e pije të llojeve të ndryshme.
38:52 – Ata kanë pranë vetes (hyri) sypërulura të një moshe.
38:53 – Këto janë ato që premtoheshit për ditën e llogarisë.
38:54 – Ky është furnizimi Ynë, i cili nuk ka të mbaruar.
38:55 – Kjo është kështu, E, sa u përket atyre që nuk besuan, ata kanë një ardhmëri shumë të keqe,
38:56 – Xhehennemin që do të hudhen në të, e sa djep i shëmtuar është ai.
38:57 – Ky është ujë i valë dhe i ndyrë; le ta shijojnë atë!
38:58 – I presin edhe dënime të tjera të llojllojta sikurse ai.
38:59 – Ky është një grumbull që bashkohet me ju (u thonë engjëjt parisë): Mos paqin komoditet as mirëseardhje (thonë paria)! Ata janë që do të digjen në zjarr.
38:60 – Ata (të shtypurit) thonë: Jo, juve mos u qoftë as mirëseardhja, as komoditeti; ju jeni që na e përgatitët këtë! Sa vendqëndrim i keq është!
38:61 – O Zoti ynë, ata thonë: Atij që na e bëri këtë, shtoja dyfish dënimin në zjarr!
38:62 – Dhe thonë: çëshë që nuk po i shohim disa burra që ne i konsideronim prej të këqijve.
38:63 – E që i kemi pas marrë ata ër tallje, a mos na u ka larguar shikimi prej tyre?
38:64 – Kjo armiqësi në mes banuesve të zjarrit është e vërtetë.
38:65 – Thuaj: Unë jam vetëm këshillues, e nuk ka ndonjë zot tjetër përpos All-llahut Një, Dërmuesit.
38:66 – Zot i qiejve e i tokës dhe çka mes tyre, i plotfuqishmi, Mëkatfalësi.
38:67 – Thusj: Ky (Kurani) është një kumtesë e madhe!
38:68 – Të cilës ju ia ktheni shpinën.
38:69 – Unë nuk kam pasur kurrfarë dije për eliten e lartë (melaike) kur ata bën polemikë (rreth Ademit).
38:70 – Mua nuk më shpalet tjetër vetëm se, unë nuk jam tjetër pos një tërheqës i hapët i vërejtjes!
38:71 – Kur Zoti yt u tha engjëjve: Unë po krijoi një njeri nga balta,
38:72 – dhe kur ta kem përsosur atë dhe ti kem dhënë nga ana Ime shpirt, ju menjëherë përuljunju atij (në sexhde).
38:73 – Engjëjt, të gjithë së bashku iu përulën,
38:74 – përveç Iblisit që ishte kryelartë dhe që u bë prej jobesimtarëve.
38:75 – (Zoti) Tha: O Iblis, çka të pengoi ty ti përulësh atij që Unë vetë e krijova? A bëre kryeneçësi, apo ke qenë prej atyre që shesin fodullëk?
38:76 – Ai (Iblisi) tha: Unë jam më i miri prej tij, mua më ke krijuar nga zjarri, e atë e krijove nga balta!
38:77 – (Zoti) Tha: dil pra prej tij (prej Xhennetit), ti je i mallkuar.
38:78 – Dhe largimi prej mëshirës Sime ka për të përcjellë deri në ditën e gjykimit!
38:79 – Ai tha: Zoti im, më jep afat deri në ditën e ringjalljes!
38:80 – (Zoti) Tha: Po, je prej atyre të afatizuarëve,
38:81 – deri në kohën e ditës së caktuar!
38:82 – Ai tha: Pasha madhërinë Tënde, kam për ti shmangur pre rrugës së drejtë që të gjithë,
38:83 – përveç atyre që janë të sinqertë nga robërit e Tu!
38:84 – (Zoti) Tha: Pasha të vërtetën, e Unë e flas vetëm të vërtetën:
38:85 – Unë do ta mbushi Xhehennemin me ty dhe të gjithë ata që vijnë pas teje!
38:86 – Thuaj (Muhammed): Unë nuk kërkoj pre jush ndonjë shpërblim, dhe unë nuk jam prej atyre që bëjnë trillime.
38:87 – Ky (Kurani) nuk është tjetër vetëm se këshillë për botët.
38:88 – E ju gjithsesi do ta kuptoni pas pak kohe vërtetësinë e tij.
Postimi i radhës
114. EL NAS
En Nas (mekase) 6 ajete Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshiruesit! Thuaj: “Mbështetem te …