082. EL INFITAR

El infitar (mekase) 19 ajete

Me emrin e Allahut,

të Gjithëmëshirshmit, Mëshiruesit!

  1. Kur qielli të çahet
  2. dhe yjet të derdhen;
  3. kur detet të përzihen
  4. dhe varret të trazohen;
  5. atëherë çdokush do ta shohë se çfarë ka punuar dhe çfarë ka lënë pa bërë!
  6. O njeri, ç’të mashtroi ty, që nuk i besove Zotit tënd Bujar?
  7. i Cili të krijoi, të rregulloi dhe të drejtoi,
  8. të dha formën që Ai dëshiroi!
  9. Por jo! Ju mohoni Ditën e Gjykimit.
  10. Pa dyshim, mbi ju qëndrojnë rojet!
  11. Ata janë shkrues të ndershëm.
  12. Ata dinë çdo gjë që ju veproni.
  13. Me të vërtetë, vepërmirët do jenë në kënaqësi.
  14. Ndërsa gjynahqarët do të jenë në Xhehenem,
  15. ku do të futen Ditën e Gjykimit
  16. dhe nuk kanë për të dalë kurrë prej tij.
  17. E kush ta mësoi ty se ç’është Dita e Gjykimit?!
  18. Edhe njëherë, kush ta mësoi ty se ç’është Dita e Gjykimit?!
  19. Ajo është dita kur askush nuk do të mund të ndihmojë asnjë, pasi e tërë çështja, atë ditë, i takon vetëm Allahut!

 

Postimi i radhës

114. EL NAS

En Nas (mekase) 6 ajete Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshiruesit! Thuaj: “Mbështetem te …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *