Et Tarik (mekase) 17 ajete
Me emrin e Allahut,
të Gjithëmëshirshmit, Mëshiruesit!
- Për qiellin dhe “trokitësin”!
- E ku e di ti se çfarë është “trokitësi”?
- Ai është ylli tejshpues.
- Nuk ka asnjë njeri që të mos ketë mbikëqyrës.
- Le të shikojë njeriu se prej çfarë është krijuar!
- Ai është krijuar prej një lëngu, që hidhet fuqishëm,
- që del nga mesi i shpinës dhe dërrasa e gjoksit.
- S’ka dyshim se Ai është i Plotfuqishëm për ta rikthyer atë në jetë,
- ditën kur të zbulohen të fshehtat,
- kur ai nuk do të ketë as forcë e as ndihmues.
- Për qiellin, që herë pas here kthehet!
- Për tokën, që herë pas here hapet!
- Vërtet, ai është Fjalë dalluese.
- Ai nuk është diçka e parëndësishme!
- Ata vërtet bëjnë kurthe të mëdha.
- Po edhe Unë përgatis dështimin e kurtheve të tyre!
- “Lëri edhe ca kohë jobesimtarët! Jepu atyre edhe pak kohë!”