El Ea’la (mekase) 19 ajete
Me emrin e Allahut,
të Gjithëmëshirshmit, Mëshiruesit!
- Madhëroje Zotin tënd, më të Lartësuarin,
- i Cili krijoi dhe përsosi,
- i Cili përcaktoi e orientoi,
- i Cili mundëson mbirjen e kullotës,
- e pastaj atë e bën pleh të zi.
- Ne do ta lexojmë ty e nuk do të harrosh,
- përveç asaj që Allahu dëshiron. Ai e di të dukshmen e të fshehtën.
- Ne do të mundësojmë për ty më të lehtën.
- Këshillo aty ku këshilla bën dobi!
- Do ta pranojë këshillën ai që ka devotshmëri,
- e do ta refuzojë atë ai që është shumë i keq,
- i cili do të hyjë në Zjarrin e madh,
- aty ku as nuk do të vdesë, as nuk do të jetojë.
- Ka shpëtuar ai që është pastruar,
- ai i cili e përkujton madhërinë e Zotit të vet dhe fal namazin.
- Por ju po i jepni përparësi jetës së kësaj bote,
- kur dihet se jeta e botës tjetër është më e mirë dhe e përjetshme.
- Vërtet, kjo gjendej edhe në shkrimet e hershme,
- në shkrimet e Ibrahimit dhe të Musait.