089. EL FEXHR

El Fexhr (mekase) 30 ajete

Me emrin e Allahut,

të Gjithëmëshirshmit, Mëshiruesit!

  1. Për agimin!
  2. Për dhjetë netët!
  3. Për çiftin dhe për tekun!
  4. Për natën që udhëton!
  5. A nuk janë këto betime për të mençurit?!
  6. A e di ti se ç’bëri Zoti yt me Adin,
  7. apo me banorët e Iremit, me ndërtesa të larta?
  8. Si ata nuk është krijuar askush në tokë.
  9. Po me Themudin, të cilët gdhendën shkëmbinjtë në luginë,
  10. apo me Faraonin e përforcuar me ushtri?
  11. Këta i kaluan kufijtë me padrejtësi në tokë
  12. dhe në të shtuan shkatërrimin.
  13. Por Allahu lëshoi kundër tyre kamzhik të ashpër ndëshkimi.
  14. Pa dyshim, Zoti yt u rri në pritë.
  15. Kur Zoti e sprovon njeriun me privilegje dhe begati, ai thotë: “Zoti im më ka nderuar!”
  16. Por kur e sprovon duke ia pakësuar furnizimin, ai thotë: “Zoti im më ka nënçmuar!”
  17. Jo, nuk është ashtu! Por ju nuk përfillni jetimin,
  18. Nuk nxisni njëri-tjetrin për të ushqyer të varfërin,
  19. Ju e hani trashëgiminë me teprim dhe pa ngopje,
  20. dhe e doni pasurinë me një dashuri të tepruar.
  21. Jo, mosni ashtu! Kur të dridhet toka njëpasnjëshëm!
  22. Kur të vijë Zoti yt dhe engjëjt të qëndrojnë radhë-radhë!
  23. Ajo është dita kur do të sillet Xhehenemi. Atë ditë, njeriu ndërgjegjësohet, por atij nuk do t’i vlejë ky ndërgjegjësim?
  24. Ai do të thotë: “Ah, i gjori unë, sikur të isha parapërgatitur për jetën time!”
  25. Atë ditë, askush nuk mund të dënojë si Ai,
  26. e askush nuk mund të lidhë me pranga si Ai.
  27. O ti shpirt i bindur plotësisht!
  28. Kthehu te Zoti yt, i kënaqur e i pranuar!
  29. Hyr në turmën e adhuruesve të Mi!
  30. Dhe hyr në Xhenetin Tim!

 

Postimi i radhës

114. EL NAS

En Nas (mekase) 6 ajete Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshiruesit! Thuaj: “Mbështetem te …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *