090. EL BELED

El Beled (mekase) 20 ajete

Me emrin e Allahut,

të Gjithëmëshirshmit, Mëshiruesit!

  1. Betohem në këtë qytet,
  2. kur ti gjendesh në këtë qytet!
  3. Betohem në Babain dhe në ata që lindën prej tij!
  4. Vërtet, Ne e krijuam njeriun për vështirësi të njëpasnjëshme.
  5. A mendon ai, se atë nuk mund ta mposhtë kush?
  6. Ai thotë: “Unë kam shpenzuar shumë pasuri!”
  7. A mendon ai se nuk e ka parë kush?!
  8. A nuk i dhamë atij dy sy?
  9. Edhe gjuhë e dy buzë?
  10. Dhe ia sqaruam atij të dyja rrugët.
  11. Ndërsa ai nuk zgjodhi “rrugën e përpjetë”.
  12. E ku e di ti se ç’është “rruga e përpjetë”?
  13. Ajo është lirimi i një skllavi,
  14. ose dhënia e ushqimit në kohën kur mbretëron uria
  15. ndonjë jetimi, që është i afërt,
  16. ose ndonjë të varfëri, që e ka dëshpëruar varfëria.
  17. Të bëhesh prej atyre që besojnë, që këshillojnë njëri-tjetrin për durim dhe që këshillojnë për të mëshiruar.
  18. Këta janë të anës së djathtë.
  19. Ndërsa ata që nuk i besojnë argumentet Tona, ata janë të së majtës.
  20. Kundër tyre është Zjarri i mbyllur.

 

Postimi i radhës

114. EL NAS

En Nas (mekase) 6 ajete Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshiruesit! Thuaj: “Mbështetem te …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *