Esh Shems (mekase) 15 ajete
Me emrin e Allahut,
të Gjithëmëshirshmit, Mëshiruesit!
- Për Diellin dhe dritën e tij!
- Për Hënën, që vjen pas tij!
- Për ditën, kur ai e zbardh!
- Për natën, e cila e mbulon atë!
- Për qiellin dhe Atë që e ndërtoi atë!
- Për Tokën dhe Atë që e sheshoi atë!
- Për shpirtin dhe Atë që e krijoi atë!
- Që i mësoi se cilat janë të këqijat dhe të mirat e tij.
- Me siguri, ka shpëtuar ai që e pastroi vetveten!
- Ndërsa ka dështuar ai që e poshtëroi vetveten!
- Themudi mohoi për shkak të arrogancës së vet
- Kur më i keqi i tyre u ngrit me të shpejtë,
- ndërkohë që Profeti u kishte thënë: “Kini kujdes Devenë e Allahut dhe mos e pengoni që të pijë ujë”.
- Por ata nuk e besuan dhe e therën atë. Atëherë, Zoti i tyre ua rreshtoi ndëshkimet, për shkak të gjynahut të tyre, dhe i rrafshoi.
- Dhe Ai nuk u frikësohet aspak pasojave të atij ndëshkimi.