093. ED DUHA

Ed Duha (mekase) 11 ajete

Me emrin e Allahut,

të Gjithëmëshirshmit, Mëshiruesit!

  1. Për kohën e paradites!
  2. Për natën, që mbulon gjithçka!
  3. Zoti yt nuk të ka braktisur, as nuk të ka urryer.
  4. Bota e ardhshme është për ty shumë më e mirë se kjo e para.
  5. Zoti yt do të të japë, e ti do të kënaqesh.
  6. A nuk të gjeti ty jetim, e të bëri vend?
  7. A nuk të gjeti të paudhëzuar, por të udhëzoi?
  8. A nuk të gjeti të varfër, por të begatoi?
  9. Jetimin kurrë mos e nënçmo!
  10. Lypësin kurrë mos e përzë me vrazhdësi!
  11. Ndërsa të mirat që të ka dhënë Zoti yt, tregoji!

 

Postimi i radhës

114. EL NAS

En Nas (mekase) 6 ajete Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshiruesit! Thuaj: “Mbështetem te …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *