095. ET TIN

Et Tin (mekase) 8 ajete

Me emrin e Allahut,

të Gjithëmëshirshmit, Mëshiruesit!

  1. Për fikun dhe ullirin,
  2. për Turi Sinain
  3. dhe për këtë qytet të sigurisë!
  4. Vërtet, Ne e krijuam njerin në formën më të bukur.
  5. Pastaj do ta zbresim atë në më të ultin e të ultëve.
  6. Përveç atyre që kanë besuar dhe bëjnë vepra të mira, të cilët do të kenë shpërblim të pandërprerë.
  7. E pas gjithë kësaj, ç’të shtyu të mohosh Ditën e Shpërblimit?
  8. A nuk është Allahu më i Urti i gjykuesve?

 

Postimi i radhës

114. EL NAS

En Nas (mekase) 6 ajete Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshiruesit! Thuaj: “Mbështetem te …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *