El Alek (mekase) 19 ajete
Me emrin e Allahut,
të Gjithëmëshirshmit, Mëshiruesit!
- Lexo me emrin e Zotit tënd, i Cili krijoi.
- Ai krijoi njeriun, prej një gjaku të ngjizur.
- Lexo, se Zoti yt është më Bujari!
- Ai që e mësoi të shkruajë me penë,
- i mësoi njeriut atë që nuk e dinte.
- Pa dyshim, është e vërtetë se ai i kalon kufijtë,
- për shkak se e ndien veten të pavarur.
- Por, pa dyshim, vetëm te Zoti yt është kthimi.
- A e ke parë atë që pengon
- një adhurues, kur ai falet?
- Ç’mendon ky, kur tjetri është në rrugë të drejtë,
- ose kur është që urdhëron për sinqeritet?!
- A e di ai se ç’ndodh, nëse mohon dhe kthen shpinën?
- A nuk e di ai se Allahu e sheh?!
- Jo, jo! Nëse nuk heq dorë, vërtet do ta rrëmbejmë prej ballukeve,
- prej “ballukeve” mashtruese e gjynahqare.
- Pastaj ai le të thërrasë ata të vetët!
- Ndërsa Ne do t’i thërrasim zebanitë!
- Jo, jo! Ti mos iu bind atij, por vazhdo me sexhde dhe afroju Zotit me të!