099. EZ ZELZELE

Ez Zelzele (medinase) 8 ajete

Me emrin e Allahut,

të Gjithëmëshirshmit, Mëshiruesit!

  1. Kur të tronditet toka, me një dridhje të fuqishme!
  2. Kur toka të nxjerrë atë që mban në barkun e saj!
  3. Kur njeriu të thotë: “Çfarë ka kjo?!”
  4. Atë ditë, ajo rrëfen historitë e veta,
  5. sepse Zoti yt e ka urdhëruar atë.
  6. Atë ditë, njerëzit shfaqen të ndarë në grupe, që të shpërblehen për veprat e tyre.
  7. Kush ka bërë ndonjë të mirë që peshon sa grimca, atë do ta gjejë!
  8. Dhe kush ka bërë ndonjë të keqe, që peshon sa grimca, atë do ta gjejë!

 

Postimi i radhës

114. EL NAS

En Nas (mekase) 6 ajete Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshiruesit! Thuaj: “Mbështetem te …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *