› 425. Ibn Umeri r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. i ngrinte duart në drejtim me supet, kur fillonte namazin, si dhe kur shqiptonte tckbirin (fjalët ‘Allahu Ekber’ – Allahu është më i Madhi) për t’u përkulur për në ruku. Po kështu i ngrinte ato edhe kur ngrihej nga rukuja dhe thoshte: “Semi-Allahu limen hamideh, Rab-bena ve lekel-hamd” (Allahu e ka dëgjuar atë që e falënderoi Atë. Zoti ynë! Lavdërimet janë vetëm për Ty!). Por nuk i ngrinte duart kur binte me fytyrë për tokë në sexhde. (735)
› 426. Sehl Ibn Saadi r.a. tregon: “Njerëzit qenë urdhëruar të vënë dorën e djathtë mbi parakrahun e majtë në namaz.” (740)
› 427. Enesi r.a. tregon se Pejgamberi a.s., Ebu Bekri r.a. dhe Umeri r.a. e fillonin namazin me “El-Hamdu lil-lahi Rab-bil-alemin (Të githa lavdërimet dhe falënderimet janë për Allahun, Zotin e botëve”. (Surja El-Fatiha – Hapja). (743)
› 428. Ebu Hurejra r.a. tregon: “I Dërguari i Allahut gjithnjë heshtte ndërmjet tckbirit dhe këndimit të Kuranit (Surcs El-Fatiha) për pak kohë.” I thashë: “O i Dërguari i Allahut, u bëfshin kurban prindërit e mi për ty! Çfarë thua ndërmjet tckhirit dhe këndimit (të El-Fatiha).” Ai (a.s.) tha: “Them (këtë dua): ‘Allahummc haid hcjnij vc hcjnc hatajajc kcma ha’adtc hcjncl- mashriki vcl-magrihi. Allahum-mc nak-kinij mincl-hataja kcma junck-kath-thcuhul- chjcdu mincd-dcncs. Allahum-megsil hatajajc hil-mai veth-thclxhi vcl-hered (O Allah! Më largo mua prej gjynaheve (gabimeve) të mia aq sa ke larguar lindjen nga perëndimi. O Allah! Më pastro nga gjynahet (gabimet) ashtu siç pastrohet rroba e bardhë nga papastërtitë. O Allah! M’i laj gjynahet (gabimet) me ujë, me borë dhe me breshër.)” (744)
› 429. Esma bint Ebi Bekr r.a. tregon se Pejgamberi a.s. fali namazin e eklipsit të diellit (hadithet nr. 76 dhe 430) pastaj në këtë hadith shton: (Pejgamberi a.s.) tha: “Aq pranë m7u afrua Xheneti, saqë, po të kisha guxuar do të kisha këputur për ju një degë prej tij. (Po kështu) aq afër m’u soll zjarri saqë thashë, ‘O Zoti im! A do të jem unë prej banorëve të tij?’ Pastaj papritur pashë një grua dhe një mace, e cila po e çirrte atë me thonj. Pyeta: ‘Çka ajo?’ Më thanë, ‘Ajo e pati burgosur atë mace (në dunja), saqë ajo ngordhi nga uria. Ajo as nuk e ushqeu atë (macen) dhe as nuk e la të lirë që të ushqehej vetë me krijesat e tokës/” (745)
› 430. Hadithi me këtë numër është fshire për shkak të përsëritjes.
› 431. Ebu Mamar tregon: “E pyetën Habbabin r.a.: “A këndonte Kuran i Dërguari i Allahut a.s. në namazin e drekës dhe të pasdites (dhulir dhe asr)?” Ai u përgjigj: “Po”. I thanë: “Nga e merrnit vesh këtë (pasi këto dy namaze falen pa zë)?” Ai tha: “Nga lëvizjet e mjekrës së tij (a.s.)”. (746)
› 432. Tregon Enesi r.a. se Pejgamberi a.s. ka thënë: “Si është puna me disa njerëz, të cilët ngrenë shikimin drejt qiellit duke qenë në namaz?!” Fjala e tij qe shumë e ashpër për këtë çështje derisa tha: “Duhet ta ndalin një gjë të tillë që të mos u merret shikimi (të mos u verbohen sytë).” (750)
› 433. Aishja r.a. tregon: E pyeta të Dërguarin e Allahut a.s. për vështrimin rreth e rrotull gjatë namazit. Ai (a.s.) më tha: “Është mënyrë vjedhjeje me anë të së cilës shejtani merr (pjesë) nga namazi irobit.” (751)
› 434. Xhabir Ibn Samura r.a. tregon: “Populli i Kufës u ankua ndaj Saadit tek Umeri r.a. (atë kohë kalifi i dytë) kështu që ai e hoqi atë dhe emëroi Ammarin si prijës të tyre. Ata ngritën shumë ankesa ndaj tij saqë thanë edhe se ai nuk dinte të falej siç duhet. Kështu, Umeri i çon fjalë (dhe e thërret në Medine). Umeri i tha: “O Ebu Is’hak! Këta njerëz pretendojnë se ti nuk e fal namazin siç duhet. Ebu Is’haku tha: “Për Allah! Unë vetëm se u kam falur si namazin e të Dërguarit të Allahut a.s. dhe kurrë nuk kam lënë gjë mangët prej tij! Kështu, për namazin e darkës (isha) i zgjatja dy rekatet e parë dhe i shkurtoja dy të tjerët.,/ Umeri i tha: “Ky ka qenë edhe mendimi im për ty, o Ebu Is’hak.” Kështu, Umeri dërgoi me të një a më shumë vetë në Kufe (që të pyesnin njerëzit për të). Kështu pra, ata shkuan atje dhe pyetën popullin e Kufes saqë nuk lanë xhami pa pyetur për të. Të gjithë njerëzit e lavdëruan shumë atë derisa shkuan te xhamia e fisit Beni Abs. Atje një burrë i quajtur Usama Ibn Katada (me nofkën Ebu Saëda) ngrihet e thotë: “Me qenë se na ke vënë në be, më duhet t’ju them se Sa’adi asnjëherë nuk ka shkuar vetë në krye të ushtrisë, asnjëherë nuk ka ndarë drejt (plaçkën e luftës) dhe asnjëherë nuk ka gjykuar drejt.” (Kur dëgjoi këtë) Saadi tha: “Për Allah! Do t’i lutem Atij për tri gjëra: O Allah, në qoftë se ky robi Yt është gënjeshtar dhe është ngritur për t’u dukur, atëherë jepi atij jetë të gjatë, shtoja varfërinë dhe vëre në sprova e vështirësi.” (Dhe kështu ndodhi.) Më vonë, kur e pyesnin se si ishte, ai u përgjigjej: “Burrë i shkuar nga mosha dhe gjithnjë në sprovë. Më ka rënë mallkimi i Saadit. Xhabiri tregon se e kishte parë atë më vonë, me vetullat që i binin mbi sy nga pleqëria e thellë, të fjalosej e të tallej me vajzat e vogla (fëmijët) rrugëve. (755)
› 435. Ubada Ibn Samiti r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. ka thënë: “Nuk ka namaz për atë që nuk këndon suren El-Fatiha gjatë faljes.” (756)
› 436. Ebu Hurejra r.a. tregon se i Dërguari i Allahut hyri në xhami dhe pas tij hyri një burrë i cili, pasi u fal, shkoi dhe e përshëndeti Pejgamberin a.s..Ai (a.s.) ia ktheu përshëndetjen dhe i tha: “Kthehu dhe falu prapë sepse nuk je falur.” Personi u kthye dhe u fal përsëri ashtu siç u fal herën e parë, pastaj u kthye dhe e përshëndeti Pejgamberin a.s. i cili përsëri i tha: “Kthehu dhe falu prapë sepse nuk je falur.” Kjo gjë vazhdoi tri herë. (Pas gjithë kësaj) ai tha: “(Betohem) për Atë i Cili të ka dërguar ty me të vërtetën! Unë nuk mund të falem më mirë se kështu! (Të lutem) më mëso pra!” Nga kjo Pejgamberi a.s. tha: “Kur të ngrihesh e të vendosësh për të falur namaz shqipto tekbirin (fjalët Allaliu Ekber – Allahu është më i Madhi, për fillimin e namazit), pastaj këndo ç’është më e lehtë për ty (që di përmendësh nga Kurani, pastaj përkulu në ruku dhe rri sa të ndihesh i qetësuar (në këtë gjendje), pastaj ngrije kokën dhe qëndro drejt në këmbë, pastaj bjer me fytyrë për tokë në sexhde dhe rri sa të ndihesh i qetësuar (në këtë gjendje), pastaj ulu dhe rri i qetësuar (dhe mos u nxito për sexhden e dytë). Kështu pra vepro gjatë gjithë faljes tënde (në çdo veprim rri sa të ndihesh i qetësuar në atë gjendje që je).” (757)
› 437. Ebu Katada r.a. tregon: “Pejgamberi a.s. këndonte në namazin e mesditës suren El-Fatiha dhe dy sure të tjera në dy rekatet e parë: një më të gjatë në rekatin e parë dhe një tjetër më të shkurtër në rekatin e dytë. Ndonjëherë disa ajete i këndonte edhe me zë. Në namazin e pasdites, Pejgamberi a.s. këndonte suren El-Fatiha bashkë me dy sure të tjera në dy rekatet e para, duke e zgjatur më shumë rekatin e parë dhe duke e shkurtuar të dytin. Po kështu ai a.s. e zgjaste rekatin e parë në namazin e agimit dhe e shkurtonte të dytin.” (759)
› 438. Ibn Abbasi r.a. tregon: “(Nëna ime) Ummul-Fadl më dëgjoi të këndoj suren “Vel-Murselati Urfa (nr. 77)” dhe më tha: “O biri im! Për Allah! Këndimi yt më bëri të kujtoj se kjo ka qenë surja e fundit që kam dëgjuar nga i Dërguari i Allahut a.s. të cilën e këndoi në namazin e akshamit.” (763)
› 439. Zejd Ibn Thabit r.a. tregon: “E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut a.s. të këndojë në namazin e mbrëmjes më të gjatat e dy sureve të gjata (El-Araf, nr. 7, dhe El-Maideli, nr. 5, ose El-Araf, nr. 7, dhe El-En’am, nr. 6).” (764)
› 440. Xhubejri r.a. tregon: “E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut a.s. të këndojë suren Et-Tur (nr. 52) në namazin e mbrëmjes.” (765)
› 441. Ebu Hurejra r.a. tregon: “U fala pas Ebul Kasimit (Pejgamberit a.s.) në namazin e darkës. Ai (a.s.) këndoi “ldhas-Semaaun-shek-kat (nr. 84)” dhe bëri sexhde. Edhe unë do të vazhdoj të bëj sexhde në këtë sure, derisa ta takoj atë (deri sa të vdes e ta takoj atë në botën tjetër).” (768)
› 442. Berau r.a. tregon se gjatë një udhëtimi Pejgamberi a.s. këndoi “Vet- tini vez-zejtuni (nr. 95)” në një nga dy rekatët e namazit të darkës. Në një tregim tjetër thotë: “Nuk kam dëgjuar kënd me zë më të ëmbël ose këndim më të mirë se ai i Pejgamberit a.s.” (769)
› 443. Ebu Hurejra r.a. tregon: “Kurani lexohet në çdo namaz. Në ato namaze të cilat i Dërguari i Allahut a.s. na i falte duke kënduar me zë, po kështu edhe ne, me zë jua falim juve. Ndërsa ato namaze, të cilat i Dërguari i Allahut a.s. na i falte duke kënduar pa zë, po kështu pa zë ua falim edhe ju. Edhe në qoftë se nuk shtoni këndim (sure) tjetër -veç El- Fatilia, kjo do të mjaftonte, por, në qoftë se do të shtoje diçka tjetër më tepër (duke kënduar edhe ndonjë pjesë tjetër nga Kurani), atëherë kjo do të ishte akoma më mirë.” (772)
› 444. Ibn Abbasi r.a. tregon: “Pejgamberi a.s. bashkë me disa shokë të tij u nisën për të shkuar në Tregun Ukadh. Tashmë në këtë kohë ishte vënë pengesë e pakalueshme ndërmjet shejtanëve dhe lajmeve të Qiellit dhe qëlloheshin me zjarre të ndezur. Kështu që shejtanët u kthyen te bashkësia e tyre të cilët i pyetën: “Ç’ka ndodhur me ju?” Shejtanët u përgjigjën: “Eshtë vënë një pengesë e pakalueshme mes nesh dhe lajmeve të Qiellit dhe na vërshojnë drejt nesh zjarre të ndezur.” Ata u thanë: “Kjo, që është vendosur pengesë mes jush dhe lajmeve të Qiellit, është një gjë e re që ka ndodhur tani. Shkoni nga lindja dhe perëndimi i tokës dhe shihni çështë kjo që është vënë pengesë mes jush dhe lajmeve të Qiellit.” Ata shejtanë të cilët shkuan drejt Tihamas takuan në Pejgamberin a.s. në një vend i quajtur Nahbah bashkë me shokët e tij duke falur namazin e agimit, gjatë rrugës për në Tregun Ukadh. Sapo dëgjuan Kuranin ia vunë mirë veshin dhe thanë: “Për Allah! Kjo qenka ajo gjë që ka vënë pengesë mes nesh dhe lajmeve të Qiellit.” Ata shkuan tek bashkësia e tyre dhe thanë: “O bashkësia jonë! Me të vërtetë që ne kemi dëgjuar Këndim (të Kuranit) të mrekullueshëm! Ai udhëzon në Rrugën e Drejtë dhe ne kemi besuar në të, dhe ne kurrë nuk do t’i vëmë shok (në adhurim) Zotit tonë (Allahut)” Kështu Allahu i zbriti Pejgamberit të Tij a.s.: “Thuaj (o Muhamed): “Më është shpallur se një grup i vogël xhindesh e dëgjuan (këtë Kuran) dhe thanë: ‘Me të vërtetë që ne kemi dëgjuar një këndim (të Kuranit) të mrekullueshëm! Ai udhëzon në Rrugën e Drejtë dhe ne kemi besuar në të e kurrë nuk do t7i vëmë shok (në adhurim) Zotit tonë (Allahut)…” (Surja El-Xhinn, nr. 72). Ajo që iu shpall atij, ishte biseda e xhindeve.” (773)
› 445. Ibn Abbasi r.a. tregon: “Pejgam- beri a.s. këndonte me zë në ato namaze që ishte urdhëruar dhe pa zë në ato namaze që ishte urdhëruar. (Pastaj lexoi vargjet e Kuranit): “Zoti yt nuk harron kurrë.” (Kuran, 19: 64) “Pa dyshim që tek i Dërguari i Allahut ju keni një shembull mjaft të mirë për të ndjekur.” (Kuran, 33: 21) (774)
› 446. Ebu Vail tregon: “Një njeri shkoi tek Ibn Mesudi r.a. dhe i tha: “I këndova suret e grupit Mufas-sal (nga surja Kaf nr. 50, deri në fund të Kuranit, surja En- Nas, nr. 114) mbrëmë natën në një rekat.” Ibn Mesudi i tha: “Ky këndim është (shumë i shpejtë) si recitim poezie. Unë i di mirë të njëjtat sure të cilat Pejgamberi i këndonte dy e nga dy.” Ai përmendi pastaj njëzet sure nga grupi Mufas-sal (nr. 50-114) si dhe dy sure nga ato që fillojnë me Ha-Mim, të cilat Pejgamberi a.s. i këndonte nga dy në çdo rekat.” (775)
› 447. Ebu Katada r.a. tregon se Pejgamberi a.s. këndonte në dy rekatet e parë të namazit të drekës suren El-Fatiha dhe një sure tjetër, ndërsa në dy rekatët e tjerë vetëm suren El-Fatiha. Ndonjëherë na këndonte ndonjë ajet a më shumë me zë. Rekatin e parë e zgjaste, ndërsa të dytin nuk e zgjaste shumë dhe kështu vepronte edhe në namazin e pasdites dhe të agimit. (776)
› 448. Ebu Hurejra r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë: “Kur të thotë imami “‘Amin” (në fund të sures El- Fatiha) edhe ju thoni “Amin”, pasi, në qoftë se thënia “Amin” e dikujt përkon me atë të melekëve, atëherë atij i falen gjithë gjynahet e mëparshme.” (780)
› 449. Ebu Hurejra r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. ka thënë: “Në qoftë se ndonjë prej jush thotë “Amin”, edhe melekët në qiell thonë “Amin”, e në qoftë se e para përkon me të dytën, atëherë atij i falen gjithë gjynahet e mëparshme.,/ (981)
› 450. Ebu Bekri r.a. tregon: “E arrita Pejgamberin a.s. në xhami, ndërsa (po falej) ai u përkul në ruku, kështu që edhe unë u përkula në ruku para se t7i bashkohem rreshtit. Ia përmenda këtë Pejgamberit a.s. i cili më tha: “Allahu ta shtoftë dëshirën për të mirën, por mos e përsërit më këtë.” (783)
› 451. Imran Ibn Husejni r.a. tregon se vetë ai u fal me Aliun r.a. në Basra dhe tha: “Ky burrë na bëri të kujtojmë atë namaz siç e falnim me të Dërguarin e Allahut a.s.” Aliu r.a. shqiptoi tekbirin sa herë që u ngrit dhe u ul. (784)
› 452. Ebu Hurejra r.a. tregon: “Sa herë që i Dërguari i Allahut a.s. vendosej për liamaz, ai shqiptonte tekbirin për fillimin e namazit dhe përsëri, kur përkulej në riikii. Pastaj, duke u ngritur nga rukuja thoshte: ” Semi-Allahu limen liamideh (Allahu e ka dëgjuar atë që e falënderoi Atë)”, ndërsa, pasi drejtohej plotësisht, duke qëndruar në këmbë, thoshte: “Rab- bena ve lekel-liamd (Zoti ynë! Lavdërimet janë vetëm për Ty!)” (789)
› 453. Mus’ab Ibn Saadi r.a. tregon: “Teksa falesha përkrah babait tim Saad Ibn Ebi Vakkas r.a. i afrova duart dhe i vendosa mes gjunjëve. Babai kur më pa më këshilloi që të mos veproja ashtu, duke më thënë: “Kështu patëm vepruar edhe ne, por qemë ndaluar nga (Pejgamberi a.s.) duke na urdhëruar që t’i vënë duart mbi gjunjë.” (790)
› 454. Berau r.a. tregon: “Përkulja (rukn- ja) e Pejgamberit a.s., lëshimi me fytyrë përtokë në sexhde, ndenjja ndërmjet dy sexhdeve dhe qëndrimi pas ruku-së ishin pothuaj njësoj të gjata (gjatë faljes), por jo kijam-i (qëndrimi në këmbë) dhe ku’ud-i (qëndrimiulur)” (792)
› 455. Aishja r.a. tregon se Pejgamberi a.s. thoshte në ruku dhe në sexhde: “Suhhaneke All-llahumme Rab-hena ve bihamdike. All-llahum-meg-firli (Lavdi të qoftë Ty, o Allah! I Lirë je Ti, o Allah nga çfarë (mohuesit) të mveshim Ty! O Zoti ynë! Të gjitha lavdërimet dhe falënderimet janë për Ty! O Allah! Më fal mua)” (794)
› 456. Hadithi me këtë numër është fshire për shkak të përsëritjes.
› 457. Ebu Hurejra r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. ka thënë: “Kur imami të thotë: “Semi-Allahu limen hamideh (Allahu i ka dëgjuar ata të cilët i dërguan Atij lavdërime dhe falënderime),,/ ju duhet të thoni: “Rab- hena lekel-hamd (O Zoti ynë! Gjithë lavdërimet dhe falënderimet janë për Ty!)” dhe, në qoftë se thënia e ndokujt prej jush përkon me atë të melekëve, atëherë atij do t’i falen gjithë gjynahet e mëparshme.” (796)
› 458. Ebu Seleme tregon: “Ebu Hurejra r.a. ka thënë: “Nuk ka dyshim se namazi im i përngjan namazit të Pejgamberit a.s./’ Ebu Hurejra r.a. këndonte knnnt (dua, lutje) pasi thoshte: “Semi-Allahn limen hamideh” në rekatin e fundit të namazeve të drekës, të darkës dhe të agimit. Ai e luste Allahun për falje të besimtarëve të besimit të pastër islam dhe mallkonte mohuesit e mosbesimtarët.” (797)
› 459. Enesi r.a. se tregon Kunuti (duaja) këndohej në namazet e akshamit dhe të sabahut.
› 460. Rifaa Zurakiu r.a. tregon: “Një ditë, ndërsa po faleshim pas Pejgamberit a.s., ai ngriti kokën nga rukuja dhe tha: “Semi-Allahu limen hamideh”, kur dikush nga mbrapa tha: “Rabbena ve lekel-liamd, hamden kethiren tajjiben mnbareken fih (O Zoti ynë! Gjithë lavdërimet dhe falënderimet janë vetëm për Ty. Lavdërime të shumta të mira dhe të bekuara)” Kur Pejgamberi a.s. përfundoi namazin, tha: “Kush qe ai që i tha ato fjalë?” Burri (që i tha ato fjalë) u përgjigj: “Unë”. Pejgamberi a.s. tha: “Pashë mbi tridhjetë melekë duke bërë garë se kush t’i shkruante më parë ato.” (799)
› 461. Thabit tregon se Enesi r.a. shpesh na paraqiste faljen e Pejgamberit a.s.: “Sa herë që falej, kur ngrinte kokën nga riiku-]a, qëndronte aq gjatë në këmbë, saqë thoshim se harroi të binte në Sexhde.” (800)
› 462. Ebu Hurejra r.a. tregon se, kur i Dërguari i Allahut a.s. ngrinte kokën nga ruku-ja, do të thoshte: “Semi-Allahu limen hamideh; Rabbena ve lekel-hamd” dhe pastaj do të bënte dua për disa njerëz duke i përmendur ata me emra: “O Allah! Shpëtoje Velid Ibn Velidin, Selemete Ibn Hishamin, Ajjash Ibn Rebi’a dhe besimtarët e dobët! O Allah! Ji i rreptë me fisin Mudar dhe bëji që të vuajnë vite (nga uria) si vitet e kohës së Pejgamberit Jusuf a.s.!” Ato kohë pjesa në lindje e fisit Mudar ishin kundër Pejgamberit a.s. (804)
› 463. Ebu Hurejra r.a. tregon se njerëzit pyetën: “O i Dërguari i Allahut a.s.! A do ta shohim Zotin tonë Ditën e Kijametit?” Ai (a.s.) u përgjigj: “A keni dyshim në të parit e hënës së plotë (natën e 15~të) në një natë të pastër në qiell krejt pa re?” Ata i thanë: “Jo, o i Dërguari i Allahut.” Ai (a.s.) u tha: “A keni dyshim në të parit e diellit ditën pa asnjë re në qiell?” Ata thanë: “Jo, o i Dërguari i Allahut.” Ai a.s. tha: “Kështu pra do ta shihni edhe Zotin tuaj (Allahun). Do të grumbullohen njerëzit Ditën e Ringjalljes dhe Ai do t’i urdhërojë njerëzit të ndjekin ata që patën adhuruar në dynja. Kështu, disa do të ndjekin diellin, disa do të ndjekin hënën dhe disa do të ndjekin perëndi (të ashtëquajtura zota prej tyre) e gjëra të tjera të adhuruara prej tyre në dynja, duke mbetur vetëm ky komb (muslimanët) bashkë me hipokritët mes tyre. Allahu do të vijë dhe do t’u thotë atyre: “Unë jam Zoti juaj.” Ata do të thonë: “Ne do të qëndrojmë në këtë vend derisa të vijë Zoti ynë. Po na erdhi Zoti ynë, ne do t’a njohim Atë.” Pastaj Allahu do t’u vijë atyre përsëri dhe do t’u thotë: “Unë jam Zoti juaj”, ndërsa ata do të thonë: “Ti je Zoti ynë”. Kështu, Allahu do t’u thërrasë atyre dhe do të vendoset Ura e Siratit ndërmjet dy anëve të Xhehenemit, ndërsa unë (Muhamedi a.s.) do të jem i pari i të Dërguarve që do ta kaloj atë bashkë me pasardhësit e mi. Atë Ditë askush nuk do të mund të flasë përveç të Dërguarve dhe fjala e tyre këtë kohë do të jetë: “O Allah, na shpëto! O Allah, na shpëto!”. Ndërkohë në Xhehenem do të ketë grepa si gjembat e saadani-it (gjembacja ose murrizja e majmunit). A i keni parë gjembat e saj?”
Njerëzit i thanë: “Po”. Ai a.s. vazhdoi: “Këto grepa do të jenë si gjembat e saadan-it, por askush përveç Allahut nuk e di sa do të jenë. Këto do t’i pengojnë njerëzit sipas veprave të tyre: disa do të bien dhe do të mbeten përgjithmonë në Zjarr; të tjerë do të marrin dënim (pjesë- pjesë) dhe do të dalin prej Zjarri, derisa, kur Allahu të dëshirojë mëshirë mbi kë të dojë Ai nga banorët e Zjarrit, Ai do të urdhërojë melekët të nxjerrin prej Zjarri ata që patën adhuruar vetëm Allahun. Kështu, melekët do t’i nxjerrin ata që do t’i njohin nga shenjat e sexhdes, pasi Allahu e ka ndaluar zjarrin e Xhehenemit që t’i përpijë shenjat e Sexhdes (pjesët e trupit që prekin tokën kur biem me fytyrë përtokë në Sexhde). Kështu gjithë trupi i njeriut do të digjet e përpihet nga Zjarri përveç shenjave të Sexhdes (në ballë, në hundë, në duart, në gjunjë dhë në këmbë). Kësisoj pra, do të dalin prej Zjarri vetëm si skelet, pastaj do t’u hidhet ‘Uji i Jetës dhe do t’i bëjë të përtërihen e të rriten si fara që rritet në anë të ujit që rrjedh. Ndërsa Allahu do të ketë mbaruar Gjykimin ndërmjet krijesave të Tij, kur një burrë do të lihet mes Xhenetit dhe Zjarrit dhe ky do të jetë njeriu i fundit nga banorët e zjarrit që do të hyjë në Xhenet. I kthyer me fytyrë nga Xhehenemi do të thotë, ‘O Zoti im! Ma hiq fytyrën nga Zjarri, pasi më ka tharë era e tij dhe më ka djegur avulli i tij.” Allahu do ta pyesë atë: “A do të mund të kërkoje gjë tjetër, nëse të plotësohet kjo dëshirë?” Ai do të thotë: “Jo, për Fuqinë dhe Nderimin Tënd!” Dhe ai do t’i japë Zotit të tij çfarë të dojë Ai nga besa dhe marrëveshja. Atëherë Allahu do t’ia largojë atij fytyrën nga Zjarri, por, kur të kthehet e të shohë Xhenetin me joshjet e tij, do të rrijë i heshtur sa të dojë Allahu, pastaj do të thotë: “O Zoti im! Më afro te porta e Xhenetit!: Allahu do ta pyesë atë: “A nuk dhe besë dhe a nuk bëre marrëveshje (për atë) se nuk do të duash tjetër gjë veç asaj që kërkove herën e parë?” Ai do të thotë: “O Zoti im! Mos më bën të jem më i mjeri nga krijesat e Tua!” Allahu do t7i thotë: “Nëse kjo që do, do të të plotësohet, a do të kërkosh gjë tjetër veç kësaj?” Ai do të thotë: “Jo, për Fuqinë Tënde dhe Nderimin Tënd! Nuk do të kërkoj gjë tjetër veç kësaj!” Pastaj ai do t’i japë Zotit të vet çfarë Ai të dojë nga besa dhe marrëveshja dhe Allahu do ta lejojë të shkojë te porta e Xhenetit. Por, kur të mbërrijë atje dhe të shohë lulëzimin e tij me begatitë dhe kënaqësitë e tij, do të mbetet i heshtur, aq sa të dojë Allahu dhe pastaj do të thotë: “O Zoti im! Më shti në Xhenet!” Allahu do t’i thotë: “Sa besëthyer që je o biri i Ademit! A nuk ishe ti që dhe besë e bëre marrëveshje se nuk do të kërkosh më shumë se ç’tu dha?” Ai do të thotë: “O Zoti im! Mos më bëj mua më të mjerin e krijesave të Tua!” Kështu, Allahu do të qeshë dhe do ta lejojë atë të hyjë në Xhenet dhe do t’i thotë atij të kërkojë ç’të dojë dhe sa të dojë. Ai do të vazhdojë të kërkojë derisa t’i plotësohen të gjitha dëshirat, pastaj Allahu do t’i thotë: “Kërko më shumë prej këtyre dhe atyre gjërave.” Kështu, Zoti do t7i kujtojë atij shumë e shumë gjëra derisa, kur të plotësohen të gjitha dëshirat, Allahu i Madhëruar do t’i thotë atij: “Gjithë kjo të është siguruar si dhe një herë aq!”
Ebu Said Hudriu r.a. i tha Ebu Hurejras r.a. se në të vërtetë i Dërguari i Allahut a.s. tha: “Allahu i tha: ‘Gjithë kjo të është siguruar si edhe dhjetë herë aq/” Ebu Hurejra r.a. tha: “Unë nuk mbaj mend nga i Dërguari i Allahut a.s. veçse fjalën e tij: “Gjithë kjo të është siguruar si edhe një herë aq.” Ebu Said tha: “E kam dëgjuar atë të thotë: “Gjithë kjo të është siguruar si edhe dhjetë herë aq.”” (806)
Njerëzit i thanë: “Po”. Ai a.s. vazhdoi: “Këto grepa do të jenë si gjembat e saadan-it, por askush përveç Allahut nuk e di sa do të jenë. Këto do t’i pengojnë njerëzit sipas veprave të tyre: disa do të bien dhe do të mbeten përgjithmonë në Zjarr; të tjerë do të marrin dënim (pjesë- pjesë) dhe do të dalin prej Zjarri, derisa, kur Allahu të dëshirojë mëshirë mbi kë të dojë Ai nga banorët e Zjarrit, Ai do të urdhërojë melekët të nxjerrin prej Zjarri ata që patën adhuruar vetëm Allahun. Kështu, melekët do t’i nxjerrin ata që do t’i njohin nga shenjat e sexhdes, pasi Allahu e ka ndaluar zjarrin e Xhehenemit që t’i përpijë shenjat e Sexhdes (pjesët e trupit që prekin tokën kur biem me fytyrë përtokë në Sexhde). Kështu gjithë trupi i njeriut do të digjet e përpihet nga Zjarri përveç shenjave të Sexhdes (në ballë, në hundë, në duart, në gjunjë dhë në këmbë). Kësisoj pra, do të dalin prej Zjarri vetëm si skelet, pastaj do t’u hidhet ‘Uji i Jetës dhe do t’i bëjë të përtërihen e të rriten si fara që rritet në anë të ujit që rrjedh. Ndërsa Allahu do të ketë mbaruar Gjykimin ndërmjet krijesave të Tij, kur një burrë do të lihet mes Xhenetit dhe Zjarrit dhe ky do të jetë njeriu i fundit nga banorët e zjarrit që do të hyjë në Xhenet. I kthyer me fytyrë nga Xhehenemi do të thotë, ‘O Zoti im! Ma hiq fytyrën nga Zjarri, pasi më ka tharë era e tij dhe më ka djegur avulli i tij.” Allahu do ta pyesë atë: “A do të mund të kërkoje gjë tjetër, nëse të plotësohet kjo dëshirë?” Ai do të thotë: “Jo, për Fuqinë dhe Nderimin Tënd!” Dhe ai do t’i japë Zotit të tij çfarë të dojë Ai nga besa dhe marrëveshja. Atëherë Allahu do t’ia largojë atij fytyrën nga Zjarri, por, kur të kthehet e të shohë Xhenetin me joshjet e tij, do të rrijë i heshtur sa të dojë Allahu, pastaj do të thotë: “O Zoti im! Më afro te porta e Xhenetit!: Allahu do ta pyesë atë: “A nuk dhe besë dhe a nuk bëre marrëveshje (për atë) se nuk do të duash tjetër gjë veç asaj që kërkove herën e parë?” Ai do të thotë: “O Zoti im! Mos më bën të jem më i mjeri nga krijesat e Tua!” Allahu do t7i thotë: “Nëse kjo që do, do të të plotësohet, a do të kërkosh gjë tjetër veç kësaj?” Ai do të thotë: “Jo, për Fuqinë Tënde dhe Nderimin Tënd! Nuk do të kërkoj gjë tjetër veç kësaj!” Pastaj ai do t’i japë Zotit të vet çfarë Ai të dojë nga besa dhe marrëveshja dhe Allahu do ta lejojë të shkojë te porta e Xhenetit. Por, kur të mbërrijë atje dhe të shohë lulëzimin e tij me begatitë dhe kënaqësitë e tij, do të mbetet i heshtur, aq sa të dojë Allahu dhe pastaj do të thotë: “O Zoti im! Më shti në Xhenet!” Allahu do t’i thotë: “Sa besëthyer që je o biri i Ademit! A nuk ishe ti që dhe besë e bëre marrëveshje se nuk do të kërkosh më shumë se ç’tu dha?” Ai do të thotë: “O Zoti im! Mos më bëj mua më të mjerin e krijesave të Tua!” Kështu, Allahu do të qeshë dhe do ta lejojë atë të hyjë në Xhenet dhe do t’i thotë atij të kërkojë ç’të dojë dhe sa të dojë. Ai do të vazhdojë të kërkojë derisa t’i plotësohen të gjitha dëshirat, pastaj Allahu do t’i thotë: “Kërko më shumë prej këtyre dhe atyre gjërave.” Kështu, Zoti do t7i kujtojë atij shumë e shumë gjëra derisa, kur të plotësohen të gjitha dëshirat, Allahu i Madhëruar do t’i thotë atij: “Gjithë kjo të është siguruar si dhe një herë aq!”
Ebu Said Hudriu r.a. i tha Ebu Hurejras r.a. se në të vërtetë i Dërguari i Allahut a.s. tha: “Allahu i tha: ‘Gjithë kjo të është siguruar si edhe dhjetë herë aq/” Ebu Hurejra r.a. tha: “Unë nuk mbaj mend nga i Dërguari i Allahut a.s. veçse fjalën e tij: “Gjithë kjo të është siguruar si edhe një herë aq.” Ebu Said tha: “E kam dëgjuar atë të thotë: “Gjithë kjo të është siguruar si edhe dhjetë herë aq.”” (806)
› 464. Ibn Abbsi r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë: “Jemi urdhëruar që të biem me fytyrë për tokë në sexhde mbi shtatë eshtra: me ballë, dhe tregoi me gisht hundën, me dy duart, me dy gjunjët dhe me gishtat e këmbëve si dhe të mos i përvesh rrobat dhe të mos i mbledh flokët.” (809,810)
› 465. Thabit tregon se Enesi r.a. ka thënë: “Jam betuar se nuk do të lë gjë pa bërë (nuk do të lë gur pa lëvizur) që (të falem dhe) t’iu bëj ju të faleni ashtu siç e kam parë Pejgamberin a.s. të falet.” Kur Enesi na e falte namazin, kryente veprime që nuk i shoh t’i bëni edhe ju. Kur ngrinte kokën nga rukuja qëndronte në këmbë, aq sa do të thoshte ndonjëri: //harroi,/ dhe po kështu për uljen ndërmjet dy sexhdeve (shih hadithin 461/800) (821)
› 466. Enesi r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë: “Rrini drejt në sexhde dhe mos i ulni parakrahët përtokë siç ulet qeni.” (822)
› 467. Malik Sejthiu r.a. tregon se e ka parë Pejgamberin a.s. të falet dhe në rekatin tek (të fundit të Vitrit) të qëndronte pak ulur para se të ngrihej (për të falur këtë rekat). (823)
› 468. Said Ibn Harithi tregon se Ebu Said Hudriu r.a. u priu në namaz dhe shqiptoi tekbir me zë të lartë gjatë ngritjes së kokës nga sexhdja, kur ra përsëri me fytyrë përtokë, kur u ngrit përsëri, si dhe kur u ngrit në këmbë pas dy rekatëve (për rekatin e tretë). Në fund Ebu Said tha: “Kështu e kam parë të veprojë Pejgamberi a.s..” (825)
› 469. Abdullahu tregon: “E pashë Ibn Umerin r.a. të rrinte këmbëkryq në uljen gjatë namazit. Edhe unë, duke qenë fare i ri, atëherë, po ashtu veprova. Ibn Umeri më ndaloi nga ajo dhe më tha: “Mënyra e duhur e uljes në namaz sipas shembullit të Pejgamberit a.s. është që ta mbash këmbën e djathtë të ngritur dhe të ulesh mbi të majtën të përkulur poshtë.,/ I thashë: “Si?”, duke e pyetur: “Ndërsa ti ashtu po vepron (duke u ulur këmbëkryq)?” Ai tha: “Mua nuk mund të më mbajnë më këmbët (nga mosha e thyeretj.).” (827)
› 470. Ebu Humejd Saidiu r.a. tregon: “Unë e kujtoj namazin e të Dërguarit të Allahut më mirë se çdonjëri prej jush! E kam parë atë të ngrejë dy duart deri në drejtim të shpatullave duke shqiptuar tekbirin, ndërsa, kur përkulej në ruku, ai i vendoste dy duart në kupat e gjunjëve dhe përkulej duke e mbajtur kurrizin shtrirë drejt, pastaj ngrinte kokën dhe qëndronte drejt, derisa gjithë kurrizi kthehej në qëndrim të zakonshëm. Kur binte në sexhde, ai i vendoste dy duart përtokë me parakrahët larg tokës dhe larg trupit, ndërsa gishtat e këmbëve të përkulur nga përpara në drejtim të Kiblës. Kur ulej pas dy rekateve, ulej mbi këmbën e majtë, ndërsa të djathtën e mbante të mbështetur me gishtat e këmbëve të përkulur nga përpara. Kur ulej në rekatin e fundit, e shtynte këmbën e majtë përpara, ndërsa të djathtën e mbante (po ashtu) të mbështetur dhe ulej ndenjur.” (828)
› 471. Abdullah Ibn Buhejna r.a. i fisit Ezd Shamu’a, aleat me fisin Abdul- Menaf, shok i Pejgamberit a.s. tregon se një herë Pejgamberi a.s. u priu atyre në faljen e namazit të mesditës. Ai (a.s.) u ngrit në këmbë pas rekatit të dytë dhe nuk qëndroi ulur. Kështu që edhe njerëzit pas tij u ngritën në këmbë. Kur po përfundonte namazi dhe njerëzit po prisnin që ai të jepte selam, ai shqiptoi tekbir duke qenë ulur dhe bëri dy sexhde (të harresës) para se të jepte selam pastaj dha selam (për mbarimin e namazit). (829)
› 472. Ibn Mesudi r.a. tregon: “Sa herë që faleshim pas Pejgamberit a.s., thoshim: “Paqja qoftë mbi Allahun; paqja qoftë mbi Xhibrilin dhe Mikailin; paqja qoftë mbi filanin dhe filanin.” Një herë i Dërguari i Allahut a.s. ktheu kokën prapa dhe na tha: “Allahu Vetë është Es-Selam (Paqja, i Gjithëpërsosuri pa asnjë të metë), prandaj, në qoftë se ndonjëri lutet atëherë duhet të thotë: “Et-Tehijatu lil-lahi ves-Salavatu vet-Taj- jibatu, Es-Selamu alejke ej-juhen-Nebij-ju ve Rahmetullahi ve Berekatuhu, Es-Selamu alejna ve ala ibadil-lahis-Salihin (Gjithë përshëndetjet, lutjet dhe mirësitë e tjera i takojnë Allahut. Paqja, mëshira dhe bekimet e Allahut qofshin mbi ty, o Pejgamber (i Allahut)! Paqja qoftë mbi ne dhe mbi robërit e drejtë e të përkushtuar me të vërtetë ndaj Allahut (në besimin e pastër Islam të adhurimit të Allahut si një Zot i Vetëm).” Po ta thoni këtë, atëherë kjo, pa dyshim, përfshin çdo rob të vërtetë të Allahut, në qiell e në tokë. ‘Eshhedn en la ilahe il-lAllah ve eshhedu en-ne Muhamden abduhu ve resuluhu (Dëshmoj dhe vërtetoj se nuk ka të adhuruar tjetër të merituar veç Allahut, Një e të Vetëm dhe dëshmoj se Muhamedi është rob dhe i Dërguari i Tij.” (831)
› 473. Aishja r.a., bashkëshortja e Pejgamberit a.s. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. lutej në namaz (duke thënë): “Allahumme inni eudhubike min adhabil- kabr, ve eudhubike min fitnetil-Mesihid- Dexh-xhal, ve eudhebike min fitnetil-mahja ve fitnetil-memat. Allahumme inni eudhubike minel-ma/ themi vel-magremi. (O Allah! Të mbështetem Ty, kërkoj të më mbrosh nga ndëshkimi i varrit, të mbështetem Ty të më mbrosh nga sprovat dhe mundimet e Mesihud-Dexhali-it; të mbështetem Ty të më mbrosh nga sprovat dhe mundimet e jetës dhe nga sprovat dhe mundimet e vdekjes! O Allah! Të mbështetem Ty të më mbrosh nga gjynahet dhe nga borxhet.)” E pyetën: “Pse kaq shpesh i lutesh Allahut të të ruajë nga borxhi?” (Pejgamberi a.s.) tha: “Njeriu që ka borxh, sa herë që flet, do të gënjejë dhe, sa herë që bën premtim, e thyen atë.” (833)
› 474. Ebu Bekr Siddik r.a. tregon se i ka thënë të Dërguarit të Allahut a.s.: “Më mëso një dua që t’i luten Allahut me të në namaz.” Pejgamberi a.s. më tha: “Thuaj, ‘Allahumme inni dhalemtu nefsi kethiran ve la jagfirudh-dhunube il-la Ente. Fagfirli magfircten min indike, verhamni. Innekel- Gafurur-Rahim (O Allah! I kam bërë shumë keq vetes sime duke bërë gjynahe dhe askush veç Teje nuk i fal gjynahet. Kështu pra, të lutem Ty të më falësh me Faljen Tënde dhe të më mëshirosh, pasi vërtet Ti je gjithnjë Falësi i Madh, Mëshiroploti).” (834)
› 475. Nga hadithi paraardhës i Ibn Mesudit r.a. (nr. 472/831) në këtë tregim shtohet pas dy dëshmive nga fjala e Pejgamberit a.s. se ai a.s. tha: “Pastaj zgjidhni duanë që doni më shumë dhe lutuni.” (835)
› 476. Umm Selemeh r.a. tregon se, sa herë që i Dërguari i Allahut a.s. do të mbaronte namazin me teslim (duke dhënë selam), atëherë do të ngriheshin gratë (dhe do të dilnin), ndërsa ai do të rrinte pak në vendin ku ishte para se të ngrihej. (837)
› 477. Itban r.a. tregon: “Jemi falur me Pejgamberin a.s. dhe e mbaronim namazin me teslim bashkë me të (jepnim selam kur jepte edhe ai).” (838)
› 478. Ibn Abbasi r.a. tregon se në kohën e Pejgamberit a.s. ishte e zakonshme të ngrihej pak zëri (në dhikër) në përmendjen e Allahut duke e lavdëruar, duke e falënderuar dhe duke e madhëruar Atë pas faljes në grup të namazeve të detyruara (farzeve) në xhami.” Pastaj shton: “Kur dëgjoja dhiarin, merrja vesh se namazi (i detyruar, farzi në xhami) kishte mbaruar.” (841)
› 479. Ebu Hurejra r.a. tregon se erdhën te Pejgamberi a.s. dhe i thanë: “Të pasurit do të fitojnë shkallë më të lartë dhe do të kenë kënaqësi të përhershme, ndërkohë ata falen si edhe ne dhe agjërojnë si edhe ne, por kanë më shumë pasuri (para) me të cilat ata kryejnë Haxlun dhe Umren, luftojnë dhe përpiqen për çështjen e Allahut dhe japin sadaka (bamirësi të tjera).” Pejgamberi a.s. tha: “A t’ju tregoj një gjë që, nëse veproni sipas saj, do t’i mbërrinit ata që ua kanë kaluar? Askush nuk do t’ua kalojë dhe do të jeni më të shquarit e njerëzve mes të cilëve jetoni, përveç atyre që bëjnë të njëjtën gjë si kjo. Thoni pas faljes së çdo namazi të detyruar (farz) nga tridhjetë e tri herë secilën; Subhan-Allah (lavdi i qoftë Allahut), pastaj Elhamdu lil-lah (gjithë lavdërimet dhe falënderimet janë për Allahun) si edhe Allahu Ekber (Allahu është më i Madhi).” Një tregues i hadithit shpjegon:
“Patëm mendime të ndryshme mes nesh sepse disa thanë se duhet thënë Sunbhan-Allah 33 herë, El-hamdu lil-lah 33 herë, ndërsa Allahu Ekber 34 herë. Kështu që shkova tek Pejgamberi a.s., i cili më tha: “Të thuash Sinibhaji-Allah, El-hamdu lil- lah, Allahu Ekber secilën prej tyre nga tridhjetë e tre herë.” (843)
“Patëm mendime të ndryshme mes nesh sepse disa thanë se duhet thënë Sunbhan-Allah 33 herë, El-hamdu lil-lah 33 herë, ndërsa Allahu Ekber 34 herë. Kështu që shkova tek Pejgamberi a.s., i cili më tha: “Të thuash Sinibhaji-Allah, El-hamdu lil- lah, Allahu Ekber secilën prej tyre nga tridhjetë e tre herë.” (843)
› 480. Mugira r.a. tregon se Pejgamberi a.s. thoshte pas faljes së namazeve të detyruara (Farz): “La ilalie il-lAllahu vahdehu la sherike leh, lehul-mulku ve lehul-hamdu ve huve ala kul-li shejin kadir. Allahumme la manie lima a’tejte ve la mutije lima menate ve la jenfau dlial- xheddi minkel- xheddu (Nuk ka të adhuruar tjetër të merituar përveç Allahut, Një e të Vetëm. Ai nuk ka shok në sundim. I Tij ëslitë gjithë Sundimi dhe Atij i takojnë gjithë Lavdërimet dhe Falënderimet. Dhe Ai është i Zoti për të bërë gjithçka. O Allah! Askush nuk mund ta ndalojë atë që jep Ti dhe askush nuk mund ta japë atë që e ndalon Ti. Kurrkujt nuk i vlen asgjë nga përpjekjet ose pasuritë e tij përkundër tregon Vullnetit Tënd.” (Hasani thotë se El- Xheddu – e ka kuptimin pasuri ose mirëqenie). (844)
› 481. Samura r.a. tregon: “Sa herë që Pejgamberi a.s. na falte namazin, kthehej me fytyrë nga ne, pasi mbaronte faljen.” (845)
› 482. Zejd Xhuheniu r.a. tregon: “Na priu i Dërguari i Allahut a.s. në faljen e namazit të agimit në Hudejbije pas një nate me shi. Pasi mbaroi faljen e namazit, u kthye nga njerëzit dhe tha: “A e dini se çfarë ka shpallur Zoti juaj i Madhëruar?” Njerëzit i thanë: ” Allahu dhe i Dërguari i Tij e dinë më mirë.” Ai (a.s.) tha: “Allahu ka thënë: “Këtë mëngjes disa nga robët e Mi mbetën si besimtarë të vërtetë e të vendosur dhe disa u bënë mosbesimtarë; cilido që tha se shiu qe nga Mirësitë dhe Mëshira e Allahut për ne, ky është besimtari im dhe mohues i yjeve; dhe cilido që tha se shiu qe nga ky e ai yll, ky është mohuesi im dhe besimtar i yllit’.” (846)
› 483. Ukba r.a. tregon: “Fala pas Pejgamberit a.s. në Medine namazin e pasdites. Sapo dha selam dhe mbaroi namazin, menjëherë u ngrit shpejt dhe, duke kaluar nëpër rreshtat e njerëzve, doli për në një nga shtëpitë e grave të tij. Ndërkohë njerëzit u trembën nga ky nxitim i tij. Kur u kthye, Pejgamberi a.s. i gjeti njerëzit të çuditur nga që ai ishte nxituar dhe u tha: “M’u kujtua një copë ari në shtëpi dhe nuk doja që ajo të më tërhiqte vëmendjen nga adhurimi i Allahut, kështu që urdhërova që ajo të jepej si bamirësi.” (851)
› 484. Ibn Mesudi r.a. thotë: “Mos i jepni pjesë nga namazi juaj shejtanit duke menduar se është e detyrueshme të largohesh pasi të kesh mbaruar faljen, vetëm nga ana e djathtë. Me të vërtetë që e kam parë Pejgamberin a.s. shumë herë të largohet nga ana e majtë.” (852)
› 485. Ata’u tregon se e ka dëgjuar Xhabirin r.a. të thotë se Pejgamberi a.s. ka thënë: “Kushdo që ha nga kjo bimë (donte të thoshte hudhra) nuk duhet t’u afrohet xhamive tona.” I thashë Xhabirit: “Çfarë donte të thoshte me të?” Ai m’u përgjigj: “Mendoj se e ka pasur fjalën vetëm për hudhrën e pagatuar.” (854)
› 486. Xhabiri r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë: “Kushdo që ha hudhër ose qepë duhet të rrijë larg nesh, ose duhet të rrijë larg xhamisë sonë dhe të qëndrojë në shtëpinë e vet.” Vazhdon Xhabiri r.a.: Një herë i sollën Pejgamberit a.s. një vorbë me gjellë të gatuar me perime. Duke parë se asaj i vinte erë e pakëndshme, Pejgamberi a.s. pyeti se ç’kishte në të. Pasi i treguan për llojet e perimeve që kishte në të, ai tha që t’ia afronin atë ndonjërit prej shokëve të tij që ishin me të. Kur e pa atë, Pejgamberi a.s. nuk e pëlqeu ta hante dhe tha: “Hani ju (ndërsa unë nuk mund ta ha), pasi unë bisedoj (ngushtë) me ata (melekët) me të cilët ju nuk bisedoni.” (Në një tregim tjetër thuhet se i sollën një tepsi a tabaka me perime.) (855)
› 487. Hadithi me këtë numër është fshire për shkak të përsëritjes.
› 488. Ibn Abbasi r.a. tregon se Pejgamberi a.s. kaloi pranë një varri të veçuar dhe u priu njerëzve të cilët u rreshtuan pas tij në namaz (xhenazeje). (857)
› 489. Ebu Said Hudriu r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë: “Gusli (larja e plotë e trupit sipas rregullave Islame) ditën e xhuma është i detyrueshëm për çdo musliman që ka mbushur moshën (e bylygut) pjekurisë/’ (858)
› 490. E pyetën Ibn Abbasin r.a.: “A ke dalë të marrësh pjesë me të Dërguarin e Allahut a.s. në faljen e Bajramit?” Ai tha: “Po. Dhe po të mos kishte qenë afërsia ime me Pejgamberin a.s. nuk do të kishte qenë e mundur për mua kjo gjë (pasi Ibn Abbasi ka qenë mjaft i ri atëherë). Pejgamberi a.s. shkoi tek vendi i njohur afër shtëpisë së Kethir Ibn Es-Salt dhe mbajti një liytbe (ligjëratë feje). Pastaj shkoi te gratë. I këshilloi ato, u kujtoi dhe u kërkoi që të jepnin sadaka (lëmoshë dhe bamirësi). Kështu gratë hoqën me duart e veta varëset nga qafat dhe i vunë në rrobën e Bilalit. Pastaj Pejgamberi a.s. dhe Bilali u kthyen në shtëpi.” (863)
› 491. Ibn Umeri r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë: “Në qoftë se gratë tuaja ju kërkojnë leje për të shkuar në xhami natën, atëherë i lejoni ato.” (865)