› 223. Aishja r.a., bashkëshortja e Pejgamberit a.s., tregon: “Dolëm me të Dërguarin e Allahut a.s. në një nga udhëtimet e tij. Kur arritëm në Bejdaa ose Dhatul-Xhejsh, m’u këput një gjerdan (dhe më humbi). I Dërguari i Allahut a.s. qëndroi atje për ta kërkuar atë. Kështu bënë edhe njerëzit e tjerë bashkë me të. Në atë vend nuk kishte ujë, kështu që njerëzit shkuan te Ebu Bekri r.a. dhe i thanë: “A nuk e sheh se ç’bëri Aishja? E bëri të Dërguarin e Allahut a.s. dhe njerëzit e tjerë të qëndrojnë në një vend pa ujë dhe (për më tepër) s’kanë ujë as me vete.” Kur i Dërguari i Allahut a.s. po flinte me kokën të vënë mbi këmbën time, Ebu Bekri erdhi dhe më tha: “E pengove të Dërguarin e Allahut a.s. dhe njerëzit në një vend pa ujë, duke mos patur (ujë) as me vete.” Kështu, ai më qortoi dhe më foli aq sa deshi Allahu, pastaj më qëlloi me dorë në ije. Asgjë nuk më ndaloi që të lëvizja (nga dhimbja), veçse gjendja e të Dërguarit të Allahut a.s. (që ishte mbështetur) në këmbën time. Kështu, kur u ngrit i Dërguari i Allahut a.s. në agim, s’kishte aspak ujë. Në këto kushte, Allahu zbriti ajetin e tejemumit (Kuran, 5:6) dhe të gjithë morën tejemum. Pas kësaj Usejd Ibn Hudejni tha: “Nuk është kjo mirësia dhe bekimi i parë për ju, o familja e Ebu Bekrit.” Pastaj u trazua deveja në të cilën pata hipur dhe nën të gjetëm gjerdanin.” (334)
› 224. Xhabir Ibn Abdullahu r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë: “Më janë dhënë pesë gjëra, të cilat nuk i janë dhënë askujt para meje:
1. Allahu më bëri fitues në sajë të tmerrit, (duke i frikësuar armiqtë e mi) në një largësi sa një muaj udhëtimi;
2. Toka është bërë për mua (dhe ithtarët e mi) vend për falje dhe mjet pastrues (për Tejemum), kështu që, kushdo nga pasuesit e mi mund të falet kudo që të jetë, në çdo kohë falje;
3. Plaçka e luftës më është bërë hallall (e ligjshme) mua, edhe pse ajo nuk ka qenë e ligjshme për askënd para meje;
4. Më është dhënë e drejta e ndërmjetësimit (në Ditën e Llogarisë);
5. Çdo pejgamber (para meje) dërgohej vetëm për kombin e tij, ndërsa unë jam dërguar për gjithë njerëzimin.” (335)

› 225. Ebu Xhuhejmi r.a. tregon: “Kur Pejgamberi a.s. po vinte nga ana e Bi’ër-ul- Xhcmcl (Pusi i devesë – vend në Medine), atë e takoi një burrë, i cili i dha selam. Mirëpo Pejgamberi a.s. nuk ia ktheu selamin, derisa shkoi tek një mur (qerpiçi), ku fërkoi duart dhe fytyrën e tij (me pluhurin e murit, duke marrë tejemmum) dhe pastaj ia ktheu selamin.” (337)
› 226. Ammar Ibn Jasir r.a. tregon se, një herë, ai i tha Umerit r.a.: “A nuk e kujton kur (u bëmë xhunub) që të dy kur qenë në udhëtim? Ndërsa ti nuk u fale, unë u rrokullisa për tokë dhe e kreva faljen e namazit. Pastaj unë ia tregova këtë Pejgamberit a.s., i cili tha: “Në fakt do të të kishte mjaftuar vetëm të bëje kështu” – dhe preku tokën me dy shuplakat, pastaj i fryu tek to (duke hequr pluhurin) dhe fërkoi me to fytyrën dhe pëllëmbët.,/ (338)
› 227. Imran Ibn Husain r.a. tregon: “Ishim një herë në një udhëtim me Pejgamberin a.s., udhëtim që e vazhduam deri në pjesën e fundit të natës, pastaj ndaluam dhe fjetëm gjumë të thellë. Dhe s’ka gjë më të ëmbël për udhëtimin se sa gjumi në pjesën e fundit të natës. Kështu që vetëm ngrohtësia e diellit na bëri të zgjohemi. I pari që u zgjua qe filani, pastaj filani, pas tij filani (treguesi i dytë i hadithit thotë se i ka harruar emrat e tyre), pastaj Umeri i katërti. Pejgamberin a.s., kur flinte, nuk e zgjonte njeri derisa ai të zgjohej vetë, sepse ne nuk mund ta dinim se ç’i ndodhte atij në gjumë. Kështu, kur Umeri u zgjua dhe pa se çfarë u kishte ndodhur njerëzve (ai ishte njeri tepër i prerë), thirri me zë të lartë: “Allahu Ekbcr (Allahu është më i Madhi)” aq sa prej zërit të tij u zgjua Pejgamberi a.s.. Kur u zgjua ai, njerëzit filluan t’i qajnë hallin për çfarë u kishte ndodhur. Ai tha: “S’ka gjë (ose nuk do të ketë aspak shqetësim). Nisuni (për udhëtim)!” Kështu, ata e lanë atë vendqëndrim. Kur nuk kishin ecur shumë larg, Pejgamberi a.s. ndaloi, kërkoi ujë (për avdes) dhe mori avdes. Pastaj u bë ezani (thirrja për falje) dhe ai u priu njerëzve në falje. Pasi u falën, ai pa një burrë veçan, i cili nuk ishte falur me njerëzit e tjerë në grup, dhe e pyeti: “Ç’të pengoi, o filan, që nuk u fale me njerëzit e tjerë?” Ai iu përgjigj: “Jam bërë xhunub dhe ujë s’ka.” Pejgamberi a.s. i tha: “Merr tejemmum me dhe të pastër dhe (dheu i pastër) të mjafton.” Pastaj Pejgamberi a.s. vazhdoi udhëtimin, por njerëzit filluan t’i ankohen atij nga etja. Atëherë, ai ndaloi dhe thirri dikë (treguesi i dytë i hadithit thotë se ia ka harruar emrin) dhe Aliun r.a. dhe i urdhëroi që t’i sillnin ujë. Ata dolën për të kërkuar ujë dhe takuan një grua hipur në deve mes dy calikësh me ujë. Ata e pyetën: “Ku është burimi i ujit?” Ajo u tha: “Isha atje, dje si në këtë orë dhe njerëzit e mi janë mbrapa.” Ata i kërkuan asaj që ajo t’i ndiqte. Ajo pyeti: “Për ku?” Ata i thanë: “Tek i Dërguari i Allahut a.s.” Ajo tha: “A doni të thoni tek ai njeri që i thonë Sabi (njeriu i fesë së re)?” Ata i thanë: “Po, ai vetë. Eja pra!” Kështu, ata e ëatë te Pejgamberi a.s. dhe ia treguan atij ndodhinë. Ai tha: “Ndihmojeni të zbresë.” Pejgamberi a.s. kërkoi një enë, pastaj hapi grykën e calikëve me ujë dhe derdhi pak ujë në enë. Pastaj ua lidhi grykën calikëve dhe u zgjidhi currilat e vegjël. Pastaj njerëzit u thirrën të pinë ujë për vete dhe t’u jepnin edhe kafshëve. Kështu pra, kush deshi, piu dhe kush deshi, u dha ujë kafshëve. I fundit, të cilit Pejgamberi a.s. i dha një enë plot me ujë, ishte ai që qe bërë xhunub. Atij i tha: “Ik dhe laje gjithë trupin.” Gruaja po qëndronte në këmbë duke vështruar ç’u bë me ujin e saj. Për Allah! Kur iu kthyen asaj, calikët e ujit dukeshin më të fryra (nga uji) se sa në fillim. Pastaj Pejgamberi a.s. urdhëroi që të grumbullonin diçka për të. Midis ushqimeve të grumbulluara kishte hurma, miell dhe Sevik, saqë iu bë një ushqim i bolshëm, të cilin ia mbështollën në një bohçe. Pastaj e ndihmuan të hipte në devenë e saj dhe ia vunë bohçen përpara.
Pejgamberi a.s. i tha asaj: “Ti e di se ne nuk morëm aspak nga uji yt, por Allahu na dha ne ujë.” Kështu, ajo u kthye vonë në shtëpi. Njerëzit e saj i thanë: “Ç’të gjeti, moj grua?” Ajo u tha: “Çudia e madhe! Më takuan dy burra që më çuan tek ai burrë që i thonë Snbi dhe ai bëri kështu e kështu (tregoi ngjarjen). Për Allah! Ai, ose është magjistari më i madh mes këtij dhe kësaj (qiellit dhe tokës, duke ngritur gishtin e mesit nga qielli dhe atë tregues e drejtoi poshtë për tokën), ose me siguri që është i Dërguari i Vërtetë i Allahut.” Pas kësaj muslimanët i sulmonin shpesh paganët rreth e rrotull vendbanimit të saj, por asnjëherë nuk e prekën fshatin e saj. Një ditë ajo u tha njerëzve (të fshatit) të vet: “Mendoj se këta njerëz ju lënë juve (të qetë) qëllimisht. A keni ndonjë prirje ndaj Islamit?” Ata iu bindën asaj dhe të gjithë përqafuan Islamin. (344)