23 – VEPRIMET E NDALUARA GJATE NAMAZIT

›  624.  Ibn Mesudi r.a. tregon: “Në fillim ne e përshëndesnim Pejgamberin a.s., kur ishte duke u falur dhe ai na e kthente përshëndetjen. Por, kur u kthyem (nga mërgimi) nga Nexhashiu (mbreti i Abisinisë), ne e përshëndesnim atë (kur ishte duke u falur), por ai (a.s.) nuk na e kthente më përshëndetjen dhe pas faljes thoshte: “Në namaz njeriu është i zënë (me një çështje shumë më serioze).” (1199)
›  625.  Zejd Ibn Arkam r.a. tregon: “Në kohën e Pejgamberit a.s. flisnim gjatë faljes së namazit (duke iu përgjigjur nevojës së pyetësit) derisa zbriti ajeti: “Ndiqni rreptësisht faljen (pesë kohët e detyruara) e sidomos faljen e mesit (faljen më të mirë që është falja e Pasdites). Dhe qëndroni para Allahut me bindje e përkushtim (dhe mos flisni me të tjerët gjatë faljes).” (Kuran, v. 2: 230) Pas kësaj u urdhëruam të heshtim në namaz.” (1200)
›  626.  Muajkibi r.a. tregon se, një herë, Pejgamberi a.s. foli për dikë që e rrafshonte vendin ku binte në sexhde dhe tha: “Në qoftë se i duhet ta bëjë këtë, le ta bëjë vetëm një herë.” (1207)
›  627.  Ebu Berza Eslemiu r.a. tregon: “Gjatë një lufte të shenjtë, ndërsa frenat e kafshës (kalit ose devesë) i mbaja në dorë, duke u falur, ajo po përpiqej të ikte, ndërsa unë i shkoja pas. (Dikush nga sekti rebel i Khavarixhëve më pyeti për këtë. Kur mbarova namazin) i thashë: “Me të vërtetë që kam marrë pjesë me të Dërguarin e Allahut në gjashtë, shtatë a tetë luftëra të shenjta dhe kam parë butësinë dhe lehtësimin e gjërave prej tij. Dhe, pa dyshim, më mirë ta mbaja kafshën, sesa ta lija që të kthehej në vathën e saj, pasi kështu do të më sillte shumë shqetësime.” (1211)
›  628.  Aishja r.a. tregon hadithin e eklipsit (nr. 562/1044) dhe shton këtu nga fjala e Pejgamberit a.s. kur tregoi se pa Zjarrin: “Vërtet që e pashë Zjarrin, anët e ndryshme të të cilit po përpinin njëra tjetrën, pashë edhe Amr Ibn Luhej-in, i cili qe i pari që shpiku zakonin e sevaib (deve femra të lëna të lira në emër të idhujve dhe perëndive të rreme pagane).” (1212)
›  629.  Xhabiri r.a. tregon: “I Dërguari i Allahut a.s. më çoi për një punë dhe, kur e mbarova, shkova te Pejgamberi a.s. dhe e përshëndeta, por ai nuk ma ktheu atë, kështu që ndjeva aq brengë në zemër sa vetëm Allahu e di. Thashë me vete: “Mbase i Dërguari i Allahut a.s. është mërzitur pasi erdha shumë ngadalë.” Pastaj e përshëndeta përsëri, por prapë ai nuk m’u përgjigj, kështu që zemra nVu lëndua më shumë se herën e parë. Pastaj përsëri e përshëndeta dhe ai (a.s.) ma ktheu përshëndetjen dhe më tha: “Ajo që më pengoi të të kthej përshëndetjen qe se unë po falesha.” Këtë kohë ai ishte hipur (në deve) dhe nuk ishte i drejtuar nga Kibla (drejtimi i faljes).” (1217)
›  630.  Ebu Hurejra r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka ndaluar vënien e duarve në ijë (në bel) gjatë faljes së namazit. (1219)

Postimi i radhës

Milingona dhe Mjalti

Rrugës duke ecur milingona pa një copë mjalti. U ndal, e provoi dhe deshi të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *