17 – NAMAZI PER SHI

›  547.  Abdullah Ibn Zejd r.a. tregon: “Doli Pejgamberi a.s. për të falur namazin istiska (dy rekate) pastaj e veshi xhyben pasi e ktheu nga ana tjetër.” (1005)
›  548.  Ebu Hurejra r.a. tregon për lutjen e Pejgamberit a.s. për besimtarët e dobët dhe për lutjen kundër fiseve Mudar (Hadithi nr.462/804. Në këtë hadith tregon se Pejgamberi a.s. tha: “Allahu i fali fiset Gifar dhe i shpëtoi fiset Eslem.” (1006)
›  549.  Ibn Mesudi r.a. tregon se, kur Pejgamberi a.s. pa që njerëzit (Kurejshit) nuk po e pranonin Islamin, ai (a.s.) u lut: “O Allah! Dërgo (mbi ta) shtatë (vite urie) si shtatë (vitet e urisë në kohën) e Pejgamberit Jusuf a.s..” Kështu, ata i kaploi thatësira për një vit e cila shkatërroi çdo gjë të gjallë, aq sa njerëzit filluan të hanë lëkurat, ngordhësirat dhe kërmat. Sa herë që dikush shihte nga qielli i dukej tym e mjegull nga uria. Kështu, Ebu Sufjani shkoi te Pejgamberi a.s. the i tha: “O Muhamed! Ti i urdhëron njerëzit që t’i binden e t’i nënshtrohen Allahut dhe që të shkojnë mirë me farefisin. Por në të vërtetë populli i fisit tënd po vdesin. Të lutem pra, lutju Allahut për ta!” Në këtë kohë Allahu shpalli vargjet e sures Ed-Duhan: ” Andaj ti prite atë (ditë), kur qielli do të lëshojë tym të qartë, që do t’i mbulojë njerëzit, (e do tru thuhet): 7/Ky është dënim i dhembshëm!” (Mohuesit do të thonë): “O Zoti ynë, lirona prej dënimit! Ne tashmë besojmë!” E si mund të përfitojnë ata nga këshilla, ndërkohë që më parë atyre u pat ardhur një i Dërguar me shpjegime të qarta e ata i kthyen shpinën, duke thënë: “Ai është një i çmendur i mësuar nga të tjerët”?! Edhe sikur t’ju lirojmë nga dënimi pak (kohë), ju me siguri që do të ktheheni (në mosbesim). Ditën, kur do t’i mbërthejmë ata me forcën më të madhe, Ne do të hakmerremi.” (Kuran, 44: 10-16) Ibn Mesudi r.a. shton: El-Batsh (shtrëngimi) sigurisht që i kapi në Bedr dhe po kështu edhe Ed-Duhan (tymi), edhe El-Batsh (shtrëngimi), edhe El-Lizam (ngushtësia) si dhe ajeti i sures Er-Rum (nr.30) tashmë kanë kaluar. ” (1007)
›  550.  Ibn Umeri r.a. tregon: “Këto vargje mu kujtuan kur pashë fytyrën e Pejgamberit a.s., ndërsa po luste Allahun për shi. Akoma nuk kishte zbritur nga minberi, kur uji i shiut u derdh nga ullukët e çative. Ato janë vargjet e Ebu Talibit që thotë: “Dhe një i bardhë (Muhamedi a.s.) të cilit i kërkohet të lusë Allahun për shi, që është kujdestari i jetimëve dhe mbrojtësi itëvejave.” (1009)
›  551.  Enesi r.a. tregon se, sa herë që kërcënoheshin nga thatësira, Umeri r.a. gjithnjë i drejtohej Abbasit r.a. (xhaxhait të Pejgamberit a.s.) që t’i lutej Allahut për shi. Umeri r.a. bënte këtë dua: “O Allah! Ne i kërkonim Pejgamberit (a.s.) të të lutej Ty për shi, ndërsa tani ne i kërkojmë xhaxhait të tij që të të lutet Ty për shi. O Allah! Na lësho shi!” Dhe kështu Allahu dërgonte shi. (1010)
›  552.  Hadithi i Enesit (nr. 519/933) tregon për beduinin që hyri në xhami ditën e xhuma, ndërsa Pejgamberi a.s. ishte në këmbë duke mbajtur hytben, ai i kërkoi atij që tri lutej Allahut për shi duke e përsëritur disa herë. (Pastaj vazhdon hadithi me duanë e Pejgamberit a.s. dhe me rënien e shiut) dhe shton këtu: “Betohem për Allahun! Për një javë nuk e pamë më diellin.,/ Pastaj të xhumanë tjetër hyri një burrë në xhami nga e njëjta derë, ndërkohë që i Dërguari i Allahut a.s. ishte në këmbë duke mbajtur hytben. Ai qëndroi në këmbë përballë Pejgamberit dhe i tha: “O i Dërguari i Allahut! Bagëtia po na mbytet dhe rrugët janë prerë. Lutju pra Allahut ta ndalojë shiun.” I Dërguari i Allahut a.s. ngriti duart dhe tha: “O Allah! Rreth e rrotull nesh dhe jo mbi ne! O Allah! Mbi pllaja, në male, në kodra, në lugina dhe atje ku rriten pemëtr Kështu pra, shiu pushoi dhe ne dolëm duke ecur në diell. (1013)
›  553.  Enesi r.a. tregon: “I Dërguari i Allahut a.s. ngriti duart dhe tha tri herë: “O Allah! Na lësho shi!”. (1014)
›  554.  Në hadithin e Abdullah Ibn Zejdit (nr. 547/1005) për namazin për shi në këtë tregim shtohet: “Pejgamberi a.s. u ktheu shpinën njerëzve dhe u drejtua nga Kibla (drejtimi i faljes) duke iu lutur (Allahut për shi). Pastaj e ktheu xhyben nga ana tjetër dhe na priu në namaz, duke na falur dy rekatë, në të cilat këndoi Kuran me zë.” (1025)
›  555.  Enesi r.a. tregon: “Pejgamberi a.s. nuk i ka ngritur duart për ndonjë dua tjetër përveç në duanë për shi dhe aq lart i ngrinte, sa i dukej bardhësia e sqetullave.” (1031)
›  556.  Aishja r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. sa herë që shihte shiun thoshte: “O Allah! Le të jetë ky një shi i dobishëm.” (1032)
›  557.  Enesi r.a. tregon: “Sa herë që frynte ndonjë erë e fortë, në fytyrën e Pejgamberit a.s. shikoje ankth (nga frika se ajo erë mund të ishte shenjë e zemërimit të Allahut)” (1034)
›  558.  Ibn Abbasi r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë: “Mua nVu sigurua fitore me erën lindore, ndërsa kombi i Adit u shkatërru nga era perëndimore.,/ (1035)
›  559.  Ibn Umeri r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë: “O Allah! Bekoje Shamin tonë dhe Jemenin tonë!” Njerëzit thanë: “Edhe Nexhdin (Irakun) tonë.” Ai (a.s.) tha: “O Allah! Bekoje Shamin tonë dhe Jemenin tonë!” Njerëzit thanë: “Edhe Nexhdin tonë.” Ai (a.s.) tha: “Atje do të shfaqen tërmetet dhe fitnct (sprovat, mundimet etj.) dhe që atje do të shfaqet briri i kokës së Shejtanit.” (1037)
›  560.  Ibn Umeri r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. ka thënë: “Çelësat e gajb-it janë pesë, askush nuk i di ata përveç Allahut: Askush nuk e di çdo të ndodhë nesër, askush nuk e di se çfarë ka në mitra, askush nuk e di se çfarë do të fitojë nesër, askush nuk e di se në ç’vend do të vdesë, askush nuk e di se kur do të bjerë shi.” (Shih në Kuran ajetin nr. 34 në suren Lukman – 31:34). (1039)

Postimi i radhës

Milingona dhe Mjalti

Rrugës duke ecur milingona pa një copë mjalti. U ndal, e provoi dhe deshi të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *