34 -FALJA E TERAVISE

›  972.  Aishja r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. doli në mes të natës dhe u fal në xhami dhe me të u falën edhe disa burra. (Hadithi është i përsëritur nga nr. 423 dhe nr. 424)
Ky (veprim) vazhdoi dy a tri net, pastaj ai a.s. e la atë. Kështu vdiq i Dërguari i Allahut a.s. dhe gjendja qe e atillë (njerëzit duke u falur secili më vete). (2012)
›  973.  Ibn Umeri r.a. tregon se disa burrave nga shokët e Pejgamberit a.s. iu shfaq në ëndërr se Nata e Kadrit është në shtatë netët e fundit të Ramazanit. Nga kjo, i Dërguari i Allahut a.s. tha: “Duket se ëndrrat e ju të gjithëve puqen, se Nata e Kadrit është në shtatë netët e fundit dhe, kushdo që dëshiron ta kërkojë atë, le ta kërkojë atë në shtatë netët e fundit (të Ramazanit)” (2015)
›  974.  Ebu Selema e pyeti Ebu Sa’idin r.a. për Natën e Kadrit. Ai i tha: “Hymë në Itikafme Pejgamberin a.s.. Mëngjesin e ditës së njëzetë Pejgamberi a.s. doli dhe na u drejtua duke thënë: “M7u njoftua data e Natës së Kadrit, për u bëra që ta harroj (ose e harrova), kështu që kërkojeni atë në netët tek të dhjetë ditëve të fundit të Ramazanit. (Në ëndërr) e pashë veten të bie në sexhde në ujë dhe në baltë (si shenjë treguese). Kështu pra, kush ka qenë me mua (Pejgamberin a.s.) në Itikaf, duhet të kthehet me mua (edhe për dhjetë ditë të tjera).” Kështu ne u kthyem përsëri. Ndërkohë nuk shihnim në qiell asnjë shenjë reje, kur papritur vjen një re dhe ra shi, derisa uji filloi të rrjedhë nga çatia e xhamisë e cila ishte me degë palmash hurme. Pastaj u vendosëm për falje dhe e pashë të Dërguarin e Allahut të binte në sexhde në ujë dhe në baltë, i pashë njollat e baltës në ballin e tij. (2016)
›  975.  Ibn Abbasi r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë: “Kërkojeni Natën e Kadrit në dhjetë netët e fundit të Ramazanit, natën kur kanë mbetur edhe nëntë ose shtatë ose pesë net [d.m.th. natën e 21-të, të 23-të, të 25-të, (dhe/ose të 27-të, të 29-të)].” (2021)
›  976.  Në një citim tjetër Ibn Abbasi r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. ka thënë: “(Nata e Kadrit) është në dhjetë netët e fundit të Ramazanit ose të nëntën e parë, ose në të shtatën e fundit të mbetur [d.m.th. në natën e 27″të ose të 29″të, (dhe/ose në netët e tjera tek)]. (2022)
›  977.  Aishja r.a. tregon: “Me fillimin e dhjetë ditëve të fundit të Ramazanit, Pejgamberi a.s. e shtrëngonte rrypin (punonte shumë), falej gjithë natën dhe e mbante zgjuar edhe familjen e tij (për falje)” (2024)

Postimi i radhës

Milingona dhe Mjalti

Rrugës duke ecur milingona pa një copë mjalti. U ndal, e provoi dhe deshi të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *