35 – ITIKAFI

›  978.  Aishja r.a., bashkëshortja e Pejgamberit a.s., tregon se Pejgamberi a.s. bënte gjithnjë itikaf në dhjetë ditët e fundit të Ramazanit derisa vdiq dhe pas tij këtë gjë e vazhduan gratë e tij. (2026)
›  979.  Aishja r.a., bashkëshortja e Pejgamberit a.s., tregon se Pejgamberi a.s., kur ishte në itikaf e nxirrte kokën nga xhamia (në shtëpinë tonë) dhe unë ia krihja dhe ia vajisja flokët dhe hynte në shtëpi vetëm për ndonjë nevojë.(2029)
›  980.  Ibn Umeri r.a. tregon se Umeri r.a. e pyeti Pejgamberin a.s.: “Isha betuar në kohën e padijes para-islame që të rrija një natë për itikaf në Xhaminë e
Shenjtë (Xhaminë e Qabesë në Mekë).” Pejgamberi a.s. i tha: ‘Tërmbushe betimin tënd.” (2032)
›  981.  Aishja r.a. tregon se Pejgamberi a.s. deshi të bënte itikaf. Kur shkoi te vendi ku deshi të rrinte për itikaf, ai pa disa çadra: çadrat e Aishes, të Hafsës dhe të Zejnebit. Nga kjo, ai a.s. tha: “A mendoni se ato kanë pasur si qëllim përkushtimin me këtë gjë?!” Pastaj u largua dhe nuk bëri itikaf (në Ramazan), por bëri dhjetë ditë në muajin Shevval. (2034)
›  982.  Ali Ibn Husejn r.a. tregon se Safija, bashkëshorte e Pejgamberit a.s., i ka treguar atij se ajo ka shkuar për të vizituar të Dërguarin e Allahut a.s. në xhami, kur ai ka qenë në itikafnë dhjetë ditët e fundit të Ramazanit. Ajo foli pak me të, pastaj u ngrit të kthehet në shtëpi. Edhe Pejgamberi a.s. u ngrit dhe e shoqëroi atë deri te porta e xhamisë përballë derës së Umm Selemas, kur dy burra nga ensarët kaluan andej dhe e përshëndetën të Dërguarin e Allahut a.s.. Ai a.s. u foli: “Ngadalë! (Mos u nxitoni!) Ajo është (bashkëshortja ime), Safija bint Hujej!” Ata të dy thanë: “Subhan-Allah (Lavdi i qoftë Allahut! Si mund të guxojmë të mendojmë ndonjë ligësi), o i Dërguari i Allahut!” Ata e ndjenë këtë (dhe sikur u rënduan).
Pejgamberi a.s. u tha: “Shejtani shkon në çdo pjesë të trupit të njeriut ashtu si gjaku. Pata frikë se mos shejtani do t’ju shtie ndonjë mendim të lig në zemrat (e mendjet) tuaja.” (2035)
›  983.  Ebu Hurejra r.a. tregon se Pejgamberi a.s. gjithnjë bënte itikaf çdo Ramazan dhjetë ditë, ndërsa vitin në të cilin vdiq, ai qëndroi në itikafnjëzet ditë. (2044)

Postimi i radhës

Milingona dhe Mjalti

Rrugës duke ecur milingona pa një copë mjalti. U ndal, e provoi dhe deshi të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *