36 – SHITLBLERJA DHE TREGETIA

›  984.  Abdur-Rahman Ibn Aufi r.a. tregon: y/Kur u shpërngulëm në Medine, i Dërguari i Allahut a.s. na vëllazëroi mua dhe Saad Ibn Rebi’. Saadi më tha mua: ‘Unë jam më i pasuri i ensarëve, kështu që do të të jap ty gjysmën e pasurisë. Shiko edhe dy gratë e mia dhe cilën të zgjedhësh, unë do ta ndaj dhe pasi të plotësojë kohën e caktuar, mund të martohesh ti me të,.,/ Abdur-Rahmani i tha: “Nuk kam nevojë për gjithe këtë. A ka ndonjë treg ku tregtohet?,/ Ai i tha: “Tregu i Kajnukasë.,/ Abdur-Rahmani shkoi atje qysh të nesërmen dhe solli salcë kosi dhe gjalpë. Pastaj vazhdoi të shkojë atje rregullisht dhe, pa kaluar shumë ditë, Abdur-Rahmani erdhi dhe në trup i shiheshin njolla të verdha nga era e mirë me të cilën ishte lyer. (Kur e pa këtë) i Dërguari i Allahut a.s. e pyeti atë nëse ishte martuar dhe ai i tha që po. Pejgamberi a.s. e pyeti se me kë ishte martuar. Ai i tha se ishte martuar me një grua nga ensarët. Pastaj Pejgamberi e pyeti: “Sa i dhe?” Ai i tha: “Një copëz floriri sa një bërthamë hurme.” Pejgamberi a.s. i tha: “Shtro një gosti martese qoftë edhe vetëm me një dele!” (2048)
›  985.  Nuëman Ibn Beshiri r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë: “Edhe gjërat e ligjshme (hallaU), edhe gjërat e paligjshme (haram) janë të përcaktuara qartë por ndërmjet tyre ka edhe çështje të dyshimta e të paqarta. Kësisoj, kushdo që u largohet këtyre çështjeve të dyshimta e të paqarta, që të mos bjerë në gjynah, sigurisht që do të mënjanojë çfarë është e përcaktuar qartë si e paligjshme dhe kushdo që merr guximin dhe dëshirohet në këto (çështje të dyshimta e të paqarta), është shumë i prirur që të bëjë edhe çfarë është e përcaktuar qartë si e paligjshme. (Vini re!) Gjynahet janë hima-ja (kullota private) e Allahut dhe kushdo që i kullot dhentë afër saj, është shumë i prirur të hyjë (t7i hyjnë delet) në të çdo çast.” (2051)
›  986.  Aishja r.a. tregon: “Utba Ibn Ebi Vekkasi r.a. mori besë të fortë nga vëllai i tij Saadi që të marrë djalin e robëreshës së Zamëas në shërbim të tij, pasi ai ishte biri i tij (i Utbas). Vitin e Çlirimit të Mekës, Saad Ibn Ebi Vekkasi r.a. e mori atë djalë dhe tha se është djali i vëllait të tij dhe se vëllai i tij kishte marrë besë të fortë prej tij për këtë çështje. Abd Ibn Zamëa u ngrit dhe tha: “Ai është vëllai im dhe biri i robëreshës së babait tim dhe ka lindur në shtratin e babait tim.” Pas kësaj ata të dy shkuan te Pejgamberi a.s.. Saadi tha: “O i Dërguari i Allahut (a.s.)! Ai është djali i vëllait tim dhe ai më ka marrë besën se unë do ta marr atë.” Abd Ibn Zamëa tha: “(Ai është) vëllai im dhe fëmija e robëreshës së babait tim, sepse ka lindur në shtratin e babait tim.” I Dërguari i Allahut a.s. tha: “Djali është i yti, o Abd Ibn Zamëa.” Pastaj Pejgamberi a.s. shtoi: “Djali i takon shtratit ku lind (burrit në krevatin e të cilit ka lindur) dhe gurët për atë që ka bërë marrëdhënie., imorale (imorali gurëzohet deri në vdekje).”
Pastaj Pejgamberi a.s. i tha bashkëshortes së vet, Seuda bint Zamëas, që të mbulohej prej atij djali, nga ngjashmëria që ai vuri re se ai djalë kishte me Utban, kështu që ai nuk e pa më Seudan derisa ai vdiq.” (2053)
›  987.  Aishja r.a. tregon se disa njerëz i thanë: “O i Dërguari i Allahut! Na vjen mish nga disa njerëz dhe nuk jemi të sigurt, nëse është përmendur Emri i Allahut mbi të apo jo (në kohën kur janë therur ato kafshë).” I Dërguari i Allahut a.s. u tha: “Përmendeni Emrin e Allahut (thoni: ‘Bismil-lah’) mbi të dhe hajeni atë.” (2057)
›  988.  Ebu Hurejra r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë: “Njerëzve do t7u vijë një kohë, kur njeriu nuk do të kujdeset dhe nuk do ta vrasë mendjen aspak, se nga e si i fiton paratë: në mënyrë të ligjshme apo të paligjshme.” (2059)
›  989.  Bera Ibn Azibi dhe Zejd Ibn Erkami r.av të cilët kanë qenë tregtarë në kohën e të Dërguarit të Allahut a.s. tregojnë se e kanë pyetur atë për ndërrimin e parave. Ai a.s. u ka thënë: “Në qoftë se është e drejtpërdrejtë, dorë më dorë, nuk ka të keqe, përndryshe nuk është e lejueshme.” (2060, 2061)
›  990.  Ubejd Ibn Umejri tregon: “Ebu Musa r.a. i kërkoi Umerit r.a. që ta priste, por ai nuk e priti pasi ishte i zënë, kështu që Ebu Musa u largua. Kur Umeri e mbaroi punën që kishte, i tha: “Sikur dëgjova zërin e Abdullah Ibn Kejsit? Lëreni të hyjë.” I thanë se ishte larguar. Kështu dërguan dikë dhe më thirrën dhe, kur arrita, i thashë: “Kështu jemi urdhëruar.” Umeri më tha: “Sill dëshmi, që të provosh fjalën tënde.” Ebu Musa shkoi te vendet e takimit të ensarëve dhe u kërkoi atyre dëshmi për të. Ata i thanë: “Askush tjetër nga ne nuk ta jep këtë dëshmi, përveçse më i riu prej nesh, Ebu Said Hudriu. Ebu Musa e mori atë dhe shkuan tek Umeri. Umeri i tha: “A më ka shpëtuar ky urdhër i të Dërguarit të Allahut a.s. pa marrë vesh?” Pastaj shtoi: “Kam qenë i zënë duke bërë tregti në tregje.” (2062)
›  991.  Enesi r.a. tregon se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut a.s. të thotë: “Kush dëshiron që t7i rritet pasuria ose t’i shtohet jeta, atëherë le të mbajë marrëdhënie të mira me farefisin.” (2067)
›  992.  Katada tregon se Enesi r.a. shkoi te Pejgamberi a.s. me një copë buke të lyer me gjalpë. Pejgamberi a.s. i kishte lënë peng parzmoren një çifuti në Medine dhe kishte marrë prej tij pak elb për familjen e vet. Enesi e dëgjoi atë të thotë: “Shtëpia e Muhamedit (a.s.) nuk ka asnjë sa’ grurë a drithë për darkë edhe pse ai ka nëntë gra për t’u kujdesur.” (2069)
›  993.  Mikdam r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë: “Ushqimi më i mirë që ha njeriu, është ushqimi që ai e ka fituar nga puna e duarve të veta. Pejgamberi i Allahut, Daudi a.s., ushqehej nga puna e duarve të veta.” (2072)
›  994.  Xhabiri r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. ka thënë:
“Allahu e mëshiroftë atë njeri që është i butë e bujar kur shet, kur blen dhe kur kërkon paratë e veta.,/ (2076)
›  995.  Hudhejfa r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë: “Në kohët përpara jush melekët i morën shpirtin një njeriu dhe e pyetën atë: “A ke bërë ndonjë punë të mirë (në jetën tënde)?” Ai u thotë: ‘I urdhëroja shërbyesit e mi që t7i linin kohë të pasurit të paguante borxhet kur të mundej dhe ta falnin atë (t’ia falnin borxhin atij) që ishte në gjendje të vështirë/ Kështu Allahu (u tha melekëve që ta falnin dhe Ai) e fali atë.” (2077)
›  996.  Hakim Ibn Hizam r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. ka thënë: “Shitësi dhe blerësi kanë të drejtë t’i mbajnë ose t’i kthejnë mallrat sa pa u ndarë, ose derisa të ndahen. Në qoftë se të dy palët kanë thënë të vërtetën dhe kanë përshkruar të metat dhe cilësitë (e mallit), atëherë ata do të bekohen në shitblerjen e bërë mes tyre, ndërsa, në qoftë se kanë gënjyer ose kanë fshehur diçka, atëherë ata do të humbin bekimin e shitblerjes së bërë mes tyre.” (2079)
›  997.  Ebu Saidi r.a. tregon: “Na jepnin hurma të përziera (nga plaçka e luftës) dhe ne i shisnim (me këmbim) dy sa’ (nga këto hurma) me një sa’ (hurma të mira) (i bënim trambë a i shkëmbenim dy me një). Pejgamberi a.s. na tha: “Nuk lejohet (këmbimi trambë) dy sa’ me një sa’ (dy me një), as dy dirliemë me një dirliem”, (pasi kjo është një lloj Kamate). (2080)
›  998.  Ebu Xhuhejfa r.a. tregon: “Babai bleu një skllav, i cili kishte zanat t’u hiqte gjakun e keq njerëzve me kupa. Babai i kërkoi atij veglat dhe ia theu ato. (Kur e pyeta atë për këtë që bëri) më tha: “Pejgamberi a.s. e ka ndaluar çmimin e qenit dhe çmimin e gjakut; ka ndaluar edhe zanatin e tatuazhit dhe bërjen e tatuazhit (në trup); ka ndaluar ngrënësin e kamatës dhe atë që jep kamatë; dhe i ka mallkuar ata që bëjnë figura (qeniesh të gjalla)” (2086)
›  999.  Tregon Ebu Hurejra r.a. se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut a.s. të thotë: “Betimi (i shitësit) mund ta shtyjë blerësin ta blejë mallin, por kjo do të humbë Bekimin e Allahut.” (2087)
›  1000.  Habbabi r.a. tregon: “Kam qenë farkëtar në kohën e padijes para- Islame. Aas Ibn Vail më kishte disa para borxh kështu që shkova t’ia kërkoj. Ai më tha: “Nuk t’i jap derisa të mohosh Muhamedin (a.s. si i Dërguari i Allahut)”. Unë i thashë: “Unë nuk do ta mohoj atë, derisa Allahu të ta marrë shpirtin dhe pastaj të ringjallesh.” Ai më tha: “Më lër derisa të vdes dhe të ringjallem, pastaj do të më jepen pasuri dhe fëmijë dhe do të ta paguaj borxhin tënd.” Me këtë rast zbriti ajeti Fisnik “A e ke parë atë që mohoi ajetet Tona (Kuranin dhe të Dërguarin Muhamed a.s.) dhe prapë thotë: ‘Do të më jepet me siguri pasuri dhe fëmijë (nëse do të jem gjallë përsëri)!’ A e dinte ai të fshehtën, apo mos ka marrë ndonjë premtim nga i Gjithëmëshirshmi (Allah)?!” (Kuran, v.19: 77,78) (2091)
›  1001.  Enesi r.a. tregon se një rrobaqepës e ftoi të Dërguarin e Allahut a.s. për të ngrënë diçka që kishte përgatitur dhe unë e shoqërova të Dërguarin e Allahut a.s. tek ai ushqim. Ai i shërbeu të Dërguarit të Allahut a.s. me bukë, supë me kungull dhe mish të thatë. .E pashë Pejgamberin a.s. të zgjedhë copat e kungullit nga tasi. Pastaj Enesi r.a. shtoi: “Qysh atë ditë kam vazhduar ta pëlqej kungullin.” (2092)
›  1002.  Xhabiri r.a. tregon: ”Isha me Pejgamberin a.s. në një fushatë ushtarake, kur deveja ime filloi të ecë ngadalë dhe e lodhur shumë. Vjen Pejgamberi a.s. tek unë dhe më thotë: “O Xhabir!” I përgjigjem: “Po (urdhëro)!” Më pyeti: “Ç’të ka ndodhur?,/ I thashë se deveja ime ecën ngadalë dhe është e lodhur, kështu që kam mbetur mbrapa.” Kështu ai zbriti dhe e ngacmoi devenë me shkopin e vet dhe pastaj më tha që t’i hipja asaj. I hipa dhe fillova ta ngas, kur ajo u bë aq e shpejtë, sa më duhej ta mbaja (për freri) që të mos i dilte përpara të Dërguarit të Allahut a.s.. Pastaj më pyeti: “A je martuar?” I thashë që po. Më pyeti (përsëri): “Të virgjër apo grua të martuar më parë?” I thashë se isha martuar me një grua të martuar më parë. Më tha: “Pse nuk je martuar me një të virgjër që të lozje me të dhe të lozte me ty?” I thashë se kisha motra të vogla dhe desha që të martohem me një grua që t’i mblidhte ato bashkë e t’ua krihte flokët dhe të kujdesej për to. Pejgamberi a.s. më tha: “Je nisur dhe do të mbërrish kështu që kur të arrish, të këshilloj të shoqërohesh me gruan tënde (që të mund t’u lindë një djalë i mençur).” Pastaj më pyeti: “A do ta shesësh devenë tënde?” I thashë që po dhe ai a.s. e bleu për një nkije flori. I Dërguari i Allahut a.s. arriti përpara meje, ndërsa unë arrita në mëngjes. Kur shkova në xhami, e gjeta te dera e xhamisë. Ai a.s. më pyeti: “A tani mbërrite?” I thashë që po. Më tha: “Lëre devenë dhe hyr në xhami e fal dy rekate namaz.” Kështu pra, hyra në xhami dhe u fala. Ai a.s. i tha Bilalit të peshojë dhe të më japë një nkija flori dhe Bilali ma peshoi shumë saktë e drejt dhe u largova. Pejgamberi a.s. çoi e më thirri. Mendova se tani do të më kthente devenë time të cilën e urreja më shumë se çdo gjë tjetër, por ai a.s. më tha: “Merre devenë tënde dhe mbaje edhe vlerën e saj.” (2097)
›  1003.  Ibn Umeri r.a. tregon se ai bleu një deve që vuante nga një sëmundje që shkakton etje të madhe e të pashuar nga një burrë, i cili kishte edhe një ortak tjetër në tregti. Ortaku vjen tek unë (Ibn Umeri) dhe më thotë: “Ortaku im të ka shitur një deve, që vuan nga sëmundja e etjes, ndërsa nuk të ka njohur.” (Ibn Umeri) i tha atij që ta marrë atë prapë. Kur ai shkoi ta marrë atë, Ibn Umeri i tha: “Lëre, sepse jam i kënaqur me gjykimin e të Dërguarit të Allahut a.s., se nuk ka adva (asnjë sëmundje ngjitëse nuk mund të kalojë tek të tjerët pa lejen e Allahut)” (2099)
›  1004.  Enesi r.a. tregon se Ebu Taiba i hodhi kupa të Dërguarit të Allahut a.s., kështu që ai urdhëroi që ta paguanin atë me një sa hurma dhe i urdhëroi pronarët e tij t’ia pakësonin atij detyrimin, (sepse ai ishte skllav dhe duhet tru paguante atyre taksë). (2102)
›  1005.  Ibn Abbasi r.a. tregon se një herë Pejgamberi a.s. nxori gjakun e keq dhe e pagoi mjekun që ia hodhi kupat. Po të kishte qenë kjo gjë e palejueshme, Pejgamberi a.s. nuk do ta kishte paguar atë. (2103)
›  1006.  Aishja r.a. tregon se kishte blerë një shilte me figura (qeniesh të gjalla)..
Kur i Dërguari i Allahut a.s. e pa atë, mbeti në këmbë te dera dhe nuk hyri brenda. Vura re në fytyrën e tij shenja pakënaqësie, kështu që i thashë: “O i Dërguari i Allahut! 1 pendohem Allahut dhe para të Dërguarit të Tij. Çfarë gjynahu kam bërë.” I Dërguari i Allahut a.s. më pyeti: “Ç’është kjo shilte?” I thashë: “E bleva për ty, për t’u ulur dhe për t’u mbështetur në të.” Ai a.s. më tha: “Ata që i bëjnë këto figura (qeniesh të gjalla) do të ndëshkohen Ditën e Kiametit. Atyre do t’u thuhet: 7ePuni jetë krijimeve tuaja,!,/ Pejgamberi a.s. shtoi: “Në atë shtëpi që ka figura (qeniesh të gjalla), nuk hyjnë melekët.” (2105)
›  1007.  Ibn Umeri r.a. tregon: “Ishim me Pejgamberin a.s. në një udhëtim. Unë po ngisja një deve të prapë të Umerit dhe nuk po mundesha ta shaloj. Kështu, ajo gjithnjë do të dilte para grupit, ndërsa Umeri e mbante dhe e kthente prapa. Përsëri ajo doli përpara, dhe përsëri Umeri e ktheu prapa. Pejgamberi a.s. i kërkoi Umerit që t’ia shiste atij atë deve. Umeri i tha: “Është e jotja, o i Dërguari i Allahut!” (Por) ai a.s. i tha që t’ia shiste (dhe jo t’ia bënte dhuratë). Kështu Umeri ia shiti atë të Dërguarit të Allahut a.s., pastaj ai a.s. i tha Abdullah Ibn Umerit: “Ajo deve është e jotja (si dhuratë prej meje), o Abdullah Ibn Umer dhe bëj ç’të duash me të.” (2115)
›  1008.  Ibn Umeri r.a. tregon se dikush shkoi te Pejgamberi a.s. dhe i tha se atë e gënjenin gjithnjë në blerje. Pejgamberi a.s. i tha atij që, kur të blente diçka, të thoshte (pra, shitësit): “Pa mashtrim.” (d.m.th. se ai ka të drejtë t7ia kthejë atij mallin, nëse e pëlqen atë). (2117)
›  1009.  Aishja r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. ka thënë: “Një ushtri do të sulmojë Kabën dhe kur pushtuesit të arrijnë në Beida, i gjithë vendi do të fundoset dhe do ta gëlltisë të gjithë ushtrinë.” I thashë: “O i Dërguari i Allahut! Si do të fundosen të gjithë pa përjashtim, ndërkohë që mes tyre do të jenë tregjet e tyre (ata që janë marrë me tregti dhe jo si pushtues) si edhe njerëz të tjerë që nuk janë prej atyre?” Ai a.s. më tha: “Ata do të fundosen nga i pari tek i fundit, por do të ringjallen dhe do të gjykohen sipas qëllimeve që kanë pasur.” (2118)
›  1010.  Enes Ibn Malik r.a. tregon: “Ndërsa Pejgamberi a.s. ishte në treg, dikush e thërret: “O Ebul-Kasim!” Ai a.s. u kthye nga ai. Burri i tha: “I thirra këtij tjetrit (një burri tjetër).”
Atëherë Pejgamberi a.s. tha: “Vini emrin tim, por mos vini nofkën time.” (2120)
›  1011.  Ebu Hurejra r.a. tregon: “Një herë Pejgamberi a.s. doli jashtë ditën. As ai nuk më foli mua, as unë nuk i fola atij, derisa, kur arriti në tregun Benu Kajnuka, u ul në oborrin e shtëpisë së Fatimes dhe kërkoi djalin e vogël (nipin e tij Hasanin r.a.), por Fatimja e vonoi pak djalin brenda. Mendova se ajo, ose po ia ndërronte rrobat, ose po e lante. Pas pak djali doli duke vrapuar dhe, pasi e përqafoi dhe e puthi atë, Pejgamberi a.s. tha: “O Allah! Duaje atë dhe duaje këdo që e do atë.” (2122)
›  1012.  Nafiu tregon se Ibn Umeri r.a. u ka treguar atyre se në kohën e Pejgamberit a.s. njerëzit blinin ushqim nga karvanët kalimtarë. Pejgamberi a.s. i ndalonte ata që ta shisnin (ushqimin e blerë) aty ku e blenë, (por duhet të prisnim) derisa ta çonin atë te tregu i ushqimeve. Ibn Umeri r.a. shton: “Pejgamberi a.s. e ndalonte edhe rishitjen e ushqimeve nga dikush që e kishte blerë, derisa ta merrte atë (plotësisht masën e blerë nga shitësi i parë) në masë të plotë.” (2123, 2124)
›  1013.  Ata Ibn Jesari tregon: “E takova Abdullah Ibn Amr Ibn Aasin dhe i kërkova: “Më tregon përshkrimin e të Dërguarit të Allahut a.s. që përmendet në Teurat.” Ai u përgjigj: “Po. (Betohem) për Allahun! Ai përshkruhet në Teurat me disa nga cilësitë të cilat i janë dhënë atij edhe në Kuran të tilla si: ‘O Pejgamber! Ne të kemi dërguar ty si dëshmitar (për Fenë e Vërtetë të Allahut), dhe si përgëzues të besimtarëve të përkushtuar, dhe paralajmërues për mosbesimtarët, dhe mbrojtës për analfabetët. Ti je robi Im, i Dërguari Im dhe të kam emëruar “I Mbështeturi (tek Allahu)”. Ti nuk je as i pasjellshëm, as i ashpër, as bën zhurmë nëpër tregje dhe ti nuk u bën keq atyre që të bëjnë keq ty, por sillesh ndaj tyre me ndjesë e shpirtmirësi. Allahu nuk do ta lërë të vdesë atë (të Dërguarin a.s.), derisa ai të drejtojë njerëzit e kërrusur, duke i bërë ata të thonë: ‘Laa ilalie il-lAllah’, (nuk ka të adhuruar tjetër të merituar përveç Allahut), me anë të së cilës do të hapen ‘sytë e verbuar, veshët e shurdhuar dhe zemrat e mbyllura,.,/ (2125)
›  1014.  Xhabiri r.a. tregon: “Abdullah Ibn Amr Ibn Harami vdiq, duke u pasur borxhe njerëzve. I thashë Pejgamberit a.s. që të ndërmjetësonte te huadhënësit e tij për t’ia ulur pak borxhet. Pejgamberi a.s. ua kërkoi atyre këtë, por ata nuk pranuan, kështu që ai më tha mua: “Shko dhe ndaji hurmat e tua sipas llojeve: Axhva në një anë, Adhka-Zejdin mënjanë etj., pastaj më ço fjalë mua.” Kështu bëra dhe i thirra Pejgamberit a.s. Ai a.s. erdhi dhe u ul në krye, a në mes të grumbujve dhe më tha: “Peshoji hurmat për njerëzit (hua-dhënës).” Kështu unë peshova për ta, derisa pagova të gjitha borxhet, ndërsa hurmat e mia mbetën si të mos ishte hequr asgjë prej tyre. (2127)
›  1015Mikdami r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë: “ Peshojeni ushqimin tuaj dhe kështu do të bekoheni.
›  1016.  Abdullah Ibn Zejdi r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë:
“Pejgamberi Ibrahim a.s. e bëri Mekën të Shenjtë dhe e luti Allahun që ta bekonte atë, ndërsa unë e kam bërë Medinen të Shenjtë siç e bëri Ibrahimi a.s. Mekën të Shenjtë dhe iu luta Allahut për të bekuar masat e saj, mndd-m e saj dhe sa’-in e saj, ashtu siç u lut Ibrahimi a.s. për Mekën.” (2129)
›  1017.  Ibn Umeri r.a. tregon: “I kam parë të ndëshkohen në kohën e të Dërguarit të Allahut a.s. ata që i blinin ushqimet pa peshuar dhe që i shisnin para se tri çonin në shtëpitë e tyre.” (2131)
›  1018.  Ibn Abbasi r.a. tregon se i Dërguari i Allahut e ka ndaluar shitjen e ushqimit para se të peshohet dhe të kalojë plotësisht në dorë të tij. E pyetën Ibn Abbasin: “Si është kjo?” Ibn Abbasi u përgjigj: “Kjo është njësoj si të shesësh para për para, pasi ushqimi nuk i është dorëzuar blerësit të parë, i cili tashmë u bë shitës i tij.” (2132)
›  1019.  Umeri r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. ka thënë:
“Bërja trambë (shkëmbimi) e floririt me flori është fajde, përveç nëse është dorë më dorë dhe në të njëjtën masë; edhe gruri me grurë është fajde, përveç nëse është dorë më dorë dhe në të njëjtën masë; edhe hurmat me hurma është fajde, përveç nëse është dorë më dorë dhe në të njëjtën masë; edhe elbi me elb është fajde, përveç nëse është dorë më dorë dhe në të njëjtën masë.” (2134)
›  1020.  Ebu Hurejra r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. e ka ndaluar: që një qytetar të shesë mall në emër të një fshatari; edhe shitjen nexhsh; edhe një shitës nuk duhet të nxisë dikë i cili ka blerë diçka ta kthejë atë për t’i blerë mallin e vet; nuk duhet kërkuar edhe dora e një vajze që është fejuar me dikë tjetër; edhe një grua nuk duhet të nxisë një grua tjetër që të ndahet nga burri për t’i zënë asaj vendin.” (2140)
›  1021.  Xhabiri r.a. tregon: “Dikush vendosi që një skllav i vet të mund të çlirohej pas vdekjes së tij. Mirëpo, ndërkaq, ai pati nevojë për para, kështu që Pejgamberi a.s. ia mori robin dhe tha: “Kush do ta blejë këtë skllav nga unë?” Atë e bleu Nuajm Ibn Abdullahu me një çmim të caktuar dhe Pejgamberi a.s. ia dha atij skllavin.” (2141)
›  1022.  Ibn Umeri r.a. tregon: “I Dërguari i Allahut a.s. e ka ndaluar shitjen e quajtur habal-iil-habal. Ajo ka qenë e njohur në kohën e padijes para- islame. Atëherë klienti paguante çmimin e një deveje femër të palindur akoma, por që mund të lindte nga deveja e parë e një deveje të pranishme.” (2143)
›  1023.  Ebu Hurejra r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. ka thënë: “Kush blen një dele të lënë pa mjelë gjatë dhe pastaj e mjel vetë, atëherë ai mund ta mbajë nëse është i kënaqur me të, ose mund ta kthejë nëse nuk i pëlqen, ndërsa për qumështin e mjelur duhet t’i japë edhe një sa’ hurma.” (2151)
›  1024.  Ebu Hurejra r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë: “Në qoftë se skllavja kryen marrëdhënie imorale dhe kjo gjë provohet qartë, atëherë pronari i saj duhet ta fshikullojë atë dhe pas kësaj nuk duhet që t’ia përmendë pas ndëshkimit të ligjshëm që i ka dhënë.
Dhe në qoftë se e përsërit imoralitetin, atëherë përsëri fshikullohet dhe nuk i përmendet ajo që bëri pas ndëshkimit të ligjshëm që iu dha, por, në qoftë se ajo e bën një gjë të tillë për herë të tretë, atëherë pronari i saj duhet ta shesë atë, qoftë edhe për një copë litar leshi.,/ (2152)
›  1025.  Ibn Abbasi r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. ka thënë:
“Mos u dilni përpara karvanëve të tregtarëve në rrugë (për t7u blerë atyre mallrat para se të njohin çmimet e tregut dhe të mos shesë qytetari prodhimet e fshatarit në emër të këtij të fundit.”
E pyetën Ibn Abbasin: “Ç’do të thotë fjala e tij: ‘që qytetari të mos shesë prodhimet e fshatarit për të?7” Ai u përgjigj: “Ai nuk duhet të bëhet agjent tregtar i fshatarit.” (2158)
›  1026.  Ibn Umeri r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. ka thënë: “Nuk duhet të prishni një marrëveshje shitblerjeje të dikujt (për të përfituar për të shitur mallin tuaj) dhe mos i dilni përpara karvanit (të mallit për të blerë prej tij), (por prisni) derisa të arrijë në vendin e tregtimit.” (2165)
›  1027.  Ibn Umeri r.a. tregon: “I Dërguari i Allahut a.s. e ka ndaluar shitjen mnzabene. Muzabene është të shesësh hurma të freskëta me hurma të thata me masë dhe shitja e rrushit të thatë me rrush të freskët me masë/’ (2171)
›  1028.  Malik Ibn Aus r.a. tregon: “Kisha nevojë për të thyer njëqind dinarë. Talha Ibn Ubjedilahu më thirri dhe e biseduam çështjen dhe pranoi të m’i ndërrojë (dinarët). Kështu ai i mori monedhat e arit, i rrotulloi dhe i ktheu në duar pastaj tha: “Prit sa të më vijë magazinieri nga pylli.,/ Ndërkohë, Umeri r.a. po në dëgjonte dhe tha: “Për Allah! Nuk duhet të ndahesh nga Talha derisa të marrësh paratë prej tij pasi i Dërguari i Allahut a.s. ka thënë: ‘Shitja e floririt me flori është fajde, përveçse atëherë kur ndërrimi është dorë për dorë (i menjëhershëm) dhe me të njëjtën masë’.” (Hadithi vazhdon sipas nr. 1019/2134) (2174)
›  1029.  Ebu Bekra r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. ka thënë: “Mos shisni flori me flori, në qoftë se nuk është në të njëjtën peshë, as argjend me argjend, në qoftë se nuk është në të njëjtën peshë (dhe gjithnjë dorë më dorë), por mund të shisni ar me argjend, ose argjend me ar si të doni (në peshë, por dorë më dorë).” (2175)
›  1030.  Ebu Said Hudriu r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. ka thënë: “Mos e këmbeni floririn me flori, përveçse kur është me të njëjtën peshë (dhe dorë më dorë), as mos e këmbeni një sasi më të madhe për një sasi më të vogël ose anasjelltas, as mos e këmbeni argjendin me argjend, përveçse kur është me të njëjtën peshë (dhe dorë më dorë), as mos e këmbeni një sasi më të madhe për një sasi më të vogël ose anasjelltas, as mos e këmbeni floririn ose argjendin, që nuk e keni në dorë në kohën e marrëveshjes, për shitblerje me flori ose argjend që e keni ndërkohë në dorë.” (2177)
›  1031.  Ebu Said Hudriu r.a. thotë: “(Është i lejueshëm) këmbimi i dinarit me dinar dhe i dirhemit me dirhem.” Ebu Salih (treguesi i dytë i hadithit) i thotë: “Ibn Abbasi nuk thotë kështu.” Ebu Said Hudriu i thotë Ibn Abbasit r.a.: ” A e ke dëgjuar këtë nga Pejgamberi a.s. apo mos e ke gjetur në Librin e Allahut të Lartë?” Ibn Abbasi i thotë: “Nuk them asgjë të tillë dhe ju e njihni të Dër.guarin e Allahut a.s. më mirë sesa unë, por më mjafton Usama se Pejgamberi a.s. ka thënë: ‘Nuk ka fajde (në ndërrimin e parave), përveçse kur këmbimi nuk bëhet dorë më dorë (në çast).” (2178,2179)
›  1032.  Ebu Minhali tregon: “E pyeta Bera Ibn Azibin dhe Zejd Ibn Erkamin r.a. për ndërrimin e parave. Secili prej tyre më tha (për njëri-tjetrin): “Ai është më i mirë se unë”,- dhe të dy më thanë: “I Dërguari i Allahut a.s. ka ndaluar këmbimin e argjendit me flori veresie (me pagesë të vonuar)” (2180, 2181)
›  1033.  Ibn Umeri r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. ka thënë:
“Mos i shisni frutat e hurmave derisa të jenë të sigurta se nuk i dëmton gjë (kalben, u bie sëmundje etj.) dhe mos shisni hurma të freskëta me hurma të thata.” Ndërsa Zejd Ibn Thabiti r.a. thotë: “Më vonë i Dërguari i Allahut a.s. e lejoi shitjen e frutave (hurmave) të pjekura në pemë me hurma të freskëta ose të thata (shitja Arija) dhe nuk e ka lejuar për asgjë tjetër këtë lloj shitje.” (2183, 2184)
›  1034.  Xhabiri r.a. tregon se Pejgamberi a.s. e ka ndaluar shitjen e frutave pa u pjekur dhe asnjë frut nuk duhet të shitet, përveçse me dinarë ose dirhemë (pra me para), përveç pemëve araja (të cilat mund të shiten me hurma të thata). (2189)
›  1035.  Ebu Hurejra r.a. tregon se Pejgamberi a.s. e ka lejuar shitjen e hurmave araja me kusht që të jenë rreth 5 ensnk (rreth 675 kg) ose më pak. (2190)
›  1036.  Zejd Ibn Thabit r.a. tregon se në kohën e të Dërguarit të Allahut a.s. njerëzit bënin tregti me fruta. Kur i prisnin vilet e hurmave dhe blerësit vinin të kërkonin porositë e tyre, shitësit u thoshin: “Hurmat e mia u kalbën, u ka rënë sëmundje, kanë rënë përtokë para se të piqen.” Kësisoj do të vazhdonin të ankoheshin për të metat e prodhimeve të shitura, kështu që i Dërguari i Allahut a.s. tha: “Mos i shisni frutat para se të duken qartë cilësitë dhe vlerat e tyre (që nuk i prek më asnjë dëmtim si sëmundje, kalbje etj.)” duke i këshilluar pasi ata u grinden shumë. (Harixha Ibn Zejd tregon se Zejdi nuk i shiste frutat e tokës së tij derisa të dukej Plejada dhe mund të dalloheshin frutat e verdha të papjekura nga të kuqet e pjekura). (2193)
›  1037.  Xhabiri r.a. tregon se Pejgam- beri a.s. e ka ndaluar shitjen e frutave (hurmave), derisa ato të skuqen, ose të zverdhen dhe që mund të hahen. (2196)
›  1038.  Enesi r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. ka ndaluar shitjen e frutave para se të piqen plotësisht. E pyetën atë “Ç’do të thotë ‘para se të piqen plotësisht,,/? Ai u përgjigj: “Derisa ato të skuqen (për hurmat).” Më pas i Dërguari i Allahut a.s. shtoi: “Në qoftë se Allahu i dëmton frutat, ç’të drejtë ka atëherë dikush t’i marrë paratë e vëllait të vet (e njerëzve)?” (2198)
›  1039.  Ebu Sa’id Hudrij dhe Ebu Hurejra r.a. tregojnë se i Dërguari i Allahut a.s. emëroi dikë drejtues të Hajberit. Ai i sjell atij (a.s.) hurmat më të shkëlqyera. Pejgamberi a.s. e pyeti: “A kështu janë të gjitha hurmat e Hajberit?” Ai u përgjigj: “Jo, për Allah, o i Dërguari i Allahut! Por ne ndërrojmë një masë të këtij lloji me dy masa të hurmave tona dhe dy masa me tri masa nga tonat.” I Dërguari i Allahut a.s. tha: “Mos vepro kështu (sepse kjo është lloj kamate), por shiti hurmat e përziera (që janë më të këqija) me para dhe pastaj bli hurma më të mira me para.” (2101, 2102)
›  1040.  Enesi r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. ka ndaluar (disa lloje shitjesh): shitjen muhakala (44), shitjen muhadara (shitja e drithërave ose zarzavateve para se të piqen dhe të duket qartë vlera dhe cilësia e tyre), shitjen mulamese, munabedhe dhe muzabene (hadithi nr. 1027/2171 dhe 44). (2207)
›  1041.  Aishja r.a. tregon se Hindi, nëna e Muavijes r.a. i thotë të Dërguarit të Allahut a.s.: “Ebu Sufjani (bashkëshorti i saj) është kurnac. A më lejohet (a nuk bëj gjynah) që të marr nga paratë e tij fshehurazi?” Pejgamberi a.s. i tha asaj: “Ti dhe djemtë e tu mund t’i merrni aq sa ju mjafton: me maturi dhe arsyeshëm.” (2211)
›  1042.  Xhabiri r.a. tregon se i Dërguari i Allahut i ka dhënë përparësi parablerje ortakut në çdo pasuri të përbashkët, por, në qoftë se kufijtë e pasurisë së secilit ortak janë të përcaktuara ose rrugët dhe mënyrat (e veprimtarisë) janë të vendosura, atëherë nuk ka më të drejtë parablerjeje. (2213)
›  1043.  Ebu Hurejra r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka rrëfyer: “Pejgamberi Ibrahim a.s. doli për udhë me (të shoqen e tij) Sara dhe hyri në një qytet në të cilin ishte një nga mbretërit e shumtë ose një nga tiranët e shumtë. Atij (mbretit) i thanë se Ibrahimi ka ardhur në qytet i shoqëruar me një grua shumë të bukur. Kështu mbreti çoi të dërguar tek
Ibrahimi dhe e pyeti: ‘O Ibrahim! Kush është ajo grua me ty?’ Ibrahimi iu përgjigj: ‘Ajo është motra ime (d.m.th. motra në fe sepse të dy ishin muslimanë)/ Pastaj Ibrahimi iu kthye asaj dhe i tha: ‘Mos e kundërshto fjalën time, sepse u thashë që ti je motra ime. Për Allah! Nuk ka besimtarë të vërtetë në tokë përveç teje dhe meje/ Pastaj Ibrahimi e çoi atë tek mbreti. Kur mbreti i shkoi asaj, ajo u ngrit dhe mori avdes, u fal dhe tha: ‘O Allah! Në qoftë se unë të kam besuar Ty dhe të Dërguarin Tënd dhe e kam ruajtur veten nga kushdo tjetër përveç bashkëshortit tim, atëherë të lutem mos e lejo këtë mosbesimtar të më mposhtë mua/ Nga kjo mbreti ra pa ndjenja (ose sikur i ra sëmundja e tokës) dhe filloi të lëvizë këmbët. Duke parë gjendjen e mbretit, Sara tha: ‘O Allah! Nëse ai do të vdesë njerëzit do të thonë se e kam vrarë unë atë/ Mbreti e rimori fuqinë dhe bëri drejt asaj, por ajo u ngrit përsëri dhe mori avdes, u fal dhe tha: ‘O Allah! Në qoftë se unë të kam besuar Ty dhe të Dërguarin Tënd dhe e kam ruajtur veten nga kushdo tjetër përveç bashkëshortit tim, atëherë të lutem mos e lejo këtë mosbesimtar të më mposhtë mua/ Mbreti ra përsëri pa ndjenja (ose sikur i ra sëmundja e tokës) dhe filloi të lëvizë këmbët. Duke e parë mbretin në atë gjendje Sara tha: ‘O Allah! Nëse ai do të vdesë, njerëzit do të thonë se e kam vrarë unë/ Mbreti pësoi dy a tri goditje dhe, pasi e mori veten nga goditja e fundit, tha: ‘Për Allah! Ju më keni sjellë mua një shejtan! Çojani atë Ibrahimit dhe i jepni asaj Haxhiren/ Kështu ajo u kthye tek Ibrahimi dhe tha: ‘Allahu e poshtëroi mosbesimtarin dhe na dha një robëreshë për shërbyese/” (2217)
›  1044.  Ebu Hurejra r.a. tregon: “I Dërguari i Allahut a.s. ka thënë: “Për Atë, në Duart e të Cilit është shpirti im! Padyshim që biri i Merjemes (Isai a.s.)shpejt do të zbresë mes jush, popullit (musliman), dhe do të gjykojë njerëzit me drejtësi me Ligjin e Kuranit (si udhëheqës i drejtë), do të thyejë kryqin, do të vrasë derrat dhe do të heqë xhizjen. Do të ketë bollëk parash dhe askush nuk do të pranojë të marrë lëmoshë.” (2222)
›  1045.  Ibn Abbasi r.a. tregon se i vjen një burrë dhe i thotë: “O Ibn Abbas! Unë jam një njeri. Jetesa ime është nga puna e duarve të mia dhe bëj këto figura.” Ibn Abbasi i thotë: “Do të të tregoj vetëm ç’kam dëgjuar nga i Dërguari i Allahut a.s.. E kam dëgjuar atë të thotë: ‘Kush bën një figurë (qenieje të gjallë) do të ndëshkohet nga Allahu për t’i dhënë asaj shpirt, por ai kurrë nuk do të mundet që t’i japë jetë asaj’.” Duke dëgjuar këtë piktori psherëtiu thellë dhe iu zverdh fytyra. Ibn Abbasi i tha: “Sa keq! Në qoftë se do të bësh përsëri figura, unë të këshilloj të bësh figura pemësh dhe objektesh të tjera të pajeta e pa shpirt.” (2225)
›  1046.  Ebu Hurejra r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë: “Allahu i Lartë thotë: ‘Unë do të jem kundër tri (lloje të) njerëzve Ditën e Kiametit:
1. Kundër atij që bën një marrëveshje në Emrin Tim, por tradhton,
2. Kundër atij që shet një njeri të lirë (si rob) dhe ha çmimin e tij dhe
3. Kundër atij që merr në punë një punëtor, i cili i kryen gjithë punën e ngarkuar, por nuk ia paguan atij hakun/” (2227)
›  1047.  Xhabiri r.a. tregon se vitin e çlirimit të Mekës, ai e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut a.s. të thotë: “Allahu dhe i Dërguari i Tij e kanë ndaluar tregtinë e pijeve alkoolike, të kafshëve të ngordhura, të derrave dhe të idhujve.” Njerëzit e pyetën: “O i Dërguari i Allahut! Po për dhjamin e kafshëve të ngordhura pasi ne e përdorim atë për lyerjen e anijeve dhe të lëkurave, ndërsa njerëzit e përdorin për kandila ndriçimi?” Ai a.s. tha: “Jo, ai është i paligjshëm (në Ligjin Islam, haram për t7u përdorur).” Pastaj i Dërguari i Allahut a.s. nga kjo shtoi: “Allahu i mallkoftë çifutët, pasi Allahu ua pati ndaluar atyre dhjamin (e kafshëve), megjithatë ata e shkrinin dhjamin dhe e shisnin, duke ngrënë kështu çmimin e tij!” (2236)
›  1048.  Ebu Mesud ensari r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. ka ndaluar marrjen e çmimit të qenit, paratë e fituara nga prostitucioni dhe fitimin e falltarit (të gjitha këto janë haram).” (2237)

Postimi i radhës

Milingona dhe Mjalti

Rrugës duke ecur milingona pa një copë mjalti. U ndal, e provoi dhe deshi të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *