38 – E DREJTA E PARABLERJES

›  1052.  Ebu Rafiu, robi i liruar i Pejgamberit a.s., tregon se ai shkoi te Sa’d Ibn Ebi Vekkasi dhe i kërkoi këtij që t’i blejë dy banesat në shtëpinë e tij. Sa’di i tha: “Për Allah! Nuk të jap më shumë se katër mijë dirhemë me këste.” Ebu Rafiu i tha: “Më kanë dhënë pesë mijë dinarë për to dhe, po të mos kisha dëgjuar Pejgamberin a.s. të thotë: ‘Fqinji ka të drejtë më shumë se çdokush tjetër për arsye të afërsisë së tij’,- nuk do të t’i jepja për katër mijë dirhemë, ndërkohë që më kanë dhënë për to pesë mijë dinarë (dhe një dinar ka dhjetë dirhemë).” Kështu ai ia shiti ato Sa’dit. (2258)
›  1053.  Aishja r.a. tregon se e ka pyetur të Dërguarin e Allahut a.s.: “Kam dy fqinjë dhe dua të di se cilit prej tyre duhet t’i jap dhurata.” Ai a.s. i tha: “Atij që e ka derën më afër teje.” (2259)

Postimi i radhës

Milingona dhe Mjalti

Rrugës duke ecur milingona pa një copë mjalti. U ndal, e provoi dhe deshi të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *