› 1054. Ebu Musa r.a. tregon: “Shkova te Pejgamberi a.s. me dy burra nga fisi Eshariu dhe i thashë atij: “Nuk e dija se këta të dy kërkojnë punë.” Pejgamberi a.s. tha: “Jo, ne nuk caktojmë në punët tona ata që na i kërkojnë me ngulm që t’i punësojmë.” (2261)
› 1055. Ebu Hurejra r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë: “Çdo pejgamber që ka dërguar Allahu ka ruajtur delet.” Shokët e tij e pyetën: “A edhe ti?” Pejgamberi a.s. tha: “Po, kam ruajtur dhentë e banorëve të Mekës për disa kirat.” (2262)
› 1056. Ebu Musa r.a. tregon: Pejgamberi a.s. ka thënë: “Shembulli i muslimanëve, çifutëve dhe i të krishterëve është si shembulli i një njeriu, i cili mori në punë punëtorë që të punojnë për të nga mëngjesi e deri në mbrëmje për një punë të caktuar. Ata punuan deri në mesditë dhe pastaj thanë: ‘Ne nuk i duam paratë e tua që i kishe caktuar për ne dhe ajo që kemi bërë, le të shkojë kot/ Njeriu u tha atyre: ‘Mos e ndërprisni punën, por plotësojeni atë që ka mbetur prej saj dhe merrni pagesën tuaj të plotë/ Por ata nuk pranuan dhe ikën (si çifutët të cilët nuk pranuan të besojnë në mesazhin e Isait a.s.). Njeriu mori në punë një grup tjetër pas tyre dhe u tha: ‘Plotësoni (duke punuar) pjesën e ditës që ka mbetur dhe ju do të keni pagesën e caktuar për grupin e parë/ Kështu, ata punuan deri në kohën e pasdites e pastaj thanë: ‘Le të shkojë kot ajo që kemi bërë dhe mbaje për vete pagesën e caktuar për ne/ Njeriu u tha: Tlotësoni pjesën e mbetur të punës, pasi vetëm fare pak ka mbetur nga dita7, por ata nuk pranuan (ashtu si të krishterët, që nuk pranuan të besojnë në mesazhin e Muhamedit a.s.). Pas kësaj, ai zuri në punë një grup tjetër për të punuar për pjesën tjetër të ditës deri në perëndim të diellit dhe ata morën shpërblimin e dy grupeve të parë. Kështu është shembulli i këtyre njerëzve (muslimanëve) dhe shembulli i kësaj Drite. (Besimi i pastër Islam në Një Zot të Vetëm, Kurani dhe Suneti – rruga e Pejgamberit a.s. në vënien në jetë të kësaj feje dhe udhëzimi në të), të cilën ata e kanë përqafuar me vullnet. (2271)
› 1057. Abdullah Ibn Umeri r.a. tregon: “I Dërguari i Allahut a.s. ka treguar: “Një herë tre vetë (nga popujt e mëparshëm) po udhëtonin, kur papritmas i zë shiu dhe ata u strehuan në një shpellë. Hyrja e shpellës u zu befas nga një shkëmb i madh, ndërsa ata ishin brenda. Ata i thanë njëri-tjetrit: ‘O ju! Asgjë nuk mund t’ju shpëtojë përveçse e vërteta, prandaj secili prej jush të kërkojë ndihmën e Allahut duke përmendur një vepër të atillë që ai e mendon se e ka bërë me përkushtim e vërtetësi (vetëm për të fituar Kënaqësinë e Allahut)/ Kështu, njëri prej tyre tha: ‘O Allah! Ti e di se unë pata një punëtor që punonte tek unë për një farak (rreth 10-12 kg.) orizi, por ai u largua pa e marrë atë (si shpërblim për punën e bërë). Unë e mbolla atë farak orizi dhe me prodhimin që u bë, unë bleva lopë (për të dhe ato m’u shtuan shumë). Më pas, kur ai erdhi të më kërkojë pagesën e tij, unë i thashë: ‘Shko tek ato lopë dhe vëri përpara!7 Ai më tha. ‘O rob i Allahut! Po ti ke për të më paguar vetëm një farak oriz!7 Unë i thashë atij: ‘Shko tek ato lopë dhe merri, pasi ato janë rezultati i atij faraku orizi7 Kështu, ai i mori ato. O Allah! Nëse Ti e quan se unë e bëra këtë nga frika prej Teje, atëherë, të lutem, largoje shkëmbin!7 Shkëmbi luajti pak nga hyrja e shpellës. I dyti tha: ‘O Allah! Ti e di se kisha prindër të moshuar të cilëve unë gjithnjë u jepja qumësht nga delet e mia çdo natë. Një natë unë u vonova dhe, kur erdha, ata kishin rënë në gjumë, ndërsa gruaja dhe fëmijët po qanin nga uria. Unë nuk i lashë ata (familjen time) të pinin, derisa të kishin pirë më parë prindërit e mi. Kështu, nuk më pëlqente t’i zgjoja ata dhe, po kështu, nuk më pëlqente që ata të flinin pa pirë qumështin. Unë vazhdova të pres (që ata të zgjoheshin), derisa zbardhi dita e re. O Allah! Nëse Ti e quan se unë e bëra këtë nga frika prej Teje, atëherë, të lutem, largoje shkëmbin!/ Kështu shkëmbi lëvizi aq sa ata të mund të shihnin qiellin (por pa mundur të dilnin). Tjetri tha: ‘O Allah! Ti e di se unë kisha një të afërme që, ishte më e dashura për mua dhe unë u mundova ta kandis atë, por ajo nuk pranoi, përderisa unë t’i paguaja asaj njëqind dinarë. Kështu, unë e mblodha shumën dhe ia çova asaj dhe ajo më lejoi që unë të fle me të. Por, kur qeshë mes këmbëve të saj, ajo më tha: ‘O robi i Allahut! Kije frikë Allahun dhe mos ma prish vajzërinë veçse me të drejtë (me martesë)!’ Unë u ngrita dhe ia lashë asaj njëqind dinarët. O Allah! Nëse Ti e quan se unë e bëra këtë nga frika prej Teje, atëherë, të lutem, largoje shkëmbin.1, Në këtë mënyrë Allahu i liroi ata (e largoi shkëmbin) dhe ata dolën nga shpella/’ (2272,3465)
› 1058. Tregon Ebu Said r.a.: Një grup shokësh të Pejgamberit a.s. dolën në një udhëtim, derisa, kur arritën disa fise arabe, (i zuri nata). Udhëtarët u kërkuan atyre që t’i pranojnë për miq, por ata (banorët) nuk pranuan. Kryetarin e atij fisi e kishte kafshuar një gjarpër (a thumbuar një akrep) dhe ata bënë gjithë ç’mundën për ta shëruar, por më kot. Disa thanë: “Asgjë s’ka ndikuar tek ai. A shkoni tek ata (udhëtarët) të cilët qenë këtu natën? Mbase ndonjë prej tyre ka ndonjë gjë (për të kuruar).” Kështu ata shkuan te grupi (i shokëve të Pejgamberit a.s.) dhe u thanë: “Kryetarin tonë e ka kafshuar gjarpri (ose e ka thumbuar akrepi) dhe kemi bërë gjithçka mundëm, por pa dobi. A ka ndonjë prej jush ndonjë gjë (që të vlejë për këtë)?” Njëri prej tyre u përgjigj: “Po, për Allah! Do t’i këndoj atij Rukja, por, ashtu siç nuk na pranuat ju për miq edhe unë nuk do të këndoj Rukja për ju, derisa të caktoni për ne një shpërblim për këtë.” Ata pranuan t’u japin një tufë dhensh. Atëherë njëri prej tyre shkoi dhe i këndoi atij suren Fatiha: “El-Hamdu lil-lahi Rab-bil-Alemin … – Gjithë falënderimet dhe lavdërimet janë për Allahun, Zotin e Gjithësisë (Zoti i gjithë botëve, i njerëzve, i xhinëve dhe i gjithë ç’ekziston) duke i fryrë kryetarit të fisit të atyre. Kështu, ai u bë shumë mirë sikur të ishte liruar nga prangat dhe u ngrit e filloi të ecte duke mos treguar asnjë shenjë sëmundje. Ata u paguan atyre çfarë u premtuan. Disa (nga shokët e Pejgamberit a.s.) thanë që t’i ndajnë çfarë fituan ndërmjet tyre, por ai që këndoi Rukjan tha: “Mos i ndani derisa të shkojmë te Pejgamberi a.s., t’ia tregojmë gjithë ndodhinë dhe të shohim se çfarë na urdhëron të bëjmë// Kështu, ata shkuan tek i Dërguari i Allahut a.s. dhe ia rrëfyen atij gjithë ngjarjen. Ai a.s. i pyeti: “Si e morët vesh se Surja Fatiha këndohet për Rnkja?” Pastaj shtoi: “Keni bërë atë që duhet. I ndani (ato që fituat) dhe më caktoni edhe mua një pjesë.” Nga kjo i Dërguari i Allahut a.s. qeshi. (2276)
› 1059. Ibn Umeri r.a. tregon se Pejgamberi a.s. e ka ndaluar marrjen e pagesës për ndërzimin e kafshëve.