48 – PJESËMARRJA NË ORTAKËRI

›  1131.  Selema Ibn Ekva r.a. tregon: “Gjatë një udhëtimi njerëzve u mbaroi ushqimi, aq sa u katandisën tejet të uritur. Ata shkuan te Pejgamberi a.s. dhe i kërkuan që t7i lejonte të thernin devetë dhe ai i lejoi. Kur i takoi Umeri dhe e njoftuan atë për këtë gjë, ai u tha: “Si do të mbijetoni pasi t’i therni devetë?” Pastaj shkoi te Pejgamberi a.s. dhe i tha: “O i Dërguari i Allahut! Si do të mbijetojnë pasi të therin devetë e tyre?” I Dërguari i Allahut urdhëroi Umerin t7i njoftonte njerëzit që të sillnin atë që kishte mbetur nga ushqimet. Ata shtruan një sofrabez për këtë qëllim dhe i grumbulluan ushqimet e udhëtimit aty. I Dërguari i Allahut a.s. u ngrit dhe iu lut Allahut ta bekonte atë ushqim. Pastaj i thirri të gjithë njerëzit që të vinin me enët e tyre dhe ata filluan të merrnin prej këtij ushqimi, aq sa të gjithë morën sa u duhej. Pas kësaj i Dërguari i Allahut a.s. tha: “Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër (që meriton të adhurohet), përveç Allahut dhe se unë jam i Dërguari i Allahut (esliliedu en laa ilahe il-lAllah ve ni residullah)” (2484)
›  1132.  Ebu Musa r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka rrëfyer: “Kur fisit Esharij u pakësohej ushqimi gjatë betejave të shenjta, ose ushqimi i familjeve të tyre në Medine, ata i grumbullonin gjithë ushqimet e mbetura në një sofrabez dhe pastaj i ndanin ndërmjet tyre në mënyrë të barabartë me një enë. Kështu pra, ata janë pjesë e imja dhe unë jam pjesë e tyre.” (2486)
›  1133.  Rafi Ibn Hadixhi tregon r.a.: ”Ishim me Pejgamberin a.s. në Dhul- Hulejfe. Njerëzit i kishte goditur uria, ndërsa kapën disa deve dhe disa dele (si plaçkë lufte), ndërkohë Pejgamberi a.s. ishte mbrapa tyre. Ata nxituan t’i thernin kafshët, e futën mishin në enë dhe filluan ta gatuajnë. (Kur mbërriti Pejgamberi a.s.) ai urdhëroi që t’i derdhnin enët me mish, pastaj i ndau kafshët (e mbetura nga plaçka e luftës): dhjetë dele sa një deve. Një nga devetë iku dhe njerëzit iu lëshuan pas për ta kapur, derisa u lodhën. Atë kohë kishin pak kuaj. Dikush i lëshoi devesë një shigjetë, nëpërmjet së cilës Allahu e ndaloi atë. Pas kësaj Pejgamberi a.s. tha: “Disa nga këto kafshë janë si kafshë të egra, në qoftë se ju ikën ndonjëra prej tyre, atëherë bëjani kështu (qëllojeni me shigjetë si këtë).” Kishim frikë se mos përballeshim me armikun të nesërmen dhe nuk kishim thika, (kështu që i kërkuam Pejgamberit a.s.) që t7i thernim devetë me koçan kallami. Pejgamberi a.s. tha: “Përdorni çdo mjet që bën të rrjedhë gjaku dhe hani nga mishi i atyre kafshëve mbi të cilat është përmendur Emri i Allahut gjatë therjes. Mos i therni me dhëmbë ose me thonj dhe do t’u them përse: sepse dhëmbët janë eshtra (dhe nuk presin mirë), kurse thonjtë janë mjete të popullit të Abisinisë (të cilëve nuk duhet t’u përngjajmë, pasi ata janë femohues).” (2488)
›  1134.  Ebu Hurejra r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë: “Kush liron një skllav që e kanë në bashkëpronësi, atëherë për të është e detyrueshme që ta lirojë plotësisht atë skllav, duke paguar çmimin e mbetur. Nëse nuk ka para të mjaftueshme për ta liruar atë, atëherë çmimi i skllavit duhet të vlerësohet drejt, ndërsa ai duhet të lejohet të punojë (pa e munduar) që të fitojë vlerën, e cila do ta çlirojë atë plotësisht.” (2492)
›  1135.  Nuëman Ibn Beshir r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë: “Shembulli i atij njeriu i cili u përmbahet urdhrave dhe detyrimeve të Allahut në krahasim me ata që i cenojnë ato, është si shembulli i atyre të cilët hodhën short për vendet e tyre në anije: disa zunë vendet lart dhe disa zunë vendet poshtë. Kur këta të dytët (që ishin poshtë) kishin nevojë për ujë, duhet që të ngjiteshin lart për të sjellë ujë (dhe kjo i shqetësonte të tjerët), kështu që (menduan dhe) thanë: ‘Të hapim një vrimë këtu në pjesën tonë të anijes (dhe të marrim ujë) duke mos i shqetësuar ata që janë sipër/ Kësisoj pra, në qoftë se njerëzit e pjesës së sipërme do t’i linin ata poshtë të bënin ç’donin të bënin, atëherë të gjithë do të shuheshin duke u mbytur, por, në qoftë se do t’i ndalonin ata, atëherë të dyja palët do të shpëtonin.” (2493)
›  1136.  Abdullah Ibn Hisham r.a., i cili e ka mbërritur Pejgamberin a.s., tregon se nëna e tij, Zejneb bint Humeidi, e mori dhe e çoi te Pejgamberi a.s. dhe i tha:
“O i Dërguari i Allahut! Merri besën atij.” Ai tha: “Është akoma i vogël për besë” dhe e kaloi dorën mbi kokë dhe iu lut Allahut. Abdullahu shpesh shkonte në treg për të blerë ushqime. Kur e takonin Ibn Umeri dhe Ibn Zubejri, i thoshin atij: “Bëhu ortaku ynë, pasi Pejgamberi a.s. i është lutur Allahut për ty për të të bekuar.” Kështu, ai bëhej ortak me ta dhe shpesh fitonte një ngarkesë deveje, të cilën e çonte atë në shtëpi. (2501, 2502)

Postimi i radhës

Milingona dhe Mjalti

Rrugës duke ecur milingona pa një copë mjalti. U ndal, e provoi dhe deshi të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *