› 1140. Ebu Dherri r.a. tregon: “E pyeta Pejgamberin a.s. se cila është vepra më e mirë. Ai tha: “Të besosh në Allahun dhe të luftosh në Çështjen e Tij.” E pyeta përsëri: “Cili është çlirimi më i mirë për skllevërit?// Ai tha: “Çlirimi i skllavit më të shtrenjtë dhe më të dashuri për pronarin e tij.” I thashë: “Po në qoftë se nuk mundem ta bëj këtë?” Ai a.s. më tha: “Ndihmoje të dobëtin ose bëji mirë një njeriu që nuk mundet të punojë vetë.” I thashë: “Po në qoftë se nuk mundem (as për këtë)?” Ai a.s. më tha: “Lëri njerëzit të qetë dhe mos u bë keq, sepse kjo të llogaritet si vepër bamirësie për të mirën e vetes tënde.” (2518)
› 1141. Ibn Umeri r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. ka thënë: “Ai që e liron nga pjesa e vet e pronësisë një skllav me pronësi të përbashkët dhe ka aq para sa për të paguar çmimin e plotë të skllavit, atëherë le t’ua paguajë bashkëpronarëve të tjerë pjesën që u takon dhe ta lirojë skllavin tërësisht. Në të kundërt (në qoftë se nuk ka aq para), ai e ka çliruar skllavin pjesërisht.” (2522)
› 1142. Ebu Hurejra r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë:
“Allahu më ka pranuar duanë që t’ua falë ndjekësve të mi çfarë u pëshpërit gjoksi përderisa nuk e kanë vepruar, ose nuk e kanë folur (atë vepër të keqe që u pëshpërit vetvetja).” (2528)
“Allahu më ka pranuar duanë që t’ua falë ndjekësve të mi çfarë u pëshpërit gjoksi përderisa nuk e kanë vepruar, ose nuk e kanë folur (atë vepër të keqe që u pëshpërit vetvetja).” (2528)
› 1143. Kaisi r.a. tregon: “Kur Ebu Hurejra r.a. u nis për të pranuar Islamin, dhe bashkë me të ishte edhe skllavi i tij, ata të dy e humbën njëri-tjetrin rrugës. Skllavi erdhi, ndërsa Ebu Hurejra ishte ulur me Pejgamberin a.s.. Ai a.s. i tha: “O Ebu Hurejra, të erdhi skllavi yt.” Ebu Hurejra tha: “Ndërsa unë në të vërtetë dua që ti të dëshmosh, se unë e kam çliruar atë.” Dhe kjo ndërkohë që Ebu Hurejra po recitonte vargjet:
Ç’natë e gjatë, e lodhshme! Megjithatë ajo na shpëtoi nga toka e knfrit (mosbesimit).” (2530)
Ç’natë e gjatë, e lodhshme! Megjithatë ajo na shpëtoi nga toka e knfrit (mosbesimit).” (2530)
› 1144. Hakim Ibn Hizam r.a. tregon se në kohën e paditurisë para-islame ai ka liruar njëqind skllevër dhe ka bërë kurban njëqind deve (dhe i ka shpërndarë si lëmoshë). Kur përqafoi Islamin, ai përsëri theri njëqind deve kurban dhe liroi njëqind skllevër. Ai tregon: “E pyeta të Dërguarin e Allahut a.s.: “Ç’mendon për disa vepra të mira, që i kam bërë në periudhën e paditurisë para-Islame duke i quajtur ato si vepra të mira e të drejta?” Ai më tha: “Ti e ke përqafuar Islamin bashkë me të gjitha ato vepra të mira që ke bërë.” (Shih hadithin nr. 726) (2538)
› 1145. Ibn Umeri r.a. tregon se Pejgamberi a.s. e kishte sulmuar në befasi fisin Beni Mustalik, ndërkohë që bagëtitë i kishin duke u dhënë ujë. Luftëtarët e tyre u vranë, ndërsa gratë dhe fëmijët u morën robër. Atë ditë Pejgamberi a.s. mori Xhuvejrien r.a.. (2541)
› 1146. Ebu Hurejra r.a. tregon: “I kam dashur njerëzit e fisit Beni Temim që kur kam dëgjuar për ata tri gjëra nga i Dërguari i Allahut a.s.. E kam dëgjuar të thotë: “Këta njerëz do të jenë më të vendosurit nga ndjekësit e mi kundër Dexhalit.” Kur mbërritën sadakatë e tyre, i Dërguari i Allahut a.s. tha: “Këto janë sadakatë (dhuratat) e njerëzve tanë.” Aishja r.a. kishte një skllave nga ky fis dhe Pejgamberi a.s. i tha: “Çliroje atë pasi ajo është nga pasardhëset e Pejgamberit Ismail a.s.” (2543)
› 1147. Ebu Hurejra r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë: “ Nuk duhet t’u thoni (skllevërve): ‘Ushqeje pronarin tënd, ndihmoje pronarin tënd të marrë avdes, jepi ujë pronarit tënd’ skllevërve tuaj, por u thoni: ‘I nderuari im (Sejjidi) ose kujdestari im (Meulai) (p.sh. t’u thoni ushqeje kujdestarin tënd ose të nderuarin tënd në vend të ‘pronarin tënd’; dhe mos thoni: ‘Abdi – skllavi im’: ‘Emeti – skllavja ime’, por thoni: ‘Fetai – djaloshi ini: ‘Fetati – vasha ime’: ‘Gulami – djaloshi, çuni im’.
› 1148. Ebu Hurejra r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë: “Kur ndonjërit prej jush t’i sjellë shërbëtori ushqimin, në qoftë se nuk e ulni të hajë bashkë me ju, atëherë të paktën i jepni një apo dy kafshatë nga ai ushqim ose një a dy ngrënie, pasi ai e ka përgatitur atë ushqim.” (2557)
› 1149. Ebu Hurejra r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë:
“Në qoftë se dikush grindet me dikë (ose e rreh), atëherë duhet ta shmangë fytyrën (të mos e qëllojë në fytyrë).” (2559)
“Në qoftë se dikush grindet me dikë (ose e rreh), atëherë duhet ta shmangë fytyrën (të mos e qëllojë në fytyrë).” (2559)
› 1150. Aishja r.a. tregon se Berira r.a. erdhi që t7i kërkojë ndihmë asaj për të hartuar një shkresë (për një shumë të caktuar për lirimin e një skllavi), ndërkohë që ajo nuk kishte paguar gjë prej saj. Aishja i tha: “Shko te njerëzit e tu dhe, në qoftë se ata pajtohen, që unë të paguaj për shkresën tënde dhe të marr të drejtën e vela-së sate, atëherë unë do ta bëj një gjë të tillë/ Ajo ua thotë këtë gjë kujdestarëve të saj, por ata nuk pranuan dhe thanë: “Në qoftë se Aishja kërkon Shpërblimin e Allahut, atëherë ajo mund të veprojë kështu, por që velaja jote të jetë e jona.” Aishja ia përmend këtë gjë të Dërguarit të Allahut a.s. i cili i thotë asaj: “Bleje atë dhe liroje pasi velcija është për çliruesin e skllavit.” Pastaj i Dërguari i Allahut u ngrit dhe tha: “Si është puna me ata njerëz që vendosin kushte të cilat nuk janë në Librin e Allahut? Kush vendos kushte që nuk janë në Librin e Allahut, atëherë ato kushte janë të pavlefshme edhe nëse ai i vendos ato një qind herë. Kushtet dhe Ligjet e Allahut: ata janë të vërteta dhe ata janë më të qëndrueshmet!” (2561)