› 1189. Ukba bin Amir r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. ka thënë: “Nga të gjithë kushtet që ju duhet të përmbushni, kushtet që jua bëjnë të ligjshme përmbushjen e plotë të martesës (akti i martesës) me gruan janë ata që kanë të drejtën më të madhe dhe që duhen plotësuar më të parët.” (2721)
› 1190. Ebu Hurejra dhe Zejd bin Halidi r.a. tregojnë: “Një beduin shkoi tek i Dërguari i Allahut a.s. dhe i thotë: “O i Dërguari i Allahut! Të bëj be për Allahun, veç të gjykosh çështjen time sipas Librit (Ligjeve) të Allahut.” Kundërshtari i tij që ishte më gojëtar dhe më i ditur tha: “Po, të gjykosh mes nesh sipas Ligjeve të Allahut dhe të më lejosh mua që të flas (i pari).” I Dërguari i Allahut a.s. i tha këtij që të flasë. Ky tha: “Djali im (i pamartuar) punonte te ky njeri dhe bëri imoralitet me gruan e këtij (punëdhënësit). Njerëzit më thanë se djali im duhet të gurëzohet deri në vdekje, kështu që unë në vend të gurëzimit të tij pagova shpërblesë për birin tim njëqind dele dhe njëqind skllave. Pastaj pyeta dijetarët e fesë për këtë dhe ata më treguan se biri im duhet të rrihet me njëqind fshikullime dhe të internohet një vit, ndërsa gruaja e këtij duhet të gurëzohet deri në vdekje.,/ Pas kësaj i Dërguari i Allahut tha: “(Betohem) për Atë, në Duart e të Cilit është shpirti im! Unë do të gjykoj ndërmjet jush me Librin (Ligjet) e Allahut. Skllavet dhe dhentë të të kthehen ty, dhe birit tënd t’i jepen njëqind fshikullime dhe të internohet për një vit. O Unejs, shko te gruaja e këtij (të parit) dhe, në qoftë se ajo dëshmon fajin e saj, atëherë ajo të gurëzohet!” Unejsi shkoi tek ajo të nesërmen në mëngjes dhe ajo dëshmoi krimin e saj. Kështu që i Dërguari i Allahut a.s. urdhëroi që ajo të gurëzohet dhe ajo u gurëzua.” (2724, 2725)
› 1191. Ibn Umeri r.a. tregon: “Kur banorët e Hajberit ia ndrydhën (ia nxorën nga vendi) këmbët dhe duart Abdullah Ibn Umerit, Umeri u ngrit dhe mbajti një hytbe duke thënë: “Vërtet, i Dërguari i Allahut a.s. bëri marrëveshje me çifutët për pasurinë e tyre dhe u pati thënë: ‘Do t’ju lejojmë (të qëndroni në këtë vend), sa t’ju lejojë Allahu/ Dhe tani Abdullah bin Umeri shkon te tokat e tij dhe e sulmojnë atë natën duke ia nxjerrë duart dhe këmbët nga vendi. Përderisa ne nuk kemi armiq të tjerë atje, përveç atyre çifutëve, ata janë armiqtë tanë dhe njerëzit e vetëm mbi të cilët është dyshimi dhe akuza jonë, unë kam vendosur që t’i dëboj ata që andej.” Kur Umeri vendosi të zbatojë vendimin e marrë prej tij, një nga djemtë e Ebu Hukejkut erdhi dhe iu drejtua Umerit: “O prijësi i besimtarëve! A do të na dëbosh ne ndërkohë që Muhamedi (a.s.) na lejoi që të qëndrojmë dhe bëri marrëveshje me ne për pasurinë tonë duke pranuar kushtin e qëndrimit tonë atje?” Umeri i tha: “A kujton se e kam harruar fjalën që të ka thënë i Dërguarit i Allahut a.s.: ‘Çfarë do të bësh kur të dëbohesh nga Hajberi dhe deveja të mbartë për çdo natë (si endacak),?,/ Çifuti iu përgjigj: “Ajo ka qenë shaka e
Ebu-1 Kasimit.” Umeri i tha: “Po gënjen, o armiku i Allahut!” Kësisoj Umeri i dëboi ata dhe u pagoi vlerën e frutave të tyre që kishin si pasuri duke u dhënë para, shalë deveje, litarë e të tjera sende të ndryshme”. (2730)

› 1192. Misvari dhe Mervani r.a. (rrëfimet e të cilëve përkojnë me njëri- tjetrin) tregojnë: “I Dërguari i Allahut a.s. nisi një udhëtim në kohën e (paqes së) Hudejbijes. Kur kishin përshkruar një pjesë të rrugës, Pejgamberi a.s. tha: “Halid bin Velidi është në Gamim në krye të një kalorësie nga pararoja e ushtrisë kurejshe, kështu që merrni rrugën djathtas.” Për Allah! Halidi e ndjeu ardhjen e muslimanëve vetëm kur i mbërriti pluhuri i ngritur nga marshimi i ushtrisë së tyre. Kështu, ai u kthye menjëherë të njoftojë kurejshët. Pejgamberi a.s. marshoi derisa mbërriti në Thenija (rrugë malore), nëpërmjet të cilës shkohej tek kurejshët. Deveja e Pejgamberit a.s. u ul. Njerëzit i thërrisnin dhe përpiqeshin që ta ngrinin, por më kot, kështu që thanë: “Kasvaja (emri i devesë) u bë e pabindur! Kasvaja u bë kokëfortë!” Pejgamberi a.s. tha: “Kasvaja nuk është bërë e pabindur dhe ky nuk është zakoni i saj, por ajo është ndaluar nga Ai që ndaloi elefantin (Surja 105)” Pastaj shtoi: “Për Atë, në Duar të të Cilit është shpirti im! Në qoftë se ata (paganët kurejshë) më kërkojnë ndonjë veprim, i cili është në pajtim me Urdhrimet e Shenjta të Allahut dhe i madhëron ata, atëherë do t’ua siguroja atyre një gjë të tillë.” Pas kësaj fjale Pejgamberi a.s. i thirri ashpër devesë dhe ajo u ngrit. Pejgamberi a.s. ndryshoi rrugën derisa zbriti nga deveja në fund të Hudejbijes pranë një pusi me pak ujë. Njerëzit e përdorën atë ujë me shumë kursim, por shumë shpejt ata e mbaruan të gjithë ujin dhe iu ankuan të Dërguarit të Allahut a.s. për etjen që i kishte zënë. Pejgamberi a.s. mori një shigjetë nga çanta dhe i urdhëroi që ta fusnin atë në atë pus. Për Allah! Uji filloi të buronte dhe vazhdoi të shtohej, derisa të gjithë njerëzit e shuan etjen dhe u kënaqën prej tij! Kur ata ishin në këtë gjendje, aty erdhi Budeil bin Verka Huzaiu bashkë me disa njerëz të tjerë nga fisi i tij Huzaa, të cilët e këshillonin të Dërguarin e Allahut a.s. dhe nuk i mbanin asnjë të fshehtë atij. Këta ishin nga njerëzit e Tihames. Budeili tha: “I kam lënë Kabin dhe Amr bin Luejin të ulur tek uji i bollshëm i Hudejbijes së bashku me devetë e qumështit (ose me gratë dhe fëmijët e tyre). Ata do të të luftojnë dhe nuk do të të lejojnë që të vizitosh Qabenë.” I Dërguari i Allahut a.s. tha: “Ne nuk kemi ardhur të luftojmë kënd, por për të bërë umre. Nuk ka dyshim se lufta i ka dobësuar kurejshët dhe kanë pësuar humbje të mëdha. Prandaj, në qoftë se ata duan, unë do ta zgjasja periudhën e armëpushimit mesh nesh, gjatë të cilit ata duhet që të mos ndërhyjnë ndërmjet meje dhe popullit arab (fiseve të tjera jobesimtare). Në qoftë se unë fitoj mbi ata femohues, atëherë kurejshët do të kenë të zgjedhin të përqafojnë Islamin, në qoftë se duan, ashtu siç bëjnë edhe njerëzit e tjerë, ose të paktën do të forcohen mjaft për të luftuar. Por, në qoftë se ata nuk e pranojnë armëpushimin, për Allah, në Duart e të Cilit është jeta ime, unë do të luftoj me ta në mbrojtje të çështjes sime derisa të vritem. Por (jam i bindur) se
Allahu me siguri që do ta nxjerrë Çështjen e Tij fitimtare.” Budeili tha: /yDo t’u tregoj atyre atë që the.,/ Kështu, ai u nis derisa arriti te kurejshët dhe u tha: “Ne vijmë nga ai njeri (Muhamedi a.s.) dhe e dëgjuam të thoshte diçka, të cilën, po dëshiruat mund t’jua bëjmë të njohur edhe juve.” Disa mendjelehtë nga paria e kurejshve thganë se ata nuk kishin nevojë për lajme të tilla, kurse të mençurit nga mesi i tyre thanë: “Na e tregoni çfarë dëgjuat prej tij.” Budeili u tregoi atë që i kishte thënë Pejgamberi a.s.. Urva bin Mesudi u ngrit dhe tha: “O popull! A nuk jeni ju bijtë! Ata iu përgjigjën: “Po”. Tha: “A nuk jam unë babai?” U përgjigjën: “Po”. Ai u tha: “A dyshoni tek unë?” Thanë që jo. Ai vazhdoi: “A nuk e dini se unë e ftova popullin e Ukadhit për t’ju ndihmuar juve dhe, kur ata nuk pranuan, unë solla të afërmit dhe fëmijët e mi dhe ata që m’u bindën (për t’ju ndihmuar)?” Ata u përgjigjën: “Po, vërtet”. Ai vazhdoi: “Ja pra, ky njeri (Pejgamberi a.s.) ju ka paraqitur një hap të arsyeshëm, prandaj pranojeni atë dhe më lejoni që unë të shkoj tek ai (të takohem).” Ata i thanë se mund ta takonte atë. Kështu, ai shkoi te Pejgamberi a.s. dhe filloi tri fliste, ndërsa Pejgamberi i tha pothuaj ato fjalë që i kishte thënë Budejlit. Pas kësaj Urva tha: “O Muhamed! A nuk ngurron të çrrënjosësh marrëdhëniet me popullin tënd? A ke dëgjuar ndonjëherë para teje ndonjë arab të shkatërrojë të afërmit e vet? Nga ana tjetër, në qoftë se ndodh e kundërta, (atëherë askush nuk do të të ndihmojë pasi) për Allah, unë nuk shoh me ty njerëz fisnikë, por njerëz nga fise të ndryshëm, të cilët do t7ia mbathin duke të të lënë të vetëm.” Kur dëgjoi këtë, Ebu Bekri e fyu dhe pastaj i tha: ” A thua se do t’ia mbathim dhe do ta lëmë vetëm Pejgamberin a.s.?!” Urva pyeti: “Kush është ai?” I thanë se është Ebu Bekri. Urva i tha atij: “Për Atë, në duart e të Cilit është jeta ime! Po të mos ishte për një mirësi që më ke bërë dhe të cilën nuk ta kam shlyer, do të ta ktheja përgjigjen.” Pastaj Urva vazhdoi t’i fliste Pejgamberit a.s. dhe i kapte atij mjekrën, ndërsa Mugira bin Shuba me shpatë në dorë dhe me helmetë në kokë i rrinte Pejgamberit a.s. te koka. Sa herë që Urva e zgjaste dorën për të kapur mjekrën e Pejgamberit a.s., Mugira i binte atij (Urvas) në dorë me dorezën e shpatës dlie i thoshte: “Hiqe dorën nga mjekra e të Dërguarit të Allahut a.s.!” Urva ngriti kokën dhe pyeti: “Kush është ky?” I thanë se është Mugira bin Shuba. Urva tha: “O tradhtar! A nuk po bëj të pamundurën për të parandaluar pasojat e këqija të tradhtisë tënde?” Para se të përqafonte Islamin, Mugira bin Shuba kishte qenë me disa njerëz, të cilët i kishte vrarë dhe ua kishte marrë pasurinë; pastaj kishte shkuar (në Medine) dhe kishte përqafuar Islamin. (Pas kësaj) Pejgamberi a.s. i kishte thënë: “Sa për Islamin tënd, unë e pranoj atë, por nuk marr asgjë nga pasuria jote (sepse ajo ishte marrë me tradhti).” Pastaj Urva filloi të shohë shokët e Pejgamberit a.s. Për Allah! Sa herë që i Dërguari i Allahut a.s. pështynte, pështyma binte në dorën e ndonjërit prej shokëve të tij dhe ai fërkonte me të fytyrën dhe lëkurën. Në qoftë se ai i urdhëronte, ata menjëherë i zbatonin urdhrat e tij. Në qoftë se merrte avdes, ata nxitonin kush e kush të merrte më parë ujin e mbetur dhe, kur i flisnin atij, ata e ulnin zërin dhe nuk e shihnin gjatë në fytyrë nga respekti për të! Pastaj Urva u kthye tek njerëzit e vet dhe u tha: “O njerëzit e mi! Për Allah! Unë kam qenë te mbretërit, kam qenë te Çezari (Perandori i Bizantit), te Kisra (Perandori i Persisë) dhe tek Negusi (Perandori i Abisinisë), megjithatë unë kurrë nuk kam parë asnjërin prej tyre të respektohet nga oborrtarët aq shumë sa ç’e respektojnë Muhamedin (a.s.) shokët e vet. Për Allah! Kur ai pështynte, pështyma e tij binte në duart e ndonjërit prej shokëve të vet, i cili fërkonte me të fytyrën dhe trupin. Kur ai i urdhëronte, ata e zbatonin menjëherë urdhrin e tij. Kur ai merrte avdes, ata ziheshin kush e kush të merrte i pari ujin e mbetur. Kur flisnin (para tij), ata e ulnin zërin dhe nuk e shihnin atë gjatë në fytyrë, nga respekti i madh për të! Padyshim, ai ju ka ofruar një zgjedhje të arsyeshme, kështu që ju lutem ta pranoni atë.” Një burrë nga Beni Kinana tha: “Më lejoni të shkoj tek ai”,- dhe ata e lejuan. Kur ai iu afrua Pejgamberit a.s. dhe shokëve të tij, i Dërguari Allahut a.s. tha: ” Ai është filani nga fisi që i respekton devetë e caktuara për kurban. Sillini pra ato deve përpara tij.” Kështu njerëzit i sollën ato përpara tij dhe e pritën atë, ndërkohë që e thonin telbijen me zë të lartë. Kur ai vështroi këtë pamje tha: “Lavdi i qoftë Allahut! Nuk është aspak e denjë t’i ndalosh këta njerëz nga vizita e Qabesë.” Kur u kthye te njerëzit e vet, ai u tha: “Pashë devetë e kurbanit të kurorëzuara dhe të shënuara e mendoj se është nuk e këshillueshme t’i pengojmë të vizitojnë Qabenë.” Atëherë u ngrit një burrë tjetër i quajtur Mikraz bin Hafs dhe kërkoi që ta lejonin të shkonte edhe ai te Muhamedi (a.s.). Ata e lanë të shkojë. Kur ai iu afrua muslimanëve, Pejgamberi a.s. tha: “Ky është Mikrazi, është njeri i lig.” Ai filloi t7i flasë Pejgamberit a.s. kur ndërkohë erdhi Suheil bin Amr. Pejgamberi a.s. tha: “Tani (me ardhjen e Suhejlit) çështja juaj u lehtësua.” Suhejli i tha Pejgamberit a.s.: “Eja na shkruaj një marrëveshje paqeje me ne.” Kështu Pejgamberi a.s. thirri shkruesin dhe i tha: “Shkruaj: Bismil-laliirr-Rrahmcinirr-Rrahim – Me Emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit.” Suhejli e ndërpreu: “Sa për Err-Rrahman – të Gjithëmëshirshmin, për Allah, nuk e di se ç’do të thotë, por shkruaj: ‘Bismike Allaluimme – Me Emrin Tënd, o Allah/ ashtu siç ke pas shkruar më parë.” Muslimanët thanë: “Për Allah! Ne do të shkruajmë vetëm Bismil-lahirr- Rrahmanirr-Rrahim”, ndërsa Pejgamberi a.s. tha: “Shkruaj ‘Me Emrin Tënd, o Allah/” Pastaj ai diktoi: “Kjo është marrëveshja e paqes që ka arritur Muhamedi, i Dërguari i Allahut …”, por Suhejli ndërhyu sërish: “Për Allah, po ta dinim se ti je i Dërguari i Allahut, nuk do të të ndalonim që të vizitoje Qabenë dhe nuk do të të kishim luftuar. Prandaj shkruaj: “Muhamedi, i biri i Abdullahut.” Atëherë Pejgamberi a.s. tha: “Për Allah! Sigurisht që unë jam i Dërguari i Allahut, edhe në qoftë se ju njerëz më mohoni e nuk më besoni si të tillë. Megjithatë shkruaj: ‘Muhamedi, i biri i Abdullahut/” Pastaj Pejgamberi iu drejtua Suhejlit: “Me kusht që të na lejoni të vizitojmë Shtëpinë (Qabenë) dhe të bëjmë Tavaf rreth saj.” Suhejli tha: “Për Allah, ne nuk do t’ju lejojmë (këtë vit) që të mos u japim shkas arabëve të thonë se ne kemi anuar nga ju, por do t’ju lejojmë vitin tjetër”,- dhe kështu u shkrua. Pastaj Suhejli shtoi: “Ne gjithashtu kushtëzojmë që ju të na ktheni këdo prej nesh që vjen tek ju, edhe sikur një njeri i tillë të pranojë fenë tuaj.” Muslimanët thanë: “Lavdi i qoftë Allahut! Si do t7u kthehet një njeri i tillë idhujtarëve pasi të jetë bërë musliman?!” Ndërkohë që ata të gjithë ishin në këtë gjendje, Ebu Xhendel, duke iu marrë këmbët me pranga, vjen nga lugina e Mekës, derisa ra ndërmjet muslimanëve. Suhejli tha: “O Muhamed, ky është kushti i parë me të cilin ne bëmë paqe me ty: që të ma kthesh atë mua.” Pejgamberi a.s. i tha: “Marrëveshja e paqes akoma nuk është vendosur.” Suhejli tha: “Për Allah, kurrë nuk do të të lejoj ta mbash atë!” Pejgamberi a.s. i tha: “Atëherë, ma lër mua.” Ai tha: “Jo, nuk ta lë”. Pejgamberi a.s. i tha: “Po, bëje këtë”. Ai tha: “Jo, nuk e bëj”. Mikrezi (ndërhyri dhe) tha: “Përkundrazi ta kemi lënë ty.” Ebu Xhendeli tha: “O ju muslimanë! A do të kthehem përsëri te idhujtarët edhe pse tashmë kam ardhur si musliman? A nuk e shihni sa shumë kam vuajtur?!” Ebu Xhendeli ishte ndëshkuar ashpër për shkak të besimit të tij tek Allahu.”
Umeri r.a. tregon: “Shkova te Pejgamberi i Allahut a.s. dhe i thashë: “A nuk je ti me të vërtetë Pejgamberi i Allahut?!” Ai a.s. tha: “Po, padyshim që jam!” I thashë: “A nuk jemi ne në të vërtetën dhe armiku në të kundërtën?!” Ai a.s. tha: “Po, padyshim!” I thashë: “Atëherë pra, pse duhet të jemi të përulur në fenë tonë?!” Ai a.s. tha: “Unë vërtet që jam i Dërguari i Allahut dhe unë nuk jam i pabindur ndaj Tij: dhe Ai do të më nxjerrë mua fitimtar!” I thashë: “A nuk na the se do të shkojmë në Qabe dhe se do të bëjmë tavaf rreth saj?!” Ai a.s. tha: “Po, por a të thashë për të shkuar atje këtë vit?” I thashë që jo. Ai më tha: “Kështu pra, do ta vizitosh Qabenë dhe do të bësh tavaf rreth saj!” Pastaj shkova tek Ebu Bekri dhe i thashë: ” A nuk është ai me të vërtetë Pejgamberi i Allahut?!” Ai tha: “Po, padyshim që është!” I thashë: “A nuk jemi ne në rrugën e drejtë, kurse armiku ynë në rrugën e shtrembër?!” Ai tha: “Po, padyshim.” I thashë: “Atëherë pra, pse duhet të jemi të përulur në fenë tonë?!” Ai tha: “Or burrë! Ai sigurisht që është i Dërguari i Allahut, por nuk është i pabindur ndaj Zotit, i Cili do ta nxjerrë atë fitimtar! Ndiqe atë me vendosmëri, se për Allah, ai është në të Vërtetën!,/ I thashë: “A nuk na tha se do të shkojmë në Qabe dhe se do të bëjmë tavaf rreth saj?” Ai tha: “Po, por a të tha për të shkuar atje këtë vit?” I thashë që jo. Ai tha: “Kështu pra, me siguri që do ta vizitosh Qaben dhe do të bësh tavaf rreth saj.” Më pas bëra shumë vepra të mira për të shlyer ato pyetje të papërshtatshme që u bëra.”
Rrëfimi i ngjarjes vazhdon nga treguesit e parë: “Kur përfundoi shkrimi i marrëveshjes së paqes, i Dërguari i Allahut a.s. u tha shokëve të tij: “Ngrihuni dhe therni kurbanët tuaj dhe rruani kokat tuaja.,/ Për Allah, asnjë prej tyre nuk u ngrit edhe pse ai u tha tri herë! Kur asnjëri prej tyre nuk u ngrit, ai i la ata, shkoi tek Umm Selema dhe i tregoi asaj për sjelljen e njerëzve ndaj tij. Ajo i tha: “O Pejgamberi i Allahut! A do që të zbatohet urdhri yt? Dil dhe mos i thuaj askujt asnjë fjalë derisa të kesh therur kurbanin tënd! Pastaj thirri berberit të të rruajë kokën!” Kështu, Pejgamberi a.s. doli dhe nuk i foli kurrkujt prej tyre asnjë fjalë, derisa kreu ato dy punë: theri kurbanin e tij, pastaj thirri berberin e vet, i cili i rruajti kokën. Sapo panë një gjë të tillë, shokët e Pejgamberit a.s. u ngritën, therën kurbanët e tyre dhe filluan t’i rruajnë kokat njëri-tjetrit. Aq shumë nxituan, sa po u copëtonin me njëri-tjetrin. Më pas disa gra besimtare shkuan te Pejgamberi a.s. (për të shpallur Islamin e tyre). Nga kjo, Allahu i Lartësuar shpalli ajetin: “O ju që keni besuar, kur ju vijnë besimtaret të mërguara, provoni (besimin tek) ato. Allahu e di më mirë besimin e tyre. Nëse bindeni se ato janë besimtare, mos i ktheni te jobesimtarët. Ato nuk janë (bashkëshorte) të ligjshme për ata dhe as ata nuk janë (bashkëshortë) të ligjshëm për ato. Kthejuni jobesimtarëve pajën, që u kishin dhënë atyre. Nuk ka pengesë që t’i merrni ato për bashkëshorte, pasi t’u jepni pajën e martesës. Mos qëndroni në martesë me idhujtare. Kërkoni atë që keni dhënë (si pajë), por dhe jobesimtarët le të kërkojnë atë që kanë dhënë. Ky është ligji i Allahut, Ai ju gjykon ju; Allahu di çdo gjë dhe është i Gjithëdijshëm e i Urtë.” (Kuran, 60:10). Atëherë Umeri ndau dy nga gratë e tij që ishin femohuese. Më vonë me njërën prej tyre u martua Muavija bin Ebu Sufjan, ndërsa me tjetrën u martua Safran bin Umeje. Kur Pejgamberi a.s. u kthye në Medine, tek ai shkoi Ebu Besiri, një musliman i ri nga kurejshët. Femohuesit dërguan në ndjekje të tij dy burra që i thanë (Pejgamberit a.s.): “Përmbaju premtimit që na ke dhënë.” Kështu që Pejgamberi a.s. ua dorëzoi atë atyre. Ata të dy e morën Ebu Besirin derisa arritën në Dhul-Hulejfe, ku zbritën nga kafshët për të ngrënë pak hurma që kishin me vete. Ebu Besiri i tha njërit prej tyre: “Për Allah, o filan, shoh që ke një shpatë shumë të mirë!” Ai e nxori shpatën (nga këllëfi) dhe tha: “Për Allah, sigurisht që është shumë e mirë dhe e kam provuar shumë herë!” Ebu Besiri i tha: “Ma lër ta shoh.” Kur ai ia dha shpatën, Ebu Besiri e qëlloi me të deri në vdekje, ndërsa shoku i tij iku me vrap, derisa arriti në Medine dhe hyri me vrap në xhami. Kur i
Dërguari i Allahut a.s. e pa atë, tha: “Ky njeri duket shumë i frikësuar.” Kur ai u afrua te Pejgamberi a.s. tha: “Shoku im u vra. Edhe unë do të isha vrarë.” Më pas vjen Ebu Besiri dhe i thotë: “O i Dërguari i Allahut, për Allah! Allahu të bëri ty që t’i përmbushësh detyrimet duke më kthyer mua tek ata (mosbesirntarët), por Allahu më shpëtoi mua prej tyre.” Pejgamberi a.s. tha: “Mjerë për nënën e tij! Çfarë luftëndezësi i shkëlqyer do të ishte, sikur të kishte mbështetës!” Kur Ebu Besiri dëgjoi këto fjalë, e kuptoi se Pejgamberi a.s. do ta kthente përsëri në duart e idhujtarëve, kështu që iku derisa arriti në breg të detit. Ebu Xhendeli u iku femohuesve (mekas) dhe shkoi e u bashkua me Ebu Besirin. Kështu, më pas sa herë që ndonjë nga kurejshët përqafonte Islamin, ai i bashkohej Ebu Besirit, derisa ata u bënë një grup i fortë. Për Allah, se herë që dëgjonin për ndonjë karvan të kurejshëve që drejtohej për në Sham, ata e sulmonin karvanin, i vrisnin të pafetë dhe u merrnin pasurinë! Për këtë arsye kurejshët i dërguan mesazh Pejgamberit a.s. duke i kërkuar që, për Hir të Allahut dhe të farefisit, ai të çonte (lajmës tek Ebu Besiri dhe shokët e tij) e t’u premtonte se cilido prej tyre që do të kthehej te Pejgamberi a.s., do të ishte i mbrojtur. Kësisoj pra, Pejgamberi a.s. u dërgoi atyre (njoftim për këtë), ndërsa Allahu i Madhëruar shpalli ajetet: “Është Ai që i ka penguar duart e tyre ndaj jush dhe duart tuaja ndaj tyre brenda në Mekë, pasi ju dha fitoren mbi ata. Allahu i sheh të gjitha çfarë bëni ju. Jobesimtarët ju penguan t’i afroheni Xhamisë së Shenjtë dhe (penguan) kafshët për kurban, që të arrrnin rië vend. Po të mos kishte qenë për disa besimtarë e besimtare (në Mekë) që ju nuk i njihnit e kështu mund t’i merrnit nëpër këmbë, duke bërë gjynah kundrejt tyre pa e ditur, Allahu do t’ju kishte urdhëruar t’i luftonit ata. Sikur ata të ishin veç, Ne do t’i ndëshkonim me dënim të dhembshëm ata (banorë të Mekës), që nuk besuan. Dhe, kur në zemrat e mohuesve u shfaq zelltaria pagane, Allahu zbriti qetësinë e Tij në zemrën e të Dërguarit të Tij dhe të besimtarëve e i bëri ata të mbështeten fort në fjalën e përkushtimit (ndaj Allahut). Ata kishin më të drejtë e qenë më të denjë për të. Allahu është i Gjithëdijshëm për çdo gjë.” (Kuran, 48: 24-26)
Zelltaria e tyre pagane qe se ata nuk dëshmuan (dhe nuk shkruan në aktin e marrëveshjes) se ai (Muhamedi a.s.) ishte Pejgamberi i Allahut, nuk pranuan të shkruhej: “Bismil-laliirr-Rrahmanirr-Rrahim / Me Emrin e Allahut, të Gjithë- mëshirshmit, Mëshirëplotit” dhe i ndaluan muslimanët të vizitonin Shtëpinë (e Allahut, Qabenë)” (2731, 2732, 2733)

› 1193. Ebu Hurejra r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. ka thënë: ” Allahu ka nëntëdhjetë e nëntë Emra, njëqind pa një. Kush i mëson dhe i përmend ato (duke besuar në kuptimet e tyre dhe duke vepruar sipas tyre), do të hyjë në Xhenet.” (2736)