› 1348. Imran Ibn Husejni r.a. tregon: “Një grup njerëzish nga fisi Beni Temim shkuan te Pejgamberi a.s.. Ai (a.s.) u tha: “O Beni Temim! Gëzohuni (për një sihariq për ju)!” Ata i thanë: “Na dhe sihariq, por tani na jep diçka (pasuri).” Kur dëgjoi këtë, atij i ndërroi fytyra. Pastaj erdhën njerëz nga Jemeni, të cilëve ai u tha: “O populli i Jemenit! Pranoni sihariqet, pasi Beni Temimët nuk i pranuan ato.” Jemenasit i thanë: “I pranuam.” Pas kësaj, Pejgamberi a.s. filloi të flasë për fillimin e krijimit dhe për Arshin (Fronin) e Allahut. Ndërkohë erdhi dikush dhe më thërriti: “O Imran, të ka ikur deveja!” (U ngrita dhe ika) Ah, sikur të mos e kisha lënë atë tubim, (pasi më iku pa dëgjuar fjala e të Dërguarit të Allahut a.s. aty)!” (3190)
› 1349. Imrani r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë: “(Në fillim) ka qenë vetëm Allahu dhe asgjë tjetër përveç Tij dhe Arshi (Froni) i Tij ishte mbi ujë. Ai shkroi gjithçka në Libër dhe krijoi qiejt dhe Tokën.” Pastaj dikush më thirri: “O Ibn Husejn, të ka ikur deveja!” Kështu që u largova, por nuk munda ta shoh për shkak të miraxhit. Për Allah! Sa do të kisha dëshiruar ta kisha lënë devenë (për atë tubim)!” (3191)
› 1350. Ebu Hurejra r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. ka thënë: “Allahu, më i Lartësuari, thotë: ‘Biri i Ademit (njeriu) më fyen Mua, ndonëse nuk duhet ta bëjë kurrë një gjë të tillë; ai më quan gënjeshtar, ndonëse nuk duhet ta bëjë kurrë një gjë të tillë! Fyerja e tij është kur thotë se Unë kam fëmijë, ndërsa përgënjeshtrimi i tij është kur thotë: “Zoti nuk do të më rikrijojë, siç më krijoi në fillim”. (3193)
› 1351. Ebu Hurejra r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. ka thënë:
“Kur Allahu e përfundoi krijimin, Ai shkroi në Librin e Tij që ka në Arshin (Fronin) e Vet: ‘Vërtet që Mëshira Ime e ka mundur (është përmbi) Zemërimin Tim.” (3194)
“Kur Allahu e përfundoi krijimin, Ai shkroi në Librin e Tij që ka në Arshin (Fronin) e Vet: ‘Vërtet që Mëshira Ime e ka mundur (është përmbi) Zemërimin Tim.” (3194)
› 1352. Ebu Bekra r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë: “Koha është kthyer përsëri, siç ka qenë në fillim kur Allahu krijoi qiejt dhe tokën; viti ka dymbëdhjetë muaj, katër nga të cilët janë të shenjtë; tre njëri pas tjetrit: Dhul- Kaëde, Dhul-Hixhxhe dhe Muharrem (i 11- i, i 12-i dhe i pari) dhe i katërti Rexheh Mudar që është ( i katërti) ndërmjet Xhumada thanije dhe Shaban.” (3197)
› 1353. Ebu Dherri r.a. tregon se Pejgamberi a.s. e ka pyetur atë në kohën e perëndimit të diellit: “A di se ku shkon dielli?” I thashë: “Allahu dhe i Dërguari i Tij e dinë më mirë.” Ai më tha: “Ai shkon dhe bie në sexhde nën Arsh (Fronin e Allahut) dhe merr leje (për të lindur përsëri) dhe i lejohet. Por shpejt (do të vijë koha kur) ai do të bjerë në sexhde, por kjo nuk do t’i pranohet atij dhe do të kërkojë leje, por nuk do të lejohet dhe do të urdhërohet: ‘Kthehu nga erdhe/ Kështu, ai do të lindë nga perëndimi. Dhe do të urdhërohet: ‘Kthehu nga erdhe/ Kështu, ai do të lindë nga perëndimi. Ky është shpjegimi i Fjalës së Allahut: ‘Edhe dielli rend në rrugën e tij për një kohë (të përcaktuar). Ky është Vendimi i të Gjithëfuqishmit, të Gjithëditurit/” (Kuran, 36: 38) (3199)
› 1354. Ebu Hurejra r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë:
“Dielli dhe hëna do të mbështillen (ose do të palosen e do të bashkohen me njëri-tjetrin, ose do të humbin dritën e tyre) Ditën e Kiametit.” (3200)
“Dielli dhe hëna do të mbështillen (ose do të palosen e do të bashkohen me njëri-tjetrin, ose do të humbin dritën e tyre) Ditën e Kiametit.” (3200)
› 1355. Atau tregon se Aishja r.a. ka rrëfyer: “Sa herë që Pejgamberi a.s. shihte ndonjë re në qiell, ai sillej sa këndej andej i shqetësuar, hynte e dilte dhe i ndryshonte fytyra. Ndërsa, po të binte shi, ai qetësohej.” Kështu, Aishja e dinte këtë gjendje të tij, (Njëherë)
Pejgamberi a.s. tha: “S’e di. (Kam.frikë) se mos është si ajo që u ndodhi një populli që përmendet në Kuran në këtë ajet: “Pastaj, kur ata e panë atë si një re të dendur drejt luginave të tyre, thanë: ‘Kjo është një re që po na sjell shi!’ Jo! Përkundrazi ajo ishte (dënimi) për të cilin ju kërkuat të shpejtohej! Një erë në të cilën qe ndëshkimi i dhimbshëm!,// (Kuran, 46:24) (3206)
Pejgamberi a.s. tha: “S’e di. (Kam.frikë) se mos është si ajo që u ndodhi një populli që përmendet në Kuran në këtë ajet: “Pastaj, kur ata e panë atë si një re të dendur drejt luginave të tyre, thanë: ‘Kjo është një re që po na sjell shi!’ Jo! Përkundrazi ajo ishte (dënimi) për të cilin ju kërkuat të shpejtohej! Një erë në të cilën qe ndëshkimi i dhimbshëm!,// (Kuran, 46:24) (3206)
› 1356. Ibn Mesudi r.a. thotë se i Dërguari i Allahut a.s., i vërteti dhe i frymëzuari me të vërtetën ka treguar: “Një qenie njerëzore (lënda e krijimit të saj) mblidhet bashkë në mitrën e nënës për dyzet ditë, pastaj ajo shndërrohet në një copë gjaku të mpiksur po për kaq ditë, pastaj bëhet si një copë mishi (e shtypur me dhëmbë) po për kaq ditë. Pastaj Allahu dërgon një melek, i cili urdhërohet t’i shkruajë atij katër gjëra. Ai urdhërohet t’i shkruajë (krijesës së re) veprat, riskun, ditën e vdekjes dhe se a do të jetë i mjeruar a i bekuar (në Jetën e Pasosur). Pas kësaj, krijesës do t’i fryhet shpirti. Në këtë mënyrë, dikush nga ju mund të bëje vepra (të mira), derisa ndërmjet tij dhe Xhenetit të ketë mbetur vetëm një kut, por atij i paraprin paracaktimi i shkruar për të dhe ai fillon të bëjë vepra të liga, të cilat janë veti e banorëve të Zjarrit. Dhe (në të njëjtën mënyrë) dikush nga ju mund të bëjë vepra (të liga), derisa ndërmjet tij dhe Zjarrit të ketë mbetur vetëm një kut, por atij i paraprin paracaktimi i shkruar për të dhe ai fillon të bëjë vepra të mira, të cilat janë veti e banorëve të Xhenetit.” (3208)
› 1357. Ebu Hurejra r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë: “Nëse Allahu e do një njeri, Ai e thërret Xhibrilin a.s. duke i thënë: ‘Allahu e do filanin. O Xhibril, duaje atë!7 Xhibrili do ta dojë atë, pastaj Xhibrili do të bëjë thirrje ndër banorët e qiellit: ‘Allahu e do filanin, kështu që edhe ju duhet ta doni atë/ Kështu të gjithë banorët e qiellit do ta duan atë njeri dhe pastaj atij i sigurohet edhe kënaqësia e njerëzve të tokës.,/ (3209)
› 1358. Aishja r.a., bashkëshortja e Pejgamberit a.s., tregon se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut a.s. të thotë:
“Melekët zbresin në re dhe përmendin çështjet e vendosura në qiell. Kështu, shejtanët vjedhurazi dëgjojnë për një çështje të tillë, pastaj zbresin dhe u fryjnë falltarëve për këtë, duke i shtuar asaj edhe njëqind rrena të tjera nga vetja e tyre.” (3210)
“Melekët zbresin në re dhe përmendin çështjet e vendosura në qiell. Kështu, shejtanët vjedhurazi dëgjojnë për një çështje të tillë, pastaj zbresin dhe u fryjnë falltarëve për këtë, duke i shtuar asaj edhe njëqind rrena të tjera nga vetja e tyre.” (3210)
› 1359. Ebu Hurejra r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë: “Kur vjen dita e xhuma, melekët zënë vend në çdo derë të xhamisë për të shënuar emrat e njerëzve sipas rradhës që vijnë (kush më herët e kush më vonë për faljen e xhumasë). Kur imami ulet (në minber), ata i mbështjellin shkresat e tyre dhe bëhen gati për të dëgjuar hytben (ligjëratën e imamit).” (3211)
› 1360. Berau r.a. tregon se Pejgamberi a.s. i ka thënë Hasan Ibn Thabitit (poetit) r.a.:
“Satirizoji (paganët) dhe Xhibrili do të jetë me ty.” (3213)
“Satirizoji (paganët) dhe Xhibrili do të jetë me ty.” (3213)
› 1361. Aishja r.a. tregon se Pejgamberi a.s. i ka thënë asaj:
“O Aishe, ky është Xhibrili dhe të dërgon ty selam.” Ajo i tha: “Selam edhe për të, Mëshira dhe Bekimet e Allahut qofshin me të” dhe duke iu drejtuar Pejgamberit a.s. i tha: “Ti sheh atë që unë nuk e shoh.” (3217)
“O Aishe, ky është Xhibrili dhe të dërgon ty selam.” Ajo i tha: “Selam edhe për të, Mëshira dhe Bekimet e Allahut qofshin me të” dhe duke iu drejtuar Pejgamberit a.s. i tha: “Ti sheh atë që unë nuk e shoh.” (3217)
› 1362. Ibn Abbasi r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. e ka pyetur Xhibrilin: “Pse nuk na viziton më tepër (më shpesh) se kaq?” Për këtë Allahu i Lartësuar zbriti ajetin: “Ne (engjëjt) zbresim vetëm me urdhrin e Zotit tënd (o Muhamed). Atij i përket gjithçka që është para nesh, gjithçka që është pas nesh dhe gjithçka që është në mes. Zoti yt nuk harron kurrë” (Kuran, 19: 64) (3218)
› 1363. Ibn Abbasi r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. ka thënë: “Xhibrili a.s. ma këndoi Kuranin në një mënyrë dhe unë vazhdova t7i kërkoj që të ma lexonte atë në mënyra të ndryshme, derisa ai ma lexoi atë në shtatë këndime “267 (3219)
› 1364. Jaëla r.a. tregon se e ka dëgjuar Pejgamberin a.s. ta lexojë këtë varg në minber: “Dhe ata do të thërrasin:
“O Mali …”268 (Kuran, 43:77). (3230)
“O Mali …”268 (Kuran, 43:77). (3230)
› 1365. Aishja r.a., bashkëshortja e Pejgamberit a.s., tregon se e ka pyetur Pejgamberin a.s.: “A ke ndeshur ditë më të vështirë se ditën e (luftës së) Uhudit?” Pejgamberi a.s. iu përgjigj: “Vuajta nga populli yt aq sa vuajta dhe më e vështira qe vuajtja e ditës Akabesë e kur i shkova vetë Ibn Abdi-Jalil Ibn Abdul-Kulal dhe ai nuk iu përgjigj kërkesës sime. Kështu u largova i mbuluar me pikëllim të thellë duke vazhduar të eci dhe nuk pushova derisa e pashë veten në Karneth-Thealib. Aty ngrita kokën nga qielli dhe, papritur, papritur pashë një re që më bënte hije dhe sipër së cilës ndodhej Xhibrili a.s.! Ai më thirri dhe më tha: ‘Tashmë Allahu e ka dëgjuar fjalën që të ka thënë ty populli yt dhe si të janë përgjigjur ty. Tashmë Allahu të ka dërguar melekun e maleve, kështu që mund ta urdhërosh atë t’u bëjë atyre njerëzve çfarë të duash ti/ Meleku i maleve më thirri, më përshëndeti dhe më tha: ‘o Muhamed! Më urdhëro ç’të duash! Nëse do, unë i bashkoj të dy malet (e luginës) dhe ua hedh atyre përsipër/ Ndërsa Pejgamberi a.s. tha: “Jo, por (për më shumë) shpresoj se Allahu do të nxjerrë nga pasardhësit e tyre fëmijë, të cilët do të adhurojnë Allahun Një e të Vetëm duke mos i vënë Atij shokë në adhurim, duke mos adhuruar tjetër përveç Atij.” (3231)
› 1366. Ibn Mesudi r.a. thotë në lidhje me Fjalën e Allahut të Madhëruar (në ajetin Kuranor): “(dhe Xhibrili ishte) sa largë- sia midis dy harqeve ose edhe më afër, e i shpalli robit të Allahut (Muhamedit a.s.), atë që i shpalli.” (Kuran, 53:9,10) se Pejgamberi a.s. e ka parë Xhibrilin a.s. me gjashtëqind palë fletë. (3232)
› 1367. Ibn Mesudi r.a. tregon në lidhje me ajetin e Allahut: “…por ai pa disa nga mrekullitë më madhështore të Zotit të tij! (Kuran, 53:18), se Pejgamberi a.s. ka parë një qilim të gjelbër të madh të shtrirë në gjithë harizontin qiellor.” (3233)
› 1368. Aishja r.a. thotë se kush pohon që Pejgamberi Muhamed a.s. e ka parë Zotin e tij, bën gabim të madh, pasi ai ka parë vetëm Xhibrilin në formën e tij të vërtetë siç është krijuar duke mbuluar gjithë horizontin. (3234)
› 1369. Ebu Hurejra r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. ka thënë: “Në qoftë se burri i kërkon bashkëshortes të flejë me të në shtratin e tij dhe ajo (pa pasur arsye) nuk pranon dhe e lë atë të flejë i mërzitur, atëherë melekët do ta mallkojnë atë deri në mëngjes.” (3237)
› 1370. Ibn Abbasi r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka rrëfyer: “Natën e Isra- së (udhëtimi natën) në qiell, pashë Musanë një burrë të gjatë, me flokë kafe kaçurrela, si të ishte nga burrat e fisit Shanua. Pashë Isain një burrë mesatar nga gjatësia dhe nga trupi, me ngjyrë të kuqe në të bardhë dhe me flokë të drejtë e të lëmuar. Pashë edhe Malikun, rojen e Zjarrit dhe Dexhalin. Këto ishin nga shenjat që Allahu m’i tregoi.” (Pastaj Pejgamberi a.s. këndoi nga ajeti fisnik): “Kështu që mos dysho në takimin me të (kur ti Muhamed a.s. e takove Musain gjatë natës së Israsë dhe Miraxhit në qiej) ” (Kuran, 32:23). (3239)
› 1371. Ibn Umeri r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. ka thënë: “Kur vdes ndokush, atij i tregohet vendi i tij i përcaktuar paradite dhe pasdite. Kështu, në qoftë se ai është nga banorët e Xhenetit, i tregohet vendi i tij në Xhenet dhe, në qoftë se është nga banorët e Zjarrit, i tregohet vendi i tij në Zjarr.” (3240)
› 1372. Imran Ibn Husejni r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka rrëfyer: “Vështrova Xhenetin dhe pashë që të varfrit përbënin pjesën më të madhe të banorëve të tij; dhe vështrova Zjarrin dhe pashë se shumica e banorëve të tij ishin gra!” (3241)
› 1373. Ebu Hurejra r.a. tregon: “Ishim ulur tek i Dërguari i Allahut a.sv kur ai filloi të na rrëfejë: “Kur isha në gjumë, e pashë veten në Xhenet. Befas pashë një grua duke marrë avdes pranë një pallati! Pyeta: ‘I kujt është ky pallat?’ Më thanë: ‘I Umer Ibn Hattabit/ Pastaj m’u kujtua xhelozia e tij (për gratë), kështu që u largova që andej me të shpejtë.” Atëherë (kur dëgjoi këtë fjalë) Umeri r.a. filloi të qante dhe tha: “E si mund të jem xheloz kundër teje, o i Dërguari i Allahut?!” (3242)
› 1374. Ebu Hurejra r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. ka thënë: “Grupi i parë që do të hyjë në Xhenet do të shkëlqejë si hëna e plotë në një natë të kthjellët. Ata nuk do të pështyjnë atje, nuk do të fryjnë hundët dhe nuk do të kryejnë nevoja. Enët do t’i kenë prej floriri dhe krehërat prej floriri e argjendi; në mangallë ku digjen erëra të mira do të përdorin uluveh (dru i rrallë me erë të mirë) dhe djersa do t’u mbajë erë misku. Secili do të ketë dy bashkëshorte; palca e kockës në këmbët e tyre do të shihet nëpërmjet mishit nga bukuria e jashtëzakonshme. Ata (banorët e Xhenetit) nuk do të kenë as mosmarrveshje, as urrejtje e as miqësi mes tyre; zemrat e tyre do të jenë si një zemër dhe do të lavdërojnë Allahun në mëngjes dhe pasdite.” (3245)
› 1375. Ebu Hurejra r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. ka thënë: “Grupi i parë i atyre njerëzve që do të hyjnë në Xhenet, do të shkëlqejë si hëna e plotë në një natë të kthjellët dhe ata që do të hyjnë pas tij, do të shkëlqejnë si ylli më i shndritshëm. Zemrat e tyre do të jenë si zemra e një njeriu të vetëm, pasi ata nuk do të kenë as mosmarrëveshje, as armiqësi mes tyre. Secili do të ketë dy bashkëshorte, secila do të jetë aq e bukur, aq e pastër dhe e shkëlqyer saqë palca e kockës në këmbët e tyre do të shihet nëpërmjet mishit. Ata do të lartësojnë Allahun në mëngjes e pasdite. Ata as nuk do të sëmuren, as nuk do të fryjnë hundët, as nuk do të pështyjnë. Enët e tyre do të jenë prej floriri dhe argjendi, krehrat do t’i kenë prej ari, lënda djegëse në mangallët e tyre do të jetë uluva (dru i rrallë me erë të mirë) dhe djersa do t’u mbajë erë misku.” (3246)
› 1376. Sehl Ibn Saadi r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë: “Me të vërtetë, shtatëdhjetë mijë ose shtatëqind mijë nga ndjekësit e mi do të hyjnë në Xhenet njëherësh: i pari i tyre do të hyjë përnjëherë me të fundit. Fytyrat e tyre do të shkëlqejnë si hëna e plotë në një natë (të kthjellët).” (3247)
› 1377. Enesi r.a. tregon se Pejgamberit a.s. i sollën dhuratë një xhybe të mëndafshtë, ndërsa ai a.s. e ndalonte veshjen e mëndafshit për burra. Njerëzit u mrekulluan prej saj, ndërsa ai a.s. tha: “(Betohem) për Atë, në Duart e të Cilit është jeta e Muhamedit! Shamitë e duarve të Saad Ibn Muadhit në Xhenet janë më të mira se kjo!” (3248)
› 1378. Enesi r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë:
“Në Xhenet është një pemë (shumë e madhe), hijën e së cilës një kalorës nuk e kalon edhe po të ecë për njëqind vjet.” (3251)
“Në Xhenet është një pemë (shumë e madhe), hijën e së cilës një kalorës nuk e kalon edhe po të ecë për njëqind vjet.” (3251)
› 1379. Ebu Hurejra r.a. tregon të njëjtin hadith dhe shton se Pejgamberi a.s. në fund tha:
“Po të doni mund të këndoni ajetin kuranor: ‘Dhe ndër hije të zgjatura/ (Kuran, 56:30).” (3252)
“Po të doni mund të këndoni ajetin kuranor: ‘Dhe ndër hije të zgjatura/ (Kuran, 56:30).” (3252)
› 1380. Ebu Said Hudriu r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë: “Banorët e Xhenetit do t’i shohin banorët e guraf- eve269 siper tyre, ashtu siç shohin një yll që shkëlqen larg nga lindja a nga perëndimi. Kjo për shkak të epërsisë që kanë ndaj njëri-tjetrit në shpërblim.” Kur dëgjuan këtë, njerëzit thanë: “O i Dërguari i Allahut! A janë këto vendbanime të larta për Pejgamberët që s’mund t’i arrijë askush tjetër?” Pejgamberi a.s. u përgjigj: “Jo! Për Atë, në Duart e të Cilit është jeta ime! Këto janë për njerëzit që besuan në Allahun dhe u besuan të Dërguarve.” (3256)
› 1381. Tregon Aishja r.a. se Pejgamberi a.s. ka thënë:
“Ethet janë nga nxehtësia e Zjarrit të Xhehenemit, kështu që i lehtësoni ato duke i ftohur me ujë.” (3263)
“Ethet janë nga nxehtësia e Zjarrit të Xhehenemit, kështu që i lehtësoni ato duke i ftohur me ujë.” (3263)
› 1382. Ebu Hurejra r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. ka thënë: “Zjarri (që ju përdorni) është një e shtatëdhjeta pjesë e Zjarrit të Xhehenemit.” Dikush tha: “O i Dërguari i Allahut, edhe ky sikur të ishte, do të mjaftonte (për të ndëshkuar mosbesimtarët).” Ai a.s. tha: “Zjarri (i Xhehenemit) ka edhe 69 pjesë më tepër sesa zjarri i zakonshëm dhe secila pjesë është e nxehtë sa ky zjarr.” (3265)
› 1383. Usama r.a. tregon se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut a.s. të thotë: “Ditën e Kiametit një njeri do të sillet dhe do të hidhet në Zjarr. Atij do t’i nxirren zorrët dhe do të sillet rrotull siç sillet gomari rreth gurit të mullirit (ose si kali që shin në lëmë). Banorët e Zjarrit do të mblidhen rrotull tij e do t’i thonë: ‘O filan. Ç’është kështu me ty? A nuk ishe ti që na urdhëroje të mirën dhe na e ndaloje të keqen?!’ Ai do t’u përgjigjet: ‘Po, unë vërtet që ju urdhëroja të mirën, por nuk e zbatoja atë vetë dhe ua ndaloja të keqen, por e veproja vetë’.” (3267)
› 1384. Aishja r.a. tregon: “Pejgamberit a.s. i bënë magji aq sa filloi t’i dukej sikur po bënte një veprim të cilin, në të vërtetë, nuk po e bënte. Më në fund një ditë u lut e u lut gjatë dhe pastaj tha: “Më duket se Allahu më ka frymëzuar se si të shërohem. Më erdhën (në ëndërr) dy vetë dhe m’u ulën njëri te koka dhe tjetri te këmbët. Njëri prej tyre e pyeti tjetrin: ‘Çfarë sëmundje ka ky burrë?’ Tjetri iu përgjigj: T kanë bërë magji/ I pari pyeti: ‘Kush i ka bërë magji?/ Tjetri iu përgjigj: ‘Sebid Ibn Aësami/ I pari pyeti: ‘Çfarë ka përdorur’. Tjetri iu përgjigj: ‘Një krehër, qime flokësh të mbështjella rreth tij dhe lëkurën e lules mashkullore të hurmës/ I pari pyeti: ‘Ku është ajo?’ Tjetri iu përgjigj: ‘Në pusin Dhervan,// Kështu Pejgamberi a.s. u nis për te pusi, pastaj u kthye. Kur erdhi, më tha: “Palmat e hurmës afër pusit janë si kokat e shejtanëve.” E pyeta: “A i nxorre ato gjëra, me të cilat të ishte bërë magjia?” Ai a.s. tha: “Jo, sepse mua tashmë më shëron Allahu, por kam frikë se mos ky veprim mund të përhapë sherr midis njerëzve.” Më pas pusin e mbushën me dhë.” (3268)
› 1385. Ebu Hurejra r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. ka thënë:
“Shejtani shkon te ndonjëri prej jush dhe i pëshpërit: ‘Kush e ka krijuar këtë? Kush e ka krijuar atë?’ derisa i thotë: ‘Kush e ka krijuar Zotin tënd?’ Kësisoj, kur t’ju vijë (ndërmend) një pyetje e tillë, atëherë lutjuni Allahut që t’ju ruajë (nga shejtani) dhe flakini tej këto mendime.” (3276)
“Shejtani shkon te ndonjëri prej jush dhe i pëshpërit: ‘Kush e ka krijuar këtë? Kush e ka krijuar atë?’ derisa i thotë: ‘Kush e ka krijuar Zotin tënd?’ Kësisoj, kur t’ju vijë (ndërmend) një pyetje e tillë, atëherë lutjuni Allahut që t’ju ruajë (nga shejtani) dhe flakini tej këto mendime.” (3276)
› 1386. Ibn Umeri r.a. tregon se e ka parë të Dërguarin e Allahut a.s. të bënte me shenjë nga lindja duke thënë:
“Ja, atje! Atje, pra, do të jetë fitneja (sherri, e keqja, sprova)! Ja atje do të dalë fitneja, atje ku del ana e kokës së shejtanit (ose: briri i shejtanit)!” (3279)
“Ja, atje! Atje, pra, do të jetë fitneja (sherri, e keqja, sprova)! Ja atje do të dalë fitneja, atje ku del ana e kokës së shejtanit (ose: briri i shejtanit)!” (3279)
› 1387. Xhabiri r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë: “Kur të bjerë nata, mbajini fëmijët pranë vetes, sepse atëherë shpërndahen shejtanët, ndërsa pas një ore mund t’i lini të lirë. Mbyllini dyert (natën) duke përmendur Emrin e Allahut dhe fikini kandilat (dritat) duke përmendur Emrin e Allahut! Mbulojini enët e ujit duke përmendur Emrin e Allahut dhe (nëse nuk keni gjë për t’i mbuluar enët atëherë) vini diçka mbi enë, qoftë edhe një shkop duke përmendur Emrin e Allahut.” (3280)
› 1388. Sulejman Ibn Suradi r.a. tregon: “Kur po rrinim ulur me Pejgamberin a.s., dy burra fyen njëri-tjetrin dhe njëri u skuq në fytyrë (nga zemërimi) dhe iu ngritën damarët e qafës. Kur pa këtë, Pejgamberi a.s. tha: “Vërtet, unë di një fjalë, të cilën po ta thotë ai, do t’i kalonte ajo gjendje dhe do të qetësohej! Po të thotë: ‘Eudhu bil-lahi minesh-shejtan (i mbështetem Allahut të më ruajë nga shejtani), atij do t’i ikte gjithë ajo e nxehur që ka.” Atëherë (të pranishmit) i thanë atij se Pejgamberi a.s. ka thënë që t’i kërkosh Allahut të të ruajë nga shejtani, ndërsa i nxehuri tha: “A mos jam i çmendur?!” (3282)
› 1389. Ebu Hurejra r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë:
“Gogësima (hapja e gojës) është nga shejtani. Prandaj, kur dikujt t’i hapet goja, le të mundohet sa të mundet që ta mbajë (mbyllur), sepse kur dikush bën: ‘Ha’ (gogësitet me zë), shejtani qesh.” (3289)
“Gogësima (hapja e gojës) është nga shejtani. Prandaj, kur dikujt t’i hapet goja, le të mundohet sa të mundet që ta mbajë (mbyllur), sepse kur dikush bën: ‘Ha’ (gogësitet me zë), shejtani qesh.” (3289)
› 1390. Ebu Katada r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë: “Ëndrra e mirë është nga Allahu dhe ëndërra e keqe është nga shejtani. Prandaj, kur ndonjëri prej jush sheh një ëndërr të keqe, prej së cilës frikësohet, atëherë le të pështyjë në të majtë dhe të kërkojë mbrojtjen e Allahut nga e keqja e saj, pasi kështu ajo nuk do t’i sjellë atij asnjë dëm.,/ (3292)
› 1391. Ebu Hurejra r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë:
“Kur të ngriheni nga gjumi dhe të merrni avdes, lajeni hundën tri herë duke tërhequr ujë me të dhe duke e fryrë atë jashtë, sepse shejtani ka ndenjur gjithë natën në flegrat e saj.”(3295)
“Kur të ngriheni nga gjumi dhe të merrni avdes, lajeni hundën tri herë duke tërhequr ujë me të dhe duke e fryrë atë jashtë, sepse shejtani ka ndenjur gjithë natën në flegrat e saj.”(3295)
› 1392. Ibn Umeri r.a. tregon: “E kam dëgjuar Pejgamberin a.s. të mbante një hytbe në minber duke thënë: “Vritini gjarpërinjtë, sidomos dhntu tufetejnindhe ebterin, sepse këta të dy verbojnë shikimin dhe shkaktojnë abort (dështim të fëmijës).” Një herë, ndërsa po ndiqja një gjarpër për ta vrarë, Ebu Lubada më thirri: “Mos e vrit!” I thashë se i Dërguari i Allahut na ka urdhëruar që t’i vrasim gjarpërinjtë. Ai më tha: “Por më vonë ai a.s. e ka ndaluar vrasjen e atyre që jetojnë nëpër shtëpia.” Zuhri shton se këta quhen avaniir. (3297, 3298)
› 1393. Ebu Hurejra r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. ka thënë: “Koka (burimi kryesor) e femohimit (kufrit) është në lindje. Kryelartësia dhe vrazhdësia janë veti të njerëzve të kuajve dhe të deveve dhe të atyre fshatarëve beduinë, të cilët u kushtohen vetëm deveve dhe nuk tregojnë aspak vëmendje për fenë. Ndërsa thjeshtësia dhe butësia janë cilësi e njerëzve të deleve.” (3301)
› 1394. Ukba Ibn Amri r.a. tregon: “I Dërguari i Allahut a.s. bëri shenjë në drejtim të Jemenit dhe tha: “Besimi i vërtetë është jemenas, ja atje! Ndërsa ashpërsia dhe vrazhdësia janë vërtet cilësi të atyre fshatarëve beduinë. Ata merren vetëm me deve dhe nuk kujdesen aspak për fenë dhe rrinë atjenga ku do të dalin dy brirët e shejtanit, te fiset Rabia dhe Mudar.” (3302)
› 1395. Ebu Hurejra r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë: “Kur të dëgjoni gjeli të këndojë, luteni Allahun t’ju dhurojë nga mirësitë e Tij, (pasi kënga e gjelit tregon) se ai ka parë një melek. Kur të dëgjoni gomarin të pëllasë, kërkojini Allahut që t’ju ruajë nga shejtani, (pasi pallja e gomarit tregon) se ai ka parë një shejtan.” (3303)
› 1396. Ebu Hurejra r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka rrëfyer: “Një grup njerëzish nga Beni Israilët janë zhdukur, nuk dihet se ç’bënë. Por e vetmja gjë që mendoj, është se ata janë mallkuar dhe janë shndërruar në minj, pasi po t’i vini miut përpara qumësht deveje, ai nuk do ta pijë atë, ndërsa, po t’i vini qumësht delje, ai do ta pijë atë.” Ia tregova këtë Kabit i cili më pyeti: “A e ke dëgjuar që këtë ta thotë Pejgamberi a.s.?” I thashë që po, por ai vazhdoi të më pyeste disa herë, aq sa i thashë: “A mos e lexoj gjë Teuratin?!” (3305)
› 1397. Ebu Hurejra r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë:
“Në qoftë se në pijen tuaj ndonjë bie mizë shtëpie, atëherë zhyteni atë, sepse njëri krah i saj ka sëmundje, ndërsa tjetri ka shëruesin e sëmundjes.” (3320)
“Në qoftë se në pijen tuaj ndonjë bie mizë shtëpie, atëherë zhyteni atë, sepse njëri krah i saj ka sëmundje, ndërsa tjetri ka shëruesin e sëmundjes.” (3320)
› 1398. Ebu Hurejra r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka rrëfyer:
“Allahu e fali një prostitutë e cila, kur kaloi pranë një qeni që po gulçonte afër një pusi dhe po ngordhte nga etja, ajo nxori çorapin e saj prej lëkure, e lidhi me shaminë e kokës dhe i nxori atij pak ujë. Për këtë veprim Allahu e fali atë.” (3321)
“Allahu e fali një prostitutë e cila, kur kaloi pranë një qeni që po gulçonte afër një pusi dhe po ngordhte nga etja, ajo nxori çorapin e saj prej lëkure, e lidhi me shaminë e kokës dhe i nxori atij pak ujë. Për këtë veprim Allahu e fali atë.” (3321)