› 1520. Xhubejri r.a. tregon: “Një grua shkoi te Pejgamberi (për ta pyetur) dhe ai e urdhëroi atë që të vinte përsëri. Ajo e pyeti: “Po në qoftë se vij dhe nuk të gjej ty?” sikur deshi të thoshte: “Në qoftë se ti ke vdekur?” Pejgamberi a.s. i tha: “Në qoftë se nuk më gjen mua, atëherë shko tek Ebu Bekri (r.a.).” (3659)
› 1521. Ammari r.a. tregon: “E kam parë të Dërguarin e Allahut (në fillim të Islamit), duke pasur me vete (si besimtarë) vetëm pesë skllevër, dy gra dhe Ebu Bekri.” (3660)
› 1522. Ebu Derdaja tregon r.a.: “Isha ulur me Pejgamberin a.s., kur erdhi Ebu Bekri, duke mbajtur me dorë njërin cep të rrobës së tij, aq sa kishte zbuluar gjurin. Pejgamberi a.s. i tha: “Duket se ky shoku juaj ka pasur një grindje.” Ebu Bekri përshëndeti dhe pastaj tha: “O i Dërguari i Allahut! Pati diçka (një grindje) mes meje dhe birit të Hattabit (Umerit). Unë i fola atij ashpër, por pastaj më erdhi keq për këtë dhe i kërkova atij që të më falë, por ai nuk pranoi. Ja pse kam ardhur tek ti.” Pejgamberi a.s. tha tri herë: “Allahu të faltë ty, o Ebu Bekr!” Ndërsa Umerit i kishte ardhur keq (pse nuk kishte pranuar ta falte Ebu Bekrin) dhe shkoi te shtëpia e tij dhe pyet nëse ai ishte aty.” I thanë që jo, kështu që (edhe ai) shkoi te Pejgamberi a.s. dhe e përshëndeti atë. Por në fytyrën e Pejgamberit a.s. u dukën shenja pakënaqësie, aq sa Ebu Bekrit i erdhi keq për Umerin. Kështu, ai u ul në gjunjë dhe tha dy herë: “O i Dërguari i Allahut, për Allah! Unë u tregova më i padrejtë me të (sesa ai me mua).” Pejgamberi a.s. tha: “Allahu më dërgoi mua tek juve (njerëz) dhe ju më thatë: Ti gënjen,- ndërsa Ebu Bekri më besoi dhe u tha njerëzve: ‘Ai thotë të vërtetën’. Ai më ngushëlloi dhe më qëndroi pranë me jetën dhe me pasurinë e tij. A do të ma lini të qetë, pra, mikun tim?” Pas kësaj askush nuk e shqetësoi më Ebu Bekrin.” (3661)
› 1523. Amr Ibn Aas r.a. tregon se Pejgamberi a.s. e çoi atë në krye të ushtrisë “Dhatus-Selasil”. Unë shkova tek ai dhe e pyeta: “Kush është njeriu më i dashur i gjithë njerëzve për ty?” Ai a.s. tha: “Aishja.” E pyeta: “Nga burrat?” Ai a.s. tha: “Babai i saj (Ebu Bekri).” E pyeta përsëri: “Po pastaj kush?” Ai a.s. tha: “Umer Ibn Hattabi”,- pastaj përmendi burra të tjerë. (3662)
› 1524. Ibn Umeri r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. ka thënë: “Allahu nuk do ta vështrojë Ditën e Kiametit atë njeri, i cili e tërheq zvarrë rrobën e tij me krenari e mendjemadhësi.” Ebu Bekri tha: “Po të mos e kem mendjen, njëra anë e rrobës sime më varet poshtë.” I Dërguari i Allahut a.s. i tha: “Po ti padyshim që nuk e bën një gjë të tillë nga mendjemadhësia.” (3665)
› 1525. Ebu Musa r.a. dëfton këtë ndodhi: “Mora avdes në shtëpi pastaj dola dhe thashë: “Sot do t’i ngjitem pas të Dërguarit të Allahut a.s. dhe do të jem me të gjithë ditën.” Shkova në xhami dhe pyeta për Pejgamberin a.s.. Më thanë se kishte dalë e kishte ikur këndej (duke më treguar nga kishte shkuar). Kështu, vazhdova pas tij duke pyetur, derisa (e pashë) të hynte në vendin e pusit Eris. U ula te dera që ishte me dega palme hurme dhe prita derisa i Dërguari i Allahut kreu nevojën dhe mori avdes. Pastaj shkova tek ai, kur ai u ul në grykën e pusit Eris, në mes të dy anëve, me këmbët e zbuluara deri në gjunjë që i kishte varur në pus. E përshëndeta atë pastaj u ktheva prapë dhe u ula te dera. Thashë (me vete): “Sot do të jem roja e Pejgamberit a.s.” Pastaj erdhi Ebu Bekri dhe e shtyu derën. Pyeta: “Kush është?” Ai më tha: “Ebu Bekri.” I thashë të priste dhe shkova të pyes të Dërguarin e Allahut a.s.. I thashë se Ebu Bekri kërkon leje për të hyrë. Ai a.s. më tha: “Lëre të hyjë dhe përgëzoje me Xhenet!” U ktheva dhe i thashë Ebu Bekrit: “Hyr! I Dërguari i Allahut të përgëzon me Xhenet.” Ai hyri dhe u ul në të djathtë të të Dërguarit të Allahut a.s. në grykën e pusit, duke i varur këmbët si Pejgamberi a.s. dhe i zbuloi ato deri në gjunjë. Pastaj unë u ktheva te dera dhe u ula. (Kur dola nga shtëpia) Vëllanë tim e lashë duke marrë avdes dhe deshte të më vinte pas. Thashë (me vete): “Në qoftë se Allahu ia do të mirën atij (vëllait tim), atëherë do ta sjellë atë këtu”. Papritur erdhi dikush dhe e shtyu derën. Pyeta se kush ishte. Më tha se ishte Umer Ibn Hattabi. I thashë që të presë, pastaj shkova tek i Dërguari i Allahut a.s., e përshëndeta dhe i thashë: “Umer Ibn Hattabi kërkon leje për të hyrë.” Ai a.s. tha: “Lëre të hyjë dhe përgëzoje me Xhenet.” U ktheva dhe i thashë: “Hyr! I Dërguari i Allahut a.s. të përgëzon me Xhenet.” Ai hyri dhe u ul pranë të Dërguarit të Allahut a.s. në të majtë të tij në grykën e pusit dhe vari këmbët në të. Përsëri u ktheva dhe u ula te dera, duke thënë (me vete): “Në qoftë se Allahu ia do-të mirën filanit (vëllait), atëherë do ta sjellë atë këtu”. Atë çast erdhi dikush dhe e shtyu derën. E pyeta se kush ishte dhe m’u përgjigj se ishte Uthman Ibn Affani. I thashë të priste dhe shkova e i tregova Pejgamberit a.s.. Ai më tha: “Lëre të hyjë dhe përgëzoje me Xhenet pas një sprove që do t’i bjerë.” Kështu u ktheva dhe i thashë: “Hyr. I Dërguari i Allahut a.s. të përgëzon me Xhenet pas një sprove që do të të bjerë.” Ai hyri dhe e gjeti grykën e pusit të zënë, kështu që u ul përballë Pejgamberit a.s. në anën tjetër.” (3674)
› 1526. Ebu Said Hudriu r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë: “Mos i fyeni shokët e mi! Edhe sikur ndonjëri prej jush të shpenzojë flori sa mali i Uhudit për Çështjen e Allahut, përsëri kjo nuk do të barazohej as me një mudd (2/3 kg) të tyre dhe as me gjysmë mudd-i të shpenzuar nga ndonjëri prej shokëve të mi.” (3673)
› 1527. Enesi r.a. tregon se një herë Pejgamberi a.s. u ngjit në malin e Uhudit dhe me të ishin edhe Ebu Bekri, Umeri dhe Uthmani, kur mali u tund me ta! Atëherë Pejgamberi a.s. i tha (malit): “Qëndro, o Uhud! Me të vërtetë, mbi ty janë vetëm një Pejgamber, një Siddik (i besuar) dhe dy shehidë (dëshmorë).” (3675)
› 1528. Ibn Abbas r.a. tregon: “Kur po qëndroja mes njerëzve që po i luteshin
Allahut për Umer Ibn Hatabin r.a. e shtrirë (i vdekur) në shtratin e tij, dikush m’i vuri bërrylat në shpatulla dhe po thoshte: “(O Umer!) Allahu të mëshiroftë! Në të vërtetë, gjithnjë shpresoja se Allahu do të të bashkonte me dy shokët e tu, sepse unë e kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut a.s. të thoshte shpesh: ‘Qemë unë, Ebu Bekri dhe Umeri; bëmë unë, Ebu Bekri dhe Umeri; u nisëm unë, Ebu Bekri dhe Umeri/ Prandaj kam shpresuar shumë që Allahu të të mbante ty me ata të dy.” Ktheva kokën, kur ç’të shoh! Ai ishte Ali Ibn Ebi Talibi r.a.!” (3677)
Allahut për Umer Ibn Hatabin r.a. e shtrirë (i vdekur) në shtratin e tij, dikush m’i vuri bërrylat në shpatulla dhe po thoshte: “(O Umer!) Allahu të mëshiroftë! Në të vërtetë, gjithnjë shpresoja se Allahu do të të bashkonte me dy shokët e tu, sepse unë e kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut a.s. të thoshte shpesh: ‘Qemë unë, Ebu Bekri dhe Umeri; bëmë unë, Ebu Bekri dhe Umeri; u nisëm unë, Ebu Bekri dhe Umeri/ Prandaj kam shpresuar shumë që Allahu të të mbante ty me ata të dy.” Ktheva kokën, kur ç’të shoh! Ai ishte Ali Ibn Ebi Talibi r.a.!” (3677)
› 1529. Xhabiri r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka dëftuar: “E pashë veten (në ëndërr) të hyja në Xhenet. Papritur pashë Rumejsan, gruan e Ebu Talhas. Pastaj dëgjova hapa. Pyeta: ‘Kush është ky?’ Një zë më tha: ‘Ky është Bilali/ Më pas pashë një pallat dhe në oborrin e tij një vashë të ulur! Pyeta: T kujt është ky pallat?’ Më thanë: ‘Është për Umerin’. Desha të hyj dhe ta shoh, por m’u kujtua xhelozia jote (o Umer, kështu që u përmbajta)!” Atëherë Umeri tha: “Le të bëhen kurban prindërit e mi për ty, o i Dërguari i Allahut! Si mund të jem xheloz kundër teje?!” (3679)
› 1530. Enesi r.a. tregon: “Dikush e pyeti Pejgamberin a.s. për Orën (e Kiametit) duke i thënë: “Kur do të jetë kjo Orë?” Pejgamberi a.s. e pyeti: “Çfarë ke përgatitur për të?” Ai iu përgjigj: “Asgjë, përveç faktit se e dua shumë Allahun dhe të Dërguarin e Tij a.s..”
Pejgamberi a.s. i tha: “Ti do të jesh me ata që i do.” Ne nuk kemi qenë kurrë më të gëzuar sesa kur dëgjuam këtë fjalë të Pejgamberit a.s.: “Ti do të jesh me ata që i do.” Unë e dua Pejgamberin a.s., edhe Ebu Bekrin, edhe Umerin dhe shpresoj shumë se do të jem me ta nga dashuria që kam për këta të gjithë, ndonëse veprat e mia nuk janë si veprat e tyre.” (3688)
Pejgamberi a.s. i tha: “Ti do të jesh me ata që i do.” Ne nuk kemi qenë kurrë më të gëzuar sesa kur dëgjuam këtë fjalë të Pejgamberit a.s.: “Ti do të jesh me ata që i do.” Unë e dua Pejgamberin a.s., edhe Ebu Bekrin, edhe Umerin dhe shpresoj shumë se do të jem me ta nga dashuria që kam për këta të gjithë, ndonëse veprat e mia nuk janë si veprat e tyre.” (3688)
› 1531. Ebu Hurejra r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë: “Në gjirin e Beni Israilëve që kanë qenë përpara jush, ka pasur burra që frymëzoheshin me udhëzim, ndonëse nuk ishin Pejgamberë. Po të ketë ndonjë njeri të tillë nga pasuesit e mi, atëherë ai do të jetë Umeri.” (3689)
› 1532. Ibn Mevhebi tregon: “Një egjiptian, që kishte ardhur për haxh, pa një grup njerëzish që ishin ulur dhe pyeti se kush ishin ata. I thanë se ata ishin disa kurejshë. Ai pyeti se kush ishte prijësi dhe më i dituri i tyre. I thanë se ishte Ibn Umeri. Kështu, ai shkoi tek Ibn Umeri dhe e pyeti: “A e di ti se Uthmani ka ikur (nga – lufta) ditën e Uhudit?” Ibn Umeri i tha: “Po, e di”. Egjiptiani e pyeti: “A e di ti se Uthmani ka munguar ditën e Bedrit dhe nuk ka marrë pjesë (në atë luftë)?” Ibn Umeri i thotë që po. Ai vazhdoi: “A e di ti se Uthmani nuk ka marrë pjesë në Besëlidhjen e Hudjebijes) (Bejëatu Ridvaan) dhe nuk ka qenë dëshmitar i saj?” Ibn Umeri i tha që po. Ai thirri: “Allahu Ekber – Allahu është më i Madhi!” Ibn Umeri i tha: “Eja të t’i shpjegoj ty të gjitha këto. Sa për braktisjen (e luftës) ditën e Uhudit, unë dëshmoj se Allahu e ka përligjur largimin e tij dhe e ka falur atë; sa për mungesën e tij në Bedr, kjo ka qenë sepse bashkëshortja e tij, që ishte e bija e të Dërguarit të Allahut a.s., ishte e sëmurë pikërisht atë kohë. Prandaj i Dërguari i Allahut a.s. i tha atij: “Pa dyshim që ti do të marrësh të njëjtin shpërblim dhe pjesë (nga plaçka e luftës), ashtu si çdo pjesëmarrës tjetër në luftën e Bedrit, (ndonëse do të rrish me bashkëshorten)”. Sa për mungesën e tij në Besëlidhjen e Hudejbijes, po të kishte pasur njeri tjetër më të vlerësuar sesa Uthmani në Mekë (për t’u dërguar si përfaqësues), sigurisht që i Dërguari i Allahut a.s. do ta kishte dërguar në vend të tij. Kështu pra, i Dërguari i Allahut a.s. e dërgoi Uthmanin atje, ndërsa ngjarja Besëlidhja ndodhi pasi Uthmani kishte shkuar në Mekë. Prandaji Dërguari i Allahut a.s. shtriu dorën e tij të djathtë duke thënë: ‘Kjo është dora e Uthmanit/ Ai e përplasi atë me dorën tjetër duke thënë: ‘Kjo është besa për Uthmanin!/” Pastaj Ibn Umeri i tha egjiptianit: “Shko dhe merri këto shpjegime me vete!” (3699)
› 1533. Aliu r.a. tregon: “Fatimja r.a. u ankua nga një dhimbje prej plagëve të marra nga mulliri i drithit (që bluhej me me dorë). Ndërkohë Pejgamberit a.s. i sollën disa robër, kështu që ajo shkoi tek ai, por nuk e gjeti në shtëpi. Ndërsa gjeti Aishen dhe ia tha asaj nevojën që kishte (që ai t’i jepte një shërbëtore). Kur u kthye Pejgamberi a.s., Aishja i tregoi atij për vizitën e Fatimes. Kështu, Pejgamberi a.s. erdhi tek ne, ndërsa ne kishim rënë në shtrat. Unë bëra të ngrihem, por Pejgamberi a.s. na tha: “Rrini aty ku jeni.” Pastaj ai u ul ndërmjet nesh, derisa unë ndjeva ftohtësinë e këmbëve të tij në gjoksin tim dhe tha: “A t’u mësoj të dyve ju një gjë që është më me vlerë sesa ç’më keni kërkuar? Kur të bini të flini thoni 34 herë Allahu Ekber (Allahu është më i
Madhi), 33 herë Subhan-Allah (lavdi i qoftë Allahut), 33 herë Hamdu lil-lah (gjithë lavdërimet dhe falënderimet janë vetëm për Allahun). Kjo është më e mirë dhe më me vlerë për ju sesa një shërbëtor.” (3705)
Madhi), 33 herë Subhan-Allah (lavdi i qoftë Allahut), 33 herë Hamdu lil-lah (gjithë lavdërimet dhe falënderimet janë vetëm për Allahun). Kjo është më e mirë dhe më me vlerë për ju sesa një shërbëtor.” (3705)
› 1534. Abdullah Ibn Zubejri r.a. tregon: “Ditën e luftës së Ahzabëve mua dhe Umer Ibn Ebi Seleman na lanë pas për t’u kujdesur për gratë. Vështrova dhe veç kur pashë Zubejrin (babanë tim) që ngiste kalin duke shkuar e duke ardhur dy a tri herë nga fisi Beni Kurejdha (fis çifut në Medine asokohe). Kur u ktheva i thashë: “O baba! Të pashë të shkosh e të vish nga fisi Beni Kurejdha.” Ai më tha: “A me të vërtetë më pe, o biri im?” I thashë që po. Ai më tregoi: “I Dërguari i Allahut a.s. po thoshte: ‘Kush shkon te Beni Kurejdha dhe të më sjellë lajmet e tyre?7 Kështu pra, unë shkova dhe, kur u ktheva, ai përmendi dy prindërit e vet duke më thënë: ‘U bëfshin kurban babai dhe nëna ime për ty’!” (3720)
› 1535. Talha Ibn Ubejdilah r.a. tregon: “Gjatë një lufte të shenjtë që ndërmori i Dërguari i Allahut a.s. askush tjetër nuk mbeti me Pejgamberin a.s. përveç meje dhe Saadit.” (3722, 3723)
› 1536. Keis Ibn Ebi Hazim r.a. tregon: “E kam parë dorën e paralizuar të Talhas e cila i qe goditur me shigjetë duke mbrojtur Pejgamberin a.s..” (3724)
› 1537. Saad Ibn Ebi Vekkas r.a. tregon: “Ditën e luftës se Uhudit Pejgamberi a.s. përmendi dy prindërit e vet për mua (duke thënë: ‘U bëfshin kurban prindërit e mi për ty!,).,/ (3225)
› 1538. Misvari r.a. tregon: “Aliu r.a. kërkoi dorën e të bijës së Ebu Xhehlit. Këtë e dëgjoi Fatimja r.a. dhe shkoi tek i Dërguari i Allahut a.s. e i tha: “Njerëzit e tu mendojnë se ti nuk zemërohesh për shkak të bijave të tua. Dhe ja, Aliu tani po martohet me të bijën e Ebu Xhehlit!,, Atëherë i Dërguari i Allahut a.s. u ngrit dhe unë e dëgjova të thotë: “Laa ilahe il- lAllah, Muhammedun resulullahl Dhe më tej: Unë e martova njërën nga bijat e mia (Zejneben) me Ebu Aas Ibn Rebian përpara Islamit dhe ai më doli besnik për gjithçka që më tha. Nuk ka dyshim se Fatimja është një pjesë e imja dhe mua nuk do të më pëlqente aspak ta shoh atë të shqetësuar. Për Allah! Nuk mund të bashkohen bija e të Dërguarit të Allahut dhe bija e armikut të Allahut gra të një burri.” Kësisoj pra, Aliu hoqi dorë nga ajo fejesë. (3729)
› 1539. Në një transmetim tjetër shtohet se Misvar ka thënë: “E kam dëgjuar Pejgamberin a.s. të flasë dhe të përmendë një dhëndrin e tij nga fisi Beni Abdi-Shems duke e lavdëruar shumë për atë marrëdhënie pastaj tha: “Sa herë që më foli, më tha të vërtetën dhe, sa herë që më premtoi, e mbajti premtimin e bërë.” (3727)
› 1540. Ibn Umeri r.a. tregon: “Pejgamberi a.s. nisi një ushtri dhe emëroi në krye të saj Usama Ibn Zejdin. Kur disa njerëz e përbuzën dhe e përfolën komandën e tij, Pejgamberi a.s. tha: “Në qoftë se ju e përbuzni komandën e Usamas, po kështu ju keni përbuzur edhe komandën e babait të tij më përpara. Për Allah! Ai (Zejdi) ishte vërtet i denjë për komandë dhe ishte një nga njerëzit më të dashur për mua, ndërsa tani edhe ky (Usama, i biri i Zejdit) është për mua nga njerëzit më të dashur pas tij.” (3730)
› 1541. Urva tregon: “Një kaif>02 shkoi në shtëpinë e Aishes r.a. kur aty ishte Pejgamberi a.s., ndërsa Usama Ibn Zejdi dhe Zejd Ibn Haritha ishin në gjumë. Ai tha: ‘Këto këmbë (të Usamës dhe Zejdit) janë të njëri-tjetrit (të të njëjtës familje)’. Kjo gjë e gëzoi dhe kënaqi shumë Pejgamberin a.s. dhe ai ia tregoi këtë edhe Aishes.” (3731)
› 1542. Aishja r.a. tregon: “një grua nga fisi Beni Mahzum kishte vjedhur dhe njerëzit thanë: “Kush mund të ndërmjetësojë te Pejgamberi a.s. për të?” Askush nuk guxoi t’i fliste Pejgamberit a.s., përveç Usama Ibn Zejdit. Pas kësaj i Dërguari i Allahut a.s. tha: “Te Beni Israilët ka qenë zakon që, kur vidhte dikush me prejardhje të fisme, ata e falnin atë, ndërsa, po të vidhte një i
Kaif- njeri që ka aftësi të njohë prejardhjen familjare nga fizionomia dhe nga hetimi i pjesëve të trupit të fëmijës, fizionomist. dobët e i mjerë, ata ia prisnin dorën. Ndërsa unë, edhe sikur të ishte Fatima (bija e Pejgamberit a.s.), do t7ia prisja dorën (në qoftë se do të vidhte).,/ (3732, 3733)
Kaif- njeri që ka aftësi të njohë prejardhjen familjare nga fizionomia dhe nga hetimi i pjesëve të trupit të fëmijës, fizionomist. dobët e i mjerë, ata ia prisnin dorën. Ndërsa unë, edhe sikur të ishte Fatima (bija e Pejgamberit a.s.), do t7ia prisja dorën (në qoftë se do të vidhte).,/ (3732, 3733)
› 1543. Usama Ibn Zejdi r.a. tregon se Pejgamberi a.s. shpesh i merrte atë dhe Hasanin në prehër dhe thoshte:
“O Allah! Duaji këta të dy, se unë vërtet i dua ata.” (3735, 3736)
“O Allah! Duaji këta të dy, se unë vërtet i dua ata.” (3735, 3736)
› 1544. Ibn Umeri r.a. përcjell nga e motra, Hafsaja (bashkëshorte e Pejgamberit a.s.) se Pejgamberi a.s. i ka thënë asaj: “Me të vërtetë që Abdullahi është njeri i drejtë dhe i lartë.” (3740, 3741)
› 1545. Ebu Derdaja r.a. tregon: “Një djalosh erdhi e u ul pranë meje në një xhami në Sham dhe tha: “O Allah! Më dhuro shoqërinë e një njeriu të drejtë e të përkushtuar!” E pyeta: “Nga je?” Më tha se ishte nga banorët e Kufes. E pyeta: ” A e keni atje një njeri, i cili mban sekretin e Pejgamberit a.s., sekret të cilin nuk e di askush tjetër përveç tij (d.m.th. Hudhejfa)?” U përgjigj që po. E pyeta përsëri: “A është atje një njeri, të cilit Allahu i dha mbrojtje nga shejtani nga duaja e Pejgamberit a.s. (d.m.th.
Ammari)?” Ai pohoi përsëri. E pyeta më tej: “A është tek ju atje një njeri, i cili mbante ujin e avdesit dhe mbështetësen për Pejgamberin a.s. (d.m.th. Abdullah Ibn Mesudi)?” Ai tha po. E pyeta: “Si e këndon Abdullahi suren “El-Lejl” (Sure nr.92) që fillon: ‘(Betohem) për natën kur mbështjell! Për ditën kur shfaqet me ndriçim!'” Ai vazhdoi: “Për mashkullin dhe për femrën!” duke lënë fjalët: “Për Atë që krijoi.” Pastaj Ebu Derdaja shtoi: “Këta njerëz (këtu në Sham) janë munduar të më bëjnë që unë të pranoj diçka tjetër, ndryshe nga ç’kam dëgjuar të Dërguarin e Allahu a.s.” (3742)
Ammari)?” Ai pohoi përsëri. E pyeta më tej: “A është tek ju atje një njeri, i cili mbante ujin e avdesit dhe mbështetësen për Pejgamberin a.s. (d.m.th. Abdullah Ibn Mesudi)?” Ai tha po. E pyeta: “Si e këndon Abdullahi suren “El-Lejl” (Sure nr.92) që fillon: ‘(Betohem) për natën kur mbështjell! Për ditën kur shfaqet me ndriçim!'” Ai vazhdoi: “Për mashkullin dhe për femrën!” duke lënë fjalët: “Për Atë që krijoi.” Pastaj Ebu Derdaja shtoi: “Këta njerëz (këtu në Sham) janë munduar të më bëjnë që unë të pranoj diçka tjetër, ndryshe nga ç’kam dëgjuar të Dërguarin e Allahu a.s.” (3742)
› 1546. Enesi r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. ka thënë:
“Çdo popull ka një njeri të besueshëm dhe i besueshmi i këtij populli (muslimanëve) është Ebu Ubejde Ibn Xherrahu (r.a.).” (3744)
“Çdo popull ka një njeri të besueshëm dhe i besueshmi i këtij populli (muslimanëve) është Ebu Ubejde Ibn Xherrahu (r.a.).” (3744)
› 1547. Berau r.a. tregon: “E kam parë Pejgamberin a.s. duke mbajtur në krahë Hasanin të thoshte: “O Allah! Unë e dua atë! Të lutem pra, duaje atë edhe Ti”!” (3749)
› 1548. Enesi r.a. tregon: “ Askush nuk i ngjante Pejgamberit a.s. më shumë se Hasan Ibn Aliu r.a.
› 1549. Ibn Ebi Nuëm tregon: “Dikush e pyeti Ibn Umerin r.a. nëse muhrimi (në gjendjen e ihramit) mund t’i vriste mizat. Ai iu përgjigj: “Irakianët pyesin për vrasjen e mizave, ndërsa ata vetë vranë birin e të bijës së të Dërguarit të Allahut a.s. dhe Pejgamberi a.s. ka thënë: ‘Ata të dy (Hasani dhe Husejni) janë dy borzilokët e mi të këndshëm në këtë botë!/,/ (3753)
› 1550. Ibn Abbasi r.a. tregon: “Një herë Pejgamberi a.s. më mbështolli në gji dhe tha: “O Allah! Mësoja atij urtësinc (dijen e kuptimit dhe të shtjellimit të Kuranit).” (3756)
› 1551. Ndërsa në një përcjellje tjetër thuhet se Pejgamberi a.s. tha:
“O Allah! Mësoja atij Librin (dijen e kuptimit dhe të shtjellimit të Kuranit).” (3756)
“O Allah! Mësoja atij Librin (dijen e kuptimit dhe të shtjellimit të Kuranit).” (3756)
› 1552. Enesi r.a. tregon: “Pejgamberi a.s. i njoftoi njerëzit për rënien dëshmor të Zejdit, të Xhaferit dhe të Ibn Revahas r.a.. (Pastaj tregohet ngjarja si në hadithin nr. 639/ 1246) dhe tha: “Në fund flamuri u mor nga një prej shpatave të Allahut (Halidi) dhe Allahu u dhuroi muslimanëve fitoren.” (3757)
› 1553. Abdullah Ibn Amri r.a. tregon se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut a.s. të thotë: “Mësoni këndimin e Kuranit nga këta katër vetë: nga Abdullah Ibn Mesudi, Salimi – robi i liruar i Ebu Hudhejfes, Ubej Ibn Kabi dhe nga Muadh Ibn Xhebeli.” (3758)
› 1554. Aishja r.a. tregon se ajo e kishte marrë hua Esmasë një varëse, e cila i humbi. Kështu i Dërguari i Allahut a.s. dërgoi disa nga shokët e tij për ta kërkuar. Gjatë rrugës erdhi koha e namazit dhe ata u falën pa avdes. Kur u kthyen te Pejgamberi a.s., ata iu ankuan atij për këtë gjë dhe kësisoj zbriti ajeti i Tejemumit (Kuran, 5: 6). (Pastaj tregohet ndodhia si në hadithin nr. 223/334) (3773)
› 1555. Aishja r.a. tregon: “Ditën e Buathit Allahu e solli në të mirë të të Dërguarit të Tij a.s.. Kështu pra, kur i Dërguari i Allahut a.s. arriti në Medine, fiset e saj ishin ndarë dhe prijësit e tyre ishin vrarë e plagosur. Në këtë mënyrë, Allahu e solli betejën mes tyre në të mirë të të Dërguarit të Tij a.s. me qëllim që ata (ensarët) të mund të hynin në Islam.” (3777)
› 1556. Ebu Hurejra r.a. tregon se Pejgamberi a.s ka thënë: “Po të mos kishte qenë shpërngulja edhe unë do të kisha qenë ensar.” (3779)
› 1557. Berau r.a. tregon se e ka dëgjuar Pejgamberin a.s. të thotë: “Ensarët i do vetëm ai që është besimtar dhe nuk i urren tjetër kush, veçse ai që është hipokrit. Prandaj Allahu e do atë që i do ensarët dhe e urren atë që i urren ata.x/ (3783)
› 1558. Enesi r.a. tregon se Pejgamberi a.s. i pa gratë dhe fëmijët e ensarëve t’i dilnin përpara (kur po ktheheshin nga një dasmë). Atëherë Pejgamberi a.s. u ngrit në këmbë dukshëm përpara tyre dhe tha tri herë: “Për Allahi Ju (ensarët) jeni nga njerëzit më të dashur për mua!” (3785)
› 1559. Enesi r.a. tregon se, një herë, erdhi tek i Dërguari i Allahut a.s. një grua nga ensarët bashkë me fëmijën e saj. I Dërguari i Allahut a.s. i foli asaj duke thënë: “(Betohem) për Atë, në Duart e të Cilit është jeta ime! Ju (Ensarët) jeni njerëzit më të dashur tek unë!” dy herë. (3786)
› 1560. Zejd Ibn Arkami r.a. tregon se ensarët i thanë të Dërguarit të Allahut a.s.: “Çdo Pejgamber ka ndjekësit e vet dhe ne të ndoqëm ty. Lutju pra Allahut të vlerësojë edhe pasardhësit tanë si edhe ne. Dhe Pejgamberi a.s. e bëri këtë dua.” (3787)
› 1561. Ebu Humejdi r.a. tregon: “Një herë Pejgamberi a.s. tha: “Familja më e mirë e ensarëve janë fisi Benu Nexhxhar, pastaj ajo e Benu Abdul-Eshkal, pastaj ajo e fisit Benu Harith dhe pastaj ajo e fisit Benu Saida. (Këto janë më të shquarat), por mirësia është tek të gjitha familjet e ensarëve.” Nga pas na ndoqi Saad Ibn Ubada. Ai tha: “O Ebu Useid! A nuk e sheh se Pejgamberi a.s. i vlerësoi familjet e ensarëve dhe ne na vuri në fund të tyre?” Pas kësaj Saadi takoi Pejgamberin a.s. dhe i tha: “O i Dërguari i Allahut! I zgjodhe dhe i vlerësove familjet e ensarëve dhe ne u vendosëm të fundit.” Ai a.s. i tha: “A nuk mjafton që jeni nga më të zgjedhurit”?” (3791)
› 1562. Useid Ibn Hudejri r.a. tregon se dikush nga ensarët i kërkoi të Dërguarit të Allahut a.s. që ta caktonte në ndonjë vend drejtues ashtu siç ai kishte emëruar edhe filanin. Pejgamberi a.s. tha: “Pas meje ju do të shihni që do të parapëlqehen të tjerë në vendin tuaj. Kështu pra, duroni derisa të më takoni mua tek Hauzi.” (3792)
› 1563. Enesi r.a. tregon se Pejgamberi a.s. u ka thënë ensarëve:
“Vendi i takimit i premtuar për ju do të jetë tek Hauzi” (3792)
“Vendi i takimit i premtuar për ju do të jetë tek Hauzi” (3792)
› 1564. Ebu Hurejra r.a. tregon: “Dikush shkoi te Pejgamberi a.s. si mik. Ai dërgoi dikë te gratë e veta (për të sjellë diçka për të ngrënë për mikun), por ato thanë se nuk kishin gjë tjetër, veçse ujë. Kështu, i Dërguari i Allahut iu drejtua (të pranishmëve): “Kush do ta marrë këtë mik?” Një nga ensarët u përgjigj. Ai e mori mikun, shkoi te familja e vet dhe i tha së shoqes: “Na e prit mirë e na e ndero mikun e të Dërguarit të Allahut a.s..” Ajo i tha të shoqit se nuk kishte gjë tjetër, përveç ushqimit për fëmijët e saj. Por ai i tha: “Përgatite ushqimin që ke, ndize kandilin dhe, në qoftë se fëmijët të kërkojnë për të ngrënë vëri në gjumë.” Kështu ajo përgatiti ushqimin që kishte, ndezi llambën, i vuri fëmijët e saj në gjumë pastaj u ngrit duke bërë sikur po rregullonte kandilin, por e fiku atë fare. Pastaj ata të dy bënin sikur po hanin, por në të vërtetë ata ranë në gjumë të uritur. Të nesërmen në agim ensari shkoi tek i Dërguari i Allahut a.s. i cili i tha: “Mbrëmë Allahu qeshi dhe u habit me veprimin tuaj.” Pastaj Allahu shpalli ajetin: “Dhe ata (ensarët) i parapëlqejnë të shpërngulurit (muhaxhirët) mbi veten e tyre…”(Kuran, 59:9) (3798)
› 1565. Enesi r.a. tregon: “Ebu Bekri dhe Abbasi r.a. kaluan pranë një grupi ensarësh të ulur që po qanin. Njëri prej tyre i pyeti se pse po qanin. Ata u thanë: “Po qajmë sepse po kujtojmë uljet e Pejgamberit a.s. me ne.” Kështu Ebu Bekri r.a. shkoi te Pejgamberi a.s. dhe ia tregoi atij këtë gjë. Pejgamberi a.s. doli në xhami me kokën e lidhur me një copë çarçafi dhe u ngjit në minder, në të cilin nuk u ngjit më pas asaj dite. Pasi e lavdëroi dhe e falënderoi Allahun, ai tha: “Jua lë amanet ensarët, sepse ata janë shokët e mi të afërt, të cilëve u kam besuar të fshehtat e mia. Ata i kanë plotësuar tashmë detyrimet që u qenë ngarkuar, por tani mbetet t’u plotësohen të drejtat që u takojnë. Prandaj pranojini veprat e mira të ensarëve mirëbërës dhe i falni ata prej tyre që janë keqbërës.” (3799)
› 1566. Ibn Abbasi r.a. tregon: “(Në sëmundjen pas së cilës ndërroi jetë) i Dërguari i Allahut a.s. doli me një çarçaf të mbështjellë krahëve dhe me kokën të lidhur me një rrip të lyer me vaj derisa u ngjit dhe u ul në minber. Pasi e lavdëroi dhe e falënderoi Allahun, ai tha: “Dhe më pas, o popull! Njerëzit do të shtohen, ndërsa ensarët do të pakësohen aq sa do të jenë si kripa në gjellë. Prandaj, cilido nga ju që do të jetë sundues dhe do të ketë fuqi për t’u sjellë dëm a dobi të tjerëve, le të pranojë veprat e mira të ensarëve mirëbërës dhe t’i falë ensarët keqbërës.” (3800)
› 1567. Xhabiri r.a. tregon se e ka dëgjuar Pejgamberin a.s. të thotë: “Arshi (Froni Madhështor i Allahut të
Madhëruar) u drodh nga vdekja e Saad Ibn Muadhit.” (3803)
Madhëruar) u drodh nga vdekja e Saad Ibn Muadhit.” (3803)
› 1568. Enesi r.a. tregon se Pejgamberi a.s. i tha Ubejit: “Allahu më ka urdhëruar të të këndoj ty nga Kurani këtë sure: “Ata që nuk besojnë nga rradhët e ithtatëve të Librave të Parë (çifutët dhe të krishterët) …. (sure nr. 98).” Ubeji i tha: “A vërtet Allahu ka përmendur emrin tim?!” Pejgamberi a.s. i tha që po. Atëherë Ubeji filloi të qajë. (3809)
› 1569. Enesi r.a. tregon: “Kurani u mblodh në kohën e Pejgamberit a.s. nga katër vetë dhe të gjithë ata qenë nga ensarët: Ubeji, Muadh Ibn Xhebeli, Ebu Zejdi dhe Zejd Ibn Thabiti.” E pyetën Enesin: “Kush është Ebu Zejdi?” Ai tha se ishte një nga xhaxhallarët e tij. (3810)
› 1570. Enesi tregon r.a.: “Ditën e Luftës së Uhudit njerëzit ia mbathën duke e lënë Pejgamberin a.s., ndërsa Ebu Talha e mbronte nga përpara Pejgamberin a.s. me mburojën e tij. Ebu Talha qe harkëtar i fuqishëm dhe me përvojë dhe gjithnjë e mbante harkun të fortë e të shtrirë mirë. Atë ditë ai theu dy a tri harqe. Në qoftë se dikush kalonte aty pranë me ndonjë çantë me shigjeta, Pejgamberi a.s. i thoshte atij që t’ia zbrazte ato Ebu Talhas. Kur Pejgamberi a.s u ngriti për të parë armikun, Ebu Talha i tha atij: “O Pejgamberi i Allahut! Le të bëhen kurban prindërit e mi për ty! Mos u ngri aq sa të dukesh së mos të godet ndonjë shigjetë e armikut! Le të gjakoset qafa ime dhe gjoksi im në vendin tënd.” Atë ditë pashë Aishen, bijën e Ebu Bekrit dhe Umm Sulejmin të ngrinin fustanet, aq sa u dukeshin rrathët zbukurues në kyçet e këmbëve, duke mbajtur në krahë kacekët me ujë për t’ua zbrazur në gojë njerëzve të etur. Pastaj shkonin për t’i mbushur përsëri dhe ktheheshin për të derdhur ujë në gojët e njerëzve të etur. Atë ditë Ebu Talhës i ra shpata nga dora dy a tri herë.” (3811)
› 1571. Saad Ibn Ebi Vekkasi r.a. tregon: “Kurrë nuk kam dëgjuar Pejgamberin a.s. të thotë për ndonjë njeri të gjallë në faqe të tokës që është nga banorët e Xhenetit, përveç për Abdullah Ibn Selamit. Për të ka zbritur edhe ky ajet Kurani: “… ndërkohë një dëshmitar nga Bijtë e Israilit (Abdullah Ibn Selami r.a.) dëshmoi se ky Kuran është prej Allahut si shembulli (i Teuratit) …” (Kuran, 46:10) (3812)
› 1572. Abdullah Ibn Selami r.a. tregon: “Në kohën e Pejgamberit a.s. pashë një ëndërr dhe ia tregova atij. Pashë sikur isha në një kopsht.” Ai pastaj i përshkroi gjerësinë e tij dhe gjelbërimin e tij. Pastaj ai shtoi: “Në mes të tij ishte një shtyllë hekuri me fundin në tokë dhe me majën në qiell. Atje në majë ishte një dorezë në formë rrethi. Më thanë që t’i ngjitem. Thashë që s’mundem. Pastaj më erdhi një shërbë-tor, m’i ngriti rrobat nga pas dhe unë u ngjita derisa arrita në majë. Pastaj e kapa dorezën dhe më thanë që ta shtrëngoja atë fort. (Në këtë gjendje) u zgjova dhe pashë shenjat e dorezës në dorë. Gjithë këtë ia tregova Pejgamberit a.s.. Ai (a.s.) më tha: ‘Ai kopsht ka qenë kopështi i Islamit, ajo shtyllë ka qenë shtylla e Islamit dhe ajo dorezë ka qenë Mbajtësi më i Sigurt. Kështu pra, ti do të mbetesh musliman deri në vdekje’.” (3813)
› 1573. Aishja r.a. tregon: “Nuk kam qenë xheloze ndaj asnjë gruaje tjetër të Pejgamberit a.s. aq sa kam qenë ndaj Hadixhes, ndonëse nuk e kisha parë atë, por Pejgamberi a.s. e përmendte atë shumë shpesh. Sa herë që therte dele, ai do ta priste atë pjesë-pjesë dhe do t’ua shpërndante shoqeve të Hadixhes. Kur i thosha ndonjëherë: “(Ti vlerëson Hadixhen në atë mënyrë), sikur të mos ketë grua tjetër në dynja veç saj!”, ai thoshte: “Padyshim që Hadixhja ka qenë kështu e ashtu dhe prej saj unë pata fëmije.” (3818)
› 1574. Ebu Hurejra r.a. tregon:
“Xhibrili a.s. shkoi te Pejgamberi a.s. dhe i thotë: ‘O i Dërguari i Allahut! Ja kjo është Hadixhja. Po të vjen me një enë me gjellë me mish (ose me ushqim, ose me pije). Kur të vijë tek ti, përshëndete atë në Emër të Zotit të saj (Allahut) dhe nga unë, si dhe përgëzoje atë me lajmin e mirë për një pallat prej xhevahirësh e perlash në Xhenet, ku nuk do të ketë as zhurmë dhe as lodhje e shqetësime.” (3820)
“Xhibrili a.s. shkoi te Pejgamberi a.s. dhe i thotë: ‘O i Dërguari i Allahut! Ja kjo është Hadixhja. Po të vjen me një enë me gjellë me mish (ose me ushqim, ose me pije). Kur të vijë tek ti, përshëndete atë në Emër të Zotit të saj (Allahut) dhe nga unë, si dhe përgëzoje atë me lajmin e mirë për një pallat prej xhevahirësh e perlash në Xhenet, ku nuk do të ketë as zhurmë dhe as lodhje e shqetësime.” (3820)
› 1575. Aishja r.a. tregon se një herë Halah Bint Huvejlid, e motra e Hadixhes, i kërkoi leje të Dërguarit të Allahut a.s. për të hyrë brenda. Kjo i kujtoi Pejgamberit a.s. se si Hadixhja gjithnjë i kërkonte leje atij dhe kjo gjë e tronditi shumë atë. Ai tha: “O Allah! Halah?!” Kështu unë u bëra xheloze dhe i thashë: “Ç’të bën ty të kujtosh një nga gratë e moshuara të kurejshëve, me mishrat e dhëmbëve të kuqe (nga që i kanë rënë dhëmbët)?! Ajo tashmë ka vite që ka vdekur dhe Allahu të ka dhënë në vend të saj dikë që është më e mirë se ajo?!” (3821)
› 1576. Aishja r.a. tregon: “Hind Bint Utba erdhi dhe tha: “O i Dërguari i Allahut! (Përpara se të pranoja Islamin) nuk doja të kishte familje në faqe të tokës që ta shihja më të poshtëruar se familja jote, ndërsa sot nuk dua të ketë familje në faqe të tokës që ta shoh më të nderuar se familja jote.” Pejgamberi a.s. tha: “Po kështu edhe unë, për Atë, në Duart e të Cilit është jeta ime!” (Më tej biseda vazhdon si në hadithin nr. 1041/2211)
› 1577. Abdullah Ibn Umeri r.a. tregon: “Pejgamberi a.s. e takoi Zejdin në fundin e luginës Baldah, përpara se t’i vinte Shpallja Hyjnore. Pejgamberit a.s. iu soll ushqim, por ai nuk pranoi të hante prej tij. Pastaj iu ofrua Zejdit, i cili tha: “Unë nuk ha asgjë nga ajo që e therni në altarët tuaj në emër të idhujve tuaj. Unë ha vetëm mishin e atyre kafshëve mbi të cilat është përmendur Emri i Allahut, kur janë therur.” Zejdi gjithnjë fliste keq për atë se si kurejshët e kishin bërë zakon të bënin kurban kafshët e tyre dhe gjithnjë thoshe: “Allahu e ka krijuar delen, Ai e ka dërguar ujin nga qielli për të, Ai e ka rritur barin nga toka për të, e megjithatë ju e bëni bagëtrinë kurban në emër të tjetërkujt dhe jo në Emër të Allahut!” Ai thoshte kështu, sepse nuk e pranonte një veprim të tillë dhe e quante këtë si diçka të urryer. (3826)
› 1578. Abdullah Ibn Umeri r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë: “Në qoftë se dikujt i duhet të betohet, atëherë le të betohet vetëm në Allahun!” Kurejshët betoheshin në baballarët e tyre, por Pejgamberi a.s. tha: “Mos u betoni në baballarët tuaj.” (3836)
› 1579. Ebu Hurejra r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë: “Fjalët më të vërteta që kanë thënë ndonjëherë poetët janë fjalët e Lebidit: ‘Me të vërtetë, çdo gjë tjetër përveç Allahut është e kotë.'” Dhe Umejje Ibn Salt pothuajse hyri në
Islam (por në të vërtetë nuk u bë musliman).” (3841)
Islam (por në të vërtetë nuk u bë musliman).” (3841)
› 1580. —Prejardhja e tij: Ai është Muhammedi, i biri i Abdullahut, i biri i Abdul- Muttalibit, i biri i Hashimit, i biri i Abdil-Menafit, i biri i Kuseit, i biri i Kilabit, i biri i Murres, i biri i Kabit, i biri i Luvejit, i biri i Galibit, i biri i Fihrit, i biri i Malikut, i biri i Nadrit, i biri i Kinanes, i biri i Huzejmes, i biri i Mudrikes, i biri i Iljasit, i biri i Mudarit, i biri i Nizarit, i biri i Meaddit, i biri i Adnanit.—
1580. Ibn Abbas r.a. tregon se të Dërguarit të Allahut a.s. i zbriti Shpallja Hyjnore në moshën dyzet vjeç. Pastaj ai qëndroi në Mekë për trembëdhjetë vjet dhe pas kësaj u urdhërua që të mërgojë duke u shpërngulur kështu në Medine. Aty jetoi edhe dhjetë vjet, pastaj vdiq. (3851)
1580. Ibn Abbas r.a. tregon se të Dërguarit të Allahut a.s. i zbriti Shpallja Hyjnore në moshën dyzet vjeç. Pastaj ai qëndroi në Mekë për trembëdhjetë vjet dhe pas kësaj u urdhërua që të mërgojë duke u shpërngulur kështu në Medine. Aty jetoi edhe dhjetë vjet, pastaj vdiq. (3851)
› 1581. Abdullah Ibn Amr Ibn Asin r.a. e pyetën se cila ka qenë gjëja më e tmerrshme që i kanë shkaktuar idhujtarët Pejgamberit a.s.. Ai tregoi: “Ndërsa Pejgamberi a.s. po falej në harkun e Qabesë, Ukba Ibn Ebi Muajti i hodhi rrobën e vet në fyt Pejgamberit a.s. dhe e shtrëngoi fort, sa nuk e mbyti. Ndërkohë erdhi Ebu Bekri, e kapi atë në sup dhe e shtyu duke e larguar nga Pejgamberi a.s. dhe tha: “A do të vrisni një njeri vetëm sepse thotë: ‘Zoti im është Allahu’?!” (Kuran, 40:28) (3856)
› 1582. Ibn Mesudin r.a. e pyetën: “Kush e njoftoi Pejgamberin a.s. për xhindet natën që ata dëgjuan Kuranin?” Ai u tha se Pejgamberin a.s. e njoftoi një pemë. (3859)
› 1583. Ebu Hurejra r.a. tregon se, një herë, ai qe në shoqërinë e Pejgamberit a.s. duke mbajtur një enë me ujë për t’u pastruar pas kryerjes së nevojës dhe për avdes. Ndërsa Ebu Hurejra r.a. po e ndiqte pas, Pejgamberi a.s. pyeti se kush ishte. Ebu Hurejra i përgjigjet dhe i tregon emrin. Pejgamberi a.s. i thotë: “Më sill ca gurë që të pastrohem, por mos më sill as kocka dhe as bajga.” Pastaj vazhdon Ebu Hurejra: “Kështu, unë i çova ca gurë duke i mbajtur në cep të rrobës sime derisa ia vura aty afër dhe u largova. Kur ai mbaroi eca përkrah me të dhe e pyeta: “Si është puna për kockat dhe bajgat?” Ai a.s. më tha: “Ato janë ushqime të xhindeve.” (3860)
› 1584. (Vazhdon hadithi i mësipërm) “Më erdhi një dërgatë nga xhindet e Nasibinit – sa të mrekullueshëm qenë ata xhinde – dhe më pyetën për mbetjet e ushqimeve të njerëzve. Unë iu luta Allahut për to që çdo kockë apo bajgë që të gjejnë, ta përdorin si ushqim.” (3860)
› 1585. Umm Halid r.a. tregon: “Kur u ktheva nga Abisinia në Medine, isha vajzë e vogël dhe i Dërguari i Allahut a.s. më dha të vesh një copë me lulka. I Dërguari i Allahut a.s. filloi t’i fshijë ato me duart e veta duke thënë: “Senahl Senah!” që do të thotë: “Mirë! Mirë!” (në gjuhën abisinase). (3874)
› 1586. Abbasi r.a. tregon se i ka thënë Pejgamberit a.s.: “Nuk i ke sjellë asnjë dobi xhaxhait tënd (Ebu Talibit)! Për Allah! Ai gjithnjë të ka mbrojtur dhe nevrikosej për ty.” Pejgamberi a.s. i tha: “Ai është në një cektinë zjarri dhe, po të mos kisha qenë unë, ai do të ishte në fund të Zjarrit.” (3883)
› 1587. Ebu Said Hudriu r.a. tregon se, kur Pejgamberit a.s. i përmendën xhaxhain e vet (Ebu Talibn), e kam dëgjuar atë të thotë: “Mbase ndërmjetësimi im do t’i bëjë dobi atij Ditën e Kiametit dhe kështu të vendoset në një cektinë zjarri që do t’i arrijë deri te nyjet e këmbëve, nga i cili do t’i vlojnë trutë!” (3885)
› 1588. Xhabir Ibn Abdullah r.a. tregon se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut a.s. të thotë:
“Kur Kurejshët më përgënjeshtruan (për Natën e Udhëtimit), u ngrita në
Hixhre, nciërsa Allahu ma shfaqe Jeruzalemin përpara dhe fillova t’ua përshkruaj atë atyre duke vështruar drejt tij.” (3886)
“Kur Kurejshët më përgënjeshtruan (për Natën e Udhëtimit), u ngrita në
Hixhre, nciërsa Allahu ma shfaqe Jeruzalemin përpara dhe fillova t’ua përshkruaj atë atyre duke vështruar drejt tij.” (3886)
› 1589. Malik Ibn Saësaa tregon r.a. se Pejgamberi a.s. ua ka përshkruar kështu Isra-në (Udhëtimin natën): “Isha në Hatim ose në Hixhr, kur papritur më vjen dikush dhe ma çan trupin qysh këtu e deri këtu (përcjellësi i hadithit tregon me shenjë, d.m.th. nga fyti deri në fund të barkut) duke ma nxjerrë zemrën jashtë! Pastaj më sollën një tabaka të artë plot me Besim, e lanë zemrën dhe e mbushën me Besim, pastaj e kthyen në vendin e saj. Pas kësaj më sollën një kafshë të bardhë më e vogël se mushka dhe më e madhe se gomari. (Përcjellësi thotë se ajo është Buraku). Hapi i saj ishte aq i madh, sa arrinte pikën më të largët që shikonte. Kështu pra, më hipën në të dhe Xhibrili u nis bashkë me mua derisa arrita qiellin e dynjasë. Xhibrili kërkoi që tria hapnin portën. E pyetën: ‘Kush është?7 U përgjigj: ‘Jam Xhibrili/ E pyetën: ‘Dhe kush është me ty?’ U përgjigj: ‘Muhamedi7. Pyetën: ‘A është ftuar?’ Xhibrili tha që po. Pastaj thanë: ‘Mirë se të vijë! Ç’vizitor i mrekullueshëm që ka ardhur!’ Kështu u hap porta. Kur kalova nëpër këtë qiell, aty pashë Ademin a.s.! Xhibrili më tha: ‘Ky është babai yt, Ademi. Përshëndete, pra!’ E përshëndeta dhe ai ma ktheu selamin e më tha: ‘Mirësevjen, o biri i drejtë dhe Pejgamber i drejtë!’ Pastaj Xhibrili u ngjit bashkë me mua derisa arritëm qiellin e dytë dhe kërkoi që t’i hapej porta. E pyetën: ‘Kush është?’ U përgjigj:
‘Xhibrili/ E pyetën: ‘Kush është me ty?’ U përgjigj: ‘Muhamedi’. E pyetën: ‘A është ftuar?’ Tha që po. Thanë: ‘Mirë se të vijë! Ç’vizitë e mrekullueshme e tij!’-, dhe u hap porta. Kur kalova nëpër këtë qiell, pashë Jahjanë dhe Isain! Këta të dy janë djem tezesh. Xhibrili më tha: ‘Këta janë Jahja dhe Isai. Përshëndeti, pra, ata! I përshëndeta dhe ata ma kthyen selamin e më thanë: ‘Mirë se vjen, o vëlla i drejtë dhe Pejgamber i drejtë!’ Pastaj Xhibrili u ngjit me mua drejt qiellit të tretë dhe kërkoi që t’ia hapnin portën. E pyetën: ‘Kush është?’ Ai u përgjigj: ‘Jam Xhibrili/ Pyetën: ‘Dhe kush është me ty?’ Ai u tha: ‘Muhamedi/ E pyetën: ‘A është fuar?’ U tha që po. Thanë: ‘Mirë se të vijë! Ç’vizitor i mrekullueshëm që ka ardhur!’ Kështu u hap porta. Kur po kaloja nëpër këtë qiell, pashë Jusufin! Xhibrili më tha: ‘Ky është Jusufi. Përshëndete pra!x Kështu e përshëndeta dhe ai ma ktheu përshëndetjen pastaj më tha: ‘Mirë se vjen, o vëlla i drejtë dhe Pejgamberi i drejtëT Pastaj Xhibrili u ngjit me mua drejt qiellit të katërt dhe kërkoi që t’ia hapnin portën. E pyetën: ‘Kush është?’ U përgjigj: ‘Jam Xhibrili/ E pyetën: ‘Dhe kush është me ty?’ Ai u tha: ‘Muhamedi/ E pyetën: ‘A është ftuar?’ U tha që po. Thanë: ‘Mirë se të vijë! Ç’vizitë e mrekullueshme e tij!’ Kështu u hap porta dhe, kur po kaloja qiellin e katërt, pashë Idrisin. Xhibrili më tha: ‘Ky është Idrisi. Përshëndete pra’. E përshëndeta dhe ai ma ktheu selamin e më tha: ‘Mirë se erdhe, o vëlla i drejtë dhe Pejgamberi i drejtë!’ Pastaj Xhibrili vazhdoi të ngjitet me mua, derisa arriti qiellin e pestë dhe kërkoi t’i hapnin portën. I thanë: ‘Kush është?’ U përgjigj: ‘Jam Xhibrili’. E pyetën: ‘Dhe kush është me ty?’ U tha: ‘Muhamedi’. E pyetën: ‘A është ftuar?’ U tha që po. I thanë: ‘Mirë se të vijë! Ç’vizitor i mrekullueshëm që ka ardhur!’ Kur kalova këtë qiell, pashë Harunin! Xhibrili më tha: ‘Ky është Haruni. Përshëndete pra.j/ Unë e përshëndeta atë dhe ai ma ktheu përshëndetjen e më tha: ‘Mirë se vjen, o vëlla i drejtë dhe Pejgamber i drejtë!’ Pastaj Xhibrili vazhdoi të ngjitet me mua derisa arriti qiellin e gjashtë dhe kërkoi që t’i hapej porta. E pyetën: ‘Kush është?’ U përgjigj: ‘Jam Xhibrilf. E pyetën: ‘E kush është me ty?’ U tha: ‘Muhamedi’. Pyetën: ‘A është ftuar?’ U tha që po. Tha: ‘Mirë se të vijë! Ç’vizitor i mrekullueshëm që ka ardhur!’ Kur kalova këtë qiell pashë Musanë. Xhibrili më tha: ‘Ky është Musai. Përshëndete pra!’ Kështu, unë e përshëndeta atë, dhe ai ma ktheu përshëndetjen e më tha: ‘Mirë se vjen, o vëlla i drejtë dhe Pejgamber i drejtë!’ Kur vazhdova rrugën, ai filloi të qajë. E pyetën: ‘Pse po qan?’ Ai u tha: ‘Qaj sepse pas meje është dërguar Pejgamber një djalosh (MuhamediN a.s.) dhe pasuesit e tij që do të hyjnë në Xhenet, janë më të shumtë se pasuesit e mi.’ Pastaj Xhibrili vazhdoi të ngjitet me mua drejt qiellit të shtatë dhe kërkoi që t’ia hapnin portën. E pyetën: ‘Kush është?’ U përgjigj: ‘Jam Xhibrili’. E pyetën: ‘Dhe kush është me ty?’ u tha: ‘Muhamedi’. E pyetën: ‘A është ftuar?’ U tha që po. Tha: ‘Mirë se të vijë! Ç’vizitor i mrekullueshëm që ka ardhur!’ Kur kalova këtë qiell, pashë Ibrahimin! Xhibrili më tha: ‘Ky është babai yt, Ibrahimi. Përshëndete, pra!’ E përshëndeta, edhe ai ma ktheu përshëndetjen e më tha: ‘Mirë se vjen, o bir i drejtë dhe Pejgamber i drejtë!’ Pastaj m’u tregua Sidratul-Mnnteha (pemë në kufirin më të lartë mbi qiellin e shtatë, përtej se cilës askush nuk mund të kalojë). Kur ç’të shoh! Frutat e saj nalak ishin si vorbat e argjilës së Hexherit (qytet në Arabi) dhe gjethet i kishte si veshët e elefantit. Xhibrili më tha: ‘Kjo është Sidratul-Mnnteha. Më tej pashë katër lumenj: dy të dukshëm dhe dy të padukshëmlPyeta: ‘Ç’janë këta dy lloje lumenjsh, o Xhibril?’ Më tha: ‘Sa për dy të padukshmit, ata janë dy lumenj ne Xhenet e, sa për dy të dukshmit, ata janë Nili dhe Eufrati/ Pastaj m’u tregua Bejtul-Ma’mur (Shtëpia e Shenjtë mbi qiellin e shtatë). Mora vesh se çdo ditë aty hyjnë shtatëdhjetë mijë melekë! Pastaj më sollën një enë të mbushur me verë, një tjetër me qumësht dhe një tjetër me mjaltë. Unë zgjodha qumështin dhe Xhibrili më tha: ‘Kjo është feja islame, në të cilën je ti dhe pasuesit e tu/ Pastaj m’u bë detyrim falja e namazit pesëdhjetë herë në ditë. Kur u ktheva, kalova nga Musai, i cili më pyeti: ‘Çfarë t’u bë detyrim?/ I thashë që m’u bë detyrim falja e pesëdhjetë namazeve në ditë. Më tha: ‘Pasuesit e tu nuk kanë mundësi për pesëdhjetë namaze çdo ditë. Për Allah! Unë i kam provuar njerëzit përpara teje dhe kam bërë të gjitha përpjekjet e mia me Bijtë e Israilit për t’i sjellë ata në bindje (por me kot). Kthehu, pra, te Zoti yt dhe lutju Atij ta lehtësojë (detyrimin) për pasuesit e tu/ Kështu, u ktheva tek Allahu dhe m’i pakësoi dhjetë namaze dhe shkova përsëri te Musa, por më tha të njëjtat fjalë. Përsëri u ktheva tek Allahu dhe mxu lehtësuan edhe dhjetë namaze, por kur shkova te Musa, ai sërish më tha të njëjtat fjalë, kështu që u ktheva përsëri tek Allahu dhe prapë m’u zbritën edhe dhjetë namaze. Kur shkova përsëri te Musa, ai sërish më tha të njëjtat fjalë, dhe unë u ktheva përsëri tek Allahu. Ai më hoqi edhe dhjetë namaze dhe kështu m’u bënë detyrim dhjetë namaze në ditë. Pastaj u ktheva përsëri te Musa dhe ai më tha po ato fjalë. Atëherë shkova sërish tek Allahu dhe mora urdhrin të fal pesë namaze në ditë. U ktheva te Musa dhe më pyeti: ‘Ç’tu bë deyrim?/ I thashë: ‘Jam urdhëruar të fal pesë namaze çdo ditë/ Më tha: ‘Pasuesit e t’u nuk kanë mundësi për faljen e pesë namazeve çdo ditë dhe unë i kam provuar njerëzit përpara teje dhe i kam bërë të gjitha përpjekjet e mia me Bijtë e Israilit për t’i sjellë ata në bindje. Prandaj kthehu përsëri te Zoti yt dhe lutju që ta lehtësojë barrën e pasuesve të tu/ I thashë: ‘I kam kërkuar aq shumë Zotit tim sa më vjen turp dhe tani jam i kënaqur dhe i nënshtrohem Urdhrit të Allahut’. Ndërsa kalova, u dëgjua një zë që thirri: ‘Unë e kam vendosur Detyrimin Tim dhe e kam lehtësuar barrën për adhuruesit e MiT (3887)
‘Xhibrili/ E pyetën: ‘Kush është me ty?’ U përgjigj: ‘Muhamedi’. E pyetën: ‘A është ftuar?’ Tha që po. Thanë: ‘Mirë se të vijë! Ç’vizitë e mrekullueshme e tij!’-, dhe u hap porta. Kur kalova nëpër këtë qiell, pashë Jahjanë dhe Isain! Këta të dy janë djem tezesh. Xhibrili më tha: ‘Këta janë Jahja dhe Isai. Përshëndeti, pra, ata! I përshëndeta dhe ata ma kthyen selamin e më thanë: ‘Mirë se vjen, o vëlla i drejtë dhe Pejgamber i drejtë!’ Pastaj Xhibrili u ngjit me mua drejt qiellit të tretë dhe kërkoi që t’ia hapnin portën. E pyetën: ‘Kush është?’ Ai u përgjigj: ‘Jam Xhibrili/ Pyetën: ‘Dhe kush është me ty?’ Ai u tha: ‘Muhamedi/ E pyetën: ‘A është fuar?’ U tha që po. Thanë: ‘Mirë se të vijë! Ç’vizitor i mrekullueshëm që ka ardhur!’ Kështu u hap porta. Kur po kaloja nëpër këtë qiell, pashë Jusufin! Xhibrili më tha: ‘Ky është Jusufi. Përshëndete pra!x Kështu e përshëndeta dhe ai ma ktheu përshëndetjen pastaj më tha: ‘Mirë se vjen, o vëlla i drejtë dhe Pejgamberi i drejtëT Pastaj Xhibrili u ngjit me mua drejt qiellit të katërt dhe kërkoi që t’ia hapnin portën. E pyetën: ‘Kush është?’ U përgjigj: ‘Jam Xhibrili/ E pyetën: ‘Dhe kush është me ty?’ Ai u tha: ‘Muhamedi/ E pyetën: ‘A është ftuar?’ U tha që po. Thanë: ‘Mirë se të vijë! Ç’vizitë e mrekullueshme e tij!’ Kështu u hap porta dhe, kur po kaloja qiellin e katërt, pashë Idrisin. Xhibrili më tha: ‘Ky është Idrisi. Përshëndete pra’. E përshëndeta dhe ai ma ktheu selamin e më tha: ‘Mirë se erdhe, o vëlla i drejtë dhe Pejgamberi i drejtë!’ Pastaj Xhibrili vazhdoi të ngjitet me mua, derisa arriti qiellin e pestë dhe kërkoi t’i hapnin portën. I thanë: ‘Kush është?’ U përgjigj: ‘Jam Xhibrili’. E pyetën: ‘Dhe kush është me ty?’ U tha: ‘Muhamedi’. E pyetën: ‘A është ftuar?’ U tha që po. I thanë: ‘Mirë se të vijë! Ç’vizitor i mrekullueshëm që ka ardhur!’ Kur kalova këtë qiell, pashë Harunin! Xhibrili më tha: ‘Ky është Haruni. Përshëndete pra.j/ Unë e përshëndeta atë dhe ai ma ktheu përshëndetjen e më tha: ‘Mirë se vjen, o vëlla i drejtë dhe Pejgamber i drejtë!’ Pastaj Xhibrili vazhdoi të ngjitet me mua derisa arriti qiellin e gjashtë dhe kërkoi që t’i hapej porta. E pyetën: ‘Kush është?’ U përgjigj: ‘Jam Xhibrilf. E pyetën: ‘E kush është me ty?’ U tha: ‘Muhamedi’. Pyetën: ‘A është ftuar?’ U tha që po. Tha: ‘Mirë se të vijë! Ç’vizitor i mrekullueshëm që ka ardhur!’ Kur kalova këtë qiell pashë Musanë. Xhibrili më tha: ‘Ky është Musai. Përshëndete pra!’ Kështu, unë e përshëndeta atë, dhe ai ma ktheu përshëndetjen e më tha: ‘Mirë se vjen, o vëlla i drejtë dhe Pejgamber i drejtë!’ Kur vazhdova rrugën, ai filloi të qajë. E pyetën: ‘Pse po qan?’ Ai u tha: ‘Qaj sepse pas meje është dërguar Pejgamber një djalosh (MuhamediN a.s.) dhe pasuesit e tij që do të hyjnë në Xhenet, janë më të shumtë se pasuesit e mi.’ Pastaj Xhibrili vazhdoi të ngjitet me mua drejt qiellit të shtatë dhe kërkoi që t’ia hapnin portën. E pyetën: ‘Kush është?’ U përgjigj: ‘Jam Xhibrili’. E pyetën: ‘Dhe kush është me ty?’ u tha: ‘Muhamedi’. E pyetën: ‘A është ftuar?’ U tha që po. Tha: ‘Mirë se të vijë! Ç’vizitor i mrekullueshëm që ka ardhur!’ Kur kalova këtë qiell, pashë Ibrahimin! Xhibrili më tha: ‘Ky është babai yt, Ibrahimi. Përshëndete, pra!’ E përshëndeta, edhe ai ma ktheu përshëndetjen e më tha: ‘Mirë se vjen, o bir i drejtë dhe Pejgamber i drejtë!’ Pastaj m’u tregua Sidratul-Mnnteha (pemë në kufirin më të lartë mbi qiellin e shtatë, përtej se cilës askush nuk mund të kalojë). Kur ç’të shoh! Frutat e saj nalak ishin si vorbat e argjilës së Hexherit (qytet në Arabi) dhe gjethet i kishte si veshët e elefantit. Xhibrili më tha: ‘Kjo është Sidratul-Mnnteha. Më tej pashë katër lumenj: dy të dukshëm dhe dy të padukshëmlPyeta: ‘Ç’janë këta dy lloje lumenjsh, o Xhibril?’ Më tha: ‘Sa për dy të padukshmit, ata janë dy lumenj ne Xhenet e, sa për dy të dukshmit, ata janë Nili dhe Eufrati/ Pastaj m’u tregua Bejtul-Ma’mur (Shtëpia e Shenjtë mbi qiellin e shtatë). Mora vesh se çdo ditë aty hyjnë shtatëdhjetë mijë melekë! Pastaj më sollën një enë të mbushur me verë, një tjetër me qumësht dhe një tjetër me mjaltë. Unë zgjodha qumështin dhe Xhibrili më tha: ‘Kjo është feja islame, në të cilën je ti dhe pasuesit e tu/ Pastaj m’u bë detyrim falja e namazit pesëdhjetë herë në ditë. Kur u ktheva, kalova nga Musai, i cili më pyeti: ‘Çfarë t’u bë detyrim?/ I thashë që m’u bë detyrim falja e pesëdhjetë namazeve në ditë. Më tha: ‘Pasuesit e tu nuk kanë mundësi për pesëdhjetë namaze çdo ditë. Për Allah! Unë i kam provuar njerëzit përpara teje dhe kam bërë të gjitha përpjekjet e mia me Bijtë e Israilit për t’i sjellë ata në bindje (por me kot). Kthehu, pra, te Zoti yt dhe lutju Atij ta lehtësojë (detyrimin) për pasuesit e tu/ Kështu, u ktheva tek Allahu dhe m’i pakësoi dhjetë namaze dhe shkova përsëri te Musa, por më tha të njëjtat fjalë. Përsëri u ktheva tek Allahu dhe mxu lehtësuan edhe dhjetë namaze, por kur shkova te Musa, ai sërish më tha të njëjtat fjalë, kështu që u ktheva përsëri tek Allahu dhe prapë m’u zbritën edhe dhjetë namaze. Kur shkova përsëri te Musa, ai sërish më tha të njëjtat fjalë, dhe unë u ktheva përsëri tek Allahu. Ai më hoqi edhe dhjetë namaze dhe kështu m’u bënë detyrim dhjetë namaze në ditë. Pastaj u ktheva përsëri te Musa dhe ai më tha po ato fjalë. Atëherë shkova sërish tek Allahu dhe mora urdhrin të fal pesë namaze në ditë. U ktheva te Musa dhe më pyeti: ‘Ç’tu bë deyrim?/ I thashë: ‘Jam urdhëruar të fal pesë namaze çdo ditë/ Më tha: ‘Pasuesit e t’u nuk kanë mundësi për faljen e pesë namazeve çdo ditë dhe unë i kam provuar njerëzit përpara teje dhe i kam bërë të gjitha përpjekjet e mia me Bijtë e Israilit për t’i sjellë ata në bindje. Prandaj kthehu përsëri te Zoti yt dhe lutju që ta lehtësojë barrën e pasuesve të tu/ I thashë: ‘I kam kërkuar aq shumë Zotit tim sa më vjen turp dhe tani jam i kënaqur dhe i nënshtrohem Urdhrit të Allahut’. Ndërsa kalova, u dëgjua një zë që thirri: ‘Unë e kam vendosur Detyrimin Tim dhe e kam lehtësuar barrën për adhuruesit e MiT (3887)
› 1590. Në lidhje me Fjalën e Allahut: “Ne e bëmë pamjen që ta treguam ty (o Muhamed a.s. si një dëshmi të parë me sy dhe jo si ëndërr natën e Israsë) vetëm një provë për njerëzit” (Kuran, 17:60), Ibn Abbasi r.a. ka thënë: “Pamjet që iu treguan të Dërguarit të Allahu a.s. gjatë Udhëtimit të Natës (Isras) kur ai u mbart për në Bejtul-Makdes (Xhamia Aksa në
Jerusalem) qenë dëshmi të para qartë me sy (dhe jo ëndrra).” Pastaj Ibn Abbasi r.a. ka thënë: “Po kështu edhe pema e mallkuar (që përmendet) në Kuran (17:60) është vetë pema Zekkum.” (3888)
Jerusalem) qenë dëshmi të para qartë me sy (dhe jo ëndrra).” Pastaj Ibn Abbasi r.a. ka thënë: “Po kështu edhe pema e mallkuar (që përmendet) në Kuran (17:60) është vetë pema Zekkum.” (3888)
› 1591. Aishja r.a. tregon: “Akti i martesës sime me Pejgamberin a.s. u shkrua kur unë isha vajzë gjashtë vjeçe. Ne mbërritëm në Medine dhe qëndruam te fisi Beni Harith Ibn Hazrexh. Pastaj unë u sëmura dhe më ranë flokët. Më vonë flokët m’u rritën përsëri. Ndërsa po luaja në një kolovajzë me disa shoqe të mia, erdhi tek unë nëna ime, Umm Ruman dhe më thirri. Unë shkova tek ajo pa e ditur se ç’kërkonte të bënte me mua. Ajo më mori për dore dhe, kur arritëm tek dera e shtëpisë, më ndaloi. Unë me zor po merrja frymë. Kur e mora veten dhe po merrja frymë më lehtë, ajo mori pak ujë dhe më fërkoi fytyrën dhe kokën. Pastaj më futi në shtëpi. Aty brenda pashë disa gra nga ensarët të cilat thanë: ‘Qoftë për hajr me Bekimet e Allahut dhe me fat të lumtur!’ Pastaj ajo më besoi tek ato të cilat më bënë nuse. Pastaj papritur erdhi tek unë i Dërguari i Allahut a.s. paradite dhe nëna ime me dorëzoi tek ai. Atëherë unë isha vashë nëntë vjeçe.” (3894)
› 1592. Aishja r.a. tregon se Pejgamberi a.s. i ka treguar asaj: “Më je shfaqur dy herë në ëndërr. Të pashë të pikturuar në një copë mëndafshi dhe një zë më foli: ‘Kjo është bashkëshortja jote’. Kur zbulova pikturën, të pashë ty vetë! Thashë: ‘Në qoftë se kjo (ëndërr) është nga Allahu, Ai do ta përmbushë atë’.” (3895)
› 1593. Aishja r.a., bashkëshortja e Pejgamberit a.s., tregon: “Unë kurrë nuk i mbaj mend prindërit e mi që të kenë besuar në ndonjë fe tjetër përveç kësaj feje të vërtetë (Besimit të Pastër Islam në Një Zot të Vetëm). Po kështu, nuk mbaj mend të kalonte asnjë ditë pa na vizituar i Dërguari i Allahut a.s. në mëngjes a në mbrëmje. Kur muslimanët u vunë shumë në sprovë (nga paganët mekas), Ebu Bekri doli për të mërguar në Abisini. Kur arriti në Berk-Gimad, takoi Ibn Daginën, prijësin e fisit Karah, i cili i tha: “O Ebu Bekr! Ku do të shkosh?” Ebu Bekri iu përgjigj: “Populli im më ka përzënë nga vendi im, kështu që dua të endem nëpër dynja dhe të adhuroj Zotim tim.” Ibn Dagina i tha: “O Ebu Bekr! Një njeri si ti nuk duhet ta lërë vendin e vet dhe nuk duhet të dëbohet që andej. Ti i ndihmon të varfërit dhe i mban të këputurit, shkon mirë me farefisin, i ndihmon të mjerët, i pret mirë miqtë dhe u gjindesh pranë nevojtarëve në fatkeqësi. Prandaj ti je në mbrojtjen time. Kthehu dhe adhuroje Zotin tënd në qytetin tënd.” Kështu, Ebu Bekri u kthye bashkë me Ibn Daginën. Në mbrëmje ai i vizitoi me rradhë krerët e parisë së kurejshëve duke u thënë: “Një njeri si Ebu Bekri nuk duhet ta lërë vendin e vet dhe nuk duhet të dëbohet që andej. A përzini një njeri, i cili i ndihmon të varfërit, i mban të këputurit, shkon mirë me farefisin, i ndihmon të mjerët, i pret mirë miqtë dhe u gjindet pranë nevojtarëve në fatkeqësi?!” Në këtë mënyrë kurejshët nuk mund ta kundërshtonin mbrojtjen e Ibn Daginës dhe i thanë atij: “Thuaji Ebu Bekrit që ta adhurojë Zotin e tij në shtëpinë e vet. Le të falet atje dhe le të këndojë ç’të dojë, por nuk duhet të na lëndojë me të dhe nuk duhet ta bëjë një gjë të tillë në publik, sepse kemi frikë se mund të ndikojë te gratë tona dhe te fëmijët tanë.” Të gjitha këto Ibn Dagina ia tha Ebu Bekrit. Kështu, Ebu Bekri vazhdoi në atë gjendje duke adhuruar Zotin në shtëpi të vet, pa u falur në vende të hapura dhe pa lexuar Kuranin jashtë shtëpie. Më pas, atij i shkoi në mendje të ndërtonte një xhami në oborrin e shtëpisë së vet. Pas kësaj ai vazhdoi të falet aty dhe të këndonte Kuran. Për pasojë, gratë dhe fëmijët e paganëve filluan të mblidhen rreth tij duke u çuditur me të dhe duke e parë me ëndje. Ebu Bekri ishte njeri shumë i ndjeshëm e qante shpejt, sidomos gjatë këndimit të Kuranit. Një gjendje e tillë i alarmoi parinë pagane të kurejshëve, kështu që ata i çuan fjalë Ibn Daginës. Kur ai erdhi, ata i thanë: “Ne e pranuam mbrojtjen tënde për Ebu Bekrin, me kusht që ai ta adhuronte Zotin e tij në shtëpinë e vet, por ai tashmë e ka shkelur këtë kusht, duke ndërtuar një xhami në oborrin e shtëpisë së tij, ku ai falet dhe këndon Kuran hapur. Tashmë kemi frikë se ai mund të ndikojë për keq te gratë tona dhe te fëmijët tanë. Kështu që ndaloje atë nga kjo gjë. Në qoftë se ai do që ta kufizojë adhurimin e Zotit të tij në shtëpinë e vet, ai mund ta bëjë një gjë të tillë. Por, nëse ai këmbëngul ta bëjë atë hapur, kërkoji që të të lirojë ty nga detyrimi që ke marrë përsipër si mbrojtësi i tij, sepse ne nuk duam që të prishim marrëveshjen me ty dhe Ebu Bekrit ia mohojmë të drejtën që t’i bëjë ato veprime hapur.” Kështu Ibn Dagina shkoi tek Ebu Bekri dhe i tha: “(O Ebu Bekr!) Ti e di mirë se çfarë marrë- veshjeje kam bërë unë për ty. Prandaj ose përmbaju asaj, ose më liro nga detyrimi për të të mbrojtur ty, sepse nuk dua që arabët të dëgjojnë se njeriu që unë e mora në mbrojtje ka shkelur marrëveshjen.” Ebu Bekri i tha: “Të kam çliruar nga marrëveshja që patëm për të më mbrojtur mua dhe jam i kënaqur me mbrojtjen e Allahut të Madhëruar e të Lavdishëm.” Ato kohë Pejgamberi a.s. ishte në Mekë dhe u tha muslimanëve: “Në ëndërr kam parë vendin ku do të mërgoni: tokë me palma hurmash ndërmjet dy maleve, dy hapësira gurësh.” Ne këtë mënyrë, shumë njerëz mërguan drejt Medines. Po kështu, edhe shumica e atyre që kishin mërguar më parë në Abisini shkuan në Medine. Edhe Ebu Bekri u përgatit për t’u larguar drejt Medines, por i Dërguari i Allahut i tha atij: “Prit një herë e mos u nxito, sepse edhe unë pres që të më jepet leje (nga Allahu) për t7u shpërngulur.” Ebu Bekri e pyeti: “A vërtet e pret një gjë të tillë? U bëftë kurban babai im për ty!” Pejgamberi a.s. i tha që po. Kësisoj, Ebu Bekri nuk mërgoi për hir të të Dërguarit të Allahut a.s. me qëllim që ta shoqëronte atë. Për këtë arsye, ai ushqeu për katër muaj dy devetë që kishte, duke shkundur me shkop gjethe samuri (lloj akacieje shkretëtire) për to. Një ditë në mesditë, ndërsa ishim ulur në shtëpinë e Ebu Bekrit, dikush i tha atij: ‘Ja i Dërguari i Allahut a.s. me kokë të mbuluar, po vjen për vizitë në një kohë që s’ka ardhur asnjëherë më parë!’ Ebu Bekri tha: “U bëfshin kurban prindërit e mi për të! Për Allah! Ai ka ardhur në këtë kohë vetëm për ndonjë nevojë të madhe.” Kështu, i Dërguari i Alahut a.s. erdhi dhe kërkoi leje për të hyrë brenda. I thamë të hyjë. Kur hyri brenda, Pejgamberi a.s. i tha Ebu Bekrit: “Nxirre jashtë këdo që të kesh brenda.” Ebu Bekri i tha: “Nuk është kush tjetër veçse familja jote. U bëftë kurban babai im për ty, o i Dërguari i Allahut!” Ai a.s. i tha: “Më është dhënë leja për tru shpërngulur.” Ebu Bekri i tha: “A do të të shoqëroj unë? U bëftë kurban babai im për ty, o i Dërguari i Allahut!” I Dërguari i Allahut a.s. i tha: “Po.” Ebu Bekri i tha: “O i Dërguari i Allahut! U bëftë kurban babai im për ty! Merre njërën nga këto dy devetë e mia.” I Dërguari i Allahut a.s. i tha: “Me pagesë.” Kështu, ne përgatitëm shpejt plaçkat e udhëtimit dhe futëm pak ushqim për rrugë në një çantë lëkure për ata të dy. Esmaja, e bija e Ebu Bekrit, preu një copë nga rripi i saj i mesit dhe ia lidhi grykën me të. Për këtë arsye asaj i patën thënë Dhatun-Nitakain (ajo e dy rrypave). Pasi u nisën, i Dërguari i Allahut a.s. dhe Ebu Bekri arritën te një shpellë në malin Theur dhe qëndruan atje për tri net. Natën me ta rrinte edhe Abdullahu, i biri i Ebu Bekrit, një djalosh i shkathët dhe i zgjuar. Ai largohej prej tyre para agimit, me qëllim që në mëngjes të ishte me kurejshët dhe të dukej sikur e kishte kaluar natën në Mekë. Çdo plan që dëgjonte të thurnin kundër tyre, ai e mbante mend dhe, kur të errej, ai i njoftonte ata të dy në shpellë. Ndërsa Amir Ibn Fuhejra, robi i liruar i Ebu Bekrit, çonte tufën e deleve të Ebu Bekrit pak pasi të binte nata që ato të pushonin atje. Kështu, ata çdo natë merrni nga delet e tyre qumësht të freskët, të cilin e ngrohnin duke futur në të gurë të nxehtë. Para agimit Amiri e largonte tufën që andej. Këtë gjë ai e bëri për tri netë. Ndërkohë, i Dërguari i Allahut a.s. dhe Ebu Bekri kishin pajtuar si udhërrëfyes një burrë nga familja Beni Abd Ibn Adi e fisit Beni Dil, e cila ishte në besë dhe në marrëveshje me familjen Aas Ibn Vail Sehmi. Udhërrëfyesi ishte në fenë e paganëve kurejshë. Pejgamberi a.s. dhe Ebu Bekri i kishin besuar dhe i kishin dhënë atij dy devetë e tyre, duke i marrë fjalën se do t7i sillte ato në shpellën e malit Theur pas tri netësh. Kështu ai erdhi në mëngjes pas natës së tretë. Bashkë me Pejgamberin a.s. dhe me Ebu Bekrin u nisën Amir Ibn Fuhejra dhe udhërrëfyesi i cili u priu në drejtim të bregdetit.” (Nipi i Surakës, që është nga përcjellësit e hadithit vazhdon të tregojë nga gjyshi i tij Suraka): “Tek ne erdhën lajmëtarët e paganëve kurejshë për të na thënë se ata do t’i jepnin kujtdo që do të vriste ose do të kapte të Dërguarin e Allahut a.s. dhe Ebu Bekrin, një shpërblim prej një qind deveshë për secilin prej tyre, shumë kjo sa gjoba e gjakësit. Kur isha ulur në një kuvend të fisit tim Beni Mudlixh, aty erdhi një burrë prej tyre dhe, siç qe në këmbë tha: “O Suraka! Nuk dyshoj se kam parë disa njerëz larg në bregdet dhe mendoj se ata janë Muhamedi dhe shokët e vet.” E kuptova se vërtet duhet të ishin ata, por i thashë: “Nuk janë ata, por ata që ke parë janë filani, filani dhe filani të cilët ne i pamë të nisen për udhë.” Pasi ndenja edhe pak në atë kuvend, u ngrita dhe shkova në shtëpi. I thashë skllaves sime që të shkonte të merrte kalin pas kodre dhe ta mbante gati për mua. Pastaj mora heshtën dhe dola nga dera e mbrapme e shtëpisë duke e tërhequr përtokë majën e heshtës dhe me dorezën ulur.307 Kështu, arrita te kali, i hipa dhe ia dhashë me të katra. Kur iu afrova atyre, kali m’u pengua dhe u rrëzova. Pastaj u ngrita, mora kukurën (çantë lëkure me shigjeta) dhe nxorra prej saj shigjetat e shenjta dhe shtiva short nëse duhet t’i lëndoja ata të dy apo jo. Por shorti më doli për atë gjë që nuk e doja! I hipa kalit përsëri dhe e lëshova me të katra, duke mos i dhënë asnjë rëndësi shigjetave të shenjta. Ndërsa po afrohesha, dëgjova këndimin e Kuranit nga i Dërguari i Allahut a.s. i cili nuk e lëvizte aspak shikimin, ndërsa Ebu Bekri shihte shumë andej-këndej. Papritur dy këmbët e para të kalit tim u zhytën në tokë deri tek gjunjët dhe unë rashë prej tij! Pastaj e mallkova atë dhe u ngrita, por me zor po ia nxirrja këmbët nga toka. Kur u ngrit, këmbët e para bënin pluhur që ngrihej në qiell si tym. Përsëri hodha short me shigjetat e shenjta, por përsëri doli ajo që nuk e doja. Ata qëndruan, ndërsa unë i hipa përsëri kalit, derisa shkova tek ata. Kur pashë se si u pengova që të mos u bëj dëm atyre u binda në vetvete se Kauza e të Dërguarit të Allahut a.s. (Islami) do të ngadhnjente. I thashë atij: “Populli yt kanë vënë shpërblim për kokën tënde çmimin e gjakut/’ Pastaj i njoftova për gjithçka që kishte kurdisur populli i Mekës kundër tyre. U zgjata atyre edhe ca ushqime udhëtimi e gjëra të tjera, por ata nuk pranuan të marrin asgjë dhe nuk kërkuan asgjë, por vetëm Pejgamberi a.s. më tha: “Mos i trego kujt për ne.” Pastaj i kërkova të më shkruante një marrëveshje sigurie dhe paqeje. Atëherë ai urdhëroi Amir Ibn Fuhejran, i cili ma shkroi në një pergamenë (lëkurë të ngjyer) dhe pastaj i Dërguari i Allahut a.s. vazhdoi rrugën. (Më tej Urva Ibn Zubejri vazhdon të tregojë për udhëtimin e tyre): “I Dërguari i Allahut a.s. takoi Zubejrin me një karvan tregtarësh muslimanë që po ktheheshin nga Shami. Ai i dha të Dërguarit të Allahut a.s. dhe Ebu Bekrit të veshin rroba të bardha. Ndërkohë muslimanët e Medines kishin dëgjuar fjalët që i Dërguari i Allahut a.s. kishte dalë nga Meka (për në Medine), kështu që ata çdo ditë në mëngjes filluan të dalin tek Harra. Atje ata prisnin derisa t’i detyronte nxehtësia e mesditës që të ktheheshin në shtëpi. Një ditë, pasi kishin pritur gjatë, ata u kthyen. Sapo arritën në shtëpitë e tyre, një çifut u ngjit në çatinë e një fortese të tyre për një punë të vetën dhe papritur pa të Dërguarin e Allahut a.s. dhe shoqëruesit e tij të veshur me rroba të bardha, duke dalë nga mirazhi i shkretëtirës! Çifuti nuk po përmbahej duke thirrur me sa zë kishte: “O arabë! Ja ku është njeriu juaj i madh, të cilin po e prisni!” Kështu, muslimanët nxituan tek armët dhe e pritën të Dërguarin e Allahut a.s. në majë të Harras. Pejgamberi a.s. u kthye bashkë me ta nga ana e djathtë, derisa u ndal te fisi Beni Amr Ibn Auf. Kjo ndodhi ditën e hënë të muajit Rabiul-Evvel. Ebu Bekri u ngrit të priste njerëzit, ndërsa i Dërguari i Allahut a.s. ndenji ulur i heshtur. Disa nga ensarët që vinin dhe që nuk e kishin parë më parë të Dërguarin e Allahut a.s., filluan të përshëndesnin Ebu Bekrin. Por kur dielli ndriçoi të Dërguarin e Allahut a.s. dhe Ebu Bekri iu afrua duke i bërë hije me rrobën e tij, vetëm atëherë njerëzit e njohën të Dërguarin e Allahut (a.s.). Ai (a.s.) qëndroi te fisi Amr Ibn Auf dhjetë net dhe ndërtoi xhaminë (Kuba), e cila u ndërtua mbi themelet e përkushtimit. I Dërguari i Allahut a.s. u fal në të, pastaj i hipi devesë dhe vazhdoi rrugën drejt Medines i shoqëruar nga populli, derisa deveja e tij u ul në vendin ku sot është Xhamia e të Dërguarit të Allahut a.s. në Medine. Ato ditë në atë vend faleshin disa nga muslimanët. Ishte një shesh ku thanin hurmat dhe u përkiste Suhejlit dhe Sehlit, dy jetimë që ishin në kujdestari të Asëad Ibn Zuraras. Kur deveja e tij u ul në atë vend, i Dërguari i Allahut a.s. tha: “Ky vend, në dashtë Allahu, do të jetë vendbanimi ynë.” Pastaj i Dërguari i Allahut a.s. thirri dy djemtë dhe u tha atyre që t’i vinin çmimin atij sheshi me qëllim që atë ta bënte xhami. Dy djemtë i thanë: “Përkundrazi, ne do të ta bëjmë atë ty dhuratë, o i Dërguari i Allahut!” Ndërsa i Dërguari i Allahut a.s. nuk e pranoi atë si dhuratë prej tyre, por ua bleu tokën. Pastaj aty ai (a.s.) ndërtoi një xhami. Kështu, vetë i Dërguari i Allahut a.s. filloi të mbante tulla qerpiçi për ndërtimin e xhamisë. Kur mbante tulla, ai thoshte: “Kjo barrë është më e mirë se barra e Hajberit, pasi është më e shenjtë te Zoti ynë, më mirë e shpërblyer dhe më e pastër!,x Gjithashtu thoshte edhe: “O Allah! Nuk ka dyshim se shpërblimi i vërtetë është ai i Botës së Përtejme, prandaj mëshiroji ensarët dhe muhaxhirët!” (3905, 3906)
› 1594. Esmaja r.a. tregon: “Isha shtatzënë me Abdullah Ibn Zubejrin dhe, kur u nisa për në Medine, kisha hyrë në ditët e mia (të muajit të fundit për lindje). Kështu, ndalova në Kuba dhe aty më lindi Abdullah Ibn Zubejri.
Pastaj e mora atë, shkova te Pejgamberi a.s. dhe ia vura foshnjën në prehër. Ai a.s. kërkoi një kokërr hurmë, e përtypi atë dhe i shtiu fëmijës në gojë pak lëng. Kështu pra, gjëja e parë që i ra në bark fëmijës qe pështyma e të Dërguarit të Allahut a.s.. Pastaj Pejgamberi a.s. ia fërkoi atij qiellzën me një kokër hurme dhe iu lut Allahut që ta bekonte atë. Ky ishte fëmija i parë nga muhaxhirët në tokën islame (në Medine).,/ ,(3909)
Pastaj e mora atë, shkova te Pejgamberi a.s. dhe ia vura foshnjën në prehër. Ai a.s. kërkoi një kokërr hurmë, e përtypi atë dhe i shtiu fëmijës në gojë pak lëng. Kështu pra, gjëja e parë që i ra në bark fëmijës qe pështyma e të Dërguarit të Allahut a.s.. Pastaj Pejgamberi a.s. ia fërkoi atij qiellzën me një kokër hurme dhe iu lut Allahut që ta bekonte atë. Ky ishte fëmija i parë nga muhaxhirët në tokën islame (në Medine).,/ ,(3909)
› 1595. Ebu Bekri r.a. tregon: “Isha me Pejgamberin a.s. në shpellë. Kur ngrita kokën pashë këmbët e njerëzve. Thashë: “O i Dërguari i Allahut! Në qoftë se disa prej tyre do të vështrojnë poshtë, do të na shohin.” Pejgamberi a.s. më tha: “Rri urtë, o Ebu Bekr! Ne jemi dy dhe Allahu është i Treti i tyre.” (3922)
› 1596. Berau r.a. tregon: “Të parët që erdhën te ne në Medine qenë Musab Ibn Umejri dhe Ibn Umm Maktumi, të cilët u mësonin njerëzve Kuranin. Pas tyre arritën Bilali, Saadi dhe Ammar Ibn Jasiri. Pastaj mbërriti Umer Ibn Hattabi bashkë me njëzet shokë të Pejgamberit a.s., ndërsa më vonë erdhi Pejgamberi a.s.. Nuk i kam parë kurrë banorët e Medines të gëzohen për ndonjë gjë sa u gëzuan nga mbërritja e të Dërguarit të Allahut a.s., aq sa edhe skllavet thirrnin: “Erdhi i Dërguari i Allahut (a.s.)!” Para se ai të arrinte në Medine, unë kisha kënduar suren (nr. 87) që fillon: “Lavdëro Emrin e Zotit tënd, më të Lartit” bashkë me suret e tjera nga Mufassal”. (3925)
› 1597. Ala Ibn Hadramij r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. ka thënë: “Muhaxhiri mund të rrijë në Mekë tri ditë pasi të largohet nga Minaja (d.m.th pasi ka përfunduar gjithë ritet e haxhit).” (3933)
› 1598. Ebu Hurejra r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë:
“Sikur të më kishin besuar mua vetëm dhjetë çifutë (nga paria e tyre), atëherë padyshim që të gjithë çifutët do të më kishin besuar.” (3941)
“Sikur të më kishin besuar mua vetëm dhjetë çifutë (nga paria e tyre), atëherë padyshim që të gjithë çifutët do të më kishin besuar.” (3941)