› 1928. Selema Ibn Akva r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë: “Kush ka bërë kurban, të mos i mbetet copë mishi prej tij në shtëpi pas tri ditësh!,/ Bajramin e vitit tjetër ata e pyetën: “O i Dërguari i Allahut! A të veprojmë si vitin e kaluar?” Ai tha: ‘Hani prej tij, u shpërndani edhe të tjerëve dhe ruani prej tij, sepse atë vit njerëzit ishin në vështirësi dhe unë desha që ju t’i ndihmonit nevojtarët.” (5569)
› 1929. Tregohet se Umer Ibn Hattabi r.a. ka falur namazin e Bajramit para se të mbajë hytben (ligjëratën). Pastaj është ngritur para njerëzve dhe ka mbajtur ligjëratën fetare duke thënë: “O njerëz! I Dërguari i Allahut a.s. ju ka ndaluar që të agjëroni ditën e parë të secilit nga dy Bajramet, sepse njëra ditë është prishja e agjërimit pas mbarimit të Ramazanit dhe tjetra është dita kur hani nga mishi i kurbanëve tuaj.” (5571)