› 1930. Ibn Umeri r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. ka thënë: “Kushdo që pi verë (pije alkoolike) në këtë botë dhe nuk pendohet, do të privohet nga pirja e saj në jetën tjetër.” (5575)
› 1931. Ebu Hurejra r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë: “Laviri nuk është besimtar gjatë kohës që kryen marrëdhënie jashtëmartesore; ai që pi alkool nuk është besimtar gjatë kohës që pi alkool; hajduti nuk është besimtar gjatë kohës që vjedh.” (5578)
› 1932. Ndërsa në një përcjellje tjetër shton: “Edhe ai që i grabit dikujt me forcë dhe njerëzit e shohin atë, nuk është besimtar kur e bën një gjë të tillë.” (5578)
› 1933. Aishja r.a. tregon se të Dërguarin e Allahut a.s. e kanë pyetur për bitëun, një pije alkoolike e përgatitur nga mjalti, të cilën e përdornin shumë populli i Jemenit dhe ai u është përgjigjur: “Çdo pije që të merr mendjen e të deh, është haram (e palejueshme dhe e paligjshme të pihet).” (5586)
› 1934. Ebu Amir Eshariju r.a. tregon se ai e ka dëgjuar Pejgamberin a.s. të thotë:
“Midis pasuesve të mi do të jenë edhe disa njerëz që do t’i quajnë të lejuara marrëdhëniet jashtëmartesore, veshjen e mëndafshit, pijet alkoolike dhe veglat muzikore. Dhe (prej tyre) do të jenë disa që do të rrinë rrëzë një mali dhe në mbrëmje bariu i tyre do t’u afrohet me delet e tyre duke u kërkuar diçka (për t’i dhënë), por ata do t’i thonë: ‘Eja nesër’. Allahu do t’i shkatërrojë ata natën, duke ua lëshuar malin sipër dhe ata që do të mbeten do t’i kthejë në majmunë dhe në derra, duke i lënë kështu deri në Ditën e Kiametit.” (5590)

› 1935. Sehli r.a. tregon: “Ebu Usejd Saidiu e ftoi të Dërguarin e Allahut a.s. në gostinë e dasmës së vet. Atyre po u shërbente gruaja e tij që ishte nuse. A e dini se ç’pije kishte përgatitur ajo për të Dërguarin e Allahut a.s.? Ajo kishte futur pak hurma në një çanak me ujë gjatë gjithë natës.” (5591)
› 1936. Abdullah Ibn Amri r.a. tregon: “Kur Pejgamberi a.s. e ndaloi përdori- min e enëve që ishin përdorur më parë për të përgatitur pije alkoolike, dikush i tha Pejgamberit a.s.: “Jo të gjithë njerëzit mund të gjejnë lëkura për enë.” Kështu, ai i lejoi ata të përdorin vorba të paveshura me rrëshirë. (5593)
› 1937. Ebu Katada r.a. tregon se Pejgamberi a.s. e ka ndaluar që të përzihen hurmat e pjekura me të papjekurat, si dhe përzierjen e hurmave me rrush për të bërë shurup, por shurupi i secilit frut duhet të përgatitet më vete dhe të pihet sa është i freskët. (5602)
› 1938. Xhabiri r.a. tregon se Ebu Humejdi solli një kupë me qumësht nga një vend i quajtur Neki: I Dërguari i Allahut a.s. i tha: “A nuk e mbulon, qoftë edhe duke i vënë një shkop sipër?!” (5605)
› 1939. Ebu Hurejra r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. ka thënë: “Sa sadaka e mirë është një deve e re që sapo ka pjellë e që jep qumësht me bollëk, ose një dhi që jep qumësht me bollëk e që i dhurohet dikujt që t’ia shfrytëzojë qumështin, duke mjelë nga një kusi në mëngjes e në mbrëmje.” (5608)
› 1940. Xhabiri r.a. tregon: “Një herë, Pejgamberi a.s. shkoi te një ensar bashkë me një shokun e tij. Pejgamberi a.s. i tha:
“Në qoftë se ke ujë që e ke mbajtur gjithë natën në kacek, na e jep, ose, përndryshe, do ta rrufitim duke futur gojën në tas.” Në atë kohë ensari ishte duke ujitur kopshtin e vet dhe i tha: “O i Dërguari i Allahut! Kam ujë të ruajtur qysh mbrëmë. Eja të shkojmë në hije.” Kështu, ai i mori ata të dy në hije. Pastaj hodhi ujë në një tas dhe moli në të një nga dhitë e tij. Kështu, i Dërguari i Allahut a.s. piu në tas e pastaj aty piu edhe ai që kishte ardhur me të.” (5613)

› 1941. Nezzali tregon: “Një herë, Aliu r.a. shkoi te porta e oborrit të një xhamie. Me vete kishte ujë, të cilin e piu në këmbë, pastaj tha: “Disa njerëz nuk e shohin mirë pirjen e ujit në këmbë, por unë e kam parë Pejgamberin a.s. të vepronte siç më patë të bëja tani.” (5615)
› 1942. Ibn Abbasi r.a. tregon: “ Pejgamberi a.s. ka pirë ujë Zemzemi në këmbë.
› 1943. Ebu Said Hudriu r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. e ka ndaluar t’i përkulen buzët kacekut të ujit për të pirë ujë në to. (5625)
› 1944. Ebu Hurejra r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. e ka ndaluar pirjen e ujit nga gryka e kacekut (gjymit etj.) dhe që njeriu ta pengojë fqinjin për të ngulur një kunj në murin e tij. (5627)
› 1945. Tregohet për Enesin r.a. se ai frynte dy a tri herë në enë kur pinte ujë, duke thënë se edhe Pejgamberi a.s. merrte frymë tri herë në enë duke pirë ujë. (Por, për të marrë mendimin dhe gjykimin e drejtë për këtë çështje shih hadithinnr. 123/153) (5631)
› 1946. Umm Selema r.a., bashkëshortja e Pejgamberit a.s., tregon se i Dërguari i Allahut a.s. ka thënë: “Ai që pi në enë argjendi, në të vërtetë e mbush barkun me zjarr Xhehenemi.” (5634)
› 1947. Sehl Ibn Saadi r.a. tregon: “Një herë, Pejgamberi a.s. shkoi te Sekifa Beni Saida dhe tha: “Na jep ujë, o Sehl!” Kështu, unë dola tek ata me këtë tas druri dhe u dhashë ujë me të.” Përcjellësi i dytë i hadithit shton: “Sehli na e nxori dhe na e tregoi ne atë tas dhe ne të gjithë pimë ujë me të. Më vonë Umer Ibn Abdul-Azizi ia kërkoi Sehlit t’ia jepte tasin si dhuratë dhe ai ia dha atij.” (5637)
› 1948. Enesi r.a. tregon se kishte një tas të Pejgamberit a.s. dhe tha: “I kam dhënë ujë të Dërguarit të Allahut a.s. në këtë tas më shumë se kaq e aq herë.” Përcjellësi i dytë i hadithit vazhdon: “Tasi kishte përreth një unazë hekuri dhe Enesi deshte t’ia zëvendësonte atë me një unazë argjendi ose floriri, por Ebu Talha i tha: “Mos ndrysho gjë nga ç’ka bërë i Dërguari i Allahut a.s.” Kështu Enesi e la atë siç ishte.” (5638)