73 – SJELLJET E BUKURA

›  2007.  Ebu Hurejra r.a. tregon se një burrë shkoi tek i Dërguari i Allahut a.s. dhe e pyeti: “O i Dërguari i Allahut! Cili është njeriu që i meriton më shumë mirësjelljen dhe përkujdesin tim?” Pejgamberi a.s. iu përgjigj: “Nëna jote.” Burri e pyeti: “Pastaj kush?” Pejgamberi a.s. iu përgjigj: “Pastaj nëna jote.” Burri e pyeti përsëri: “Po pastaj kush?” Pejgamberi a.s. iu përgjigj: “Pastaj nëna jote.” Ai e pyeti sërish: “Po pas saj, kush?” Pejgamberi a.s. i tha: “Babaiyt.” (5971)
›  2008.  Abdullah Ibn Amr r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. ka thënë: “Nuk ka dyshim se një nga gjynahet më të mëdha është që njeriu të mallkojë prindërit e vet.” E pyetën: “O i Dërguari i Allahut! E si mund t’i mallkojë njeriu prindërit e vet?!” Pejgamberi a.s. tha: “Një njeri i fyen babain dikujt tjetër, pastaj ky i fyen babain të parit; pastaj ai i fyen nënën dhe i dyti i fyen nënën të parit.” (5973)
›  2009.  Xhubejri r.a. tregon se e ka dëgjuar Pejgamberin a.s. të thotë: “Ai që i prish lidhjet me të afërmit, nuk do të hyjë në Xhenet.” (5984)
›  2010.  Ebu Hurejra r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë: “Fjala rahm (mitra, lidhja e gjakut) rrjedh nga Emri Err-Rrahman (i Gjithëmëshirshmi, një nga Emrat e Allahut). Kështu që Allahu ka thënë: ‘Unë do të mbaj marrëdhënie të mira me atë që mban marrëdhënie të mira me ty (me mitrën, barkun, farefisin) dhe do t’i pres marrëdhëniet me atë që i ndërpret marrëdhëniet me ty.,/ (5988)
›  2011.  Amr Ibn Aasi r.a. tregon: “E kam dëgjuar Pejgamberin a.s. të thotë hapur e jo fshehur: “Familjarët e Ebu filanit (Talibit) nuk janë mbrojtësit dhe ndihmuesit e mi. Padyshim që Ruajtësi e Mbrojtësi im është Allahu dhe besimtarët e drejtë e të vërtetë, por ajo familje ka afri barku me mua dhe unë do të jem i mirë dhe i respektueshëm ndaj tyre.” (5990)
›  2012.  Abdullah Ibn Amri r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë: “Mbajtësi i lidhjes fisnore nuk është ai që i shpërblen të afërmit për një të mirë që i bëjnë, por është ai që mban marrëdhënie të mira me ata të afërm që e kanë prishur mirëshkuarjen me të.” (5991)
›  2013.  Aishja r.a. tregon: “Një beduin shkoi te Pejgamberi a.s. dhe i tha: “Ju i puthni fëmijët! Ndërsa ne nuk i puthim ata!” Pejgamberi a.s. i tha: “Çfarë të bëj unë, kur Allahu ta ka hequr mëshirën nga zemra?!” (5998)
›  2014.  Umeri r.a. tregon: “Një herë sollën te Pejgamberi a.s. disa robër lufte, gra dhe fëmijë. Aty pamë që një grua shtrydhte qumësht nga gjoksi i vet për t’ua dhënë fëmijëve dhe, sapo të gjente ndonjë fëmijë mes robërve, ajo e vinte në gjoks dhe i jepte të pijë. (Ajo e kishte humbur fëmijën e vet, por më pas e gjeti). Pejgamberi a.s. na tha: “A mendoni se kjo grua mund ta hedhë fëmijën e saj në zjarr?” Ne i thamë: “Jo, në qoftë se ajo mundet të mos e hedhë atje.” Pastaj shtoi: “Allahu është më i Mëshirshëm me robërit e Tij sesa kjo grua me birin e saj!” (5999)
›  2015.  Ebu Hurejra r.a. tregon: 7/E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut a.s. të thotë: “Allahu e ndau Mëshirën në njëqind pjesë dhe mbajti për Vete nëntëdhjetë e nëntë pjesë, ndërsa një pjesë e dërgoi në Tokë. Për shkak të kësaj pjese të vetme, krijesat e Tij janë aq të mëshirshme ndaj njëra-tjetrës, saqë edhe pela e ngre thundrën nga mëzi i porsalindur që të mos e shkelë!” (6000)
›  2016.  Usama Ibn Zejd r.a. tregon: “Shpesh i Dërguari i Allahut a.s. më merrte e më ulte në njërën kofshë dhe Hasan Ibn Aliun e vinte në tjetrën, pastaj na përqafonte të dyve dhe thoshte: “O Allah! Mëshiroj këta të dy, sepse unë i mëshiroj!” (6003)
›  2017.  Ebu Hurejra r.a. tregon: “Një herë i Dërguari i Allahut a.s. u ngrit për të falur namazin e ne u ngritëm bashkë me të. Kur ai ishte në namaz, një beduin thirri: “O Allah! Më mëshiro mua dhe Muhamedin dhe mos mëshiro tjetër kënd me ne!” Mbasi dha selam, Pejgamberi a.s. i tha beduinit: “E ke ngushtuar shumë një gjë (Mëshirën e Allahut) që është tepër e gjerë!” (6010)
›  2018.  Nuëman Ibn Beshir r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. ka thënë: “Mund të shihni se besimtarët në mëshirën, dashurinë e në përzemërsinë ndërmjet tyre i ngjajnë një trupi të vetëm aq sa, kur vuan e rënkon një gjymtyrë e tij, atëherë i gjithë trupi ndan me të pagjumësinë dhe ethet.” (6011)
›  2019.  Enesi r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë: “Çdo muslimani që mbjell një bimë, do t’i llogaritet sikur ka dhënë sadaka, sa herë që nga kjo bimë (a pemë) të ushqehen njerëz ose kafshë.” (6012)
›  2020Xherir Ibn Abdullahu r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë: “ Kush nuk mëshiron, nuk mëshirohet.
›  2021.  Aishja r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë: “Xhibrili a.s. më këshilloi aq gjatë për fqinjët, saqë mendova se mund t’i bënte ata trashëgimtarët e mi.” (6014)
›  2022.  Ebu Shureihu r.a. tregon: “Një herë Pejgamberi a.s. tha: “Betohem për Allahun se nuk është besimtar! Betohem për Allahun se nuk është besimtar! Betohem për Allahun se nuk është besimtar!” E pyetën: “E kush është ky, o i Dërguari i Allahut?” Ai u përgjigj: “Është ai njeri, fqinji i të cilit nuk ndihet i sigurt dhe i qetë prej të këqijave të tij.” (6016)
›  2023.  Ebu Hurejra r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. ka thënë: “Kushdo që beson Allahun dhe Ditën e Kiametit, le të mos lëndojë fqinjin e vet! Kushdo që beson Allahun dhe Ditën e Ringjalljes, le ta nderojë dhe ta gostitë mysafirin! Kushdo që beson Allahun dhe Ditën e Fundit, le të flasë mirë, ose le të heshtë (të mos përgojojë, të mos gënjejë, të mos fyejë, të mos shajë etj.)!” (6018)
›  2024.  Xhabir Ibn Abdullahu r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë: “… Këshillimi dhe urdhërimi për Islam, për Besimin e pastër vetëm në Një Zot – Allahun dhe gjithë ç’përmban e ç’urdhëron kjo Fe e vetme e pranuar tek Allahu, është vepër bamirësie, Sadaka.” (6021)
›  2025.  Aishja r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. ka thënë: “Allahu e do mirësinë dhe butësinë në çdo punë e në çdo gjë.” (6024)
›  2026.  Ebu Musai r.a. tregon: “Një herë Pejgamberi a.s. tha: “Besimtari është për besimtarin si ajo ndërtesa, pjesët e së cilës forcojnë njëra-tjetrën “-, pastaj i ndërthuri gishtat e duarve. Në ato çaste Pejgamberi a.s. ishte ulur dhe aty erdhi një burrë, i cili lyp ose kërkoi diçka. Pejgamberi a.s. ktheu fytyrën nga ne dhe na tha: “Ndihmojeni e këshillojeni dhe do të shpërbleheni, ndërsa Allahu do të sjellë në gjuhën e Pejgamberit të Tij çfarë të dojë Vetë.” (6026, 6027)
›  2027.  Enesi r.a. (duke përshkruar karakterin e të Dërguarit të Allahut a.s.) tregon: “Pejgamberi a.s. nuk ka qenë kurrë fyes, fjalëkeq apo mallkues. Në qoftë se donte të qortonte ndonjërin prej nesh, ai thoshte: “Ç’ka ai?! Iu bëftë balli me dhe”!” (6031)
›  2028Xhabiri r.a. tregon: Pejgamberi a.s. nuk ka thënë kurrë “Jo”, kur i kanë kërkuar ndonjë gjë.
›  2029.  Enesi r.a. tregon: “Unë i kam shërbyer Pejgamberit a.s. për dhjetë vjet, por kurrë nuk më tha: “Eh! (fjala më të lehtë për të treguar pakënaqësi) dhe as nuk më fajësoi për ndonjë gjë e të më thoshte: “Pse e bëre këtë?” Ose: “Pse nuk e bëre kështu?” (6038)
›  2030.  Ebu Dherri r.a. tregon se e ka dëgjuar Pejgamberin a.s. të thotë: “Në qoftë se dikush e akuzon një tjetër si “njeri me fe të prishur” apo “njeri që mohon fenë”, një akuzë e tillë do t’i kthehet akuzuesit, në qoftë se i akuzuari është i pafajshëm”. (6045)
›  2031.  Thabit Ibn Dahhaku r.a., një nga shokët që i dhanë besën Pejgamberit a.s. nën pemë në Hudejbije, tregon se i Dërguari i Allahut a.s. ka thënë: “Kushdo që betohet në ndonjë fe tjetër, veç Islamit, kur gënjen, atëherë ai me të vërtetë është i atillë. Biri i Ademit nuk është i detyruar të përmbushë betimin e dhënë për të bërë ndonjë gjë që ai nuk e ka në dorë. Kushdo që e vret veten me një send në këtë botë, do të ndëshkohet (ta vrasë veten) me atë send Ditën e Kiametit. Kush mallkon një besimtar, është njëlloj sikur ta ketë vrarë atë. Kush shpif për një besimtar se është femohues, është njëlloj sikur ta ketë vrarë atë.” (6047)
›  2032.  Hudhejfa r.a. tregon se e ka dëgjuar Pejgamberin a.s. të thotë: “Nuk do të hyjë në Xhenet shpifësi e përgojuesi.”379 (6056)
›  2033.  Ebu Bekra r.a. tregon: “Një herë u përmend emri i një burri në prani të Pejgamberit a.s. dhe dikush e lavdëroi shumë atë. Pejgamberi a.s. i tha: ” Allahu të mëshiroftë! Ia preve qafën mikut tënd!”-, duke e përsëritur këtë fjalë disa herë. Pastaj ai (a.s.) tha: “Në qoftë se dikujt prej jush i duhet patjetër të lavdërojë dikë, atëherë le të thotë: ‘Mendoj se ai është i këtillë e i atillë’-, nëse mendon për të ashtu. Vlerësuesi i vëtetë është vetëm Allahu, (sepse vetëm Ai i di të gjitha të fshehtat) dhe askush nuk mund t’ia paraqesë Allahut dikë si të pastër (nga të metat e gjynahet).” (6061)
›  2034.  Enesi r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. ka thënë: “Mos e urreni njëri-tjetrin, mos e kini zili njëri-tjetrin dhe mos ia ktheni shpinën njëri-tjetrit (duke e braktisur njëri-tjetrin), por jini vëllezër, o robërit e Allahut! Nuk është aspak e lejueshme për një musliman që të mbajë mëri me vëllain e vet musliman për më shumë se tri ditë.” (6065)
›  2035.  Ebu Hurejra r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë: “Ruhuni nga dyshimi, pasi dyshimi është gënjeshtra më e keqe! Mos kërkoni për gabimet e të tjerëve, mos e spiunoni njëri-tjetrin, mos jini ziliqarë ndaj njëri-tjetrit, mos e urreni njëri-tjetrin dhe mos e braktisni njëri-tjetrin, por jini vëllezër (siç ju ka urdhëruar Allahu), o robërit e Allahut!” (6064)
›  2036.  Aishja r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë: “Unë mendoj se filani dhe filani nuk dinë gjë për fenë tonë.” Sipas një transmetimi tjetër ai ka thënë: “Unë mendoj se filani dhe filani nuk e njohin fenë tonë, të cilën ne po e ndjekim e po i përkushtohemi.” Lejthi, i pesti në vargun e përcjellësve të hadithit, thotë se ata ishin dy burra nga hipokritët. (6067)
›  2037.  Ebu Hurejra r.a. tregon se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut a.s. të thotë: “Të gjithë pasuesve të mi do t’u falen gjynahet, përveç atyre që i bëjnë botërisht ato. Këtu hyn edhe rasti kur njeriu bën një gjynah natën, dhe ndonëse Allahu ia mbulon atë faj, ai del në mëngjes e thotë: ‘O filan, mbrëmë kam bërë kështu e ashtu7. Pra, ai e kalon natën, duke qenë i mbuluar nga Zoti i tij, (dhe Allahu e di më së miri gjynahin e bërë nga robi i Tij), kurse në mëngjes e heq nga vetja mbulesën e Allahut!” (6069)
›  2038.  Ebu Ejjub Ensari r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. ka thënë: “Nuk i lejohet askujt që ta braktisë e të mos i flasë vëllait të vet musliman më shumë se tri net. Është e pafalshme për ta që, kur takohen, e kthejnë kokën mënjanë prej njëri-tjetrit. Më i miri i të dyve është ai që jep selam i pari.” (6077)
›  2039.  Abdullahu r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë: “Vërtetësia çon drejt drejtësisë e përkushtimit, të cilat çojnë drejt Xhenetit. Njeriu vazhdon të flasë të vërtetën, derisa bëhet njeri i së vërtetës. Ndërsa mashtrimi të çon drejt poshtërsisë e gënjeshtrës. Njeriu vazhdon të gënjejë, derisa të shkruhet tek Allahu si gënjeshtar.” (6094)
›  2040.  Ebu Musai r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë:
“Askush nuk është më i duruar se Allahu, kur dëgjon fjalë fyese. Ata pretendojnë se Ai ka bir (pasardhës, shokë, ortakë, ndërmjetësues etj.), e megjithatë Ai u jep atyre shëndet dhe i furnizon me begati.” (6099)
›  2041.  Ebu Hurejra r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. ka thënë: “I fortë nuk është ai njeri që i mund të tjerët me forcën e tij, por i fortë është ai që e përmban veten kur është i zemëruar dhe i nxehur.” (6114)
›  2042.  Ebu Hurejra r.a. tregon se një burrë i tha Pejgamberit a.s.: “Më këshillo!” Pejgamberi a.s. i tha: “Mos u nxeh!” Burri e përsëriti kërkesën disa herë, por Pejgamberi a.s. çdo herë iu përgjigj: “Mos u nxeh!” (6116)
›  2043.  Imran Ibn Husejni r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë: “Turpi nuk sjell gjë tjetër, veçse të mirën.” (Shih hadithin nr. 9 dhe shënimin përkatës). (6117)
›  2044.  Ebu Mesudi r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë: “Nga fjalët e Pejgamberëve të parë që kanë arritur njerëzit është: ‘Në qoftë se nuk ke turp atëherë bën ç’të duash’!” (6120)
›  2045.  Enesi r.a. tregon se Pejgamberi a.s. përzihej e rrinte me ne aq sa i thoshte një vëllait tim të vogël:
“O Ebu Umejr! Ç’bëri bilbili Nugejr?”380 (6129)
›  2046.  Ebu Hurejra r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë: “Besimtari nuk pickohet dy herë nga e njëjta vrimë.// (Kush pëson, mëson dhe nuk bie viktimë po nga e njëjta gjë). (6133)
›  2047.  Ubej Ibn Kabi r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. ka thënë: “Vërtet që disa poezi përmbajnë urtësi.” (6145)
›  2048.  Ibn Umeri r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë: “Është më mirë për një njeri që ta mbushë kurmin e vet brenda me qelb, sesa ta mbushë me poezi.” (6154)
›  2049.  Enesi r.a. tregon: “Një beduin shkoi te Pejgamberi a.s. dhe e pyet: “O i Dërguari i Allahut! Kur do të vijë Ora e Kiametit?” (Ky hadith është përmendur më parë nr. 1530/3688) ndërsa në këtë përcjellje shtohet: “Ti do të jesh me ata që do.” Ne e pyetëm: ” A do të jemi edhe ne të atillë?” Pejgamberi a.s. tha: “Po.” (6167)
›  2050.  Ibn Umeri r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë: “Çdo tradhtari e të pabesi do txi ngrihet një flamur Ditën e Kiametit dhe do të shpallet hapur: ‘Ky është tradhtuesi e mashtruesi i filanit, i birit të filanit’.” (6177)
›  2051.  Tregon Ebu Hurejra r.a. se i Dërguari i Allahut a.s. ka thënë: “Mos e quani rrushin kerm (fjalë e vjetër për rrushin), (sepse) kerm (bujare) është vetëm zemra e besimtarit.” (6183)
›  2052.  Ebu Hurejra r.a. tregon se emri i parë i Zejnebit ka qenë Berrah, por njerëzit thoshin: “Me këtë emër ajo do t’i japë vetes prestigj shenjtërie”381-, kështu që i Dërguari i Allahut a.s. ia ndryshoi atë dhe e quajti Zejneb. (6192)
›  2053.  Enesi r.a. tregon: “Një herë Umm Suleim ishte me disa gra në kujdesje të plaçkave gjatë një udhëtimi, ndërsa Enxheshi, skllavi i Pejgamberit a.s. po i nxitonte devetë e tyre. Pejgamberi a.s. i tha: “O Enxhesh! Ngaji ngadalë devetë e ngarkuara me enë qelqi (me gra hipur në to).” (6202)
›  2054.  Ebu Hurejra r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. ka thënë: “Emri më i tmerrshëm tek Allahu Ditën e Kiametit është një njeri i quajtur Malikul- Emlak – mbreti i mbretërive.” (6205)
›  2055.  Enesi r.a. tregon: “Dy burra teshtitën kur ishin te Pejgamberi a.s., ndërsa Pejgamberi a.s. njërit i tha: “Jerhamuk-Allah – Allahu të mëshiroftë” e tjetrit jo. Kur e pyetëm atë për këtë gjë, i Dërguari i Allahut a.s. tha: “Ky e falënderoi Allahun (tha elhamdulil-lah), ndërsa tjetri nuk e falënderoi Allahun.” (6221)
›  2056.  Ebu Hurejra r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë: “Allahu e do teshtitjen dhe nuk e pëlqen gogësitjhen. Kështu pra, kur dikush nga ju teshtin dhe falënderon Allahun (duke thënë ‘El- hamdu lil-lah’), atëherë është detyrim për çdo musliman që e dëgjon atë t’i thotë: ‘Jerhamuk-Allah – Allahu të mëshiroftë!7 Sa për gogësitjen, ajo është nga shejtani. Prandaj kur t’ju vijë për të gogësitur, mbajeni sa të mundni, sepse kur hapni gojën, shejtani qesh me ju.” (6223)

Postimi i radhës

Milingona dhe Mjalti

Rrugës duke ecur milingona pa një copë mjalti. U ndal, e provoi dhe deshi të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *