80 – LIGJET E TRASHËGIMISË

›  2153.  Ibn Abbasi r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë: “Jepuni pjesën e trashëgimisë të përshkruar në Kuran atyre që janë përcaktuar për atë hise, ndërsa, ajo që mbetet prej saj, duhet t’i jepet burrit më të afërt të të ndjerit.” (6732)
›  2154.  Huzejl Ibn Shurehbili tregon: “Disa njerëzz e pyetën Ebu Musanë r.a. në lidhje me pjesën e trashëgimisë së vajzës së të ndjerit, vajzës së djalit të tij dhe motrës së tij. Ai tha: “Të bijës i takon gjysma dhe të motrës gjysma. Edhe po të shkoj tek Ibn Mesudi do të pajtohet me gjykimin tim.” Kështu, e pyetën edhe Ibn Mesudin duke i treguar edhe për gjykimin e Ebu Musait. Ai tha: “Në qoftë se do të jepja po atë gjykim, atëherë do të isha larguar nga rruga e drejtë dhe nuk do të isha i udhëzuar. Unë e gjykoj këtë çështje me gjykimin e Pejgamberit a.s.: Të bijës i takon gjysma, vajzës së djalit një e gjashta dhe këto të dyja plotësojnë dy të tretat e gjithë pasurisë, ndërsa pjesa e mbetur i takon të motrës së të ndjerit.” Më pas ata shkuan tek Ebu Musai. Kur i treguam për gjykimin e Ibn Mesudit, ai tha: “Mos më pyesni mua për të gjykuar, për sa kohë që ky dijetar i mençur është mes jush.” (6736)
›  2155.  Enesi r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë: “Skllavi i liruar u takon atyre njerëzve që e kanë liruar atë”-, ose fjalë të ngjashme si kjo. (6761)
›  2156.  Enesi r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë: “Djali i motrës së një gjinie është prej (vetë) atyre (pra lidhja e nipit me dajat e tij).” (6662)
›  2157.  Saad Ibn Ebi Vekkasi r.a. tregon se e ka dëgjuar Pejgamberin a.s. të thotë: “Kushdo që e quan veten bir të dikujt tjetër dhe jo të babait të vet të vërtetë, atij njeriu i është ndaluar Xheneti.”
Këto fjalë iu përmendën edhe Ebu Bekras, i cili tha: “Edhe veshët e mi e kanë dëgjuar, edhe zemra ime e ka mësuar një gjë të tillë nga i Dërguari i Allahut a.s.!” (6766, 6767)
›  2158.  Ebu Hurejra r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë: “Mos i mohoni baballarët tuaj. Kush e mohon babanë e vet, atëherë ai është ngarkuar me mosbesim.” (6768)

Postimi i radhës

Milingona dhe Mjalti

Rrugës duke ecur milingona pa një copë mjalti. U ndal, e provoi dhe deshi të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *