87 – GJYKIMET

›  2199.  Enesi r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. ka thënë: “Dëgjojeni dhe bindjuni sunduesit tuaj musliman edhe sikur ai të ishte skllav abisinias me kokën si rrush i thatë.” (7142)
›  2200.  Ebu Hurejra r.a. tregon se Pejgamberi a,s. ka thënë: “Ju do të keni shumë dëshirë për të pasur pozitë drejtuese, gjë e cila do të jetë keqardhje për ju Ditën e Kiametit. Sa mëndeshë e shkëlqyer, por dhe sa zvjerdhëse e keqe.” (7148)
›  2201.  Makil Ibn Jesari r.a. tregon se e ka dëgjuar Pejgamberin a.s. të thotë: “Çdo robi që Allahu i jep pozitë drejtuese mbi disa njerëz, por që nuk kujdeset për ta me ndershmëri, ai kurrë nuk do t’ia ndiejë erën Xhenetit/’ (7150)
›  2202.  Makil Ibn Jesar r.a. tregon se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut a.s. të thotë: “Në qoftë se një qeveritar që ka pozitë drejtuese mbi muslimanët, vdes duke i mashtruar ata gjatë sundimit të tij, Allahu do t’ia ndalojë atij Xhenetin/’ (7151)
›  2203.  Xhundabi r.a. tregon se e ka dëgjuar Pejgamberin a.s. të thotë: “Kushdo që bën një punë të mirë për t’u dukur, Allahu do t’ia zbulojë qëllimet e tij në Ditën e Kiametit (para njerëzve) dhe kushdo që i vë njerëzit në vështirësi, Allahu do ta vërë atë në vështirësi në Ditën e Llogarisë.” Njerëzit e pranishëm i thanë (Xhundabit): “Atëherë na këshillo!” Ai u tha: “Gjëja e parë e trupit të njeriut që kalbet është barku. Prandaj, ai që mundohet të hajë vetëm ushqim të mirë e të lejuar (hallall, të ligjshëm), duhet ta bëjë këtë! Po ashtu, kush mundohet që të mos lërë asnjë pikë gjaku të derdhur që ta pengojë nga Xheneti, duhet ta bëjë këtë!” (7152)
›  2204.  Ebu Bekra r.a. tregon se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut a.s. të thotë: ” Asnjëherë gjykatësi nuk duhet të gjykojë një çështje mes dy vetave, kur ai është i nxehur.,, (7158)
›  2205.  Hadithi i Huvejjisas dhe Muhajjisas i përmendur në Librin e Xhihadit (nr. 1343/3173) citohet me këtë shtesë: “Ose ata (çifutët) të paguajnë gjobën e gjakut të njeriut tuaj të vrarë, ose le të bëhen gati për luftë!” (7192)
›  2206.  Ubada Ibn Samit r.a. tregon: “I dhamë besën të Dërguarit të Allahut a.s. se do ta dëgjojmë dhe do t’i bindemi.” hadithi është përmendur në Librin e Besimit, Nr. 38, por këtu ai shton: “… se do të qëndrojmë të patundur për të vërtetën, ose se do të themi të vërtetën kudo dhe sido që të jemi dhe nuk do të kemi frikë në Rrugën e Allahut aspak nga fajësimi i qortuesve.” (7199, 7200)
›  2207.  Ibn Umeri r.a. tregon: “Sa herë që i jepnim besën të Dërguarit të Allahut a.s. për ta dëgjuar dhe për t’iu bindur, ai gjithnjë na thoshte: “Për aq sa të keni mundësi.” (7202)
›  2208.  Ibn Umeri r.a. tregon se, kur Umeri r.a. (ishte në shtratm e vdekjes) i thanë: “A nuk do të caktosh pasues?” Umeri u tha: “Në qoftë se unë caktoj kalif, një gjë të tillë e ka bërë dikush që është më i mirë se unë, Ebu Bekri, i cili e caktoi pasuesin e vet. Në qoftë se e lë çështjen të pavendosur, kështu ka vepruar dikush që është më i mirë se unë, i Dërguari i Allahut a.s., i cili nuk caktoi kalif pasues.” (7218)
›  2209.  Xhabir Ibn Semura r.a. tregon se e ka dëgjuar Pejgamberin a.s. të thotë: “Do të jenë dymbëdhjetë sundues muslimanë (për mbarë botën Islame)”, pastaj tha një fjalë që unë nuk e dëgjova, ndërsa babai im që e kishte dëgjuar më tha se pas saj Pejgamberi a.s. kishte thënë: “Të gjithë ata sundues do të jenë nga kurejshët.” (7222, 7223)

Postimi i radhës

Milingona dhe Mjalti

Rrugës duke ecur milingona pa një copë mjalti. U ndal, e provoi dhe deshi të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *