HADITH KUDSIJ 24

Nga Ebu Hurejre (Allahu qoftë i kënaqur me të) përcillet se i Dërguari i Allahut (paqja dhe lëvdatat e Allahut qofshin mbi të) ka thënë: Kur Allahu e do ndonjë nga robërit e Tij e thërret Xhibrilin dhe i thotë: Unë e dua këtë njeri, pra duaje edhe ti! (Muhammedi alejhisselam) tha: Atëherë edhe Xhibrili e do atë njeri. Pastaj Xhibrili i thërret banorët e qiellit duke thënë: Allahu e do këtë njeri, pra dojeni edhe ju! Atëherë edhe banorët e “qiellit e duan atë. Pastaj (ky njeri) pranohet edhe në tokë. Nëse Allahu e urren ndonjë nga robërit e Tij e thërret Xhibrilin dhe i thotë: Unë e urrej këtë njeri, pra urreje edhe ti! Atëherë edhe Xhibrili e urren atë njeri. Pastaj Xhibrili thërret në hapësirën qiellore duke thënë: Allahu e urren këtë njeri, andaj edhe ju urrejeni atë! Atëherë edhe ata e urrejnë atë, pastaj ky njeri urrehet edhe në tokë.

(Buhariu nr. 3209, -vetëm gjysmën e parë të tij, Muslimi nr. 2637 –me pjesën e dytë të hadithit-)

Postimi i radhës

Milingona dhe Mjalti

Rrugës duke ecur milingona pa një copë mjalti. U ndal, e provoi dhe deshi të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *