HADITH KUDSIJ 36

Nga Ebu Hurejre dhe Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me ta) përcillet se i Dërguari i Allahut (paqja dhe lëvdatat e Allahut qofshin mbi të) ka thënë: Besimtarët do të tubohen në Ditën e Ringjalljes dhe do të thonë: “T’i themi dikujt të ndërmjetësojë për ne tek All-llahu!” dhe do të shkojnë te Ademi dhe do t’i thonë: “Ti je babai i njerëzimit, Allahu të krijoi me dorën e tij dhe u urdhëroi melekëve që të të përulen, dhe Ai t’i mësoi ty emrat e çdo gjëje, pra “ndërmjetëso për ne te Allahu që të na lirojë prej këtij vendi, në të cilin gjendemi!” ai do të thotë: “Unë nuk jam në gjendje për ta bërë një gjë të tillë.” dhe do t’ua përmendë gabimin e tij (në Xhenet), do të ndihet i turpëruar dhe do t’u thotë: “Shkoni te Nuhu, se ai është i dërguari i parë i banorëve të tokës!” dhe kur do të shkojnë te ai…, do t’u thotë: “Unë nuk jam në gjendje ta bëj një gjë të tillë.” Dhe do ta përmendë kërkesën që ia bëri Allahut kundër popullit të tij. Sot më intereson vetëm vetja ime. “Pastaj do t’u thotë: “Shkoni te miku i Mëshiruesit, (Ibrahimi (paqja e Allahu qoftë mbi të))!” Do të shkojnë tek ai… ndërsa ai do t’u thotë: “Unë nuk jam në gjendje ta bëj një gjë të tillë…, shkoni te Musai, robi dhe folësi i Allahut, të cilit ia ka dhënë Tevratin.” Por kur do të shkojnë te ai…, do t’u thotë: “Unë nuk jam në gjendje ta bëj një gjë të tillë. .” Dhe do t’ua përmendë rastin që e ka vrarë një person të cilin nuk kishte urdhër ta vriste… atëherë do t’u thotë: “Shkoni te Isai, rob i Allahut dhe Lajmëtar, “fjala e Allahut dhe shpirti!” atëherë do të shkojnë te ai, dhe ai do t’u thotë:“Unë nuk jam në gjendje ta bëj një gjë të tillë…, por shkoni te Muhamedi (paqja dhe lëvdatat e Allahut qofshin mbi të) të cilit rob Allahu ia ka falë të gjitha mëkatet, të kaluarat dhe të ardhshmet!” Atëherë (thotë i Dërguari i Allahut (paqja dhe lëvdatat e Allahut qofshin mbi të)) do të vijnë tek unë e unë do të kërkoj leje që të shkoj te Zoti Im. Leja do të më jepet, dhe unë do të shkoj te Allahu dhe do t’i bëj sexhde (do të përulem) e “do ta falënderoj e do t’i lutem me lutje që nuk i di askush. Allahu do të më lë ashtu një kohë, aq sa do të dëshirojë dhe do të më thotë: “Çoje kokën. Kërko dhe do të jepet, flit dhe do të dëgjohesh, ndërmjetëso dhe do të pranohet!” Pastaj do t’i them: O Zot ymeti im, ymeti im, ymeti im. Do të më thotë: O Muhamed futi në xhenet nga dera e djathtë e tij të gjithë besimtarët e ymetit tënd të cilët nuk kanë punë për tu llogaritur për to. Këta njerëz (janë të vetmit që do të futen nga kjo derë) ndërsa dyert tjera janë të “përgjithshme për ta dhe për njerëzit e tjerë.

(Buhariu nr.4712, Muslimi nr.192 dhe 194)

Postimi i radhës

Milingona dhe Mjalti

Rrugës duke ecur milingona pa një copë mjalti. U ndal, e provoi dhe deshi të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *