Nje takim madheshtor
ne nje dite te premtuar
mes eulijave te Allahut
dhe Allahut te lartesuar
Ajo eshte Jeumul-Mezid
dita e shtimit (te shperblimit)
per banoret e Xhenetit
shperblim pas fitimit
“O banore te Xhenetit!”
nje thirres therret
shpejtoni ne takim
se i Gjithfuqishmi po iu pret
“Degjuam dhe nenshtrohemi”
pergjigjen ata
mblidhen se bashku
e shkojne ne vendet e caktuara
Shfaqen shtresa prej nuri
me flori e margaritar
ku ulen sipas gradave
ne shtresa me gur te cmuar
Ashtu te permalluar
presin me padurim
e kane enderruar
qe ne dunja kete takim
Derisa nje drite e forte
kaplon gjithe Xhenetin
ata ngritin kokat
e shohin te Gjithfuqishmin
Shohin te Gjithfuqishmin
qe ka ardhur nga lart e i ka nderuar
dhe zemrat e tyre
i ka lumturuar
Freskohen syte e tyre
me nje shikim
ne Fytyren Fisnike te Allahut
veshtrojne me gezim
Lum ai qe do marre pjese
ne ate takim
fytyra do i shkelqeje
e ne zemer do ndjeje gezim
Ne ate takim madheshtor
ne ate dite te premtuar
ku bisedojne te gezuar
me Allahun e lartesuar
Paramendo veten
ne mesin e atyre
Allahu te befte mua dhe ty
nje prej tyre..!