Caktimi dhe sprova e Zotit

DPPB_99

Ngjarja që do tu tregoj, ka ndodhur kur punoja në gjykatë. Një ditë më erdhi një burrë, i cili filloi të ankohej se i kishin vjedhur makinën.

 Pasi e qetësova pak, e pyeta dhe më tregoi se kishte shtatë fëmijë të verbër.
Me lot në sy, më tha: ”Kam punuar dy vite rresht për të mbledhur shumën e nevojshme për kurimin e syve të dy prej djemve të mi. Sot, kisha lënë takimin për operacionin dhe gjithë shumën e kisha lënë në makinën që m’u vodh. Nuk di ku të shkoj dhe ku të përplasem. Përveç mundit që më vajti dëm, tashmë dy djemtë e mi nuk do të operohen nga sytë.”
Teksa e dëgjoja, me vete mendoja: ”I pa te meta je o Zot! Çfarë janë këto sprova kaq të rënda për një familje kaq në hall?”
Duke dashur t’ia lehtësoj sado pak gjendjen e rëndë, i thashë: ”Caktimi dhe sprova e Zotit. Po të na zbulohej urtësia hyjnore në ato që ndodhin, pa mëdyshjen më të vogël secili prej nesh do të zgjidhte gjendjen dhe sprovat e veta.”
Nga mimika e fytyrës, kuptova se nuk i pëlqyen fare këto fjalë. Megjithatë, ne vazhduam këshillimin dhe pasi përfunduam, u luta për atë njeri dhe ai u largua.
Një javë më pas, një nga oficerët e policisë, më telefonoi dhe më tregoi se kishin gjetur makinën e personit në fjalë, të braktisur në shkretëtirë. Asaj i kishte mbaruar karburanti. Ndoshta e kishin vjedhur adoleshentët për t’u argëtuar dhe me t’i përfunduar karburanti, e kishin braktisur në shkretëtirë.
I kërkova oficerit të policisë që të hapë kroskotin dhe të shohë nëse gjendet shuma e të hollave. Ai më tha se kishin gjetur një shumë prej 500 dinarësh kuvajtianë, 500 dollarë. U gëzova dhe u kërkova që të sjellin edhe makinën edhe shumën. Nga ana tjetër, i telefonova personit që i ishte vjedhur makina. Isha i gëzuar për faktin se ai do të gëzohej nga lajmi që do i jepja, pasi falë shumës dy djemtë e tij do të kryenin operacionin
Pasi erdhi, i thashë:”Kam një surprizë për ty.”
Ai mu përgjigj: ”Edhe unë kam një surprizë për ty.”
Unë u ndala dhe me vete mendova se policët duhet t’i kenë treguar se e kanë gjetur makinën dhe shumën e të hollave. Unë i kisha porositur që të mos i tregojnë dhe as unë nuk i tregova në telefon, vetëm i kërkova të paraqitet.
Megjithatë, e pyeta:”Pa hë, cila është surpriza jote atëherë?”
Ai mu përgjigj: ”Jo, më thuaj ti surprizën tënde!”
Atëherë i thashë: ”Kemi gjetur makinën tënde shëndoshë e mirë, por kemi gjetur edhe shumën për të cilën kishe dy vite që punoje.”
Këtë lajm ia dhashë duke buzëqeshur dhe duke pritur reagimin e tij, por atij as që i bëri përshtypje fare, sikur të kishte dëgjuar diçka të zakontë. Me vete mendova se ndoshta u ka ndodhur ndonjë gjë e papëlqyeshme fëmijëve të tij të verbër. Mandej, i thashë: ”Tani është radha jote të na tregosh surprizën që ke.”
Ai tha: ”A të kujtohen fjalët që më tha para se të largohem?”
Iu përgjigja: ”Sigurisht që i mbaj mend.”
Më tha: ”A mund të mi përsërisësh edhe njëherë?”
“Po” i thashë dhe menjëherë, ia citova: ”Caktimi dhe sprova e Zotit. Po të na zbulohej urtësia hyjnore në ato që ndodhin, pa mëdyshjen më të vogël secili prej nesh do të zgjidhte gjendjen dhe sprovat e veta.”
Ai pyeti: ”Çfarë do të thotë kjo?”
I thashë: ”Kjo do të thotë se Zoti e sprovon njeriun me gjëra që janë në interesin e vetë njeriut. Por, problemi është se njeriu del kundër caktimit të Zotit dhe e refuzon atë. Ai nuk e di se Zoti ka caktuar vetëm të mirën për të. Nëse Ai të ka caktuar dhe sprovuar me diçka që e urren dhe të mundëson të shohësh urtësinë që fshihet pas saj, edhe ti vetë do të ishe i kënaqur me këtë caktim hyjnor. Nëse do të të ofroheshin kushedi sa opsione dhe alternativa të tjera, ti nuk do të kënaqeshe vetëm me atë që ka zgjedhur Zoti për ty.
Ai buzëqeshi dhe tha: ”Po, ke të drejtë 100%. Zoti nuk zgjedh dhe nuk vendos për robin e Tij, veçse atë që është në të mirën e njeriut.”
I thashë: ”Mirë, po ku e ke surprizën?”
Ai tha: ”Dy fëmijët për të cilët të tregova se kishte dy vite që mblidhja paratë për t’i operuar, dy ditë pas humbjes së makinës, u kthye shikimi sikur të mos kishin qenë asnjëherë të verbër. Edhe sikur t’u ishte bërë operimi, nuk do të shihnin më mirë.”
I thashë: ”I pa të meta je o Zot. Tani po e shohim të dy bashkë urtësinë dhe dhembshurinë hyjnore. Zoti ta mori makinën dhe pasurinë që kishe mbledhur për operacionin. Pas dy ditësh, u ktheu shikimin dy fëmijëve të tu dhe pas një jave, të ktheu edhe makinën edhe shumën!”
Ai tha: ”Falënderoj Zotin e Madhërishëm. Njeriu nxiton shumë dhe e kundërshton caktimin e Zotit.”
I thashë: ”Po të na zbulohej urtësia hyjnore në ato që ndodhin, pa mëdyshjen më të vogël secili prej nesh do të zgjidhte gjendjen dhe sprovat e veta.”

Postimi i radhës

Djaloshi që shkonte në xhami

Ishte një djalosh që nuk i kalonte asnjë xhuma pa e falur, çdo ditë xhumaje …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *