Dita që ndryshoi historinë e botës dhe të njerëzimit, dita e njëzet e shtatë e muajit Ramazan. Atë ditë, Muhamedi (s.a.v.) shpesh e leshonte qytetin e mbushur plot e perplot me njerez dhe shkonte ne shpellen e malit Hira. Atij i pelqente te rrinte atje i vetem dhe te ushqehej nga pak, larg nga te gjitha mendimet e botes dhe te jetes se perditshme.
Ne moshen dyzetvjeçare Muhamedi (s.a.v.) e leshoi Meken me qellim qe Ramazanin, muajin e agjerimit ta kaloje ne shpelle. Ne gjysmen e dyte te Ramazanit, Allahu filloi qe nepermjet Muhamedit (s.a.v.) t’ia zbuloje njerezimit porosine e Tij.
Shpallja e pare ndodhi si vijon: Meleku Xhibril erdhi ne shpelle te Muhamedi (s.a.v.) dhe atij i urdheroi: “Lexo!” Muhamedi (s.a.v.) u pergjigj: “Une nuk di te lexoj”. Ne kete çast meleku e mori Muhamedin (s.a.v.) ne duart e veta dhe e shtrengoi shume. Pastaj e leshoi ate dhe perseri i tha: “Lexo!”
“Nuk mundem” u pergjigj Muhamedi (s.a.v.) e pas kesaj perseri meleku e perqafoi. Per te treten here meleku e urdheroi Muhamedin (s.a.v.) qe te lexoje, mirepo ai akoma thoshte se nuk mundej dhe perseri u perqafua. Sidoqofte, duke e leshuar kete here meleku Xhibril i tha:
Ne emer te Allahut, te Gjithemeshirshmit Meshireplotit!
“Lexo, me emrin e Zotit tend, i cili krijoi (çdo gje). Krijoi njeriun prej nje gjaku te ngjizur (ne mitren e nenes) Lexo! Se Zoti yt eshte me bujari! Ai qe e mesoi (njeriun) te shkruaje me pene. I mesoi njeriut ate qe nuk e dinte. ”
(El-Alak: l-5)
Muhamedi (s.a.v.) i perseriti keto ajete ashtu siç i kishte thene meleku. Kur meleku u sigurua se Muhamedi (s.a.v.) i mesoi keto permendesh, atehere u largua.
Tani kur mbeti vetem, Muhamedi (s.a.v.) nuk mund te kuptonte se çfare kishte ndodhur me te. Ai ishte i friksuar dhe menjehere nxitoi jashte shpelles. Ndoshta shpella ishte e magjepsur? Ndoshta shejtani kishte zene vend ne mendjen e tij?
Mirepo, ate e ndaloi nje ze i cili erdhi nga qielli dhe i tha: “0 Muhamed (s.a.v.) ti je i Derguari i Allahut dhe une jam Xhibrili.” Ai e ngriti koken lart, nga qielli, dhe ngado qe kthehej shihte melekun Xhibril.
Ne gjendje te hutuar u kthye ne shtepi te Hatixheja. Kur e pa se dridhej, sikur te kishte ethe, gruaja e tij u brengos shume. Ai e luti qe ta mbuloje me batanije te cilen gje ajo e beri menjehere. Pas nje kohe u qetesua aq sa te tregoje se ç’i kishte ngjare ne malin Hira.
Hatixheja i besoi çdo gje qe tha dhe me nje respekt te madh i tha:
“Behu i lumtur, o djali i xhaxhait tim dhe behu i besueshem. Une me te vertete betohem ne Allahun, i Cili shpirtin tim ka ne duart e Tij, se ti do te jesh i Derguari i njerezve tane.” Muhamedi (s.a.v.), i derguari i Allahut, u rehatua prej besimit qe ajo kishte ne te, mirepo
pas gjithe atyre qe kishin ndodhur e ndjente veten teper te lodhur dhe menjehere e zuri gjumi.
Hatixheja e la te Derguarin (s.a.v.) duke fjetur dhe shkoi te takoje kusheririn e saj Uereka ibn Neufelin, me qellim qe ta pyeste se ç’mendonte rreth asaj qe kishte ndodhur. Uereka ishte nje njeri shume i urte, i cili kishte lexuar mjaft libra, ndersa pas leximit te Ungjillit,
ishte bere edhe i krishtere. Ai i tha Hatixhese se Muhamedi (s.a.v.) kishte qene i zgjedhur nga Allahu qe te jete i Derguari i tij. Ashtu sikunder edhe me pare, kur meleku Xhibril kishte ardhur te Musai dhe e kishte urdheruar qe ta udheheqe popullin e vet, ashtu edhe Muhamedi (s.a.v.) do te behet Pejgamber i njerezve te tij.
Mirepo, Uereka paralajmeroi se te Derguarin nuk do ta degjojne te gjithe njerezit, ndersa disa nuk do t’i shohin me sy te mire ithtaret e tij. Sido qe te jete, ai duhet te jete i durueshem, sepse ka nje porosi te madhe per tere boten.
Prej asaj dite, meleku Xhibril vinte shpesh te i Derguari (s.a.v.) kurse ajetet qe ai i thoshte porosite e Allahut drejtuar njeriut, me vone filluan te shkruhen dhe nder ne njihen si Kurani i Shenjte.