9 Zbulime Muslimane që ndryshuan botën

maxresdefault

Edhe pse shtetet muslimane në ditët e sotme nuk janë në aq sy të mirë, historia flet ndryshe. Ja disa nga shpikjet që janë bërë pikërisht nga shtetet muslimane.

1. Kirurgjia – afër 1000 vjet p.e.s doktori i famshëm Al Zahraëi e publikoi enciklopedinë ilustrative për kirurgji prej 1500 faqesh, e cila në Evrope u përdor për 500 vjetët e ardhshëm. Al Zahraëi njihet edhe me disa nga operacionet e para që janë bërë.

2. Kafe – Pija pa të cilën shumica e njerëzve nuk mund të kalojnë ditën, për herë të parë u paraqit në Jemen. Gjate ditëve të punës është pirë për të ndihmuar njerëzit të jenë të zgjuar gjatë lutjeve të natës. Pastaj e kanë transferuar në Kajro dhe është përhapur shum ë shpejt nëpër vendet muslimane. Në shekullin e 13 ka arritur në Turqi ndërsa në Evropë në shekullin e 16 nëpërmjet tregtarëve venecian.

3. Makinat Fluturuese – Shpikësi Abbas ibn Firnas ka qenë njeriu i parë i cili ka bërë një send i cili me të vërtet ka fluturuar. Në shekullin e 9 ai ka dizajnuar një konstruksion i cili ka ngjarë në një zog. Në përpjekjen e tij të famshme afër Kordobes së Spanjës ai ka fluturuar, por për një kohë të shkurtër është rrëzuar dhe ka vrarë shpinën. Dizajni i tij ka qenë inspirim për zbuluesin dhe artistin italian Leonardo Da Vinçi.

4. Universiteti – Në vitin 859 princesha Fatima al-Fihri ka hapur universitetin e parë i cili ka dhënë diploma në qytetin Fezu të Marokos. Motra e saj e cila ka hapur një xhami të cilën e kanë shfrytëzuar edhe si shkollë. Sot, pas 1200 vjet ende funksionon, vetëm për të rikujtuar njerëzit se dituria dhe shkollimi është një traditë muslimane.

5. Algjebra – Ky term vjen nga traktati matematikor i Persisë me emrin “Kitab al-Jabr Ëa I-Mugabala” e cila ka lindur në shekullin e 9. E ndërtuar sipas sistemit Hindu dhe Grek, algjebra ka qenë sistemi i vetëm për numra dhe gjeometri.

6. Optika – Shumë nga zbulimet që kanë të bëjnë me optikën vijnë nga bota muslimane. Rreth vitit 1000 al-Hatiham ka vërtetuar se njerëzit shohin objektet nga reflektimi që bën drita në to dhe shkon te syri i tyre. Me atë ai ka zbuluar teoritë e Euklidit dhe Ptolomejit të cilët kanë menduar se vet syri i njeriut emiton dritën.

7. Brusha e dhëmbëve – Thuhet se Muhammedi (s.a.v.s) vet është ai i cili i pari e ka popullarizuar përdorimin e brushës së dhëmbëve rreth vitit 600. Duke përdorur degën e një peme të quajtur Meswak, ai ka pastruar dhëmbët dhe ka freskuar frymën. Substanca të ngjashme me Meswak sot përdoren në pastat e dhëmbëve.

8. Lost – Shumë nga gjërat qe përdoren në automatiken moderne, për herë të parë janë shfrytëzuar në vendet muslimane. Duke kthyer lëvizjen rrotulluese në linare losti ka mundësuar ngritjen e lehtë të sendeve të rënda. Kjo teknologji është zbuluar nga Al-Jazari në shekullin e 12, dhe për një kohë të shkurtër është përhapur në gjithë botën.

9. Spitali – Spitalet të cilat i njohim sot, me personel dhe salla speciale vinë nga Egjipti (Shekulli i 9). Qendra e parë e këtij lloji ka qenë spitali Ahmad ibn Tulun e hapur në vitin 876 në Kajro. Ky institucion ka siguruar shërim falas për të gjithë të cilët kanë qenë të nevojshme, e cila është bazuar në traditën muslimane në të cilën duhet të kujdesesh për të sëmurët. Nga Kajroja këto qendra pastaj janë përhapur në vendet muslimane.

Postimi i radhës

Sexhdeja ndaj Zotit e mbron njeriun nga Kanceri

Sipas analizës së bërë nga Instituti Kombëtar i Teknologjisë Laserike në Kajro të Egjiptit, sexhdeja …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *