Sipas analizës së bërë nga Instituti Kombëtar i Teknologjisë Laserike në Kajro të Egjiptit, Sexhdeja ndaj All-llahut mbron njeriun nga kanceri.
Sipas analizës, sexhdeja ndikon shumë pozitivisht tek gratë shtatzëna duke e mbrojtur embrionin e tyre nga deformimet e mundëshme.
Krahas kësaj ndihmon ndaj shumë sëmundjeve trupore dhe psikologjike.
Kryetari i Institutit Kombëtar i Teknologjisë Laserike njëherit edhe profesor i biologjisë, Muhammed Zijaddin Hamid pohon se në këtë periudhë trupi i njeriut nga cdo anë është duke u përballuar me rreze elektromagnetike, kështu që absorbon më shumëreze.
Ndërsa, sipas profesorit këtë energji të tepruar padyshim duhet larguar nga trupi.
Sipas analizës së shkenctarit egjiptian energjia elektromagnetike e tubuar në trup largohet nga sexhdeja ndaj Allahut.
Kontakti i shtatë pjesëve të trupit me tokën liron energji nga trupi.
“Njeriu duke qëndruar në sexhde më pak ngacmohet nga valët elektro magnetike si dhe me kontaktin e ballit em tokën e liron energjinë” pohon profesor Zijaddin.
Sipas rezultateve të analizës së bërë, njeriu në pozitën e sexhdes është në kontakt me shtatë pjesët e trupit me tokën dhe kjo ndikon nëritjen e energjisë së liruar.
Kjo ndikon pozitivisht në eliminimin e lodhjes dhe në sëmundjet e tjera.
Sipas profesorit Zijaeddin për të liruar energjinë në mënyrë sa më të shëndoshë gjatë qëndrimit në sexhde duhet të kthehemi në drejtim të Qabes, nga sipas profesorit “Qabja është qendra e tokës dhe drejtim kah qendra e fytyrës së tokës është pozicioni më ideal për të liruar energjinë nga trupi”.
“Pesë kohët e namazit farz është e mjaftueshme për të larguar energjinë e tepërt nga trupi” deklaron shkenctari egjiptian, duke theksuar se tepricat e formuara gjatë gjumit largohen gjatë faljes së namazit të sabahut duke mundësuar një fillim të mbar dhe të shëndosh për një ditë të re.
Namazi i drekës, ikindisë, dhe akshamit pakësojn lodhjen dhe stresin ditor duke mundësuar një qetësi psikologjike për njeriun, ndërsa namazi i jacis largon pjesën tjetër të energjis së tepërt marë gjatë ditës duke mundësuar një gjum të shëndosh për njeriun.