Gjatë takimit të kryeministrit Rama me Patriarkun orthodhoks të Jeruzalemit (Kudsit Sherif), Theofili III, u fol edhe për bashkëjetesën ndërfetare.
Dëshmia që Patriarku i dha kryeministrit Rama ishte një ferman i vjetër, i cili përmbante një deklaratë të kalifit Umer, pasuesi i dytë pas Profetit Muhamed (a.s.), i cili u garantonte të krishterëve të Jeruzalemit lirinë e besimit dhe mbrojtjen e tyre.
Çelësat e qytetit të Jeruzalemit iu dorëzuan pikërisht nga patriarku i asaj kohe Hz. Umerit (r.a.), i cili edhe pse u ftua të kryente faljen e namazit në kishë, ai u shpreh se kishte frikë se më pas myslimanët mund ta kthenin në xhami, duke garantuar kështu paprekshmërinë e saj.
Këto mësime të lashta islame janë kaq shumë të domosdoshme sot në kohët e ashtuquajtura moderne.
Postimi i radhës
Fizikanti anglez Stephen Hawking braktis ateizmin
Fizikanti dhe kozmologu anglez, Stephen Hawking, pas një qëndrimi shumëvjeccar ateist ka ndryshuar mendjen. Ai …