5-”Dielli dhe hëna udhëtojnë sipas një përcaktimi të saktë”.
6-”Edhe yjet dhe bimët i bëjnë përulje (dëshirës së Rrahmanit)”.
Allahu i Madhëruar e krijoi Diellin dhe Hënën dhe i vendosi të lëvizin sipas një regulli të përcaktuar e të pandryshuar. Këtë e bëri si mëshirë për robërit e Tij dhe si përkujdesje ndaj tyre. Allahu i Madhëruar i vendosi ato në qiell, që nëpërmjet tyre , krijesat të arrijnë shumë dobi, për shembull, të llogarisin vitet, të përcaktojnë kohën dhe afatet në marrëdhëniet mes tyre etj.
Yejt në qiell dhe pemët në tokë e njohin madhështinë e Zotit të tyre dhe i bien në sexhde Atij. Ata i nënshtrohen që të shfrytëzohen për atë që i krijoi, pra për dobinë e krijesave në tokë.
SURJA RRAHMAN, AJETET 5,6
Marrë nga Tefsiri i Abbdurrahman ibn Nasir El sa’dij