Marrëveshja e Hudejbijes

Sahara-Desert-1

Kurejshët janë përpjekur ta shkatërrojnë Islamin, mirëpo çdoherë kanë
dështuar. Numri i muslimanëve u shtua dhe ushtritë e tyre arrinin prej
treqind vetave në luftën e Bedrit, shtatëqind në betejën e Uhudit e deri në
njëmijë në betejën e hendekut.

Pas agjërimit vjetor të Ramazanit, Pejgamberi (s.a.v.) pa një ëndërr, në të
cilën iu tregua se muslimanët duhet të shkojnë në Mekë për haxh. Një mijë e
katërqind muslimanë u bënë gati që të nisen me të për të shkuar në haxhin
më të vogël, të quajtur “Umre”. Ata u

veshën me të bardha dhe shkuan të paarmatosur, me qëllim që t’u tregojnë
kurejshëve se kanë ardhur për haxh, e jo për luftë. Kur dëgjuan kurejshët se
Pejgamberi (s.a.v.) ishte nisur në rrugë, ata i dërguan trupat e tyre me Halid
ibn Velidin në krye, që muslimanëve
t’ua ndalojnë hyrjen në qytet.

Për t’iu shmangur takimit me këtë ushtri, Pejgamberi (s.a.v.) e ndërroi
drejtimin e udhëtimit dhe i udhëhoqi njerëzit nëpër ngushticat shkëmbore të
maleve. Kur arritën në një vend më të mirë, ai iu drejtua atyre: “Thoni, ne e
lusim Allahun për mëshirë dhe pendohemi para Tij.” Në Hudejbije, në
jug të Mekës, deveja e Pejgamberit (s.a.v.) ra në gjunjë dhe refuzoi të shkojë
më tutje. Muslimanët kujtuan se ajo e bëri këtë nga kokëfortësia apo nga
lodhja, mirëpo Pejgamberi (s.a.v.) u tha: “E njëjta fuqi, e cila e ndali edhe
një herë elefantin të hyjë në Mekë, tani na ndal edhe ne!” Ai pastaj
urdhëroi që aty të ngrenë kampin, gjë që edhe u bë, por megjithatë të gjithë
shpresonin se të nesërmen do të mund ta vazhdonin udhëtimin drejt Qabes së
Shenjtë.

Duke vendosur kampin, besimtarët u tmerruan kur panë se pothuajse të
gjitha burimet kishin shterrur. Kur Pejgamberi (s.a.v.) e dëgjoi këtë, i tha
njeriut të quajtur Naxhijeh që të marrë një tas me ujë, të cilin e përdorte për
nevojat e veta, ta vërë në një vrimë prej nga dilte një vrushkull i vogël uji
dhe ta përziejë me shigjetat e veta. Naxhijeh veproi ashtu dhe në moment,
papritmas doli ujë i freskët në atë masë, saqë nuk pati kohë të largohet e të
mos laget.

Te kurejshët u dërguan lajmetarë për t’u treguar atyre se muslimanët kanë
ardhur vetëm për haxh, të adhurojnë Allahun dhe të vizitojnë Qaben e
Shenjtë dhe se dëshironin të hynin në paqe në qytet. Mirëpo, kurejshët nuk
ua vunë veshin. Në fund, muslimanët zgjodhën dhëndërrin e Pejgamberit
(s.a.v.), Uthman ibn Affanin, një njeri të urtë e të ndershëm, që të shkojë në
Mekë e të përgjojë, ndërsa ata do të rrinin në pritje të lajmeve të reja. Pas një
pritjeje të gjatë, muslimanët filluan të brengosen. Menduan edhe se ndoshta
e kanë vrarë. Pejgamberit (s.a.v.) i erdhi një lajm i ngjashëm me atë të
shpalljes. Ai i mblodhi muslimanët nën hijen e një akacieje dhe kërkoi prej
tyre që t’i betohen për besnikëri, gjë që ata e bënë menjeherë. Ky pakt, që
përmendet edhe në Kuran, njihet nën emrin Marrëveshja e Ridvanit
(xhenetit). Menjëeherë pas kësaj, Uthman ibn Affani u kthye gjallë e
shëndoshë dhe kështu muslimanët u lehtësuan shumë kur e panë se nuk i
kishte ndodhur asnjë e keqe.

Disa luftëtarë mekas u përpoqën ta sulmojnë kampin e muslimanëve, mirëpo
u zunë dhe u sollën para Pejgamberit (s.a.v.), i cili i fali pasi ata i premtuan
se nuk do t’i sulmojnë kurrë më muslimanët. Menjëherë pas kësaj, nga ana e
kurejshëve erdhën biseduesit zyrtarë, me qëllim që të fillojnë negociatat për
vendosjen e paqes. Nga ana e tyre mekasit dërguan Suhejl ibn Amrin. Kur
Pejgamberi (s.a.v.) i tha Aliut që në krye të faqes të shkruajë “Në emër të
Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit!”, Suhejii u ankua duke
thënë: “Shkruaj vetëm “Bismike Allahume (me emrin Tënd, o Allah). Unë
nuk e pranoj atë si err-Rrahman (i Gjithëmëshirshëm) dhe err-Rrahim
(Mëshirëplotë)”.

Pejgamberi (s.a.v.) ra dakord dhe vazhdoi: “Kjo është një marrëveshje
ndërmjet Muhamedit, të Dërguarit të Allahut dhe Suhejl ibn Amrit.”
“Ndalu!”, bërtiti Suhejii. “Unë nuk besoj se ti je Resulullah (I Dërguari i
Allahut). Po të mendoja se je Pejgamber i Allahut, atëherë unë nuk do të
luftoja kundër teje, apo jo?”

Pejgamberi (s.a.v.) në heshtje pranoi që emri i tij të figurojë si Muhamed, i
biri i Abdullahut. Muslimanët u shqetësuan shumë nga kjo, ndërsa Umeri
bërtiti: ” A nuk je ti Pejgamberi i Allahut dhe a nuk jemi ne muslimanë? Si
ta pranojme një marrëveshje të tillë kur ne jemi në rrugë të drejtë, ndërsa ata
gabojnë? Kjo do t’i shtyjë njerëzit që të tallen me fenë tonë!”
Mirëpo, Pejgamberi (s.a.v.) e dinte se ç’ishte më e mira, prandaj Marrëveshja
e Hudejbijes më në fund u nënshkrua. Në bazë të kësaj marrëveshjeje të dyja
palët u zotuan që t’i ndërpresin zënkat mes tyre brenda një periudhe
dhjetëvjeçare. Gjithashtu u arrit pajtimi që muslimanët të kthehen menjëherë
në Medine, por me të drejtë që vitin e ardhshëm përsëri të mund të shkojnë
në haxh. Ky haxh do të zgjaste tri ditë. Si shtojcë e marrëveshjes ishte edhe e
drejta e muslimanëve që të mund ta braktisin Islamin dhe të kthehen në
Mekë. Ajo gjithashtu u lejonte mekasve që të kenë të drejtën për t’u bërë
muslimanë. Muslimanët ranë dakord që t’i kthejnë prapa në Mekë ata, të cilët
nuk e kanë pasur lejen e mbrojtësve të tyre.
I biri i Suhejlit kishte ardhur me të atin, me qëllim që t’i bashkëngjitet
Pejgamberit (s.a.v.), mirëpo pas nënshkrimit të marrëveshjes, u detyrua të
kthehet në Mekë. Ai u hidhërua shumë. Pejgamberi (s.a.v.) i tha: ” Ebu
Xhendel, bëhu i durueshëm dhe mbaje veten. Allahu do ta sigurojë
lehtësimin tënd dhe do të gjejë rrugëdalje për ty, ashtu siç gjeti edhe për
të tjerët.”

Pjesa dërrmuese e muslimanëve u dëshpërua shumë kur dëgjuan për kushtet
e marrëveshjes dhe mendonin se do të ishte më mirë nëse ajo nuk pranohej.
Ata nuk e kuptuan se në të vërtetë kjo ishte një fitore e madhe e Pejgamberit
(s.a.v.), fitore të cilën Allahu më vonë do ta konfirmojë edhe me një
Shpallje. Paqja u siguroi atyre që të hyjnë lirisht në të ardhmen në Mekë dhe
rezultoi që me kalimin e kohës, muslimanët të bëheshin edhe më të fortë dhe
të nderohen në tërë arabinë. Në kohën e nënshkrimit të marrëveshjes,
muslimanët nuk ishin në gjendje të parashikonin se vitin e ardhshëm numri i
njerëzve që do të vinin në Medine për t’u bërë muslimanë, do të ishte shumë
më i madh se numri i atyre të vitit të mëparshëm.

Para se të largoheshin, muslimanët ndoqën shembullin e Pejgamberit (s.a.v.)
për të flijuar ndonjë kafshë e për t’i qethur flokët e tyre. Edhe pse nuk ishin
në gjendje të vizitonin Xhaminë e Shenjtë, haxhi i tyre u pranua, sepse ishte
qëllimmirë.

Gjatë kthimit në Medine, Pejgamberit (s.a.v.) iu shpall sureja “Fitorja”. Ajo
fillon kështu:

Në emer të Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit!

“Ne ty të dhamë (vendosëm për ty) një fitore te’ sigurt. Ashtu që Allahu
(pas fitores) të liroi ty prej mëkateve (që t’i mbathën) të mëparshme dhe
prej atyre të mëvonshme (kur njerëzit do të pranojnë fenë islame dhe nuk
do tëjenë më mëkatarë) dhe ashtu të plotëson mirësinë e Vet ndaj teje, e të
orienton ty në rrugën e drejtë. Dhe që Allahu të ndihmon ty me një
ndihmëtëfortë.” (El Fet’h:! – 3)

Por tani, shumica e tyre që e lëshuan Mekën dhe pa pëlqimin e mbrojtësve të
vet iu bashkangjitën Pejgamberit (s.a.v.) nuk u kthyen më në Mekë, por
filluan të jetojnë në grup përgjatë bregdetit. Atyre iu bashkuan edhe njerëz të
tjerë, të cilët e braktisën Mekën, dhe se bashku filluan të sjellin një rrezik të
madh për karvanët e kurejshëve që kalonin atypari dhe përpiqeshin të
çrregullonin tregtinë e tyre. Për këtë arsye kurejshët i thanë Pejgamberit
(s.a.v.) se nuk do ta pengojnë t’i marrë me vete këta muslimanë dhe se nuk
do të kërkojnë që t’i kthejë prapë. Prandaj, të rinjtë iu bashkangjitën
Pejgamberit (s.a.v.) dhe kështu popujt e Mekes dhe të Medines filluan të
jetojnë në qetësi. Shpejt pas kësaj, të rinjve nga bregdeti iu bashkuan edhe
muslimanët që jetonin në Abisini, kështu që numri i besimtarëve në Medine
u dyfishua.
Në këtë kohë, Halid ibn Velidi, luftëtari i madh që ngadhnjeu muslimanët në
betejën e Uhudit, u shpërngul nga Meka në Medine. Gjatë rrugës takoi Amr
ibn el-Asin, folësin e urtë që i kishte ndjekur muslimanët kur ata u larguan
për në Abisini. Amri, i cili ishte orvatur të gjejë strehim në Abisini, sapo
ishte kthyer nga ky vend ku Nexhashiu e kishte urdhëruar të pranojë Islamin.
Ai e pyeti Halidin: “Për ku je nisur?” Halidi u përgjigj: “Tani të gjitha i kam
të qarta. Njeriu me siguri është i Dërguar, dhe pafsha Allahun, unë po shkoj
të bëhem musliman. Edhe sa kohë duhet të pres?” Amr ibn el-Asi u
përgjigj: “Edhe unë jam duke udhëtuar për të njëjtën gjë.”
Kështu, që të dy udhëtuan për në Medine për t’iu bashkuar Pejgamberit
(s.a.v.).

Megjithatë, brengoseshin për takimin e tyre me Pejgamberin (s.a.v.), sepse
në të kaluarën që të dy këta kishin luftuar kundër muslimanëve. Prandaj, kur
Amri erdhi përpara Pejgamberit të Allahut, i tha: “0 i Dërguar, a do të më
falen gabimet që kam bërë në të kaluarën dhe a do të harrohen ato që kanë
ndodhur më parë?”

Pejgamberi (s.a.v.) iu përgjigj: “Amr, Islami fshin çdo gjë që ka ndodhur
më parë, ashtu siç bëri edhe hixhreti. ”
Një vit pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Hudejbijes, Pejgamberit (s.a.v.)
iu dha rash që të jetë në ballë të dy mijë haxhilerëve në Umre. Kurejshët e
lëshuan Mekën dhe i shikonin të gjitha ritualet nga kodrat rreth qytetit. Afati
treditor i caktuar për paqe kaloi, dhe muslimanët u kthyen prap në Medine.

Postimi i radhës

Fëmijët e Ismailit

Gjatë shumë viteve edhe fëmijët e Ismailit patën fëmijë të tyre. Pasardhësit e tij u …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *