Mësimi i mburrjes në luginën e Hunejnit

580656_10151455956326405_1151163573_n

Islami lulëzoi në Mekë dhe muslimanët filluan të bëhen gjithnjë e më të
fortë. Mirëpo, në jug të Mekës jetonte një fis i luftëtarëve të quajtur
Havazinë, të cilët nuk ishin bërë muslimanë. Ata bënë marrëveshje me një
fis tjetër nga Taifi, të quajtur Thekife me qëllim që të luftojnë kundër
muslimanëve dhe t’i shkatërrojnë ata para se t’i arrijnë që ta përhapin fenë e
tyre në tërë Arabinë.

Së shpejti Thekifët, të cilët ishin të njohur për nga trimëria, fituan edhe
përkrahjen e fiseve të tjera, që jetonin në rrethinën e Taifit, e veçanërisht kur
u thoshin: “Shikoni se ç’po ndodh! Kur edhe kurejshët, të cilët janë fisi më i
madh, ranë nën Muhamedin, atëherë është vetëm çështje kohe se kur do të
ndodhë e njëjta gjë edhe me ne. Ne duhet t’i godasim muslimanët përpara se
të vendosen në Meke dhe të fitojmë përkrahjen e kurejshëve.”
Si udhëheqës u zgjodh kryetari i njërit fis, i quajtur Malik ibn Auf, që ishte
një luftëtar sypatrembur. Ai u parashtroi këtë plan: “Ju duhet të dilni e të
luftoni së bashku me familjet tuaja, me tendat tuaja si edhe me dhentë e
dhitë, sepse kur t’i keni të gjitha me vete, atëherë nuk do të mund t’i
shmangeni luftimit.”

Të gjithë u pajtuan me planin e Malikut, përveç plakut të verbër që e quanin
Durejd. Ai kishte qenë luftëtar i madh i kohës së tij, prandaj për shkak të
përvojës së madhe që kishte dhe këshillave të urta që jepte, akoma i
shoqëronte njerëzit në luftë. “Mua nuk më pëlqen plani i Malikut”, nguli
këmbë ai. “Në qoftë se dikush është aq frikacak, saqë është në gjendje ta
lëshojë betejën, atëherë ai do ta bëjë atë gjë sikur ta ketë me vete edhe
familjen e tij. Gratë dhe fëmijët do të jenë një barrë e rëndë për ne, sepse
nëse pësojmë disfatë, atëherë e tërë pasuria jonë do të bie në duart e
armikut.” Mirëpo Maliku nuk e përfilli këtë këshillë dhe i mbeti besnik
planit të vet.

Kur Pejgamberi (s.a.v.) dëgjoi për planet e fiseve armike, u detyrua ta
pranojë luftën dhe e urdhëroi ushtrinë e vet që të niset drejt Taifit. Ai kishte
dymbëdhjetë mijë njerëz, ndërsa armiku vetëm katër mijë. Muslimanet
mburreshin me fuqinë e tyre dhe kur shihnin

numrin e madh të njerëzve që kishin, thoshin me vete: “Ne kurrë nuk do të
pësojmë disfatë!” Me të dëgjuar këto fjalë, Pejgamberi (s.a.v.) e kuptoi se
muslimanët mburreshin së tepërmi e për shkak të kësaj nuk do të kishin
sukses. Ai i paralajmëroi ata: “Drejtojuni fuqisë së Allahut e jo fuqisë që
keni.”

Koha e betejës u afrua. Ushtria muslimane përparonte nëpër shtegun e
Hunejnit, gjerësisht nëpër grykat e ngushta të maleve shkëmbore, drejt
luginës, ku ishin duke pritur Havazinët dhe fiset e tjera. Ishte mëngjes i
hershëm dhe dita ende nuk kishte zbardhëlluar. Muslimanët nuk e dinin se
nën hijen e errësirës luftetarët Havazinë kishin hipur në male dhe kishin zënë
pritat. Kur muslimanët arritën në një ngushticë, atëherë Havazinët u hodhen
në sulm. Në fillim ata hodhën gurë e më vonë sulmuan me shigjeta dhe
shpata.

Të befasuar e të frikësuar, muslimanët filluan të tërhiqen. Pejgamberi (s.a.v.)
u dëshpërua duke parë terrorin që po bëhej, por megjithatë qëndroi i
patundur në vendin ku gjendej së bashku me Ebu Bekrin, Aliun, xhaxhain e
tij Abbasin dhe me disa shokë të tjerë.

Pastaj Abbasi i ftoi muslimanët të kthehen dhe të mos e braktisin
Pejgamberin (s.a.v.) Të turpëruar nga ajo që bënë, duke e lënë Pejgamberin
(s.a.v.) që të ballafaqohet vetë me armikun, muslimanët menjëherë u kthyen
të luftojnë. Si ndihmë Allahu u dërgoi melekët e Tij. Lufta vazhdoi e rreptë.
Luftetarët muslimanë filluan të përparojnë duke i zbrapsur Havazinët në
luginë, ku luftimet u ashpërsuan edhe më tepër. Nga fundi i ditës muslimanët
ngadhnjyen, por vetëm atëherë kur u bënë të vetëdijshëm për rrezikun, të
cilin sjell me vete mburrja.

Ashtu siç kishte paralajmëruar edhe ai plaku i verbër, armiku ua mbathi
këmbëve duke lënë pas vetes familjet dhe të mirat e tyre, të cilat u zunë. Pas
kësaj, të gjitha fiset, përveç njërit, erdhën që t’i marrin ato prapë dhe u
deklaruan për pranimin e Islamit. Pejgamberi (s.a.v.) ua fali dhe ua ktheu
familjet prapë, por jo edhe plaçkat që kishin.

Përjashtim bëri vetëm udhëheqësi i Havazinëve. Ai u strehua në Taif, ku
mbrojtjen e kërkoi në fortesën e qytetit, mirëpo muslimanët i shkuan pas dhe
e rrethuan qytetin, të cilin e mbajtën të rrethuar afro tri javë. Ata u përpoqën
të hyjnë në fortesë, por pas humbjeve të mëdha që patën, Pejgamberi (s.a.v.)
urdhëroi të tërhiqen. Rrëfimi nuk përfundoi me kaq, sepse shpejt pas kësaj,
Havazinët dhe fiset e tjera erdhën në Meke dhe u deklaruan si muslimanë.
Me ta ishte edhe Malik ibn Aufi, që i udhëhiqte në beteja dhe të cilin tani
Pejgamberi (s.a.v.) e emëroi si udhëheqës të tyre.

Pas betejës në luginën e Hunejnit, Pejgamberi (s.a.v.) i shpërndau plaçkat që
ishin marrë nga kurejshët dhe fiset e tjera beduine. Ensarët nga Medina, të
cilët e përkrahën atë gjatë viteve të vështira para pushtimit të Mekes, nuk
morën asgjë. Ata u zemëruan për këtë dhe

shkuan të ankohen tek Pejgamberi (s.a.v.). Ai u tha: “Ç’është kjo që dëgjoj
prej jush? A mendoni keq për mua? A nuk erdha tek ju atëherë kur
nuk e njihnit të vërtetën dhe a nuk ju priu Allahu; a nuk ju bëri Allahu
të pasur pikërisht atëherë kur ishit të varfër; kur ishit armiq dhe kur
Allahu jua zbuti zemrat? A i lakmoni gjërat e kësaj bote, të cilat jam i
detyruar t’i përdor vetëm e vetëm që të fitoj besimin e njerëzve dhe t’u
prij atyre drejt Islamit? Natyrisht se Islami ju mjafton. A nuk jeni të
kënaqur se, përderisa dikush i merr me vete plaçkat e bagëtitë, ju
merrni me vete në Medine Pejgamberin Allahut? ”
Kur e dëgjuan këtë të gjithë njerëzit u penduan dhe filluan qajnë. Pastaj, me
një përkulje të thellë, folësi i tyre tha: “Ne me të vërtetë jemi të kënaqur, që
si dhuratë për këtë jetë kemi Pejgamberin e Allahut.”
Ndoshta edhe ne duhet t’i parashtrojmë vetes të njëjtën pyetje.

A nuk jemi të bekuar që kemi Pejgamberin Muhamed (s.a.v.) dhe Librin, të
cilët përgjithmonë do të na prijnë? A nuk është më me rëndësi kjo, sesa të
mendojmë për kënaqësitë momentale të ditës?”
Menjëherë pas kësaj, të shoqëruar nga Pejgamberi (s.a.v.), Ensarët u nisën
për në Medine. Ai mund të mbetej në Meke e të jetonte në mesin e njerëzve
të tij, por u kthye pikërisht ashtu siç premtoi, të jetojë në mesin e njerëzve të
Medinës, që për ta ishte një bekim i madh.

Në emër të Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit!

“Nuk ka dyshim se Allahu ju ka ndihmuar në shumë beteja,
e edhe ne’ ditën e Hunejnit, kurjuve ju mahniti numrijuaj i
madh, i cili nuk ju vlejti asgjë, dhe me gjerësinë e saj që
kishte toka u ngushtua për ju, pastaj ju u zbrapsët (ikët).
Pastaj Allahu zbriti qetësinë e Vet në të Dërguarin e Tij dhe
në besimtarë, zbriti një ushtri qëju nuk e patë, i dënoi ata që
mohuan, e ai ishte ndëshkim ndaj mosbesimtarëve. Allahu
pastaj i fal atij që do,Allahu fal shumë dhe mëshiron
shumë. ”

(Et-Teube: 25-27)

Postimi i radhës

Fëmijët e Ismailit

Gjatë shumë viteve edhe fëmijët e Ismailit patën fëmijë të tyre. Pasardhësit e tij u …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *