Pas asaj dite madhështore të muajit të Ramazanit, Shpallja filloi t’i vijë të
Dërguarit (s.a.v.) gjithnjë e më shpesh. Tani ai e kuptoi se ç’duhej bërë dhe u
përgatit për atë që e priste. Vetëm njeriu i fortë dhe guximtar i ndihmuar nga
Allahu mund të bëhet i dërguar i vërtetë sepse njerëzit shpesh refuzojnë që ta
dëgjojnë porosinë e Allahut xh.sh.
Hatixheja ishte e para që i besoi të Dërguarit (s.a.v.) dhe e pranoi si të
vërtetë atë që ai e solli nga Allahu. Me ndihmën e saj Allahu xh.sh. ia
lehtësoi gjërat të Dërguarit (s.a.v.). Hatixheja i jepte fuqi i ndihmonte që ta
përhapnin shpalljen e tij duke i qëndruar pranë edhe në rastet kur njerëzit
ishin kundër tij .
Për një kohe Shpallja u ndërpre. I Dërguari (s.a.v.) ishte i shqetësuar dhe i
pikëlluar duke menduar se Allahu xh.sh. e ka lënë ose ndoshta ai në një farë
mënyrë e ka zemëruar Allahun, kështu që Allahu nuk e konsideron më të
denjë për Shpalljen e Tij. Mirëpo
meleku Xhibril përsëri erdhi tek ai dhe i solli suren, apo kaptinën e Kuranit:
Me emër të Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit!
“Pafsha mëngjesin (paraditen)! Pafsha natën kur shtrin
errësirën! Zoti yt as nuk të ka lënë, as nuk të kapërbuzur. Dhe
se bota e ardhshme është shumë më e mirë për ty se e para. E
Zoti yt do te’ japë ty, e ti do të kënaqesh. A nuk të gjeti ty jetim,
e Ai të bëri vend (të dha përkrahje) Dhe të gjeti të paudhëzuar e
Ai të mësoi. Dhe të gjeti të varfër, e Ai të begatoi. Pra, mos e
përul jetimin! As lypësin mos e përze! E me të mirat që të dha
Zotiyt, trego (udhëzo njerëz)!”
(Ed-Duha: 1-11)
I Dërguari (s.a.v.) filloi t’u flasë fshehurazi për lajmin e Allahut atyre që i
kishte të afërt dhe të cilëve mund t’ju besojë. Asokohe Meka kalonte nëpër
vështirësi të mëdha. Ndihej mungesë e madhe e ushqimit. Xhaxhai i të
Dërguarit, Ebu Talibi, i cili pas vdekjes së gjyshit ishte kujdesur për të, pa se
e kishte shumë të vështirë të ushqente familjen e tij të madhe. I Dërguari
(s.a.v.) i tha se ai dhe xhaxhai tjetër Abbasi, i cili ishte njeri i pasur, në vend
të ndihmës së tyre, do të rrisnin nga një fëmijë të Ebu Talibit. I Dërguari
(s.a.v.) mori Aliun, ndërsa xhaxhai i tij mori Xhaferin.
Një ditë, ndërkohë që i Dërguari (s.a.v.) ishte jashtë qytetit, iu paraqit
meleku Xhibril. Meleku i ra me këmbë njërës anë të kodrës dhe prej aty
filloi të burojë ujë. Pastaj ai filloi të lahet në ujin e rrjedhshëm, me qëllim që
t’i tregojë të Dërguarit (s.a.v.) ritualin e abdesit që bëhet përpara faljes.
Pastaj meleku i tregoi atij të gjitha lëvizjet e faljes së muslimanëve – lëvizjet
e ndryshme dhe gjërat që thuhen në çdonjërën prej tyre.
Kur u kthye në shtëpi, të gjitha këto, i Dërguari (s.a.v.) ia tregoi Hatixhesë e
më pas edhe ithtarëve të vet.
Prej atëherë, muslimanët gjithmonë pastrohen para faljes duke bërë ritualin e
adestit dhe i ndjekin lëvizjet dhe lutjet e njëjta, të cilat në fillim i kishte bërë
i Dërguari (s.a.v.).
Në fillim, këto gjëra i dinin vetëm i Dërguari (s.a.v.) dhe e shoqja e tij.
Mirëpo një ditë, Aliu hyri në dhomë dhe e gjeti të Dërguarin (s.a.v.) me
Hatixhene duke u falur. Ai i hutuar i pyeti se ç’janë duke bërë. I Dërguari
(s.a.v.) i shpjegoi atij se ishin duke iu lutur Allahut dhe duke e falenderuar
Atë. Atë natë Aliu mbeti zgjuar duke menduar shumë rreth tërë asaj që i
Dërguari (s.a.v.) i tha; ai e admironte shumë dhe e çmonte kushëririn e tij.
Më në fund mori vendimin e të nesërmen shkoi tek i Dërguari (s.a.v.) dhe i
tha se dëshironte që ta ndiqte. Kështu, Hatixheja ishte gruaja e parë që
përqafoi Islamin, mësimet e të cilit i Dërguari (s.a.v.) i solli prej Allahut
kurse Aliu ishte i riu i parë.
Pas pak kohe, atyre iu bashkangjit edhe Zejd ibn Harithi që ishte një rob të
cilin e kishte
çliruar vetë i Dërguari (s.a.v.)
Me qëllim që të falen i Dërguari (s.a.v.) dhe Aliu filluan që ta lëshojnë
Mekën. Rastësisht një ditë Ebu Talibi kaloi atypari dhe i pa, e pastaj pyeti se
ç’janë duke bërë. I Dërguari (s.a.v.) i tha se janë duke u falur dhe duke
ndjekur fenë e njëjtë të Ibrahimit. Ai i shpjegoi
se ashtu sikur Ibrahimi edhe ky ishte urdhëruar që ta udhëheqë popullin e vet
drejt së vërtetës së Allahut. Ebu Talibi shikoi të birin Aliun dhe tha:
“Muhamedi kurrë nuk do të të kishte shtyrë që të bëje diçka të gabuar. Shko
me të. Mirëpo unë tani nuk mund të lë
fenë që ndjek babai im.” Pastaj iu kthye të Dërguarit (s.a.v.) duke i thënë:
“Edhe pse është kështu, të premtoj ty, o Muhamed (s.a.v.) se sa të jem unë
gjallë askush nuk ka për të të lënduar.” Pasi tha këtofjalë Ebu Talibi vazhdoi
rrugën e vet.
Në këtë kohë lajmet e caktimit të Muhamedit (s.a.v.) për Pejgamber apo
profet, arritën edhe deri tek tregtari i urtë dhe gojëmbël nga Meka, Ebu
Bekri. Ai e njihte shumë mirë Muhamedin (s.a.v.) dhe besonte se ai nuk
gënjen kurrë, prandaj shkoi që të bindet vetë për vërtetësinë e rrëfimit të tij. I
dërguari (s.a.v.) i tha se me të vërtetë atë e kishte dërguar Allahu me qëllim
që të mësojë çdonjërin që të adhurojë të vërtetën e vetme të Allahut. Kur
këtë e dëgjoi nga vetë goja e të Dërguarit (s.a.v.), Ebu Bekri e dinte se kjo
ishte e vërtetë prandaj pranoi menjëherë dhe u bë besimtar.
Më vonë i Dërguari (s.a.v.) tregonte se çdonjëri të cilin e kishte ftuar të
pranojë Islamin
kishte treguar shenja të mosbesimit dhe dyshimit përveç Ebu Bekrit, të cilit
kur i kishte thënë nuk kishte ngurruar aspak dhe nuk ishte hamendur.
Për shkak të mirësisë dhe urtësisë që kishte njerëzit çdoherë i drejtoheshin
Ebu Bekrit për ndonjë këshillë. Ai ishte njeri me ndikim të madh prandaj
nëpërmjet tij shumë njerëz kaluan në Islam.
Në mesin e tyre ishte edhe Sa’d ibn Ebi Uekasi xhaxhai i Aminesë nënës së
të Dërguarit. Një natë më parë atë e vizitoi Ebu Bekri dhe e vuri në dijeni
mbi Islamin. Sa’d ibn Ebi Uekasi pa ëndërr se ishte duke ecur nëpër një
errësirë. Duke ecur ai pa hënën, Aliun, Ebu Bekrin dhe Zejdin, robin e
çliruar të të Dërguarit, që ia bënin me shenjë atij të vinte e të bashkohej me
ta. Kur Ebu Bekri i tregoi për fenë e të Dërguarit, ai e kuptoi domethënien e
ëndrrës së tij dhe menjëherë vajti tek i Dërguari (s.a.v.) dhe u deklarua si
musliman. Ai e kuptoi se, të bëhesh musliman, do të thotë që ta pranosh
njësinë e vullnetit të Allahut dhe t’i shërbesh vetëm Atij.
Njeriu tjeter, që nga ana e Ebu Bekrit, pranoi Islamin, ishte Bilali.
Një mbrëmje, Ebu Bekri shkoi në shtëpinë e Umejje ibn Halefit, njërit prej
njerëzve më të rëndësishëm të kurejshëve. Umejje kishte dale përjashta dhe
Ebu Bekri në shtëpi gjeti vetëm Bilalin, robin e Umejjes. Ebu Bekri bisedoi
me të rreth Islamit dhe para se të shkojë, Bilali u bë musliman.
Numri i njerëzve që ishin duke ndjekur të Dërguarin (s.a.v.) filloi të rritet.
Herë pas here shkonin jashtë qytetit, në malet rreth e qark Mekës, që ta
dëgjojnë atë duke lexuar Kuranin dhe të bisedojnë me të. E tërë kjo bëhej
fshehurazi, dhe në këto ditë të hershme, vetëm një numër i vogël njerëzish
dinte për Islamin.