Pas kalimit të tri viteve, një ditë, meleku Xhibril erdhi tek i Dërguari (s.a.v.)
dhe u tha njerëzve të Mekës se ka për t’u treguar diçka shumë të
rëndësishme. Ai qëndroi në rrezen e Mekës, të quajtur Safa, ndërsa ata u
mblodhën rreth e qark tij që ta dëgjojnë se ç’kishte për të thënë. Ai filloi
duke i pyetur ata se a thua vallë do t’i besonin në qoftë se u thoshte se do t’i
sulmojë një ushtri. Ata u përgjigjën se me të vërtetë do të besonin, sepse ai
kurrë nuk i kishte gënjyer. Më pas ai u tha se ishte Lajmëtar i Allahut, i
dërguar që t’u tregojë rrugën e drejtë dhe t’i mbrojë nga dënimet e
tmerrshme, të cilat do t’i pësonin “në qoftë se nuk do të ndiqnin atë drejt
adhurimit të Allahut e askujt tjetër. Ebu Lehebi, njëri nga xhaxhallarët e të
Dërguarit, i cili gjendej në mesin e turmës, papritmas u ngrit në këmbë e tha:
“A mbarove? Vetëm për të na treguar këtë na thirre këtu?” Në këtë çast,
Allahu xh.sh. i dërgoi të Dërguarit suren si vijon:
Në emër të Allahut, të Gjithmëshirshmit Mëshirëplotit!
“Qoftë i shkatërruar Ebu Lehebi, e ai është më i
shkatërruar! Atij nuk i bëri dobi pasuria e vet as ajo çka
fitoil Ai do të hyjë në një zjarr të ndezur flake.Edhe gruaja e
tij, ajo qe’ barti dru (ferra). E në qafën e saj ajo ka një litar
të përdredhur. “
(El-Mesed: 1-5)
Pastaj turma u shpërnda, ndërsa i Dërguari (s.a.v.) mbeti i vetmuar. Disa
ditë me vonë, i Dërguari (s.a.v.) përsëri u përpoq. Ai shtroi një gosti në
shtëpi për të gjithë xhaxhallarët e vet. Pas darkës, u foli atyre: “0 bijtë e
Abdulmuttalibit! Unë e di se asnjë arab nuk i ka ardhur këtij populli me
porosi më të mirë se sa kjo e imja. Unë ua kam sjellë juve lajmet më të mira
për këtë jetë dhe për të ardhmen. Allahu më ka urdhëruar që t’ju ftoj në
rrugën e Tij. Pra, cili nga ju do të më ndihmojë?”
Të gjithë njerëzit heshtën. Pastaj Aliu, kushëriri i tij u ngrit dhe tha: “0 i
Dërguari i Allahut! Unë do të ndihmoj.” Pastaj të gjithë u ngritën dhe ikën
duke qeshur, sepse vetëm një djalë i ri kishte rënë dakord që ta ndihmojë të
Dërguarin (s.a.v.).
Porosia që nuk u përfill nga shumica e njerëzve dhe nga ana e xhaxhallarëve
të tij, e shtyri të Dërguarin (s.a.v.) që fshehurazi t’i vazhdojë takimet me
shokët e vet në shtëpinë rrëzë malit Safa. Atje ata faleshin së bashku, ndërsa
ai u tregonte për fenë Islame. Mirëpo, edhe pse e mbanin për vete, ata disa
herë u fyen nga njerëzit që nuk deshën të besojnë. Nga një incident i këtillë
ndodhi edhe një kalim i papritur në Islam. Një ditë, kur i Dërguari (s.a.v.)
kthehej për ne shtepi takon Ebu Xhehlin I cili e urrente të Dërguarin (s.a.v.)
dhe mësimet e tij. Ebu Xhehli filloi të fyejë atë dhe të shajë Islamin, mirëpo i
Dërguari (s.a.v.) nuk iu përgjigj dhe vazhdoi rrugën e vet.
Më vonë, Hamzai, njëri nga xhaxhallarët e të Dërguarit, që ishte trim dhe
guximtar dhe nga i cili trembeshin të gjithë, dëgjoi se ia kishin sharë nipin. I
tërbuar, ai vrapoi drejt Qabes ku ishte ulur Ebu Xhehli dhe me një grusht të
rëndë i ra mu në mes të fytyrës. Pastaj Hamzai i bërtiti: “A do ta fyesh atë
edhe nëse unë ndjek fenë e tij, dhe nëse unë them atë që thotë edhe ai? Ma
kthe të rënën po munde!”
Disa nga njerëzit u ngritën që t’i ndihmojnë Ebu Xhehlit, mirëpo ai i ndali
duke thënë: “Lëreni të qetë Hamzanë, sepse pafsha Allahun, unë e shava
shumë keq nipin e tij.” Nga ky çast Hamzai ndoqi mësimet e të Dërguarit
(s.a.v.), dhe me kalimin e tij në Islam, kurejshët panë se i Dërguari (s.a.v.) ka
një përkrahës të fortë dhe për pak kohë i ndërprenë keqtrajtimet ndaj tij.
Sido që të jetë, kurejshët përsëri u zemëruan, kur panë se i dërguari (s.a.v.)
po shkonte përpara me mësimet e tij. Një grup prej tyre vajti te xhaxhai i tij,
Ebu Talibi, i cili kishte premtuar se do ta mbrojë. Ata i thanë ta lusë të
Dërguarin (s.a.v.) që t’i lerë sulmet mbi zotat e tyre dhe mënyrën e tyre të
jetësës, kurse nga ana e tyre do ta lejonin që me fenë e tij të bëjë ç’të dojë.
Pas një kohe ata panë se asgjë nuk ndryshoi, prandaj prapë shkuan te Ebu
Talibi dhe i thanë se, në qoftë se nuk e ndalonte nipin, atëherë do të kenë
probleme që të dy. Ebu Talibi u shqetësua shumë për këtë fjalosje midis
njerëzve të vet, mirëpo nuk mund të shkelte fjalën që i kishte dhënë nipit të
vet. Ai e thirri të Dërguarin (s.a.v.) dhe i tregoi se ç’kishte ndodhur duke i
thënë: “Kursemë mua, kurseje dhe veten; mos vë barrë më të rëndë nga ajo
që mund të mbaj.”
I Dërguari (s.a.v.) mendoi se xhaxhai i tij ndoshta edhe e braktis , dhe se nuk
do të gëzojë më përkrahjen e tij, por megjithatë u përgjigj:
“0 xhaxhai im, për Allahun, në qoftë se në krahun e djathtë më vënë
diellin, ndërsa në të majtën hënën, dhe atë vetëm që të heq dorë nga
thirrja ime, unë nuk do ta braktisja kurrë, derisa Allahu ta bëjë të
vërtetën ngadhnjyese, ose të vdes në shërbim të Tij.”
Ebu Talibi u prek thellë nga kjo përgjigje. Ai i tha të Dërguarit (s.a.v.) se do
ta përkrahë deri sa të jetë gjallë dhe do ta trimërojë atë në shpërndarjen e
porosive të Allahut.
Prej atëherë, udhëheqësit e kurejshëve e patën shumë të vështirë të bindin
Ebu Talibin, që të mos e mbrojë nipin e vet, sepse ai çdo herë refuzonte që t’i
dëgjojë.
Me qëllim që të shpëtojnë nga Pejgamberi dhe ithtarët e tij, armiqtë e tyre
filluan t’i persekutojnë ata muslimanë që ishin më të varfër apo më të dobët,
ose që nuk ishin miq të fortë. Person i atillë ishte edhe Bilali, robi i Umejjeh
ibn Halefit. I zoti i tij e merrte dhe e
çonte në shkretëtirë, e lidhte dhe i vinte një gur të rëndë në krahëror, duke e
lënë kështu tërë ditën në diell. Mirëpo, për fat të mirë, një ditë atypari kaloi
Ebu Bekri dhe duke e parë se në ç’mënyrë Umejjeh e torturonte Bilalin, ai
menjëherë e bleu për një shumë të madhe të hollash dhe pastaj e liroi.
Mirëpo jo të gjithë muslimanët e persekutuar e kishin fatin të njëjtë me atë të
Bilalit. Shumë nga ata vuajtën, por të gjithë e duruan dhembjen, sepse e
dinin se vepronin drejt dhe se shpërblimi i tyre në jetën e ardhme do të ishte
më I madh nga çdo lumturi tjetër, të cilën do të mund ta gjenin në tokë.