Nga Ebu Hurejre(Allahu qoftë i kënaqur me të) përcillet se i Dërguari i Allahut (paqja dhe lëvdatat e Allahut qofshin mbi të) ka thënë: Namazi i atij që nuk e ka kënduar thelbin e Kuranit (suren Fatiha) gjatë faljes është i paplotësuar (i mangët) dhe i ka përsëritur këto fjalë tri herë. Dikush nga të pranishmit i tha Ebu Hurejres: A duhet ta këndojmë edhe pas imamit kur edhe ai këndon Fatihan? Ai tha: këndoje në heshtje, se e kam “dëgjuar të Dërguarin e Allahut duke thënë: Allahu ka thënë: “E kam ndarë namazin ndërmjet Meje dhe robit Tim në dy gjysma, dhe ai (robi) do ta fitojë atë për të cilën është lutur.” Kur robi thotë: “El hamdu lil-lahi rabbil ‘alemin”; All-llahu thotë: “Robi Im më falënderoi” Kur robi thotë: “Er-rahmanir-rahim ”; All-llahu thotë: “Robi Im më lartësoi.” Kur robi thotë: “Maliki jeumid-din ”; Allahu thotë: “Robi Im më lavdëroi (robi Im i është bindur Madhërisë Sime).” Kur robi thotë: “Ijjake na’budu ue ijake “nestein ”; Ai thotë: “Kjo është ndërmjet Meje dhe robit Tim dhe ai do ta fitojë atë, për të cilën është lutur.” Kur robi thotë: “Ihdinas-siratal mustekim, siratal ledhine en ‘amte ‘alejhim, gajril magdubi ‘alejhim we led-dalin”; Ai thotë: “Kjo është për robin Tim, dhe ai do ta ketë atë që e ka kërkuar.”
(Muslimi nr. 395, Ebu Davudi, Tirmidhiu, Nesaiu, Ibën Maxhe)