Forumi Rinor i Botës Islame është duke mbajtur një aktivitet të rëndësishëm në Stamboll në kuadër të projektit “Kryeqyteti i Rinisë së Botës Islame”, që ka për synim parandalimin e konflikteve sektare dhe terrorizimin e rinisë në botën islame.
Stambolli, Kryeqyteti i Rinisë së Botës Islame
Në Stamboll po mbahet takimi i parë i projektit “Kryeqyteti i Rinisë së Botës Islame”, një projekt ku marrin pjesë përfaqësues nga 56 vende dhe i filluar me synimin për parandalimin e konflikteve sektare dhe terrorizimin e rinisë në botën islame.
“Synimi ynë është të bëjmë të mundur që kultura dhe filozofia islame të ecë në rrugë të drejtë. Me ane të këtij projekti do të realizojmë takimin e opinionistëve, emrave të rëndësishëm për rininë nga sekte të ndryshme dhe do të sjellim edhe ide të reja në lidhje me këtë çështje”, sqaroi Kryetari i Forumit Rinor të Botës Islame, Elshad Iskenderov.