Në një hadith përmendet që Pejgamberi s.a.v.s. ka pyetur për një sahab të sëmurë, ndërsa ata i thanë se ka vdekur.
Ai pyeti a ka thënë ai sahab diç para vdekjes, ndërsa ata i thanë se ka thënë diç, por për ata nuk ka qenë e qartë. Ka thënë: “Të kisha pasur fat ta bëja këtë shumë herë … Të kisha pasur fat me qenë i riu … Të kisha pasur fat me qenë i tëri …”
Atëherë Pejgamberi s.a.v.s. tha: “Shoku juaj një ditë duke nxituar në xhuma e pa një të verbër i cili nuk kishte përcjellës dhe e kapi përdore dhe e dërgoi në xhami. Kur ndjeu se do të vdesë, e pa shpërblimin për këtë vepër dhe tha: – Të kisha pasur fat ta bëja këtë shumë herë.
Një mëngjes të ftohtë u nis në namaz të sabahut dhe takoi një njeri duke u ngrirë nga të ftohtit. Me vete kishte dy pallto, një të re e një të vjetër, dhe me atë të vjetrën e mbështolli njeriun që po ngrihej nga të ftohtit. Kur para vdekjes e pa shpërblimin për këtë, tha: – Të kisha pasur fat me qenë i riu.
Një ditë hyri në shtëpi dhe pyeti bashkëshorten a ka diç për të ngrënë dhe ajo ia ofroi një somun. Në atë moment, një njeri i uritur trokiti në derë dhe kërkoi diç për të ngrënë, dhe ai ia dha gjysmën e somunit. Kur para vdekjes e pa shpërblimin për këtë vepër, tha: – Të kisha pasur fat me qenë i tëri.”
* * *
Ç’është më e çuditshme te njeriu?
E kanë pyetur një të urtë: “Ç’është me çuditshme te njeriu?”
Ai u përgjigj: “Njerëzve shpejtë u mërzitet fëmijëria dhe nguten të rriten, pasi që rriten përsëri dëshirojnë të kthehen në vitet e fëmijërisë. Harxhojnë shëndetin e tyre për të arritur pasuri, e pas kësaj harxhojnë pasurinë për shëndetin e tyre. Mendojnë me brengë për ardhmërinë e tyre, ndërsa harrojnë të tashmen e tyre. Kështu nuk jetojnë as për të tashmen as për të ardhmen. Jetojnë sikur asnjëherë nuk do të vdesin, ndërsa vdesin sikur asnjëherë nuk janë jetuar.